Kulturë
Kostaq Duka: Kadillaku
E marte, 03.09.2013, 06:56 PM
Kadillaku
Tregim
Nga Kostaq Duka
-Të
shtunë do të shkojmë në një shou makinash-më tha im bir.Bëhet fjalë për makinat
kadillak që për shumë vite kamë qënë krenaria e makinave amerikane, për
paraqitjen, luksin, komoditetin. Në to dihet, nuk mund të ulet kushdo sepse
janë shumë të shtrenjta.
Mbeta në
mëdyshje. Fjala kadillak më goditi
-Më
dëgjove?- Ritheksoi im bir. Unë dua të shkoj vetëm për ty se sa për mua
kadillakët janë jashtë mode ose më troç nuk janë për ne të rinjtë. Brezi juaj e
di që i pëlqen.
Brezi ynë!
Cili brez? Sigurisht djali kishte parasysh shijet e kërkesat e 60-të vjeçarëve
këtu në Amerikë mes të cilëve na përfshin edhe ne të ardhur nga një botë krejt
tjetër.
-
Mjedisi
ku po zhvillohej shou ishte i gjërë, plot dritë, zbukurime e gjallëri. Makinat
kadillak të ekspozuara hijshëm prisnin e përcillnin vizitorë. Ishin makina të
viteve të ndryshme të një periudhe kohe gati një shekullore sa është edhe vetë
mosha e kadillakut. Padyshim vëmëndjen të tërhiqnin makinat e viteve 50-të e
sidomos të viteve 70-të kur profili i kadillakut si makina më luksoze u kristalizua
plotësisht. Dhe seria mbyllej me makinat e këtyre 13-të viteve të para të
shekullit të 21-të, që janë kurorëzim i traditës dhe novacionit për paraqitjen
elegante, luksoze, shkelqimtare, komoditetit dhe teknikave më të përsosura në lëvizje.
Mbeta i
hutuar dhe i mahnitur. Për herë të parë merrja pjesë në një ngjarje të tillë.
Organizatorët dhe vetë pronarët e kadillakëve te vjetër kryesisht edhe ata të
moshuar të ftonin të shihje gjithçka, që nga motorët, sediljet, pajisjet e
drejtimit, të ajrit të kondiconuar etj. Mes këtij shkëlqimi e luksi
ndiheshe si më ndryshe, si më i sigurt,
i lirë, optimist për jetën dhe pse jo krenar për vetë qënien njeri që di të krijojë
mrekulli të tilla.
I’u
afrova një kadillaku ngjyrë argjendi të viteve 70-të. Pronari i saj, një burrë
i shkurtër, barkalec, me një fytyrë të kuqe e të tultë, më ftoi të ulesha në
vëndin e shoferit. Rehatohu-më tha- do të ndihesh mirë. Sediljet janë të gjitha
prej lëkure.
-Ulu, ulu-më
tha djali.
U ula dhe
vendosa duart mbi timon. Një çast dhe m’u duk sikur kisha hipur në makinën e ëndrrave për një fluturim marramëndës në
rrugë të gjera e të pafundme.
Dhe në
kujtesë m’u përshkëndit ngjarja që edhe
pas më shumë se dyzet vitesh s’më është shkulur nga mendja.
50-të
vite më parë( kadillaku ku isha ulur sigurisht sa
Të
folurat me zë të ulët u platitën. Në sallë u vendos një heshtje e tendosur.
Prokurori një burrë me shtat mesatar, me flokë të ndara në mes në mënyrë
disiplinore, me një kostum gri të hekurosur më së miri, me një gravatë të kuqe
që nga shtrëngimi tendoste qafën e trashë nisi të lexojë pretencën.
Tonet
ishin të larta. Veçanërisht zëri i prokurorit godiste lart kur përmendjej ajo
“Bota tjetër” e parasë së pistë, e gjakut, e padrejtësisë, e borgjezisë. Ai
herë i drejtohej sallës duke shoqëruar fjalët shterpë me lëvizjen e duarve e
vërtitjen e syve me një shkëlqim çoroditës e herë kthehej nga dy të pandehurit,
të dy kokëqethur, i qëndrës i hollë dhe i gjatë dhe i mëhallës së varrezave të
qytetit, shpatull gjerë, me një fytyrë të vrarë e sy që të dukeshin me një
shprehje të pakuptimtë, gati memece.
-Na
shpjegoni planin, motivin, mënyrën e veprimit për arratisje-iu drejtua
prokurori djalit të hollë. Dhe ja nxitja. Djali i qëndrës na kishte një xhaxha
në Amerikë që bëhej garant për atë e shokun
e vet. I priste diku përmatanë, në Greqi. Kaq. Një ftesë! Por….nga “Bota
tjetër”.
-
Çuditërisht
ai s’po përgjigjej.
Prokurori
mori frymë thellë dhe shumëfishoi tonet e zërit duke përsëritur me nervozëm
pyetjen.
Djali me
sytë memecë, të ngrirë pa një herë, dy herë nga salla pastaj nga prokurori dhe
lëshoi këto fjalë: “ Doja të ulesha në
kadillak. Më pëlqen kjo makinë!”
-Çfarë?!
Të përvëlonte dëshira të uleshe në kadillak?!- Buciti prokurori duke derdhur
një lumë të tërbuar fjalësh kundër ëndrrës absurde , krejt të marrë, kundër
kadillakut e shpikësve të kësaj veture lluksoze ku ulen shushunjat parazite të
borgjezisë së kamur etj, etj.
Djali i
mëhallës së varrezave të qytetit u mblodh nën shpatulla. Më në fund
kishte thënë atë që i zjente
përbrënda dhe që s’kishin mundur tja
shqitnin me lloj lloj dredhish e kercenimesh në hetuesi…..
-Çohu
tani!
-Jo, nuk
ka gjë! Rri sa të duash.- shtoi me dashamirësi burri i shkurtër , topolak, pronar
i makinës .
U çova. Hutimin e tronditjen time duhej kohë për t’ja shpjeguar tim biri.