Shtesë » Lajme
Baki Ymeri: Rumania, Kosova dhe viriliteti
E merkure, 11.09.2013, 07:06 PM
VIRILITETI LEGJENDAR I KOMBIT SHQIPTAR
Nga Baki Ymeri
Prill,
2013. Në kuadrin e artikullit “Parlamenti European na kërkon ta njohim Kosovën”
(ziare.ro), kryeministri Victor Ponta ka deklaruar se “Rumania duhet të shkojë
pranë familjes europjane në rastin e Kosovës.” Shumica e komentatorëve
rrëshqasin si thiu në akull me qëndrime absurde si pasojë e mosnjohjes së
realitetit. Njëri ndër ta, Dava, thekson gjoja se “Kosova qenka një shtet
mysliman i implantuar në Europë nga amerikanët, duke sfiduar luftën shekullore
të popujve europianë për pengimin e otomanëve... Rumania nuk mund ta njohë këtë
shtet, veçse nëse nuk e shkel historinë nën këmbë.” Megjithatë, për fatmirimin
tonë, na dalin edhe disa komentues me qëndrime të shëndosha. Qui Bono thekson:
“
29 gusht,
2013.
Interesant
duket George me komentin e tij, duke theksuar se “Rumanishtja me shqipen kanë
bashkëpërkime të panumërta linguistike, se shqiptarët kanë qenë të krishterë,
më vonë duke u islamizuar, njësoj si boshnjakët. Grupimet më të fuqishme
kosovare janë ato të konfesionit katolik. Fakti se nuk e kemi njohur Kosovën
është një nga gabimet e panumërta diplomatike të kryera nga qeveritarët rumunë
nën sundimin e Basescut.” Abrudeanu shkruan se bullgarët kanë qenë
bashkëkohanikë të trakasve, se serbët në Mesjetë ishin katolikë (?), se
shqiptarët kanë pësuar më shumë dhe për atë mbetën nën fenë e okupatorit osman.
Një komentator tjetër ia mvesh fajin për masakrat në Kosovë nacionalizmit dhe
pseudoortodoksisë serbe, kurse Gabi thekson se Millosheviqi nuk ishte ortodoks
por ateist, njësoj si pro-shqiptari Milo Djukaniviq nga Mali i Zi, Zoran
Milanoviqi nga Kroacia apo Enver Hoxha nga Shqipëria. Një farë Yun-i nuk don të
dëgjojë për shqiptarët gjoja se shqiptari Gheorghe Basta e paska vrarë në
Mesjetë vojvodën e famshëm Mihai Viteazul.
Dhe del
në shesh Popa Turku me komentin e tij: “Pa marrë parasysh gënjeshtrat që
kalojnë nëpër shtyp apo histori, Gjergj Basta nuk ishte shqiptar por djall, siç
ishin Hitleri, Millosheviqi apo Ben Ladeni. Mihai Trimi pat pranuar në kohën e
tij 15 mijë shqiptarë që iknin nga zullumi osman, duke i vendosur në trojet e
Vllahisë (1995). Shqiptarët janë krenaria e Ballkanit. Mbrojtësit më besnikë të
Tudor Vladimirescut ishin shqiptarë. Rumunët që e shfletojnë historinë, e dinë
se Vasile Lupu apo dinastia e Gjikajve ishin shqiptarë, madje edhe Vladimir
Gjika i shenjtë, i persekutuar nga komunistët e Çausheskut derisa vdiq në burg.
Më kot leh dikush gjoja se në Kosovë mbretëroka korrupcioni, papunësia dhe
varfëria. Krejt rumunët që kanë vizituar Kosovën janë kthyer me përshtypje të
mira prej atje. Vetëm ata që s’e njohin realitetin kanë mbetur me komplekse
proserbe, domethënë proruse. Zoti Ju ndihmoftë!” Pse e titulluam këtë shkrim
“Viriliteti legjendar i kombit shqiptar”? Sepse njëri nga komentatorët
trumbeton gjoja se shqiptarët bëkan nga 8-12 fëmijë, ndërsa një komentator
tjetër i përgjigjet se edhe babai i poetit të famshëm rumun Mihai Eminescu pat
bërë 11 fëmijë, duke i uruar që edhe rumunët të veprojnë njësoj si shqiptarët,
për të zëvendësuar mortalitetin me natalitet.
Decebal
catre popor lanson një koment me karakter racist: “Kurrë nuk mund të jenë
rumunët vëllezër me myslimanët që na kanë kalëruar pesë shekuj. Intervista
respective nuk është tjetër veçse një kushtrim për urrejtje dhe shovinizëm. Nuk
e ndjej veten fis me asnjë shqiptar, dhe sidomos me autoren e kësaj
interviste.” Arnaucoiu e fshikullon Decebalin duke ia bërë të ditur se ky emër
vjen nga shqipja Dakë-ballë, duke e pyetur: “Pse i ngatërron gjërat me fe dhe
ksenofobi konfesionale? Mos ke gjë kundër boshnjakëve trako-ilirë që e
përqafuan fenë e pushtuesit osman? Mos ke gjë kundër turqve të Dobruxhes që
jetojnë në harmoni perfekte me popullatën rumune? Dhe çka nëse Millosheviqi
ishte ortodoks derisa e tmerroi botën me racizëm, masakra dhe urrejtje
interkonfesionale? Më mirë shqiptar me emër
Më tej, Eminescu thekson faktin se në Bukuresht botohen rregullisht revistat Shqiptari dhe Kosova, Burebista përmend tradhëtinë mesjetare të dhespotit serb Gjergj Brankoviq kundër vojvodës rumune Iancu de Hunedoara, i cili u nis me 3 mijë ushtarë për të luftuar në Fushë të Kosovës kundër armatës osmane (1448), kurse Eminescu shton: “Jo krejt shqiptarët e përqafuan fenë e turkut për të shpëtuar shpirtin nga uragani sllav. Shqiptarët na konsiderojnë si jevgjitër pse nuk e njohim Kosovën kurse maskarenjtë tanë i konsiderojnë shqiptarët si myslimanë. Ju garantoj se Kryeministri Ponta dhe ministri i Jashtëm, përmes Parlamentit, pas disa muajsh do ta njohin Kosovën për ta ndihmuar Serbinë që të hyjë në BE. Të jesh antikosovar në Rumani don të thotë të jesh kundër rumunëve të Basarabisë dhe Luginës së Timokut. Dijetari i famshëm Hashdeu, ka thënë më 1901 se shqiptarët nuk janë fis me ne rumunët, por vëllezërit tanë të të njëjtit gjak.”
ORIGJINALI:
http://www.cotidianul.ro/romania-si-recunoasterea-statului-kosovo-221261/