Kulturë
Poezi nga Ajkune Peja
E enjte, 26.09.2013, 06:41 PM
Ajkune Peja
UDHËKRYQ
Ne udhëkryq
E shoh veten
time
Si shikim të
turbulluar
Imazhin tënd
kujtoj.
Fiksimi im
Me je
Urrej dhe dua
Çdo gjë që
lidhet me ty
Xhelozoj edhe
ajrin që thithë
Këmishen që ke
vesh
Sepse aty nën
këmishen tënde
Është arenë e
imja
Më takon mua.
Je bërë si
Cortizon per mua
Bekim dhe
mallkim
Njikohësisht.
Ditët ikin e unë
pres
Pres pas dimrit
Të vie pranvera
Dhe pas verës
vjeshta
Vjeshta ime.
Trembem nga
mendimet e mia
Kam frikë nga
dashuria ime
Ndërsa ti rrin i
qetë
Llogarit në
heshtje
Sa kushton bota?
Ti shijon edhe
heshtjen
Nuk është e
lehte kjo rrugë
Thoje se do ecim
bashk
Ti që ndriqove
hapat e fundit
Ëmbëlsove
mbrëmjen time
Ngrehu
Me ndjell me
puthjet e tua
Mos lejo këte
natë
Të mbetet
shterrpë
Sepse ne
meritojmë me shumë
Shumë më shumë.
RRUGË E TRASUAR
Shpesh kap veten
Ne mendjen tënde
Rrugën e mësova
tashmë
Do e gjeja
çdoherë
Edhe në naten pa
hënë
Është zemra ime
Ajo që drejtonë
Rrugën për te ti
Ngrohtësi gjeta
aty
Jetë, dashuri
Çdo gjë që më
bënë te lumtur
E që me mungonte
Më duket sikur
te njoha
Një jetë të tërë
Tund kokën lehtë
Dhe pyes veten
time
Vallë
Si do dukej jeta
ime pa ty?
Realiteti më
këthen pergjigjen
E zbrazët......
Sa e tmerrshme e
vërteta
Kjo më bëhet e
qartë
Vetem atëhere
kur s`te kam
Vetem atëhere
shof veten time
Si nji burim i
shterrur pa ujë
Një engjull
krahthyer
Bota pa njerëz
Kjo jam unë pa
tu
Pa ty jam bilbil
pa zë
Si e burgosur
shetisë
Në ëndrrat tua
Ne burgun tim
Nga ku s`dua te
dal
Asnjiherë
Ne shtratin e
trishtimit
Laj mëkatin me
lot
E burgosun
Në ëndrren tënde
Rrebelohem
Në realitetin
tim......
TË FLAS
Nuk e di
Si të arrij deri
te ti
Poezia ime
Në cilën rrugë
Apo ke mbyllur
Të gjitha portat
Për mua
Çdo shteg
Nuk dua të besoj
Mure të larta
Ngrite perballë
meje
Ke drejtue
heshtjen si shigjeten.
KUR FLAS ME TY
Kur flas me ty
Dua që jalët të
jenë gjuhë
Kur flas me ty
Dua të humbas në
syt e tu blu.
Kur flas me ty
Qetësi varri dua
Të gjej fjalët
më te bukura
Të të them se
kush je ti per mua.
Kur flas me ty
Lulet që qelin
dua
Vetëm verë në
zemrat tona të ket
Dhe dimrin më
kurr se dua.
Kur flas me ty
Të lutem
Shikom drejtë ne
sy
Je bërë koha ime
Dhe dua ta ndaj
me ty.
Kur unë flas me
ty
Një botë e tërë
është e imja
Dhe e tërë bota
Jemi ne te dy.