E shtune, 21.12.2024, 04:03 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shoqata ''Kadri Zeka'' vizitoi Familjen Zeka

E diele, 08.09.2013, 01:16 PM


Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka

 

Nga Xhafer LECI

 

Gjilan, më 4 gusht 2013-të, SH K SH „ Kadi Zeka“, me seli në Nürtingen të Gjermanisë, me këtë përbërje: nënkryetari, sekretari dhe kryetar nderi, Selami Morina, Ramadan Zuka dhe Xhafer Leci, me rastin e vdekjes sëTaip Zekës, 07.02.2013, vëllai i heroit Kadri Zeka, i bënë vizitë familjes Zeka. Fillimisht, sipas traditave tona, vizituam kryefamiljarin Shaip Zeka, të gjithë të pranishmëve të familjes Zeka u shprehëm ngushllimet tona, edhe në emër të Shoqatës dhe kryetarit Taxhidin Bakiu. Me këtë rast Shaip Zekës ia dorëzuam edhe një Mirënjohje, të cilën, në shenjë respekti, me rastin e kemtimit të 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës, shtator 2012-të, e kishim ndarë për familjen Zeka. Pastaj, sëbashku me Shaipin dhe mikun e tij, mr. Bislim Pireva, vizituam edhe familjen e të ndjerit Taip, për t`u shprehur ngushëllimet tona të çiltëra e vëllazërore. Meqë ne e dinim se familja e të ndjerit Taip, materialisht nuk qëndron mirë, me propozimin e Xhafer Lecit, kryetar nderi i Shoqatës, kryesia njëzëri u pajtua që, në shenjë respekti, nga arka jonë ta ndajmë një shumë solide prej 500 euro, të cilat, me rastin e kësaj vizite, ia dorzuam djalit të Taipit, Avni Zekës. Kësaj radhe nuk dashëm të përmendim edhe ndihma të tjera cilat ua kemi dërguar viteve të fundit disa familjeve skamnore në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Deçan, dhe Shtime.

 

Nga e djathta: Bashkëshortja e Taip Zekës, Avni e Shaip Zeka, mr. Bislim Pireva, Xhafer Leci, Ramadan Zuka dhe Demirali Morina.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora