E shtune, 28.12.2024, 04:43 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Gara për Prishtinën me rëndësi

E enjte, 10.10.2013, 08:05 PM


Gara për Prishtinën me rëndësi të veçantë

Nga Hilmi Saraçi

Gara e sivjetme zgjedhore për kryetar të komunave, sidomos të komunës së  Prishtinës po konsiderohet jo vetëm më interesantja, por edhe më e barabarta krahasuar me proceset e kaluara elektorale. Kryetari aktual Isa Mustafa është duke u përballë me disa kundërkandidatë për të parin e Prishtinës nga partitë rivale. Një karakteristikë e kësaj gare është edhe ndarja në mosha e kandidatëve. Isa Mustafa (LDK), Kaqusha Jashari (PS) e Agim Çeku (PDK) si veteranë të politikës në njërën anë dhe kandidatëve më të rinj si Korab Sejdiu (AKR), Shpend Ahmeti (VV), Besnik Tahiri (AAK), Valon Murati (LB) dhe Visar Arifaj (PF)-nëse ky i fundit e vazhdon garën. Secili nga këta kandidatë janë duke u përpjekur  për të qeverisë Prishtinën.Në këtë fushë ka filluar një garë interesante dhe katakteristike në mes të kandidatve. Disa kandidatë, si Besnik Tahiri, Isa Mustafa  kaherë e kanë filluar garën për kryetar të Prishtinës. Besnik Tahir (AAK) duket mjaft simpatik dhe i preferuar për kryetar Ai është i pranishëm  në çdo lagje dhe hapsirë komunale duke u përpjekur që nga qytetarët e kontaktuar të ndikojë në zgjedhjen e tij për kryetar të Prishrinës. Atij, si duket i ka mbetur merak që nuk pati fat të zgjedhet në zgjedhjet e kaluara. Mendoj se përkundër aftësisë oratorike dhe dëshirës që ka të bëhet kryetar ( duket se është edhe njohës i rrethanave (problemeve) të pranishme në kryeqytet)  mendoj se vështirë e ka të fitojë në këto gara, si rrjedhojë edhe të disa kritikave të drejtuara në adresë të AAK-së, respektivisht liderit të AAK-së..Ndersa Shpend Ahmeti nga VV si duket ka mjaft përkrahës nga të rinjët. Ai ka një përgatitje të mirë në fushën e ekonomisë, prandaj kandidimi i tij për kryetar të kryeqendres nuk duhet të nënçmohet, por disa qendrime të VV mund ta zvogëlojnë fitorën e tij,..

Mashtrimi i  elektoratit me premtime

Nuk është vështirë të kuptohet pse kjo garë për kryqytetin, por edhe për qytetet ( komunat) tjera ka filluar me një seriozitet (kujdes) të veçantë dhe me një angazhim të madhë, me premtime të mëdha që vështirë do të realizohen. Ata në çdo tubim paraelektoral deklarojnë se në të ardhmen do të krijojnë kushte për një jetë më të mirë për qytetarët, sidomos për punësimin e rë rinjëve që është ndër problemet e dalluara në Kosovë.  Isa Mustafa, përveç shumë premtimeve për reaizimin e projekteve , ai premton edhe një  stadium me standarde të FIFA-s  në Prishtinë. . Në këtë fushë nuk mungojnë kritikat reciproke për ngecjet dhe dobësitë e pranishme, gati në çdo tubim paraelektoral. Këtu kurgjë të keqe nuk ka –kështu diktojnë edhe rregullat demokratike. Mendoj se Isa Mustafa ka realizuar shumë projekte të premtuara për Prishtinën gjatë mandatit të tij duke begatuar qytetin jo vetem në infrastrukturë , por edhe në fusha të rjera. Mirëpo si kryetar i Prishtinës është dashur të jetë më i guximshëm në disa ndërhyrje të paligjshme dhe në disa iniciativa (projekte) të propozuara, të cilat kanë mbetur si më parë, të parealizuara..Mungesa e ujit, ndër faktorët më të rëndësishëm për njeriun ka krijuar paknaqësi dhe revolt të qytetarët e kryeqendrës dhe më gjerë. Ky faktorë me rëndësi është i pranishëm edhe në disa komuna. Vlen të theksohet edhe fabrika e ujit në Balincë të Vushtrrisë që ende nuk është realizuar. Projekti për objektin e fabrikës së ujit në Shkabaj (Orlloviq) sikur ka mbetur vetem projekt i propozuar. Mendoj se ai (Mustafa) duke u mbeshtetur në iden dhe vijen paqësore për pavarësinë e Kosovës të Dr. Ibrahim Rugovës dhe  si kryerar i LDK-së , parti e madhe që në të kaluaren kishte më shumë simpatizantë dhe përktahës,,ka gjasa që për të tretën herë të fitojë garën për kryetar të Prishtinës. Gjatë promovimeve zgjedhore shihet se është mjaft i matur dhe njohës i rrethanave (problemeve) në vend, sidomos për Prishtinën ku ka mjaft përkrahës dhe simpatizantë, sidomos nga intelektualët.

Hashim Thaçi dhe ndërkombëtarët (BE-ja)

Ndersa rivali i tij partiak,njëherit edhe kryministër i Kosovës, Hashim Thaçi, megjithë shumë kritika të drejtuara  ndaj tij si kryetar i PDK-së dhe kryeministër i zgjedhur për të dytën herë , kanë lindur disa  plasaritje dhe “pshtjellime” në partinë  që e drejton,sidomos kritikat dhe mospajtimet e bashkluftarëve të tij, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj të cilët me ktirikat drejtuar bashkluftetarit të tyre kanë zbeh imazhin e partisë dhe qeverisë që është në pushtet. Gjithashtu burgosja e grupit të Drenicës në krye me Sami Lushtakin është arësye e zbehjes së imazhit të Hashim Thaçit. Thaçi është mjaft i përgatitur si politikan, ka një gjindshmëri në situata të papritura dhe të vështita Këto situata sikur i tejkalon me një mënçuri, guxim dhe oratori të preferuar për elektorarin, por është i degjueshëm më tepër nga ndërkombetarët  (BE-ja), të cilët sikur e dirigjojnë në marjen e vendimeve në kurrizë të  vendit. Kjo ma së miri po shihet gjatë dialogut me Serbinë, ku propozimet e delegacionit serb merren më tepër në konsideratë.Kjo po shihet edhe  këto ditë gjatë bisedimeve për pranin e udhëheqve (zyrëtarëve) të Serbisë në Kosovë , në krye me Nikoliqin dhe Daçiqin, gjoja si “respektim i lëvizjes së lirë në mes të dy shteteve”. Me këtë rast Ivica Daçiq, ka thënë se së shpejti do ta vizitojë Kosovën, për t’iu ofruar mbështetje serbëve që sa më masovikisht të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.“Kjo nuk është ndihmesë për Hashim Thaçin, por për popullin tonë, që të kemi organet tona në Kosovë”.Ndersa  Hashim Thaçi, ka deklaruar  se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë me karakter zgjedhor.Vizitat në fjalë kanë qenë temë diskutimi edhe në rrethin e fundit të bisedimeve Thaçi-Daçiq, që është zhvilluar në Bruksel. Me këtë rast, Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës do të respektojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë me Serbinë, pa qasje diskriminuese ndaj askujt.Nëse respektohen procedurat zyrtare, autoritetet e Beogradit mund të hyjnë për vizitë në Kosovë. Ky është rezultati i takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Ketrin Eshton.  Baronesha Eshton e ka cilësuar takimin si “të rëndësishëm dhe të frytshëm”… Mendoj se këto vizita do ta tkurrin sebashku me disa vendime të tjera pavarësinë e Kosovës si shtet Sovran dhe i pranuar nga 105 shtete….

Nikoliq e Daçiq “vizitojnë “ Kosovën (?)

Kjo është bërë e mundur në bazë të marrëveshjes së arritur mes kryeministrave që zyrtarëve serbë t`u lejohen vizitat në kohën e fushatës elektorale në Kosovë. Nikoliq pritet që gjatë kësaj jave të qëndrojë në Graçanicë. Aty do të mund ta vizitojë manastirin e këtij qyteti dhe t’u drejtohet qytetarëve. Në bazë të marrëveshjes mes kryeministrave Thaçi e Daçiq, presidenti serb dhe çdo zyrtar tjetër nga Beogradi do të mund t`u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës. Do të mund t`i ftoj ata që të dalin në zgjedhje dhe t`u shpjegoj arsyen se pse duhet ta bëjnë një gjë të tillë, por të njëjtit nuk do të mund të mbështesin ndonjë subjekt të caktuar politik ndonëse koalicioni aktual qeveritarë në Serbi mbështet listën e përbashkët serbe”

Zyrtarë të afërt me dialogun kanë shpjeguar se”ka qenë e palogjikshme që Prishtina zyrtare t`i ndalë plotësisht vizitat e liderëve serbë derisa kërkohet ndihma e tyre që qytetarët e këtij komuniteti të inkurajohen por të marrë pjesë në zgjedhje”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora