E premte, 27.12.2024, 12:25 PM (GMT)

Mendime

Xhelku Maksuti: Kampion kombëtar i diasporës

E marte, 15.10.2013, 06:55 PM


 

 

KAMPION KOMBËTAR I DIASPORËS SHQIPTARE TË RUMANISË

Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij, thekson Samiu ynë i madh, kurse politikanëve tanë ende nuk u është kujtuar t’ia ngrejnë nga një përmendore, Nikolla Naços së pavdekshëm apo Xhelku Maksutit të gjallë. Kush është ky, apo kush janë këta, mund të parashtrojë pyetjen ndonjë maskara i dehur i injorancës shqiptare që në vend të diturisë rend pas pasurisë. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz të pa mend, theksonte Samiu në kohën e tij, duke shtuar:Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy fjalë të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formë të përsosur.” (Redaksia)

Nga Dr. Xhelku Maksuti (Bukuresht)

Daja im, Selim Rexhepi, ishte tregtar në eksploatimin e pyjeve të zonës së Prahovës, i stabilizuar në Plojesht. Ai ka qenë njëri nga pjesëmarrësit në mbledhjen historike të kolonisë shqiptare, e mbajtur më 5 nëntor të vitit 1912, në hotelin Kontinental, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, ku u morën vendimet e para për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Ai ishte njëfarë lideri që i ndihmonte të gjithë shqiptarët, duke i përfshir edhe ata nga Kërçova. Gjyshja ime, Selime Maksuti nga Novosella e Kërçovës, pas vrasjes së burrit të saj nga serbët, duke patur një djalë (Sefedinin), nga frika që mos ta vrasin edhe atë, e pat dërguar në Rumani, te kushëriri i saj në Plojesht, Selim Rexhepi. Kështu ngjau që babai im, Sefedin Maksuti, të vijë në Rumani. Në vitin 1930 martohet me Floarea Miloiu, ndërsa më 8 mars të po atij viti, u linda unë. Ishte daja im, Rexhep Novosella që më pat pagëzuar me emrin Xhelku (rum. Gelcu), në kujtim të familjes së madhe të xhelkallarëve, disa prej tyre të vrarë në luftërat balkanike.

Familja ime, etnikisht e përzjerë (babai shqiptar i fesë islame, ndërsa nëna rumune ortodokse), ndërtuan një shtëpi në brigjet e qytetit të Plojeshtit, në lagjen Mocoiu (Strada Unirii nr. 46), e shpartalluar nga bombardimet anglo/amerikane në verë të vitit 1943. Po këtu u vendos edhe nipi i babait tim, Kurtish Banushi, duke u bërë esnaf në magazinat e drurit të dajës Rexhep. Në mbarim të Luftës së dytë botërore, kur në  Rumani i instaurua regjimi komunist dhe u bë nacionalizimi i pronave të mëdha, më 1948, daja im (Selim Rexhepi), u tërhoq në vendlindje, duke u shuar në Kërçovë. Babai im, i vendosur në ndërkohë në Bukuresht, pat marrë pjesë në Komitetin Antifashist Shqiptar (Comitetul Antifascist Albanez), që do të transformohet në fillim të vitit 1948 në Lidhjen Popullore të Shqiptarëve të Rumanisë (Uniunea Popular? a Albanezilor din România), duke qenë i nominalizuar sekretar i përgjithshëm, i ngarkuar me riorganizimin e Komunitetit Shqiptar në të gjiha zonat.

Në përvjetorin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë (nëntor 1948), duke qenë në organizatën e rinisë, pata obligimin të lexoj në konferencë për ngjarjet e 28 Nëntorit 1912 dhe mënyrën në të cilën shqiptarët e Rumanisë kanë marrë pjesë në këtë eveniment historik. Që nga ai moment, kohë prej 60 vitesh, pa ndërprerë kam mbajtur ligjerata për këtë ditë të rëndësishme, më të shumtat në sallën e Universitetit Dalles të Bukureshtit, kurse në bashkëveprim me mentorin tim, prof. dr. Nikolae Ciachir nga Fakulteti i Historisë pranë Universitetit të Bukureshtit, kam elaboruar një numër të panumërt punimesh mbi historinë e shqiptarëve, ndër të cilët po i përkujtoj Skënderbeu dhe reflektimi i tij në Rumani, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kryengritja e Krushevës, Shtypi shqiptar i Rumanisë dhe shumë të tjera, të botuara në revistat rumune dhe të huaja.

Duke njohur personalisht personalitete të shumta të Komunitetit, në fillim të vitit 1990, kam zhvilluar biseda me këta, duke filluar me dr. Naim Temon (i biri i rilindësit Ibrahim Temo që pat marrë pjesë në pritjen dhe prurjen e Ismail Qemalit nga Konstanca në Bukuresht), me Kurtish Banushin nga Plojeshti, Daut Ismailin nga Kluzh-Napoka, me familjen patriotike të Daut Memishit nga Sllatina,  sidomos me Xhavitin e ndjerë. E hartuam statutin e organizatës së re, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, e regjistruar në Tribunalin e Bukureshtit, së bashku me prof. dr. Nicolae Djamo (Nikolla Xhamo) dhe tregtarin Matej Daniel (me prejardhje nga fshtrat shqiptare të Rekës). Mbledhja e përgjithshme u mbajt më 24 maj 1990, në lokalet e gjera të Ambasadës së Shqipërisë, duke më nominalizuar si president i kësaj organizate. Selia qëndrore u vendos në Bukuresht, në banesën time (Calea 13 Septembrie 109), ndërsa filialet e para u konstituuan në Konstancë, Plojesht, Kluzh-Napokë, Sllatinë, Krajovë dhe Turnu Severin.

Në vitin 1993, në të njëjtën adresë u regjistrua gazeta Albanezul / Shqiptari, themelues i së cilës ishte Nikolla Naço (1888), duke më zgjedhur si kryeredaktor i kësaj tribune, tani e drejtuar nga Baki Ymeri. Në konstituimin e Këshillit të Minoriteteve Nacionale pranë Qeverisë së Rumanisë, nga ana e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, më patën zgjedhur si president i Komisionit pë Kulturë, Kulte dhe Mass-media, cilësi e cila më mundësoi që të zgjidhem kryetar/themeluesi Shoqatës së Shtypit të Minoriteteve Nacionale të Rumanisë, i dekoruar më vonë me Urdhërin e Gazetarëve, Kl. E II-të e Shoqatës së Shtypi Rumun. Në konstituimin e Fundacionit Armonia (Harmonia) të familjeve etnikisht të përzjera të Rumanisë, si përfaqësues i shqiptarëve kam bërë pjesë në udhëheqjen e kësaj, duke u zgjedhur më vonë kryetar në dy legjislacione, ndërsa tani në Këshillin e Nderit të kësaj. Për aktivitetin e veçantë në promovimin e etnisë shqiptare kam qenë i dekoruar në Shqipëri me Urdhërin Naim Frashëri, Kl. E II-të. Si historian kam shkruar qindra artikuj dhe kam mbajtur dhjetra konferenca lidhur me historinë e Shqipërisë, ndërsa si redaktor i gazetës Shqiptari kam botuar së bashku me bashkëpunëtorët, Vjetarin Albanezul I, II, III, IV, libra që ndërlidhen ngushtë me historinë dhe komunitetin shqiptar në vendin tonë.

Fëmijët e mi, Kristia dhe Xhelku (Cristia dhe Gelcu), kanë aktivuar në degën e rinisë pranë BKSHR, Kristia duke qenë edhe presidente e kësaj dege, deri në  vitin 2000. Në kuadrin e këtij kompartimenti është zhvilluar një kurs i gjuhës shqipe për ata që nuk e flisnin në gjirin familjar, takime lidhur me çështje të ndryshme, mbrëmje vallëzimi dhe për herë të parë, në favor të të gjitha minoriteteve, udhëheqsia e rinisë shqiptare e solli në Rumani zt. Peter Stokes nga Fundacioni Birmingham. Kështu, lidhjet e BKSHR me shqiptarët në botë u rivendosën në masë të madhe përmes organizimit në sallën e Muzeut të Historisë Nacionale të Rumanisë, të sesionit ndërkombëtar „400 vjetori i atestimit dokumentar i shqiptarëve në truallin e Rumanisë” (1995), me pjesëmarrës personalitetesh të shquara nga Rumania, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe të gjitha vendet e Ballkanit, madje edhe nga Turqia dhe Republika e Moldovës.

Shqiptarët e Rumanisë, viktimë e antishqiptares Oana Manolescu

U zgjerova një çik në pyetjen që ma parashtroi para do kohe Driton Dikena nga Kërçova, për të demonstruar kontinuitetin në kohë të relacioneve permanente ndërmjet familjeve shqiptare, pa marrë parasyshë koloraturën e tyre social/politike, situatë e përmendur me persistencë deri në mbarim të vitit 2000, kur për motive të rendit financiar, BKSHR nuk ka patur mundësinë e një korespondence aktive, sidomos për faktin se me gjithë përpjekjet maksimale të kryeredaktorit, revista Albanezul nuk ka mjete për botim, ndaj kemi qenë të detyruar të refuzojmë edhe selinë qëndrore, si dhe filialet nga po këto motive. Kontaktet ndërmjet familjeve shqiptare autentike mbahen sporadikisht, në takime siç është kremtimi i Ditës së Flamurit në një sallë qëndrore të Bukureshtit, përndryshe shfrytëzojmë korrespondencën apo bashkëbisedimet telefonike si dhe do vizita familjare të rastësishme. Nuk ma merr mendja se mund të flasim për ndonjë përçarje ndërshqiptare, ngase e ashtëquajtura LAR, të cilës ne i themi Liga Antishqiptare e Rumanisë, si dhe vendi i zënë në Parlament nga një mashtruese e komunitetit shqiptar, është një oragnizatë fantomë që nuk i përket shqiptarëve etnikë dhe as komunitetit atutentik shqiptar dhe traditave të tij. E ashtuquajtura deputete (Oana Manolescu) nuk i përket etnisë shqiptare dhe as komunitetit, duke qenë një lider falso që dëmton kontinuitetin dhe unitetin e komunitetit, ndërsa në rast se do të vazhdojë, komunitetit do të ndodhet në kuadrin e shpartallimit komplet, madje edhe të zhdukjes si komunitet, familjet shqiptare duke u margjinalizuar vetëm në kontakte familjare apo miqësore, dhe jo në një strukturë të gjallë organizatorike siç ishte më parë.

Nuk kam patur kurrë kurrfarë pretendimesh për të qenë deputet në Parlament, dëshmi se nuk jemi paraqitur në vitin 1996 kur na u kërkua një gjë e tillë, pa e ditur se na pregaditet një farsë e njohur mirë sa në gjirin e komunitetit, po aq edhe nga ana e organeve të shtetit rumun. Kështu ngjet që minoriteti shqiptar ka në Parlament një përfaqësim fiktiv dhe jo një reprezentativ. Pse? Ngase Liga e Shqiptarëve të Rumanisë e shndërruar në Shoqata Liga e Shqiptarëve të Rumanisë, e përbërë nga 16 persona (as këta totalisht me origjinë shqiptare) në vitin 2000, pra 10 vjet pas themelimit dhe veprimtarisë intenzive të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR), e gëlltit buxhetin qeveritar të shqiptarëve në emër të një grupi interesash personale (Oana Manolescu, Marius Dobrescu etj.). Reagimet zyrtare dhe ndërmarrjet që ka bërë Komuniteti shqiptar dhe organizata e tij reprezentative (BKSHR), kanë mbetur pa rezultat, aq sa diskriminimi vazhdon, duke e vënë në rrezik real ekzistencën faktike të Komunitetit Shqiptar.

Po e përsëris se personalisht nuk kam kurrfarë aspiratash për ta përfaqësuar organizatën tonë në Parlamentin e Rumanisë, përveç dëshirës për të qenë i përfaqësuar nga një pjestar autentik i etnisë shqiptare. Madje, edhe në ceremoninë festive të Ditës Kombëtare të Shqipërisë (nëntor 2008), e përmenda gjatë fjalimit tim se është hera e fundit që e organizoj këtë tubim pas një periudhe 60 vjeçare (1948/2008) kur për çdo vjet kam organizuar takime me shqiptarët dhe miqtë e tyre për të nderuar dhe përkujtuar Indipendencën e Shqipërisë së vitit 1912. Aq mosha, sa edhe shëndeti, por sidomos hidhërimi ndaj situatës organizatorike në të cilën gjendet Komuniteti ynë, më shtyn të mbetem një anëtar i thjeshtë dhe i devotshëm i Komunitetit, në relacione vëllazërore me të gjithë anëtarët e tij autentikë që mburren me traditat e prindërve dhe stërgjyshrëve tanë, pa marrë parasysh zonat shqiptare nga të cilat kanë ardhur në Rumani. Jemi qytetarë lojalë të këtyre vendeve, të atdheut që e kanë adoptuar prindërit, por pa e neglizhuar përkatësinë ndaj kombit shqiptar. Besnikëria dhe mirënjohja ndaj Rumanisë ka qenë evidente në të gjitha kohërat nga ana e anëtarëve të Komunitetit tonë.

