Mendime
Baki Ymeri: Kosova në Komunitetin e Arumunëve të Rumanisë
E shtune, 24.05.2008, 10:22 PM
Kosova në Komunitetin e Arumunëve të Rumanisë
Baki Ymeri
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Intelektualët rumunë me prirje europiane që e njohin historinë, vazhdimisht e përshëndesin shpalljen e pavarësisë së Kosovës, pa marrë parasysh indiferencën dhe papjekurinë politike të disa liderëve të partive politike të përzjera me ishoficerë të sigurimit komunist. Kështu, në prezencë të një auditoriumi prej mbi njëmijë pjesmarrësish dhe delegatësh, Kosova u përmend këto ditë edhe në Sallën Alexandru Ioan Cuza të Pallatit të Parlamentit dhe në Sheshin e Kushtetuës, më 23 maj, ku u kremtua Dita Kombëtare e Arumunëve. Motoja e këtij manifestimi dinjitoz të komunitetit arumun të Rumanisë ishte Dats cali! (Hapni rrugë! apo: Ecni përpara!). Në rradhët e para, në sallë ishte prezent edhe delegacioni shqiptar, me presidentin e komunitetit shqiptar të Rumanisë, inzh. Mirçea Istrate. Ndër të parët që e përshëndeti këtë manifstim ishte prof. dr. Xhelku Maksuti, Kryetar Nderi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Në fjalën e tij, profesor Maksuti përkujtoi dijetarin
gjerman, Johanes Thunmann, i cili qysh në shek. e 18-të, në veprën e tij të famshme ?Hulumtime mbi Historinë e popujve të Europës orientale?, i kushton një kapitull të tërë historisë dhe gjuhës së shqiptarëve dhe arumunëve: ?Asnjë popull tjetër i pjesës së botës në të cilën jetojmë nuk është aq i panjohur për ne europianët e Perëndimit, përsa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët dhe vllehët. E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, popuj të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t?i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e lashtë e të re të Evropës?. Në fjalën e tij përshëndetëse, prof.dr. Corneliu Zeana, drejtor i revistës Cugetarea Europeana, activist i shquar i Shoqatës Europiane të Kuadrove Didaltike ? Dega Nacionale e Rumanis, autor i disa artikujve përmes të cilave përshëndet shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke kritikuar qëndrimet proserbe të ishkomunistëve rumunë që u bënë demokratë pa
vepra demokratike, përmnedi faktin se arumunët e Ballkanit duhet të kenë për model shembullin e shqiptarëve të Kosovës të cilët u kanë bërë ballë të gjitha rebesheve të histories për rruajtjen e identitetit kombëtar. Ishte prezent në tubim edhe Shtefan Kokoneshi nga Elbasani, arumun përnga origjina, nip i Kryepishkopit të Shqipërisë gjatë viteve 1964/66, Dhimitër Kokoneshi, i njohur në dokumentet kishtare si Imzot Damjano (Kokoneshi).
Arumune dhe shqiptare sebashku |
Si e shiti Fronti Demokratik i Shpëtimit Kombëtar (FDSN) i Ion Ilescut kauzën arumune para palës greke gjatë fushatës secrete elektorale të vitit 1992, pyet Vasile Tega në faqet e gazetës Cuvantul Aromanesc (maj, 2002, fq.16). Grekët i premtuan frontit në fjalë një kamion me afishe elektorale me kusht që të heshtet kauza arumune dhe pala rumune e një lideri me përvojë komuniste siç ishte Iliescu, u pajtua me një kërkesë të këtillë absurde, antirumune dhe antiarumune. Këto burime lidhur me përkrahjen e socialistëve rumunë, i konfirmon edhe libri i gjeneralit grek Nicos Grilakis, ?Apokalipta, botuar në Athinë (2002). Kjo e vërtetë bombastike ka mbështetje dokumentare ngase gjenerali në fjalë ka ushtruar gjatë kohë funksion të lartë në kuadrin e Shërbimit Grek të Informatave (KYP), duke qenë më vonë këshilltar i kryemisnistrit Constantini Mitotakis. Ç?don të thotë kjo?
Kjo don të thotë se arumunët kanë qenë të diskriminuar dhe asimiluar, sidomos nga koalicioni sllavo/bizantin, njësoj siç kanë qenë të diskriminuar edhe shqiptarët e Kosovës dhe Çamërisë. Përmes rendit të ri europian që ia imponon demokracia amerikane Europës, zëri i popujve të diskriminuar dëgjohet gjithnjë e më shumë. Sot kërkojnë arumunët të drejtat e tyre, nesër do të kërkojnë këto të drejta edhe rumunët e Anamoravës, të shtrirë në rreth 300 fshatra dhe gjashtë qytete, ndërmjet Klladovës, Nishit dhe Beogradit, të shpifur nga shovinistët e Beogradit që i bënin shqiptarët ?njerëz me bisht?, , gjoja se ?rumunët nuk qenkan trima ngase nuk kanë besim në vetveten (Ioakim Vujiç, 1845), apo gjoja se qenkan ?perfidë e të këqinj, lakmitarë që nuk kanë vertikalitet dhe njerëzishmëri? (Tihomir Gjeorgjeviç, 1901).
Niku Konstantin, aktor rumun me origjine arumuno-shqiptare |
Shtefan Kokoneshi dhe Nadia Komaneçi |