Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Muça: Më pëlqen Irani sepse zbatohet Sharia

| E merkure, 02.10.2013, 02:43 PM |


Selim Muça: Më pëlqen më shumë Irani se është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia

Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka një preferencë të veçantë për Iranin, pasi aty zbatohet ligji mysliman i Sharias.

Kështu bën të ditur agjencia iraniane e lajmeve, ABNA.

Sipas saj, Selim Muça ka pasur një takim me atasheun kulturor të Iranit në Shqipëri.

“Muça tha se i respekton të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane, por i pëlqen iranianët më shumë për shkak se Irani është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia islamike,” shkruan agjencia.

Muça shkon edhe më tej kur deklaron se myslimanët në Shqipëri nuk e kanë besuar kurrë propagandën anti- iraniane, të përhapur nga media perëndimore.

Po ashtu Muça është shprehur kundër ideve të Takfirit, ku myslimanët sulmojnë njëri- tjetrin si jo- besimtarë.

Ai ka thënë se nga këto ide përfitojnë vetëm armiqtë.

ep Tema