Emigrantët shqiptarë pas vitit 1990, shumica e tyre nuk u vendosën në Rumani, edhepse e kishin përkrahjen e shumë familjeve shqiptare të këtushme, sidomos të atyre të vendosur në Bukuresht. Ata që kanë mbetur janë fare pak dhe janë inkuadruar në Komunitetin Shqiptar dhe organizatën e tij reale, duke i përkrahur aksionet e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë,  siç ishte rasti i qëndrimit ndaj refugjiatëve shqiptarë të Kosovës në kohën e gjenocidit të viteve ‚90-të, apo akti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ekzistojnë në rastin e disave, numerikisht të paktë, që kanë ardhur në Rumani, jo si të persekutuar nga regjimi komunist, siç gënjenin disa, por për t’i ikur përgjegjësisë ndaj asaj që kanë bërë në ato vite në Shqipëri, ky falsitet duke u zbukuar me kalimin e kohës, ndaj për momentin nuk janë të përfillshëm nga Komuniteti.

Përfaqësuesit e diplomacisë së Shqipërisë në Bukuresht, shumica e tyre na kanë përkrahur dhe na kanë qenë pranë në organizimin e disa manifestimeve, por viteve të fundit më pak. Besojmë se nuk kanë obligime në këtë linjë, siç ndodhte edhe para disa vitesh, kur për shkak të organeve shtetërore të Shqipërisë, funksionarët e paguar për këtë punë nuk manifestojnë interesim ndaj shqiptarëve të diasporës, së paku aq sa e konstatojmë ne në Rumani, ngase bashkëveprimi i tyre me ligën antishqiptare të Oana Manolescut anashkalon kompetencat e diplomacisë shqiptare. Me vështirësi, në mënyrë indirekte hyjmë në posedim e ndonjë libri të botuar në Shqipëri, sa për shtypin shqip as që bëhet fjalë, ndërsa për manifestimet kulturo/shkencore, apo për kongreset kemi vetëm disa lajme sporadike. Në Ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht nuk ekzistojnë preokupime në këtë drejtim, përveç disa bashkëbisedave të përzemërta dhe përkrahjes një herë në vit (me rastin e Ditës së Flamurit), të botimit të revistës Shqiptari. Mendojmë se preokupimet e politikanëve të Shqipërisë, si pasojë e interesave personale, i anashkalojnë raportet me shqiptarët e diaporës, fakt i reflektuar edhe në qëndrimin indiferent ndaj situatës në të cilën gjendet Komuniteti Shqiptar i Rumanisë. Për fat të keq, as për qeverisjen e Kosovës nuk dimë shumë, përveç lajmeve të shtypit. Edhepse në Prishtinë kemi miq që kanë studjuar këtu dhe kanë hyrë në sferën politikaniste, e kanë qitur në harresë komunitetin e këtushëm shqiptar.. Egoizmi personal e zëvendëson patriotizmin tradicional. Rilindja shqiptare nuk është e produktive në kushtet e akumulimeve financiare të sotme, dhe të luftës për pushtet personal.

Kosova e anashkaluar nga Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu

E kemi përshëndetur me zjarrin e zemrës deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si afirmim real i të drejtave për vetëvendosje të shqiptarëve, sidomos pas gjenocidit nacionalist të Millosheviqit. Shqiptarët e Rumanisë (BKSHR) kanë organizuar mitingje, marshe protesti dhe debate në massmedian rumune, duke protestuar kundër persekutimeve të shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë ishin prezentë në këto manifestime, përveç Oana Manolescut dhe Marius Dobrescut. Kemi botuar artikuj të panumërt për përkrahjen e të drejtave të tyre, sidomos në revistën Shqiptari / Albanezul me një traditë 121 vjeçare të botimit, por edhe në publikime të tjera. Dëshirojmë nga thellësia e zemrës që autoritetet kosovare të shikojnë në mënyrë serioze dhe patriotike misionin që e kanë për afirmimin e Kosovës si shtet sovran, indipendent, europjan, me respektimin e të gjitha normave të civilizimit dhe të respektit ndaj të drejtave legjitime të çdo qytetari, pa marrë parasysh bindjet politike, fetare apo të ndonjë përkatësie tjetër. Kosova duhet të bëhet një shembull i dinjitetit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive bashkëkohore, të normave të Bashkësisë Europjane, duke ndjekur linjën e patriotit të madh, të moderuar e të mençur, Ibrahim Rugova.

Në pyetjen e Driton Dikenës  nëse na ka kapluar malli ndaj Novosellës kërçovare, mund të them se po, edhepse më kanë mbetur fare pak farefis atje. Shumica e nipërve të mi gjenden në Zvicër, Itali, Gjermani e gjetiu, por nuk jam menduar të kthehem atje apo në ndonjë pjesë tjetër të botës. Kam lindur në Rumani, kam jetuar dhe kam familjen këtu, ndërsa nga viti 1952 kam pranuar nënshtetësinë rumune, deri atëherë duke patur nënshtetësinë shqiptare. Ndjek me kujdes të gjitha evenimentet  në Ballkan, sidomos ato të Maqedonisë ku kam qenë disa herë, si dhe në vendet tjera të zonës, por nuk kam menduar kurrë ta braktis Rumaninë. Dëshiroj të shkruaj dhe botoj disa punime të balkanologjisë si, Shqipëria në Luftën e dytë botërore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Republika e Krushevës, një edicion të riparë dhe kompletuar me referime të reja dokumentare për shqiptarët e Rumanisë, një edicion për shqiptarët e Maqedonisë që kanë ardhur këtu, sidomos për  Dr. Ibrahim dhe Naim Temon nga Struga, për Rexhep Selim Novosellën nga Kërçova, për Ajvaz Vokën dhje Lazim Rexhepin nga Shipkovica e Tetovës etj. Dëshiroj që Viti i Ri 2009 të sjellë prosperitet dhe sidomos mirëkuptim dhe bashkëpunim në tërë botën dhe në Ballkan, që kështusoj të sigurohen të drejtat e të gjithëve, pa dallime nacionale apo konfesionale, ndërsa shqiptarët të jenë të denjë me të shkuarën e tyre multimilenare në betejat për liri dhe pavarësi.

BOX
I dashur Baki Ymeri,

Në të shkuarën thuhej: Një lugat endet nëpër Europë- lugati i komunizmit. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisësi deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke i përvetësuar paratë publike të kontribuesit rumun për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa ato shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune. Siç e di, as formacioni aktual i Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht nuk ka bërë asgjë. Në këto kushte, çfarë kuptimi kanë komentimet tona kritike ndaj indiferencës së Atdheut/Mëmë, domethënë, të qeveritarëve aktualë të Shqipërisë. Do t’i kompromitonim edhe ata, madje edhe vetveten tonë përmes komentimeve të panevojshme. Farsa me Oana Manolescun nuk na përket, autoritete rumune duke e ditur se nuk i përket etnisë shqiptare, por e kanë përkrahur ngase ne nuk kemi bërë kompromise politike me asnjë parti, ngase si qytetarë rumunë të origjinës shqiptare i mbetemi besnik Rumanisë dhe popullit rumun që na ka dhënë strehim e jo partive politike që vijnë e shkojnë. Për atë, as unë personalisht dhe as familja ime nuk kemi aderuar në asnjë parti politike, që të mos thonë se shqiptarët e Rumanisë paskan ndonjëfarë kolorature politike. Për atë të lutem ta rishikosh këtë tekst për një përkthim sa më korekt, që ta kuptojnë të gjithë pse Komuniteti i Shqiptarëve të Rumanisë ndodhet në prag të shpërbërjes organizatorike të tij. Ne do të mbetemi edhe më tej në barikada, ndërsa ti do të duhet t’u rezistosh të gjitha presioneve, që ta çojmë më tej trashëgiminë e prindërve tanë. (Xhelku Sefedin Maksuti, Bukuresht, 10 janar 2008).




(Vota: 38 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora