Mendime
Selim Nëngurra: A janë shqiptarët hajna?!
E marte, 22.10.2013, 09:30 PM
A JANË SHQIPTARËT HAJNA PATOLOGJIK ?!
A I KEMI HERONJËT VAGABONDA,
AKADEMIKËT KONTRAVERSA, AKTIVISTËT E VEPRIMTARËT SHPIUNA ?
Nga Selim M.
Nengurra
Neve si popull
ma shumë se të gjithë popujt e tjerë hatrohemi kur dikush na e thotë të
vërtetën per të metat e prapshtitë tona. Jam i vetdishem se ky shkrim i imi do
ju hap gojen shumicës që të më sulmojnë, të me ofendojnë dhe shajn, por mue aq
më ban. Unë di se e ZEZA asht e ZEZË dhe e BARDHA asht e BARDHË. Dhe këte parim
e kam fe, e kam Atdhe dhe do e thamë gjithmonë derisa të marr frymë.
Janë disa
ngjarje mbrendashqiptare të javëve të fundit që me nxisin ta baj këtë shkrim.
Ishte loja e kombëtarës shqiptare me ate të Zvicrrës në të cilen lujn 6.
shqiptarë dhe sado që kaluen disa javë pas kësaj ngjarjeje ende faqet e
ndryshme të portaleve dhe rrjetit social janë perplot fymje e shamje per
futbollistët shqiptarë.
Për këte temë
kam ba nji shkrim menjihere pasi u lujt loja mes Shqipnisë dhe Zvicrrës, por
per shamjet dhe fymjet që ju ban lojtarve të futbollit, shqiptarë në kombëtaren
zvicerrane kishte shkrue nji shkrim të merkullueshem edhe Mero Baze. Më bani
përshtypje shkrimi i z. Mero Baze sepse ai pa pardon kishte quejt shqiptarët
hajna. Pra hajna të cilet pa investue asnji cent në lojtarët shqiptarë të
lindun e të rritun në Zvicërr, kerkojn me i marr ata per veti të gatshem, me
nji profil të reputacionit yje nderkombëtar
dhe per këte as që qajn kryet shqiptarët se asht Zvicrra ajo që ka investue
shuma marramandëse e mund per ti ba të tillë.
Mirë e ke than
z. Mero Baze , se tentimi i Federatës së Futbollit Shqiptarë në krye me
mafiozin Armando Duka ban çmos per ti vjedh nga gjiu zvicërran gjashtë yje futbolli.
Ti merr të gatshem dhe të perfitojë me ta pa derdh asnji cent para e as djersë
e mund.
Para dy ditëve
në TV KOHA ishte intervista me Yllin shqiptarë të futbollit Adnan Januzaj
lojtar i Manqester Junajtedit dhe me baban e ti z. Abedin Januzaj. Z. Abedin
Januzaj si prind i kujdesëshem per femiun e vet YLL spjegoj shumçka rreth
pluhunit që shqiptarët e ngeshem kan ngritë per Adnanin. Z. Abedin spjegoj se
cila asht Federata e futbollit Shqiptare dhe cilat janë sjelljet e sajë në
raport me Adnanin dhe pos tjerash z. Abedin Januzaj spjegojë se si asht
informue nga vëllzanit e ti nga vendlindja , nga Istogu se dikush po thojka se
po flet me Adnan Januzaj në FACEBOOK. Babai i Adnanit z. Abedin tha se as
Adnani, as ia vet e as askush nga familja e ti nuk ka FACEBOOK.
Pra ja tash
shembulli tjetër i hajnisë shqiptare. Dikush ( duket të jenë shumë të tillë )
ka marr nji fotgrafi të Adnan Januzajt nga gazetat dhe ate e ka perdor si foto
në facebookun që ka hap me emen e mbiemen të Adnan Januzajt. Sa shpirt zi janë njerzit
e tillë, po si nuk kan mëshirë idiotët si nuk mendojnë se me veprime të tilla
mund ta ngarkojnë shpirtin e Adnanit dhe ta pengojnë e damtojnë ate. Në vend se
me u mburr me arritjet e Adnan Januzajt disa e keqperdorin ate , fotgrafinë e
ti dhe emnin e ti.
Gjatë pushimeve
të verës më ra në dorë libri i z. Ramadan Hazirit " IMAZHI I VËLLAIT NË
SYTË E MOTRËS " që në realitet asht nji pershkrim i personalitetit të
Hilmi Rakovicës, pra shtjellimi i ngjarjeve ka personazh Ilmiun dhe disa
veprimtarë të asaj kohe per qashtjet e Kosovës të pushtueme e të sundueme nga
Jugosllavia e Titos. Nji nga personazhet dhe nji nga patriotët ma të devotshem
të asaj kohe që perflitet në këte libër asht edhe i Madhi Metush Krasniqi.
Para se me
tregue se si organizatat e ndryshme marksiste - leniniste - enveriste të
lakejve shqiptarë të asaj kohe në Kosovë pervetsuen apo vodhen Metush Krasniqin
per ta shpall at si liderin e tyne , si ideologun shpirtnor, do flas kush asht
autori i librit në fjalë z. Ramadan Haziri. Ramadan Haziri lindi me 10 prill
1940 në Muhoc të Ferizajt. Ka krye Fakultetin Filozofik Dega Histori dhe ka
punue si mësimdhanës nëpër fshatrat e Ferizajt dhe edhe në Ferizaj. Që nga vit
1957, pra që nga mosha rinore 17 vjeçare u ndoq parreshtun nga pushteti i ish Jugosllavisë.
Per shkak të veprimtarisë së ti atdhetare u burgos disa herë, Me 1981 u largue
dhunshem nga puna e mësimdhanies, ndërsa me 1985 u denue me 12 vite burg. Asht
autor i dhjetra librave të zhanreve të ndryshme dhe shumë i suksesëshem në
prozë-romane.
Pra z. Ramadan
Haziri, njeriu që edhe vet ishte pjesë e veprimtarive atdhetare, në romanin
" IMAZHI I VËLLAIT NË SYTË E MOTRËS " na sjell disa fakte që jan dit
nga shumica dermuese e shqiptarëve, por që deri tash askush nuk i ka cek, nuk i
ka folë publikisht.
Ne faqen 144. të
librit në fjalë autori Ramadan Haziri përshkruen nji rast të takimit të Metush
Krasniqit me Adem Demaqin.Ja rrefimi i Metush Krasniqit për rastin;
" Me Adem
Demaqin biseduam më 1963. Ai më foli per nji Organizatë Marksiste Leniniste,
ndërsa unë isha i interesuar për vazhdimsi të NDSH-së ( Nacional Demokratikja
Shqiptare ). Ademi më tha se ajo asht nji organizatë fashiste. Unë e ndjeva
veten keq dhe i thash se nuk doja të punoja për komunizëm. Ato ditë më moren në
hetuesi e më keqtrajtuen sa s`bëhet, duke më kerkuer ti informoja për
organizatën e NDSH-së! Na thuej me kë e ke formuar organizatën"- Pse nuk
jua paska thënë i njejti se më ke e kisha formuar organizatën, derisa ditka për
formimin e saj" ?
Pra ja dëshmija
ma eklatante se cili ishte Adem Demaqi dhe ja edhe dëshmija ma e spikatun se si
shqiptarët i vjedhin gjanat, vjedhin vlerat, vjedhin gjithçka dhe e adaptojnë e
bajn per veti, per interesat e veta dhe per nevojat e veta. Dikur të gjitha ato
Organizata marksiste-leniniste - enveriste që ma von u shkrinë në LPK ( Levizja
Popullore e Kosovës ) e paskan pas denoncue në UDB Metush Krasniqin e tash masi
Metushi vdiq nga torturat udbeske këto organizata fantome e vjedhin Metushin e
fusin në torishten e tyne dhe qak e shpallin si ideatorin, si liderin, si baban
e veprimtarive të tyne marksiste leniniste enveriste. Pra unë i referohem librit të z. Ramadan
Haziri " IMAZHI I VËLLAUT NË SYTË E MOTRËS " dhe plotësishtë e besojë
këte që e ka shkrue z. Ramadan Haziri sepse ai edhe vet asht pjesë e atyne
kohnave të errta perplot shpiunllaqe ku shqiptarët mbyteshin ne tortua të
udbashve, kalbeshin burgjeve dhe gjithmonë të denoncuem nga vetë
bashkvepritarët. Padyshim se edhe z. Ramadan Haziri do ta ketë denoncue e
dekonspirue dikush nga bashkveprimtarët kur ai u burgos disa here dhe edhe kur
u denue me 12 vite burg.
Çka nuk vjedhin
shqiptarët, ti vjedhin brekët pa ti zdesh pantollonat aq mjeshter per hajni
janë. Janë mjeshter per hajni në shitoret e qyteteve dhe metropoleve europiane
, janë mjeshtër per hajni të shtëpive private, të bagtive të komshive e
vëllaznive të vet, por jan mjeshter edhe per vjedhje të meritave e vlerave të
tjerve. Ja se si kan vjedh Metush Krasniqin këte burr nacionalist antikomunist
dhe e kan ba të vetin. Këta panderpre vjedhin copa , copa edhe të vëllaznive
Jusuf e Bardhosh Gërvalla, vjedhen në kohën ma të re edhe instirucionet e
krijueme nga LDK dhe lideri Historik i sajë Dr. Ibrahim Rugova dhe vjedhin ato
vlera të kësaj Levizje Kombëtare e të Ibrahim Rugovës si lider kombëtar dhe
tash me hajninë e tyne don ta bajnë historinë, historinë e tyne per të cilën
nuk kan asnji fije meritë, per të cilen nuk kan dhan asgja, pos se kan pengue,
pos se kan kundërshtue dhe pos që edhe me pushtuesin shka kan bashkpunue.
Asht per tu
quditë se si neve si popull, pos se jemi hajn popull, hajn patologjik, jemi
edhe bukpermbysët, neve urrejm vlerat tona dhe i hudhim ato e i marrim
antivlerat, i bajm heronjë njerzit hiqa, njerzit e dyshimt edhe me prejardhje
të tyne familjare e kombëtare. Shembull po marr Rexhep Qosjen njeriun ma
destruktiv, ma perqarës i cili me shkrimet e veta panderpre ka nxit luftë
vëllavrasëse mes shqiptarve. Ndërsa ata që e njohin mirë ja din edhe origjinën
e ti , rranjet sllave të ti që per mendjen time sdo duhej të ishte kurfar
mëkati, por mëkat asht veprimtaria e ti , shkrimet e ti.
Ja se çka thotë
Akademik Mark Krasniqi në nji intervistë dhanë gazetarit Bajrush Morina të
cilen z. Morina e boton të plotë në librin e ti " ME DY BURRA TË
KOSOVËS" ..." në realitet, ata që ia njohin rrënjët, thonë se Qosja
është bir i sllavit, gjë që s`është kurfar mëkati, por me shkrimet e ti
dëshmonë se e ka nënë vetëm Shqipërinë e Nano-Majko-Milo - Dokles, Shqipërinë
te larë me gjak nga komitetet e bandave komuniste. Shqipërinë e grekut, të
sllavit, të vllahut etj..."
Pra neve popull
i pa aftë per të vlersue vetë, marrim si vlerë rrahagjoksët,
pseudointelektualët, akad(dh)emikët, heronjët e vetshpallun, komandantat e
vetshpallun, gjeneralat e vetshpallun dhe perbuzim vlerat e vërteta, shajmë e
denigrojmë patriotët, mendimtarët vizionarët dhe figurat ma të njoftuna të
cilat figura kur neve i perbuzim ato na i marrin fqinjët anmiqët tan sllav e
grek. Shebull tash në Maqedoni, neve shajm e çka nuk bajm per figurën e Lumës
Nana Tereze, ndërsa maqedonët i ndërtojnë asaj shtatore marramendëse në qender
të Shkupit, qeveria maqedonase edhe magjistralen Shkup-Prishtinë ende pa e
ndertue e pagëzon me emnin e Nanës Tereze.
Asnji popull si
neve shqiptarët nuk i thotë të zezës e bardhë. Asnji popull si neve shqiptarët
nuk i thotë hajnit aferim. Kriminelin
nuk e ban hero askush si neve. Heronjët e njerzorët nuk i perbuz askush si
neve.
Vetem shkaku i
shkrimeve të mia këtu në ZSH, dhe shkaku i qendrimeve të miaj direkte, të
sinqerta, reale, të faktueme, shumica e miqëve të dikurshem nga lexuesit e
ZSH-së mu kan distancue.
Nuk po ju pëlqen
realiteti, dojnë se dojnë te jetojnë me kujtimet per trillimet shpifëse per
personalitete kontraverse dhe asesi të ftofin kokën e të mendojnë se realiteti
nuk duhet me na dhimbtë , perderisa asht realitet. Nuk mendojnë se ma keq asht
kur nuk e themi realitetin. Edhe ma herët ka me qindra raste që askushi asht ba
tribun popullor, asht ba hero, legjendë etj, por nuk do mirrem me ta, unë do ceku këtu disa
raste të kohes së re, të kohës që e perjetuem neve bashkarishtë.
