Kulturë
Demir Krasniqi: Mihanja bëhet Mejhane
E merkure, 09.10.2013, 08:14 PM
Paradokset në këngët tona popullore :
MIHANJA BËHET MEJHANE
Shkruan: Demir KRASNIQI
Sot , kur
jetojmë në shekullin e 21-të , kur mbi trojet tona ditë e më shumë lëshojnë
shtat fakultete e universitete të reja , kur kemi institucionet tona të
pavarura kulturore dhe kur çdo ditë lindin mediume të reja elektronike mu si
kërpudhat pas shiut , mund të krenohemi lirisht se analfabetizmi në trojet tona
i takon një të kaluare të largët dhe të harruar !
Mirëpo, po bëre
e ndave pakës kohë sa për të pushuar dhe për t’u relaksuar duke dëgjuar
programet e muzikës popullore qoftë përmes mediumeve elektronike, qoftë përmes
kompakt disqeve , qoftë përmes internetit , atëherë shumë shpejt do të
irritohesh dhe do të nervozohesh , kur do të dëgjosh se si disa “yje” të këngës
popullore i sakatojnë ato vlera , duke ua ndërruar meloditë , ritmet e sidomos
tekstet deri në atë masë sa edhe ua humbin kuptimin deri në paradoks !
Këto shëmtime,
sakatime dhe përdhosje fatale ndodhin më së tepërmi me këngët tona të vjetra
tradicionale , nga se askush nga interpretuesit e tyre nuk e lodhin kokën , as
mendjen , që të lexojnë më shumë literaturë nga folklori ynë, të konsultohen me
njerëz ekspert të profesionit dhe ta realizojnë incizimin e këngës ashtu si që
i ka hije dhe si është origjinaliteti i saj !
Nga këto shkelje
dhe bastardime deri në pakuptimësi , vijmë deri tek përfundimi se shumë
interpretues të këngës sonë popullore tradicionale , nga dëshira për të bërë
karrierë, emër dhe përfitime materiale – shqip flasin, shqip këndojnë , por
kurrë nuk logjikojnë se çfarë po
këndojnë ?!
Nga shumë
paradokse të kësaj natyre , kësaj radhe do të ndalemi tek njëra prej perlave të
këngëve tona popullore të ciklit të dashurisë , e cila këndohet me shekuj nëpër
të gjitha trojet etnike shqiptare dhe dëgjohet me ëndje edhe sot e kësaj dite .
Fjala është për
“Këngën e Mihanës” dhe do të shohim se si disa interpretues të vetëquajtur “Yje
të Estradës” , na e shndërruan këtë këngë, duke ia ndërruar emrin e Mihanës –
në Mejhane ?!
Para se të
kalojmë në analiza detaje të tekstit të kësaj kënge , do t’ua shpjegojmë
lexuesve të nderuar se çfarë kuptimi ka emërtimi Mejhane ?
Mejhane është
një emërtim në gjuhën turke , që do të thotë : Pijetore, ose lokal ku shiten
dhe konsumohen pijet alkoolike . Në fakt, Mejhanja ka kuptimin e një kafeneje ,
apo pijetoreje të mbajtur keq , ku venë
lloj – lloj njerëzish , bëhet zhurmë e madhe dhe ka shumë tym . Kurse pronari i
kësaj pijetoreje , quhet Mejhanexhi !
Të shikojmë tani
paradokset se çfarë devijimesh dhe çfarë deformimesh do të na paraqiten në
tekstin e kësaj kënge , në rastet kur këtë e interpretojnë këngëtarët e pa
përgjegjësi dhe jo profesionist :
Oh, banëm Zot, o
, bylbyl n’ qatë dardhë –
Sa ta shoh
Mihanën , lala, n’ këmishë të bardhë!
Refreni:
Oh, Mihane bre ,
oj dado, oj,
Oh, ku ma le
mori , besën –o ?!
Oh, banëm Zot, o
,bylbyl n’ qatë mollë –
Sa ta shoh
Mihanën, lala , n’ këmishë të hollë !
Refreni:
Oh, Mihane bre ,
oj dado, oj,
Oh, ku ma le
mori , besën –o ?!
Oh, banëm Zot, o
, bylbyl n’ qatë lis –
Sa ta shoh
Mihanën , lala, tuj qëndisë!
Refreni:
Oh, Mihane bre ,
oj dado, oj,
Oh, ku ma le
mori , besën –o ?!
Oh, banëm Zot,
o, rrasë në kru’ –
Le të vjen
Mihanja , t’ lanë tesha mbi mu’!
Refreni:
Oh, Mihane bre ,
oj dado, oj,
Oh, ku ma le
mori , besën –o ?!
Kur këtë këngë
të bukur me këtë tekst origjinal , do ta dëgjojmë nga disa këngëtarë që
këndojnë shqip pa kurrfarë logjike , duke e bërë Mihanën – Mejhane , atëherë do
të dëgjojmë se si Mejhanja ( Pijetorja) po u veshka në këmishë të
bardhë , si Mejhanja (Pijetorja) po u veshka në këmishë të hollë, si
Mejhanja (Pijetorja ) po qëndiska oja me grep, si Mejhanja (Pijetorja) po lajka
tesha mbi rrasa të kroit dhe si Mejhanja (Pijetorja) nuk po e mbajka besën e
dhënë për dashuri ?!
Mendoj se çdo
koment tjetër lidhur me bastardimin dhe përdhosjen e vlerave të kësaj kënge
është i tepërt !Kush nuk ka pasur rast që ta dëgjojë këtë këngë në variantin e
deformuar , le ta dëgjojë dhe do të bindet në analizat e mia !
Paradokse të
këtilla , na paraqiten edhe në shumë këngë tjera të vjetra tradicionale, por
kësaj radhe po i marrim në shembull edhe disa prej të cilave janë shumë
karakteristike në traditat e folklorit tonë muzikor :
Njëra ndër
perlat e këngëve tona të nizamisë , pa dyshim se është kënga shumë e
popullarizuar me titull:”Shkojnë vaporat rrethit detit”, këngë kjo që
përshkruan mobilizimin e djemurisë shqiptare me dhunë nga pushtetarët osmanë
për t’i dërguar në luftë në Jemen, ku i mbanin nga 12 vjet dhe ma rrallë kush
mund të kthehej i gjallë në vendin dhe familjet e tyre !
Mirëpo, disa
interpretues të palogjikshëm të kësaj kënge , duke mos e ditur historinë e
kësaj kënge , duke mos e ditur se çka është vapori , a shkon vapori nëpër deti
, apo nëpër breg të detit dhe duke mos e ditur se vaporët i kanë marrë
djemurinë shqiptare dhe po shkojnë detit për në Jemen - ata e këndojnë këtë këngë kështu:
“Vinë vaporat ,
moj nane, bregut detit –
Oh, dil e shihi,
moj nanë , asqerët e mretit!”
Pra, sipas
logjikës së tyre, vaporët po vijnë dhe po i bien djemtë shqiptarë nëpër breg të
detit, kurse nënat duhet të dalin e t’i shohin asqerët e mbretit???!!!
Në njërën nga
perlat e këngëve popullore ulqinake , këndohet kështu:
“Oh, po na vinë
kalajt me dru –
Oh, dil moj nuse
me i shkarku’!”...
Mirëpo , disa
këngëtarë që këndojnë shqip e pa logjikë , e këndojnë kështu:
“Oh , po na vinë
kalamajtë me dru –
Oh, dil moj nuse
me i shkarku’!”...etj.
Në këtë rast ,
këngëtarët e kësaj kategorie , nuk e dinë fare se çka janë kalajtë dhe çka janë
kalamajtë ?!
Ata nuk e dinë
se kalajt janë kuajt me të cilët mund të
barten drutë nga mali, sikur që nuk e dinë as çka janë kalamajtë (fëmijët e
vegjël) me të cilët nuk mund të bartën drutë nga mali dhe nga këto deformime ia
humbin kuptimin dhe shijen këngës deri
në pakuptimësi!
Në një këngë të
vjetër rapsodike , që i këndohet Rrustë Kabashit të Prizrenit , përveç tjerash
, në një varg të saj thuhet :
“Dy- tre plumba
në shtat t’i lash ,
Qeku asht pazari
i gajtanit!”...
Rapsodët e pa
logjikshëm , këtë varg e këndojnë kështu :
“Dy – tre plumba
në shtrat t’i lash ,
Qeku asht pazari
i gajtanit!”...
Rapsodët e
këtillë , nuk e dinë dallimin se çka është shtati dhe çka është shtrati ,
prandaj motivin e vrasjes luftarake e shndërrojnë në konotacion banal duke i
dhënë plumba viktimës në shtrat???!!!...
Gjilan, më
07.10.2013.