E diele, 22.12.2024, 02:05 AM (GMT)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Si do ish bota...?

E diele, 08.09.2013, 02:42 PM


KRISTAQ TURTULLI

 

pa ata: SI DO TË ISH BOTA..?

 

Sa shpesh vëlla këmbehen stolat prej kashte, në lëkure,

Eja të shkojmë të nxëmë prej idiotëve...

Mes tonë i kemi, janë me shumicë.

Të themi atë që ata nuk thonë.

 

Nuk janë vëllezër siamezë.

Përsëri shëmbëllejnë shumë.

Por duhet të mësojmë prej tyre.

Po të duam të jetojmë...

 

Ata nuk mund të meditojnë.

Por janë realisht komodë,

Vlerësojnë jetën e vërtetë mondane,

Pinë puro kubane,

Ngaqë nuk kanë se çfarë të thonë.

Por sa të mendojë i mençuri ata mbarojnë punë...

 

Vërtet vëlla duhet mësuar prej idioteve.

Mes tyre këmbejnë stolat prej kashte, në lëkure.

Ehu vëlla, ku janë ata,

Mbi trurin e lëmyshqë, flokët xhelatinë.

Lart e poshtë, e në hava.

Por nuk bëhet shaka me ta, aha..!

Naten të kryqëzojnë si Krishti.

Të vënë në kokë kurorë me gjemba.

Dhe diten të qajnë me lot krokodili.

 

Ata janë më të lumturit e botës,

Më të pafajshmit,

Më të dëliret,

Më të sharët,

Më trutharët,

Më të pafytyrët,

Më fajtorët,

Më vrastarët.

Por ata nuk qederosen kur i shajnë,

Nuk kanë zemberek në zemër të këputet.

Sepse të shkurdisur janë.

 

Por sa të mendojë i mençuri, ata mbarojnë punë...

Dhe flenë në dyshekë me pupla.

Të tjerët ikin nga sytë këmbët.

 

Hë vëlla, më thuaj pa ata:

si do të ishte bota?

Një supë pule, apo trahana.

Aha..aha...aha!

 Kur s’ka të tjerë hanë bakllava…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora