E merkure, 30.10.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Ajkune Peja

E merkure, 04.09.2013, 06:39 PM


AJKUNE PEJA

 

TI DESHTE VETEN TANDE

 

Asgje nuk eshte me

Si me pare

Rrahjet e zemres

Sikur rralluan

Frymemarrja behet

Me e rende

Ne gryke

Rendon mjerimi

Dhuratat ti kthej

Asgje smund te me ofrosh

Sepse dashuri nuk ka

Ne boten tende

Te gjitha merri

Sa e cmendur isha

Te besova si Perendise

E ti deshte veten tende

Une isha dicka qe nuk blihet

Asgje me nuk dua

Sepse asgje ishte

E tera qe me dhurove

E shoh ne syt e tu

Ti je ende atje

Por nuk je ketu

Kenga ime mbaroi

Se zeri im humbi me ty

Eh , nese kthehesh perseri

Dije, kenge

Per ty

Me nuk ka ....

 

 

RRUGA ME  (PA )  KETHIM

 

Rrugen per Ty u mundova

Ta shtroj bukur

Te largoj cdo pengese

 

Me Satin te bute

Dhe me Lile te bardhe

Ta stolisja

 

Kuroren te ma veje Ti

Ne floket me diell

Sperkatur nga goja e jote

Te pija veren e kuqe

Nga syt e tu blu

Te sodisja bukurine

E botes.

 

Ne krahet e tu

Te leshohem

Pa pas friken e renjes

Duke e dit se Ti je aty

Me pret ne krah me mbane.

 

Nga buzet e tua

Ta thithja nektarin

Ne ashpersine tande

Te ndjeja vetem butesi.

 

Me puthjet

Me te embla

Te me bindje

Se une jam Ajo

E vetmja per Ty.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora