Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shpella e Mëri Kokës
E enjte, 12.09.2013, 08:04 PM
SHPÊLLA E MËRI KOKËS NË STÉNË
Nga Fritz
RADOVANI
Strofullat
e errta të ujqëve komunistët i këthyen në strehë per njerzit malit…
Atdhetarët
tanë në kerkim të Lirisë, nuk kursyen as jeten! Malet u mbushen me ajken e
Atyne Burrave, që para vitit 1944 kishin vue temelin e Shtetit Shqiptar. Nga
njena robni në tjetren, i duhej tashti me provue edhe thundren gjakatare të
shovenistëve serbë, të mbathun me “drapen e çekanin” e Rusisë staliniste,
gozhdue nga dora tradhëtare e anadollakut gjinokastrit Enver Hoxha.
Edhe pse
piramidat “kufitare” nder ata Male kreshnike, malësorëve u kalonin brijë
gardhit e gjysa e oborreve të tyne u kishte mbetë nen sundimin e malazezëve apo
serbëve lakmiqarë, dukej sikur nga shpresa e “qytetnimit” që flitej nder selitë
europjane, kishte një gjendje “qetsije”... Mbas asaj kryengritje të 1927 kunder
Ahmet Zogut, kur mjaft prej Atyne që guxuene me ngritë koken u vune në litar,
malësorët e kuptuene ma mirë se kushdo se “sunduesit” e Tokës sonë, per hirë të
një kolltukut lajnë me gjak gjithë Popullin Shqiptar. Nder Shqiptarë nuk ishte
asnjëherë traditë me u ngritë me armë e me kerkue edhe të drejten e vet, tue
kerkue me sundue kjoftë edhe plaçkitësin!
Në pragun
e perfundimit të Luftës së Dytë Botnore, kur njerzimi priste kapitullimin pa
asnjë kusht të nazi – fashizmit, dhe vendosjen e një paqe per një t’ ardhme të
Lirë e demokratike në të gjitha vendet ku ishte derdhë gjak per me mrrijtë atë
fitore shumë të dishrueme, nuk kishte si me pasë Shqiptarë që do të parashikonin
një robni të re, nën Rusinë bolshevike staliniste. Gjermanët ikën nga Shqipnia
me 29 Nandor 1944, kur endè nuk ishin nenshkrue “marrveshjet” e Jaltës...
“Beslidhja
e Veriut” e drejtueme nga kapiten Gjelosh Luli e kishte shpallë programin e vet
që në vitin 1943, ku shprehej kjartë “Pavarsia e plotë e Trojeve Shqiptare”,
vendim i cili nuk prekte asnjë pllambë tokë të asnjenit prej shteteve fqinjë
dhe as cenonte lirinë e pavarsinë e tyne.
Atëherë,
pse në Jalta nenshkruesit e atij Traktati të turpshem, venë në zbatim me
vendimet e veta, një nga marrveshjet tradhëtare të Partisë komuniste shqiptare,
të krijueme në vitin 1941 nga komunistët jugosllavë të Titos, e që drejtohej
nga një anadollak mason injorant Enver Hoxha, i sjellun në krye të asaj partije,
vetem me qellim me zbatue coptimin, gjakosjen, robninë e Popullit Shqiptar dhe
perdhosjen e Flamurit të Gjergj Kastriotit me “yllin e kuq bolshevik” të
Stalinit ?!
Pergjegjen
e vertetë Shqiptarëve ua dhanë oficerët e misioneve angleze, amerikane dhe të atyne
sovjetike që ishin nder malet e Shqipnisë, dhe flinin e çoheshin nder kullat
Shqiptare, e çdo mengjes percilleshin në besë e të sigurtë të ruejtun me armët
e Malësorëve tanë Atdhetarë.
“Në
pranverë...do të zbarkojmë në Shqipni!”, kjo ishte “shpresa dhe dashnia” e
Aleatëve...
Malësorët
dhe fshatarët e Jugut i “njohën” mirë “çlirimtarët” që në 1943, kur u zhdukën
me fise Atdhetarët që luftuen perkrah tyne me forcat e “Ballit Kombëtar”...
Edhe korçarët, ndigjuene disa nga ligjeratat e At Anton Harapit në vitin
1944...Besoj se, nuk i kanë harrue as sot!
Malësorët
dhe fshatarët e Veriut i njihnin me kohë komunistët dhe aleatët e tyne
shovenistë të Serbisë dhe Malit të Zi, mbasi e ardhmja e Tyne Shqiptare ishte
vetem Liria e Demokracia që do të sigurohej nga Europa Perëndimore, por kurrë
nga “mbikqyrja” e Rusisë bolshevike! Dhe këte fakt nuk kemi nevojë me e
vertetue me askend tjeter vetem me fjalët e Atdhetarit Prekë Cali, kur i tha
kriminelit Mehmet Shehu: “Nuk kishe si
me u ba me ju, se ju jeni lidhë me serbin, armikun tonë shekullor!”, e këte
Prekë Cali ua tha me 14 janar 1945, kur komunistët shqiptarë, bashkë me forcat
serbe i rane mbas shpine tradhëtisht, dhe hodhën nder prroska e prroje 118
Burra të Atyne Bjeshkëve, mbasi i dhunuen, i plaçkitën dhe i vrane mizorisht.
Ajo kje e
para... po jo, e fundit!
Historia
e Shpêllave të Bjeshkëve të Nêmuna asht një kapitull në vete i historisë sonë!
Malësorët
e Veriut bashkë me dashuninë per Atdhe, per Flamur, dhe Emnin e të Madhit
Gjergj Kastrioti, ruejn të paprekun edhe Fenë e Tyne Katolike. Ndoshta, kjo
lidhje e fortë në mes të këtyne motiveve ka farkëtue edhe identitetin e
Burrnia,
Besa, Bujaria, janë virtytet me të cilat Malësori ynë njihet në Boten e
qytetnueme.
Një nga
modelet e nderthurjes së këtyne vityteve tek Atdhetarët e Veriut asht edhe një
nga Shpellat ma të njohuna në historinë e shkrueme me gjakun e
Me daten
4 Janar 1946, Gjergj Vata dhe Martin Sheldija, i shkruejnë leter nga Shpella
per me vue në dijeni Misionet e hueja Don Shtjefen Kurtit: “... tue mos dashtë me iu shtrue terrorit të
Enver Hoxhës, kemi marrë malët. Na do të vazhdojmë përpjekjet për liri.
... T’arratisunit e Veriut, të
organizuem në çeta për t’i dhanë grushtat e fundit qeverisë terroriste që, si
këtë nuk njofti historia.” (Dosja 1417, Arkivi Tiranë).
***
Një
Permendore lavdije të kësaj Shpellë e ka ngritë edhe At Konrrad Gjolaj, në
librin e Tij “Çinarët”... E tue mos dashtë me persëritë mendimet e Tij të
mbrekullueshme e dritdhanëse që u duhen me i pasë perdoresh Rinia Shqiptare,
jam ndalue në një nga “Lisat” e perjetshem dhe që nuk besoj se Toka e Shllakut
ka me e tretë ndonjëherë, tek Heroina e Pavdekshme: Palina!
Atëherë,
në vitin 1946...afer të 50 – tave. Gatuen bukë, thanë duhan, pergatitë shka i
ka dhanë e falë i Madhi Zot në konakun e Saj aspak ma të pasun se kullat tjera
të Shllakut... Zgjohet në mengjes heret pa dalë drita, merr nusen e nipit të
vet me buljera ujit në shpinë dhe i ngjitet malit.
Burrneshat
e Malësisë gjithmonë i kanë krye vetë të dy detyrat...
Ngarkojnë
nder hebe pak bukë, ushqim dhe duhan e ujë e nisen drejtë e tek Shpella...
As
njerzit e shtëpisë nuk e dijnë se ku shkojnë këto dy gra pa dalë drita...madje,
edhe kur ato kthehen tek shtëpija, perveç burrave, as dielli nuk i ka pa as tue
shkue as tue u kthye...
“Tu
Shpella e Mëri Kokës, në Stenë, Palina me nusen e nipit të vet Lena Prendushin,
na binin gati perditë aq sa na nevojitej me mbajtë frymen... ushqim e duhan, po
uji nuk kishte kurrë të paguem, se ishte i freskët dhe nuk na rrezikonte me
shkue me e mbushë nder prroje, ku mund të binim nder pritat e ndjekjes së
komunistëve gjaksorë...”, më thonte Martiri Loro Vata (1997).
Kur Loro,
fliste per qendrimin e Palinës dhe Lenës në hetuesinë e mnershme para xhelatëve
Zoji Themeli, Fadil Kapisyzi, Hysni Ndoja etj...Atij i mbusheshin sytë me lot:
“Sa shumë kanë ba e rrezikue per ne, pa njoh e padijtë se kush jemi Ato dy gra,
sa kurrë nuk i shperblehet sakrifica dhe vuejtja e Tyne, mbasi pothuej të
gjithë u vranë e u pushkatuen...I vetmi shperblim i yni ndaj Tyne ishte kur
ishim në Shpellë me u thanë: Ju ruejtë Zoti Ju, dhe ke keni tek shtëpija,
ndersa, kur ishim në hetuesi: ‘nuk i njohim!’....
Nuk ishin pak nga Këto Burrnesha
nder Ata Troje...
Nuk ishin pak Shpella që i njohen
Këto Burrnesha!
Sot, na vetem, kemi një mundsi per
Këto Burrnesha!
Mos me i harrue se t’ jenë jeta
veprat e