Mendime » Dardani
Ilir Dardani: Hashimthacizmi
E diele, 25.05.2008, 06:48 PM
Hashimthacizmi
Hashim Thaçi
Nga Ilir Dardani
Shqiperi-Dardani jane nje dhe per shqiptaret e vertete kurre s’do te jene dy!
Thaci ka shume deshire qe Kosova, e cila normalisht duhet te quhet Dardani, te quhet Hashimthac. Pra, edhe pse kam respekt per kohen e tij per clirimin e atdheut, ku mund te paguante edhe me jete, mendoj se eshte veprim anti-komb, injorimi i dites se madhe te kombit shqiptar! Isa Boletini c’bente ne Vlore? Dy nder figurat me te ndritura te kombit tone jane Hasan Prishtina dhe Luigj Gurakuqi, te cilet ishin miq dhe kishin nje flamur dhe luftuan per nje flamur dhe per nje komb (Qe te dy gjeten vdekjen nga dora dhe zemra e zeze e Ahmet Sulltan Zog Korbit! Meqe u rastisa ketu: Ahmet Zogu ishte tradhetar, kriminel ordiner, hajdut etj. Turp per ata qe e ngrene ne qiell kete figure te zeze). Kryeministri i Kosoves eshte ne rruge te gabuar dhe duket qarte qe nuk eshte politikan. Mund te jete patriot i flakte, ose mund te kete qene, por persa i perket liderit politik, i cili duhet te jete kryeintelektual, le shume per te deshiruar. Thaci ka nevoje per keshilltare! Thaci nuk eshte Hashimi! Prandaj shqiptaret e Kosoves duhet te ngrejne zerin sepse sic eshte ‘’fillimi i mbare - gjysma e punes’’, ashtu eshte edhe fillimi i mbrapshte. Sot boten e ka perfshire globalizmi, perzihen lloj-lloj rracash, ngjyrash e kulturash, kurse shqiptaret sa vine e largohen nga njeri-tjetri, shtrengojne kufinjte!!! Thaci, per te kenaqur serbet, mund t’i shpalle lufte Shqiperise! Per Thacin jane dardane mbetjet turke e serbe ne Dardani, kurse shqiptaret e Shqiperise nje shtet dhe komb i huaj!
Heret a vone shqiptaret do te bashkohen. Heret a vone kush ka deshire te jete shqiptar dhe bir i nenes Shqiperi, do te jete. Kosova eshte shtet Sovran dhe i pavarur. Ky fakt nuk c’behet me, prandaj Thaci me qeverine e tij duhet te beje kujdes sepse mjaft barrikada te pergjakshme kemi kaluar deri tani. Une jam nga cdo pellembe toke e Dardanise, sic jam edhe nga cdo pellembe toke e Shqiperise se plote. Jo vetem une, por te gjithe shqiptaret jane te tille. E kam thene edhe me pare: Shqiptaret nuk jane ndare me deshiren e tyre por me dhune i kane ndare te tjeret dhe kete duhet ta kete parasysh Thaci dhe te gjithe Thacat e tjere. Atje ne Dardani kemi festen e flamurit pushtues turk, por nuk kemi diten e flamurit tone kombetar!!! (Cdo gje turke eshte tradheti kombetare, por shqiptaret duhet t’i vrasesh, perdhunosh dhe ti zhytesh ne erresire qe te perulen si mjerane. Shpresoj se brezat e ardhshem do te jene shqiptare te plote, me emra shqiptar dhe me gjithcka shqiptare).
Thaci ka hyre ne histori, por kjo s’do te thote qe ne histori s’ka vend edhe Hamza Kastrioti, i cili kishte gjak te paster, por erdhi duke ju prishur!