E hene, 23.12.2024, 07:02 AM (GMT)

Mendime

Sylë Arifi: Simbolet dhe indentiteti kombëtar jan vlera jetike për popullin Shqiptar!

E diele, 25.05.2008, 05:05 PM


Simbolet dhe indentiteti kombëtar jan vlera jetike për popullin Shqiptar!

Nga Sylë ARIFI

Flamuri është simbol indentifikues i një etnie kombëtare që e prezanton dhe e përfaqeson komunitetin kombëtar të caktuar, apo Shtetin që e ban të dallohet figurativisht nga komunitete apo shtete tjera. Pra, bashkësist nacionale apo shtetet e ndryshme i kanë flamujt e vet, për qka vetëm ata mund të indentifikohen dhe prezentohen në nivele, kombëtare, shtetrore apo nderkombëtare. Flamurin kombëtar, apo Shtetror dhe simbolet tjera kan një procedur të veqant ligjore të krijimit, pamjës, dhe përdorimit, meqrast garantimi i tyre bëhet me Kushtetut dhe Ligje shtetërore. Gjegjësishtë kjo qeshtje ka trajtim shtetror, që rregullohet me dispozita të veqanta ligjore në gjdo bashkësi nacionale dhe shtetrore. Qdo sjellje apo trajtim ndryshe nga rregullat ligjore, për simbole nenkupton dhe sanksionime të rrepta juridike. Poashtu, ka dhe një rregullativë ligjore ndërkombëtare për menyren e sjelljeve dhe përdorimit të flamujve vendor dhe të huaj në shtete të ndryshme dhe në institu!
cjone nderkombëtare.

Pra, ketu elaborohet vetëm qështja e simboleve dhe në veqanti përdorimi i flamurit nacional dhe shtetror, e jo të simboleve apo flamujve të qfardo asocacjoni, klubi, shoqate apo ekipe sportive. Duhet qartsuar mir e konkret nga ekspert ligjor në fushat e ndryshme, dallimi në mes të Flamurit shtetëror dhe flamurit kombëtar për arsye të veqant, sidomos pas shaplljës së pamvarsis Kosovës. Meq, tani e kemi flamurin e Shtetit të Kosovës që dallon nga flamuri i jon kombëtar, duhet të specifikohet me spjegime edhe menyra e perdorimit të flamurt shtetëror mbrenda dhe jasht Shtetit të Kosovës. Ndërsa flamuri kombëtar përdorët nga shtetet me identiteti të qartë një nacional edhe kur një komb gjendet i tëri brenda një shteti sikur edhe në raste kur një popull ka dy apo më shumë shtete.

Sigurisht, se qdo tentativë për ndryshimin e identiteti kombëtar është falsifikim dhe jo legjitim! Shtet “multietnik” pa popuj etnik nuk mund të ketë! Prandaj, në Shtetin shumë kombësh, pran flamurit Shtetror secili qytatar apo lider institucional duhet ta perdor dhe flamurin nacional për tu indetifikuar se kend e përfaqeson, pra cilën bashkësi kombëtare.

Por, në praktikën e sotme ndeshemi me situata tepër absurde kur jo vetëm në mese private por deri në selinë e Presidentit apo Kryeministrit në Tiranë, dhe Prishtinë shofim flamujt të huaj pran tyre. Shpalosja e flamujve të huaj pran flamurit kombëtar është një akt jo ligjor dhe nenvlersues ndaj flamurit kombëtar, vetëm në raste të veqanta të rregulluara me ligj. Sigurisht se me rastin e vizita të zyrtarëve të huaj si burrshtetas apo diplomat siq parashihet me protokollin e vizitave bilaterale apo multilaterale, mund të prezentohen flamujt e huaj krahas flamurit Shtetror apo kombëtar. Kjo don të thotë se njohja e përdorimi i Flamujve i ka disa rregulla dhe nëse përdoret brenda atyre rregullave ligjore, nuk mund të keqpërdoren. Zatën, tentativat e disa qarqeve pseudo politike dhe intelektuale, që Populli Shqiptar i Kosovës të ndahet nga kombi shqiptar dhe të indentifikohet me simbolet e reja të Shtetit të kosovës, duke u quajtur “kosovar” me tendenc për ta krijua!
r një identitet të ri me dallim nga kombi Shqiptar, është përgjegjësi e klasës politike dhe institucionale.

Një tendencë e till i ka rranjet e hershme, sepse keshtu kan menduar ish elitat politike vendore e nxitur nga ish regjimet jugosllave që Popullin Shqiptar ta demtoin duke pretenduar në coptim dhe ndarje jo vetem në kuptim gjeografik por dhe në fushën nacionale. Falsifikimet e pretenduar jan duke i favorizuar disa qarqe mbrenda nesh shqipfolse, duke i futur disa nocione në fjalorin e përditshëm politik siq janë “ ne kosovaret, kosovari etj.” Me synime për ta krijuar një identitet të ri politik dhe nacional.

Prandaj, është koha që institutet shkencore dhe Akedemija e Shkencave dhe arteve në Tiran dhe Prishtinë, ta dhanë vlersimin dhe qendrimin e tyre lidhur me tendencat që prodhoin pasoja për të ardhmen e Popullit Shqiptar. Gjithashtu, Institucjonet Shtetrore të Kosovës dhe Shqipëris, duhet ta nderpresin këte praktike të gabuar kur është në pytje simbolet dhe identiteti kombëtar si dy vlera nacionale të pa prekshme. E randësishme do të jetë për popullin Shqiptar, atehere kur ëshjtë në pytje simbolet kombëtare, shtetrore dhe identiteti nacional domosdo duhet një vlersim gjithpërfshirës nacional nga e gjithë hapsira Shqiptare. Lojrat e tilla me simole dhe identitet kombëtar nuk i lejon as një popull në botën demokratike, prandaj akrobacjoneve të tilla duht të nderpritën duke jua bërë me dije qarqeve të ndryshme se simbolet dhe identiteti nacional jan vlera jetike, për Popullin Shqiptar. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora