Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Zv/konzuli i Kosovës luan rolin...

| E merkure, 23.10.2013, 06:37 PM |


Kur zv/konzuli i Kosovës luan rolin e inspektorit të arsimit

Nga Ramiz DËRMAKU

Zëvendëskonzuli i Republikës së Kosovës në Shtuttgart, I. LL. merr  rolin e arkëtarit. Pra ai , të hollat e ndara nga pala gjermane për arsmtarët shqiptarë nuk i shpërndan ashtu siç duhet. Por ka raste kur ai nuk u jep të holla fare disa arsimtarëve! Një pjesë e fëmijëve tanë, gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë! Në ditët bashkokohore në diasporë ne jemi dëshmitarë të asaj se tek shumë fëmijë, të rinjë dhe të reja shqiptare në vendet  perendimore gjuha amtare ka kaluar në gjuhë të dorës së dytë. Këtë që themi nuk është shumë  vështirë njeriu ta kuptojë, apo edhe ta përjetoj. Këtë mund  ta kuptojmë e shohim  më së miri nga vet angazhimi  i  ynë dhe i të rinjëve në diasporë, angazhimi  i  familjes në këtë drejtim si dhe enteve dhe Institucioneve   të Republikës së Kosovës. Si duket  ditë e më shumë fëmijët  e mërgimtarëve  tanë po i  nënshtrohen asimimlimit  gjuhësor, sepse ata në banesat e tyre thuajse nuk përdorin gjuhën amtare por gjuhën e vendit dhe mesit ku jetojnë. Edhe këtu asgjë nuk mund të kalohet lehtë, edhe këtu duhet kritikuar MASHT- së, jo me qëllim të keqë por  me i zgjuar nga gjumi ata që janë përgjegjës për këtë.  Kjo me të vertetë është shqetësuese për ne kur shohim se një pjesë e fëmijëve tanë gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë! Kjo dukuri negative- pra asimilimi, në vend se të luftohet nga ne ai po përkrahet nga disa.

Kjo dukuri përbën një tragjedi e llojit të vetë. Në shumë vende perëndimore mësimi i shqipes bëhet në menyrë private nga prindërit. Në këtë kontekst vërehet edhe angazhimi jo i mjaftueshëm i prindërve në këte drejtim. Vërehet organizimi i dobët i mësimit plotësues për  fëmijët  tanë në diasporë. Më duket se askush nuk merret me këtë çështje! Le të ndalemi për një çast të gjithë së bashku dhe le të llogarisim se sa fëmijë shqiptarë në botë nuk e dinë gjuhën shqipe? Pse nuk komunikojnë dot me gjyshërit e tyre e me të afërmit?  Le të ndalemi për një çast tek kjo gjeneratë e ardhshme që nesër   nuk do të dijë të flasë shqip do ta ketë shumë të veshtirë të njohë historinë, kulturën, traditat e mrekullueshme  të  kombit tonë. Ata nesër nuk do të diejnë nga i kanë rrënjët e të parëve të tyre. Kjo gjenearatë e asimiluar me dashje apo pa dashje është një humbje e madhe e kombit, dhe kjo përbën një ndër fatkeqësitë e mëdha kombëtare. Meqënse jemi  tek llogaria shtrohet pyetja: "Nëse na kanë copëtuar dhe na kanë ndarë të huajtë, pse ne sot  nuk bashkohemi në mënyrë që t’i realizojmë detyrat, obligimet  që  kemi ndaj kombit e atdheut! Mendoj se ky problem i rëndësishem kombëtar kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë.  Derisa deri dje ne na pengonte Serbia, kush po na pengon sot?

Mërgimtarët tanë, së bashku me fëmijët e tyre dhe arsimtarët shqiptarë (jo vetëm ata të cilët punojnë vullnetarisht), bashkë me përfaqësuesit e diplomacisë sonë në vendet ku ata veprojnë, aktivistët e të gjitha partive dhe intelektualët tanë, duhet  të marrin aksione konkrete për hapjen e shkollave plotësuese shqipe për legalizimin e tyre, sepse fëmijëve të mërgimtarëve tanë ngadalë po u kanoset. Asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe,dhe natyrishtë humbja  eidentitetit kombëtar është duke e bërë të veten. Deri tani Kosova nuk ka patur mundësi dhe kompetenca për ta bërë një punë të rëndësishme kolosale dhe kombëtare, kurse sot e ka një mundësi tue tillë. Pra, me  ligjet e aprovuara në bazë të Koshtetutës së vitit 1974, ishte e autorizuar ish/Jugosllavia për organizimin e formave të ndryshme të shkollimit të mërgimtarëve – punëtorëve tanë me qëndrim jashtë shtetit. Rol të  rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë  luajtën  këta faktorë relevantë: familja, mësuesi dhe shkolla. Sot kërkohet nga Institucionet Kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të  atyre që  jetojnë e veprojnë në trojet e tyre etnike, por të ndarë me dhunë nga armiqët tanë, të ulen në një tryez  ku do të marrin vendime në nivel kombëtar, në mënyrë që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

Kërkohet që Ministri i Diasporës, së bashku me MASHT-in,  të përgadisin një planprogram kombëtar me të cilin duhet  punuar shkolla shqipe në diasporë. Unë mendoj se tani shteti i Kosovës, ka edhe kempetencaqë të merrë aksione të nivelit kombëtar, sepse të  gjitha ato shtete që e kanë njohur Kosovën, ato do të lejojnë hapjen e shkollave shqipe në shtetet  e tyre, ndërsa MASHT-i do ti kryejë të gjitha punët tjera. Kemi  patur rast të dëgjojmë se Personeli ndihmës i Konsullatës sonë në Shtuttgart (I. LL.), në vend se ta ndihmojë punën dhe funksionimin e shkollës shqipe në Badenwürttemberg, ai bënë përçarjen e punëtorëve arsimorë  të cilët këtë detyrë e kryejnë në baza vullnetare. Ministria e Arsimit  e Republiës  së Baden Würtembergut, për mësuesit shqipëtarë  ndau një sasi të  mjeteve materiale për punën e tyre. Por disa mësuesve tanë të cilët punojnë vullnetarisht, me seriozitet dhe përkushtim për mbrojtjen e fëmijëve  nga asimilimui, z. I . LL. nuk u ndau të  hollat. E shkaku ishte se po ata mësues duhet të kërkonin “lëmoshë”, pra të  binin në gjunjë para tij!  Nga mosdija apo për qëllime të cilat vetëm ai i di! Ai bëri orvatje që të  gjithë personeli arsimor, pra mësuesit, ta dëgjonin. Ai me sjellje jo të  mira filloi që arsimtarët t’i hospitojë në orët mësimore.

Sipas z. I. LL. nuk duhet lejuar të  ushtrojnë detyrën e mësuesit disa vetë! Po ata mësuesë me punën e tyre që kanë bërë me nxënësit, kanë arritur rezultate inkurajuese në procesin edukativo arsimor, kulturor, muzikor, sportive dhe kombëtar. Po ata mësuesë do ti gjeshë çdo herë në ballë të  aksioneve; ç‘ofshin ato arsimore; Kuizi i Diturisë, përgtitjen e grupeve të  ndryshme ; kulturore, sportive, dramatike, folklorike, muzikore, valltarëve etj. Po ata mësuesë me nxenesit e tyre shumë herë gjatë festave gjermane, jo që morrën pjesë por ata u pritën dhe u shpërblyen me kupa, diploma, mirënjohje, për prezentim të mirë, dhe po ata krijuan dhe ndërtuan ura miqësie me vendësit gjermanë etj. Do të ishte e  rrugës  që z. I. Ll. më mirë të mbante kontakte me palën gjermane që sa më parë ta bëjë edhe zyrtarizimin- njohjen e shkollës plotsuese shqipe (si ato të kombeve tjera), e jo t’i pengojë arsimtarët apo të luajë rolin e inspektorit arsimtarëve tanë në Shtuttgart. Kësaj radhe po e mbyllim këtë shkrim me thënjet: I arsimuari ndryshon aq shumë nga i paarsimuari, si i gjalli nga i vdekuri (Aristoteli). Person i arsimuar është vetëm ai i cili ka mësuar se si të mësojë të ndryshojë (Carl Rogers). Personi i paarsimuar e përcepton veten vetëm si fenomen individual, personi pjesërisht i arsimuar e përcepton veten si shembull, dhe personi i arsimuar si përjashtim.

(Franz Grillparzer). Nuk ka gjë më të marrë se ta largosh njeriun e arsimuar nga ajo për të cilën ai është shkolluar (Will Rogers).