Kulturë
Drita Lushi: L(ojna) vjeshte
E merkure, 09.10.2013, 07:29 PM
DRITA LUSHI
L(OJNA) VJESHTE
Cikël poetik.
KINSE
Ti luan shpesh
me gërshetat e mi.
Ndonjëherë,
ndalesh, qesh,
e ballin
rrudh,si lashtësi:
“Tani je grua,
dhe jo vajzë,
Ç’të duhen
gërshetat vallë?”
Ti, (s)e di që
mua m’pëlqen kjo lojë,
e kinse i thur
veç për ty.
Përtej gërshetave,
një grua frymon
me zemër.
Një
grua-(pakëz)fëmi
“Kinse” për 1
tetor 2013, në 18 vjetorin e martesës
KAQ
Tri fjalë…
Dy sy…
Një përqafim…
Kaq…
Kaq pak
përshpëritje,
i duhet një dite
të ndizet,
qysh në lindje.
Tetor 2013
AgMbrëmje
N’ag,
Ti,
Diellin lind,
Në syrin tim.
N’mbrëmje,
Unë
hënë të bëhem,
n’ëndërr.
Tetor 2013
(K)od’ dashurie
Druhesh, mos
m’lëndon
me dashuri,
e si petale,
e hedh nga pak,
mbi mua,
mbi fjalë,
mbi sy.
(S)Ndalem…
Mbledh,
Petal,
Petal,
Petal…
…Nje odë ndërtoj
n’zemër
për Ty.
Tetor 2013
Pik-Shi
Pik.
Pik.
Pik.
Bëhet shi…
Shi…
Shtator…
Shi…
Dashuri…
Pik
Pik
Pik
Bëhet shi….
Bëhet,
Unë…
Bëhet
Ti…
Unë
ti
dhe…
retiçencë...
Ti
Unë
dhe…
asnjë…
Pik.
Pik.
Pik.
Shi- dashuri.
Shtator 2013