Sport » Futbolli Botëror
Kupa, sërish “pronë” e Romës!
E diele, 25.05.2008, 07:51 PM
ROMA 2 - INTER 1
Shënues: Mekses 35', Perrota 53'/ Pele 59'
E shtunë, 24 maj 2008, ora 21:00, në stadiumin “Olimpico” të Romës
Roma (4?2?3?1): Doni, Kaseti, Huan, Mekses, Toneto, De Rosi, Pizarro, Zhyli (Sisinjo 65'), Akuilani (Panuçi 90'+1), Perrota (Brigi 74'), Vuçiniç. Tr.: Spaleti.
Inter (4?1?4?1): Toldo, Maikon, Burdiso, Kivu, Maksuell, Zaneti (Krespo 89'), Baloteli, Vieira, Sezar (Himenez 61'), Stankoviç (Pele 46'), Suazo. Tr.: Mançini.
Gjyqtar: Morganti.
Roma “gjunjëzon” Interin e saposhpallur kampion Italie. Verdhekuqtë fitojnë 2?1 ndaj zikaltërve, duke merituar Kupën e Italisë, për të dytin vit radhazi, pasi sezonin e shkuar e kishin fituar në dy finalet e luajtura. Këtë herë, në ndeshjen e vetme të zhvilluar në “Olimpico”, ku përpara ndeshjes ka pasur tension mes tifozerive, djemtë e Spaletit kanë shënuar me Meksesin dhe Perrotën, ndërsa goli i Pelesë ka rihapur takimin, por nuk ka mjaftuar për ekipin e Mançinit për të barazuar dhe çuar sfidën drejt shtesës, edhe pse presingu i milanezëve ka qenë i jashtëzakonshëm në 20 minutat e fundit, ku kampionët kanë humbur disa raste për të realizuar golin e dytë. Gjithësesi, Kupa e Italisë vazhdon të mbetet në “duart” e romanëve, për të dytën herë radhazi për të nëntën herë gjatë historisë së këtij kompeticioni. Në këtë mënyrë, ekipi i Spaletit është “hakmarrë” ndaj zikaltërve, për zhgënjimin në javën e fundit të kampionatit, edhe pse duhet thënë se Mançini ka qenë me një formacion në të cilin mungonin shumë elementë të rëndësishëm, si Ibrahimoviç.
Spaleti: E meritonim një trofe!
Trajneri i Romës, Luçiano Spaleti është i kënaqur me suksesin e arritur në finalen e Kupës së Italisë, një fitore ndaj Interit, pikërisht rivalit të zakonshëm të verdhekuqve: “Më duket se djemtë treguan edhe njëherë se sjellja e tyre ka qenë mëse sportive, ashtu si ndodhi edhe në kampionat, pavarësisht se zhgënjimi ishte i madh në fund, por e kaluam dhe kjo fitore e merituar është një sinjal pozitiv, pasi kemi punuar gjatë gjithë sezonit dhe ndaj të paktën duhet të merrnim një trofe, për ta mbyllur në mënyrën më të mirë. Ishte një ndeshje e dyluftuar dhe e vuajtur në fund, sepse presingu i Interit ishte i madh. Falenderoj tifozët, klubin por sidomos skuadrën, sepse projekti ynë, pavarësisht se nuk ka dhënë frytet të cilat meritonim, ka qenë i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të jetë kështu. Sorosi do të blejë Romën? Nuk di asgjë, por më duhet të mësoj anglisht, sepse ndryshe nuk mund t’ia dal...”, ironizoi Spaleti.
Zaneti: Ne përkrahim Mançinin!
Havier Zaneti, kapiteni zikaltër, ka folur në vend të trajnerit Roberto Mançini në fund të finales së Kupës së Italisë, duke parë se tekniku i Interit është në heshtje shtypi: “A do të qëndrojë në pankinën e skuadrës Mançini? Kjo nuk dihet, sepse ai duhet të flasë me drejtuesit e klubit dhe presidentin, por ne të gjithë futbollistët e përkrahim dhe duam ta mbrojmë, në mënyrë që të vazhdojë në këtë ekip”. Më pas, argjentinasi ndalet te komentimi i takimit: “Zhvilluam një ndeshje të bukur dhe bëmë atë që mundëm kundër një ekipi të madh si Roma. Fair play? Mendoj se ishte një demostrim i korrektësisë dhe i sportivitetit dhe i falenderojmë të gjithë që dëgjuan apelin tonë dhe që e kthyen këtë finale në një festë të futbollit. Ne fituam kampionatin, ndërsa Roma Kupën e Italisë, pra nuk kemi asnjë pishman dhe ishte e drejtë të ndodhte kështu, për atë që dhamë në këtë sezon. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të luftojmë edhe për Champions League, sepse është një trofe i cili na mungon shumë”.
Libri i Artë i Kupës së Italisë
2008 Roma
2007 Roma
2006 Inter
2005 Inter
2004 Lacio
2003 Milan
2002 Parma
2001 Fiorentina
2000 Lacio
1999 Parma
1998 Lacio
1997 Viçenca
1996 Fiorentina
1995 Juventus
1994 Sampdoria
1993 Torino
1992 Parma
1991 Roma
1990 Juventus
1989 Sampdoria
1988 Sampdoria
h987 Napoli
1986 Roma
1985 Sampdoria
1984 Roma
1983 Juventus
1982 Inter
1981 Roma
1980 Roma
1979 Juventus
1978 Inter
1977 Milan
1976 Napoli
1975 Fiorentina
1974 Bolonja
1973 Milan
1972 Milan
1971 Torino
1970 Bolonja
1969 Roma
1968 Torino
1967 Milan
1966 Fiorentina
1965 Juventus
1964 Roma
1963 Atalanta
1962 Napoli
1961 Fiorentina
1960 Juventus
1959 Juventus
1958 Lacio
1943 Torino
1942 Juventus
1941 Venecia
1940 Fiorentina
1939 Inter
1938 Juventus
1937 Xhenoa
1936 Torino
1922 Vado