Nga Prekaiz i
Drenicës asht shpall Hero i Popullit TAHIR MEHA. Shpalljen e ka ba ish
Presidenti i Kosovës z. Fatmir Sejdiu. Tash neve që kishim farefisni, miq dhe
lidhje tjera me njerzit e fshatarët e Prekazit dhe Skenderajt në ato kohna e
dim se Tahir Meha ka qen nji njeri konfliktuoz, nji njeri që ju ka marr njerzve
borgje para dhe ato nuk i ka këthye dhe nese ai që ja ka huazue i ka kerkue tja
këthej, Tahir Meha e ka kërrcnue me tyten e revolës. Tahit Meha ka qit revole
nga dritarja e kullës derisa ishte tue ngran buken e nji mikut , dhe kur ai e
pyet se pse qiti revole, Tahiri i thotë;
sepse ta fejova vajzen se e paske të bukur, po hajr koftë o mik por ku e
fejove i thotë nikoqiri? Tahiri tue zgërdhi dhambët i thotë per qet burr , pse
a nuk po ta mbushi synin a? Pra i han buken mikut dhe e detyron me armë me ja
ba perhajr vajzen sado që Tahir Meha ka pas gruen tjetër në shtëpi. Tash nga të
gjitha këto sjellje arrogante e vagabonde normal se dikush edhe ka ba denoncime
te policia per te. Tahir Meha asnjihere nuk ju pergjigjet ftesave të prokurorit
dhe normal se prokurori jep urdhënarrestin per Tahir Mehen. Dhe çka ndodhë
tash, shkojnë policia per ta arrestue, nji polic shqiptarë tue dit se nese nuk dorzohet
do e peson keq, lut eprorët e vetë që ta
lejojnë me shkue ai e me folë me Tahirin dhe me shpresen se do i ndihmon niset
me u fut mbrenda në oborr tue e thirrë dhe tue i tregue se cili asht dhe se i
vjen si mik me bisedue me te , mirpo Tahir Meha per me tregue sa
"trim" asht e qellon dhe e vretë at polic të shkretë i cili në krye
të detyrës vritet pa pas asnji fajë, pos se deshti të tregojë meshirë per ta
ruejt familjen e Tahir Mehes nga masakrrimet që edhe pasuen ma vonë.
Tash a ka njeri
që nuk pajtohet me mu se a asht mirë apo keq që rapsodi analfabet me sharkinë e
ti ka ba kangën dhe policin që vritet pa asnji fajë e quen tradhëtar e poashtu
a ka kush që nuk pajtohet me mu se nuk ka ba mirë Presidenti Fatmir Sejdiu që e
ka shpall hero Tahir Mehen. Unë mendoj se asht mëkat me e quejt tradhëtar
njeriun që vritet në krye të detyrës qe
me qellimet ma të mira per ta shpetue nji familje nga maskrrat policore
futet në oborr dhe kerkon të dorzohet nji njeri problematik. Aq i zoti ka qen
Tahir Meha sa aspak nuk asht merzitë se po rrezikon familjen e vetë , ai me
shpetue kryet asht barikadue mbrenda dhe perpak i ka marr në qafë familjen e
vetë. Di se dikush do më vësulet me faktet se policia ka qen e Jugosllavisë. Me
këte do provojë të dëshmojë se Tahir Meha ka luftue kunder policisë pushtuese.
Kjo aspak nuk asht e sakt. Kosova në ato vite ishte pjesë konstituive e
Jugosllavisë, kishte organet e veta legjislative e ekzekutive në te cilat
organe pos shqiptarve shumicë ka pas edhe pjestar të popullit serb, malaze,
boshnjak, e edhe rom, por ata kan punue sipas ligjeve dhe ato ligje kan
funksionue si ligje shtetnore që kanë mbrojtë qytetarët nga kriminelër, nga
vagabondët, nga dhunuesit, nga hajnat. Bile në këte fushë ajo kohë ka qen koha
ma e sigurt e qytetarit , shumë ma e sigurt se sot ku sado që asht pushteti i
jonë i Kosovës , njerzit vriten, e vrasësi nuk zihet kurr, njerzit kërrcnohen e
askush nuk qan koken per këte, njerzit dhunohen dhe askush nuk i mbron ata,
femnat dhunohen nga të afermit, nga të panjofshmit dhe ato quhen kurva! Janë
neveritëse faqet e portaleve dhe gazetave online kur shkruejn per vrasjet e
grave, vajzave dhe se si shqiptarët ju gëzohen vrasjeve të tilla dhe bajnë
komente; mirë ja ka ba kurvës, ... ja paska dhan hakun e aferim i koftë......
mirë ja ka ba meqkes, etj, etj idiotizma që nuk i ban asnji popull tjetër.
Pra neve skemi shumë arsye me u ba nervoz me të tjerët sepse kemi probleme patologjike, me sjelljet tona, me adetet tona, me pisllaqet tona dhe tek kur shofim se kush jemi, cilet jemi tek atëhere do me mban shpresa se edhe do bahemi ma të mirë. Tash per tash mjer neve per veten tonë....