Mendime
Ramiz Dërmaku: Zv/konzuli i Kosovës luan rolin...
E merkure, 23.10.2013, 06:37 PM
Kur zv/konzuli i Kosovës luan rolin e inspektorit të arsimit
Nga Ramiz
DËRMAKU
Zëvendëskonzuli
i Republikës së Kosovës në Shtuttgart, I. LL. merr rolin e arkëtarit. Pra ai , të hollat e ndara
nga pala gjermane për arsmtarët shqiptarë nuk i shpërndan ashtu siç duhet. Por
ka raste kur ai nuk u jep të holla fare disa arsimtarëve! Një pjesë e fëmijëve
tanë, gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë! Në ditët
bashkokohore në diasporë ne jemi dëshmitarë të asaj se tek shumë fëmijë, të
rinjë dhe të reja shqiptare në vendet
perendimore gjuha amtare ka kaluar në gjuhë të dorës së dytë. Këtë që
themi nuk është shumë vështirë njeriu ta
kuptojë, apo edhe ta përjetoj. Këtë mund
ta kuptojmë e shohim më së miri
nga vet angazhimi i ynë dhe i të rinjëve në diasporë,
angazhimi i familjes në këtë drejtim si dhe enteve dhe
Institucioneve të Republikës së
Kosovës. Si duket ditë e më shumë
fëmijët e mërgimtarëve tanë po i
nënshtrohen asimimlimit gjuhësor,
sepse ata në banesat e tyre thuajse nuk përdorin gjuhën amtare por gjuhën e
vendit dhe mesit ku jetojnë. Edhe këtu asgjë nuk mund të kalohet lehtë, edhe
këtu duhet kritikuar MASHT- së, jo me qëllim të keqë por me i zgjuar nga gjumi ata që janë përgjegjës
për këtë. Kjo me të vertetë është
shqetësuese për ne kur shohim se një pjesë e fëmijëve tanë gjuhën e nënës e
konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë! Kjo dukuri negative- pra asimilimi, në
vend se të luftohet nga ne ai po përkrahet nga disa.
Kjo dukuri
përbën një tragjedi e llojit të vetë. Në shumë vende perëndimore mësimi i
shqipes bëhet në menyrë private nga prindërit. Në këtë kontekst vërehet edhe
angazhimi jo i mjaftueshëm i prindërve në këte drejtim. Vërehet organizimi i
dobët i mësimit plotësues për
fëmijët tanë në diasporë. Më
duket se askush nuk merret me këtë çështje! Le të ndalemi për një çast të
gjithë së bashku dhe le të llogarisim se sa fëmijë shqiptarë në botë nuk e dinë
gjuhën shqipe? Pse nuk komunikojnë dot me gjyshërit e tyre e me të
afërmit? Le të ndalemi për një çast tek
kjo gjeneratë e ardhshme që nesër nuk
do të dijë të flasë shqip do ta ketë shumë të veshtirë të njohë historinë,
kulturën, traditat e mrekullueshme
të kombit tonë. Ata nesër nuk do
të diejnë nga i kanë rrënjët e të parëve të tyre. Kjo gjenearatë e asimiluar me
dashje apo pa dashje është një humbje e madhe e kombit, dhe kjo përbën një ndër
fatkeqësitë e mëdha kombëtare. Meqënse jemi
tek llogaria shtrohet pyetja: "Nëse na kanë copëtuar dhe na kanë ndarë
të huajtë, pse ne sot nuk bashkohemi në
mënyrë që t’i realizojmë detyrat, obligimet
që kemi ndaj kombit e atdheut!
Mendoj se ky problem i rëndësishem kombëtar kërkon një zgjidhje sa më të
shpejtë. Derisa deri dje ne na pengonte
Serbia, kush po na pengon sot?
Mërgimtarët
tanë, së bashku me fëmijët e tyre dhe arsimtarët shqiptarë (jo vetëm ata të
cilët punojnë vullnetarisht), bashkë me përfaqësuesit e diplomacisë sonë në
vendet ku ata veprojnë, aktivistët e të gjitha partive dhe intelektualët tanë,
duhet të marrin aksione konkrete për
hapjen e shkollave plotësuese shqipe për legalizimin e tyre, sepse fëmijëve të
mërgimtarëve tanë ngadalë po u kanoset. Asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe,dhe
natyrishtë humbja eidentitetit kombëtar
është duke e bërë të veten. Deri tani Kosova nuk ka patur mundësi dhe
kompetenca për ta bërë një punë të rëndësishme kolosale dhe kombëtare, kurse
sot e ka një mundësi tue tillë. Pra, me
ligjet e aprovuara në bazë të Koshtetutës së vitit 1974, ishte e
autorizuar ish/Jugosllavia për organizimin e formave të ndryshme të shkollimit
të mërgimtarëve – punëtorëve tanë me qëndrim jashtë shtetit. Rol të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve të
mërgimtarëve tanë luajtën këta faktorë relevantë: familja, mësuesi dhe
shkolla. Sot kërkohet nga Institucionet Kompetente të Republikës së Shqipërisë
dhe Kosovës, si dhe të atyre që jetojnë e veprojnë në trojet e tyre etnike,
por të ndarë me dhunë nga armiqët tanë, të ulen në një tryez ku do të marrin vendime në nivel kombëtar, në
mënyrë që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë.
Kërkohet që
Ministri i Diasporës, së bashku me MASHT-in,
të përgadisin një planprogram kombëtar me të cilin duhet punuar shkolla shqipe në diasporë. Unë mendoj
se tani shteti i Kosovës, ka edhe kempetencaqë të merrë aksione të nivelit
kombëtar, sepse të gjitha ato shtete që
e kanë njohur Kosovën, ato do të lejojnë hapjen e shkollave shqipe në
shtetet e tyre, ndërsa MASHT-i do ti kryejë
të gjitha punët tjera. Kemi patur rast
të dëgjojmë se Personeli ndihmës i Konsullatës sonë në Shtuttgart (I. LL.), në
vend se ta ndihmojë punën dhe funksionimin e shkollës shqipe në
Badenwürttemberg, ai bënë përçarjen e punëtorëve arsimorë të cilët këtë detyrë e kryejnë në baza vullnetare.
Ministria e Arsimit e Republiës së Baden Würtembergut, për mësuesit
shqipëtarë ndau një sasi të mjeteve materiale për punën e tyre. Por disa
mësuesve tanë të cilët punojnë vullnetarisht, me seriozitet dhe përkushtim për
mbrojtjen e fëmijëve nga asimilimui, z.
I . LL. nuk u ndau të hollat. E shkaku
ishte se po ata mësues duhet të kërkonin “lëmoshë”, pra të binin në gjunjë para tij! Nga mosdija apo për qëllime të cilat vetëm ai
i di! Ai bëri orvatje që të gjithë
personeli arsimor, pra mësuesit, ta dëgjonin. Ai me sjellje jo të mira filloi që arsimtarët t’i hospitojë në
orët mësimore.
Sipas z. I. LL.
nuk duhet lejuar të ushtrojnë detyrën e
mësuesit disa vetë! Po ata mësuesë me punën e tyre që kanë bërë me nxënësit,
kanë arritur rezultate inkurajuese në procesin edukativo arsimor, kulturor,
muzikor, sportive dhe kombëtar. Po ata mësuesë do ti gjeshë çdo herë në ballë
të aksioneve; ç‘ofshin ato arsimore;
Kuizi i Diturisë, përgtitjen e grupeve të
ndryshme ; kulturore, sportive, dramatike, folklorike, muzikore,
valltarëve etj. Po ata mësuesë me nxenesit e tyre shumë herë gjatë festave
gjermane, jo që morrën pjesë por ata u pritën dhe u shpërblyen me kupa,
diploma, mirënjohje, për prezentim të mirë, dhe po ata krijuan dhe ndërtuan ura
miqësie me vendësit gjermanë etj. Do të ishte e
rrugës që z. I. Ll. më mirë të
mbante kontakte me palën gjermane që sa më parë ta bëjë edhe zyrtarizimin-
njohjen e shkollës plotsuese shqipe (si ato të kombeve tjera), e jo t’i pengojë
arsimtarët apo të luajë rolin e inspektorit arsimtarëve tanë në Shtuttgart.
Kësaj radhe po e mbyllim këtë shkrim me thënjet: I arsimuari ndryshon aq shumë
nga i paarsimuari, si i gjalli nga i vdekuri (Aristoteli). Person i arsimuar
është vetëm ai i cili ka mësuar se si të mësojë të ndryshojë (Carl Rogers).
Personi i paarsimuar e përcepton veten vetëm si fenomen individual, personi
pjesërisht i arsimuar e përcepton veten si shembull, dhe personi i arsimuar si
përjashtim.
(Franz Grillparzer). Nuk ka gjë më të marrë se ta largosh njeriun e arsimuar nga ajo për të cilën ai është shkolluar (Will Rogers).