| E premte, 13.09.2013, 07:01 PM |
LEKA I MADH DHE GRATE
Nga Resmi Osmani
Le të vijmë te thelbi i çështjes: a ishte homo
seksual Leka i Madh?. Në ditët ton a i mëshohet kësaj pandehme,pasi kjo
dukuri që është kumdër natyrës
njerëzore, është shtuar si rezultat i zvetënimit, limontisë,shthurjes së jetës
seksuale, pornografisë,përdorimit të narkotikëve , alkolit dhe shfrenimit të veseve, liberalizimit të
tejskajshëm, gjoja në respektim të të drejtave të njeriut, që në disa vende ka
arritur deri në lejimin e martesave të individëve të të njëjtit seks!
Për Lekën, duke gjykuar nga miqësia që ai kishte me
Efestionin, është hamendësuar dhe dyshuar, por Plutarku sjell shembuj që
rrëfejnë se Aleksandri jo vetëm që nuk ishte homoseksual,por përkundrazi e
urrente atë shfaqje,dukme qenë se edhe i ati Filipi ishte i tillë! Kur ishte me
luftë në Azi, komandanti i rojeve bregdetare,i çoj lajm, se një tregtar, shiste
dy djem shum të bukur dhe i kërkoi leje ti blinte për të(Aleksandrin). Ai
shpërtheu dhe bërtiti me një zemërim të egër:” Ku më ka parë ndonjëherë
Filokseni që të bëj ndonjë punë të turpshme? Si guxon të më bëjë propozime të
tilla të ndyra?(vini re:të ndyra) dhe dha urdhër që ti zhduknin shitësin dhe
dylberët e tij. Plutarku sjell edhe shembuj të tjerë refuzimi dhe zemërimi të
shkaktuar për pandehma të tilla.
Në rininë e hershme, megjithëse oborri mbretëror
ishte i mbushur me vajza dhe zonja të bukura,
Aleksandri, pothuajse ishte i pandjeshëm ndaj tyre. Prindërit,
mbretëresha Olimpia dhe i ati, Mbreti Filip i II i Maqedonisë, që e vinin re u
shqetësuan nga kjo pandjeshmëri. Atëherë, ata thirrën nga Thesalia një
kurtizane të bukur, që ta tërhiqte princin e ri. Kurtizania e bëri punën e vet,
mori shpërblimin dhe u largua, ndërkaq prindërit u qetësuan.
Leka i ushqyer me filozofinë e Aristotelit, ishte
me sqimë dhe kishte idealin e vet për bukurinë femrore dhe vyrtytet e saj. Për
të,femra e përsosur për nga bukuria,mençuria dhe forca e karakterit ishte e ëmë
Olimpia. Në jetën e tij,në aspektin politik gratë, nuk luajtën asnjë rol në
ndikime apo vendimmarrje. Por ai nuk
ishte i pandjeshëm ndaj bukurisë së tyre.Kur ishte njëzet vjeç ai dashuroi dhe
u lidh me një artiste shumë të bukur nga
Pasi hipi në fron, në moshën njëzet vjeçare, i zënë
me punët e mbretërimit dhe luftërat, duke menduar se kishte ende kohë ngaqë
ishte i ri, nuk arriti të martohej dhe kur u
Barzina,(363-309
e.v.)një aristokrate persiane, me gjak mbretëror, e bija e Artabazit, satrap i
Frigjisë në Azi të Vogël, me kulturë greke, e veja e gjeneralit Memnon, shumë e
bukur. Ajo u kap si robinë pas pushtimit të Damaskut. Edhe pse robinë, njeri
nga gjeneralët e vet, më i vjetri në moshë, e këshilloi mbretin që ta merrte
për vete Barzinën dhe të mos lejonte ti ikte nga duart ajo bukuri e rrallë
femërore! Në atë kohë ajo ishte tridhjetë vjeçe, shtatë vjeçe më e madhe se
Leka, por bukuria si ishte zbehur aspak. Ai e mori për ta mbajtur si grua pa
kurorë, nuk u celebrua , thjesht bashkëjetoi. Ajo e ndoqi pas në fushatat ushtarake deri në Indi dhe i
lindi një djalë që e quajtën Herakliu i Maqedonisë, njeri nga djemtë
jashtëmartese i Lekës.
Roksana, (342-309 e.v.) ishte gruaja e parë e ligjshme. Kur
ishte duke luftuar në Azinë Qendrore, në Afganistan, pas pushtimit të kështjellës së Sogdianës , oficerët e tij i thanë se në
kështjellë ishte zënë robinë e bija e satrapit Oksiart. Ishte
gjashtëmbëdhjetë vjeçe dhe, se femër më të bukur, ata nuk kishin
parë në tërë Azinë! I thoshte hënës e diellit”Dil të dal”. Emri i saj në
persisht do të thoshte “E ndritshme”. Aleksandri e pa dhe ra në dashuri me të
që në shikim të parë.Edhe pse ishte robinë, ai nuk e trajtoj si të tillë dhe u
martua me të zyrtarisht. Ajo ishte gruaja e parë e mbretit. Thonë që kjo
martesë, veç dashurisë, ishte një martesë politike, kësisoj ai bëhej dhëndër i
persianëve.
Roksana,disa ditë pas vdekjes së Lekës lindi
djalin, që u quajt Aleksandër i IV dhe u shpall mbret që në lindje
Statira(346-323 e.v.) dhe Paristatida, e para ishte e bija e mbretit Dar të Persisë,
njëzet e një vjeçe, shumë e bukur, me hijeshi dhe hir mbretëror. Ajo me gjithë
familjen e Darit u zu robinë në betejën e Isos(Iskanderum i sotëm në kufirin
Turko-Sirian).Atë kohë ajo ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Ajo dhe e ëma e saj u
trajtuan nga Leka me shumë fisnikëri. Leka, pas pushtimit të gjithë perandorisë
Persiane, hyri në kryeqytetin Suza dhe qytetin mbretëror Persepol. Me këtë rast
ai shtroi një banket madhështor, ku u bë dasma më e madhe në histori. Vetë
Aleksandri u martua me Statirën dhe Paristatidën ,që ishte dhe ajo bijë e
mbretit Artaksereks III. Me vajza të aristokracisë persiane u martuan edhe
tetëdhjetë shokë e gjeneralë të Lekës, të cilët veç nuseve të bukura morën
dhurata në prona e pasuri. Shokun e tij të ngushtë e martoi me një princeshë.
Ka rrëfime
legjendare se në jetën e Lekës ka pasur edhe gra të tjera. Gjatë luftimeve në
Fati i grave të Lekës. Leka vdiq
në vitin 323,donte edhe një muaj të mbushte tridhjetë e tre vjeç.Pas vdekjes së
tij, midis pasardhësve të kastës së vet ushtarake shpërtheu lufta për
trshëgimin dhe pushtetin. Edhe gratë e tij nuk mundën tu shpëtonin intrigave
dhe lojërave politike, pasi ato ishin
nëna të fëmijëve të mbretit, dhe ata fëmijë ishin pretendentë të mundshëm të fronit
të perandorisë.
Barzina, pas martesës së Lekës me Statirën, u
tërhoq me gjithë të birin në Azi të Vogël. U vra me gjithë të birin në qytetin
e Amfipolit, në vitin 309 e.v. nga gjenerali Polisperkont, që i biri të mos
paraqiste rrezik për të marrë fronin mbretëror të Maqedonisë.
Statira, pas vdekjes së Aleksandërit ishte
shtatzënë. Që fëmija i saj të mos ishte pretendent për fronin, Barzina e vrau
atë dhe të motrën e saj dhe i hodhi në një pus. Kjo ndodhi në vitin 323 e.v.
Roksana, që ishte nëna e Aleksandërit të IV, i shpallur mbret që në lindje, pas vdekjes së mbretit, erdhi në Maqedoni dhe u bashkua me Olimpian, nënën e Aleksandërit. Pas dështimit të luftës për ta shpallur të birin mbret, ajo u vra bashkë me të birin me urdhër të gjeneral Kasandrit në vitin 309 e.v. Siç shihet, luftës së egër për pushtet nuk arritën t’i shpëtonin as gratë dhe as fëmijët trashëgimtarë të Lekës së Madh.