Kulturë
Aristotel Mici: Krishti tek “Lulet e Verës”
E hene, 02.09.2013, 07:00 PM
Krishti tek “Lulet e Verës”
(Esse)
Nga Aristotel Mici
Në librin poetik “Lulet e Verës” të Naim Frashërit, botuar më 1890, midis
vjershave të tjera ndodhet edhe ajo qe titullohet “Përpara Krishtit”. Për
arsyet më naïve kjo vjershë është lënë në harresë prej studjuesve dhe kritikëve
letrarë. Mendimi ynë është se kjo vjershë jo vetëm nuk duhej injoruar, po të ishte analizuar me seriozitet e dashuri. E para, sepse është pjesë e përrmbledhjes poetike “Lulet e Verës”.
Së dyjti, se me këtë poezi
qartësohet edhe më shumë ideja rreth humanizmit të Naimi Frashërit si
edhe të kuptuarit e filozofisë së tij për personin e sakrificës dhe të martirizimit.
Së treti, poezia “Para Krishtit” nuk duhej lënë në harresë edhe për faktin se është shprehje e
tolerancës fetare e vetë autorit në
të njëjtën kohe, e gjithë lexuesve, pra e mbarë popullit shqiptar. Kështu
Krishti te “Lulet e Verës” nuk është një figurë religjioze, sepse nuk trajton
motive fetare, përkundrazi, me personin e Krishtit poeti jep
mendimtarin humanist, i cili brengoset për vuajtjet e padrejtësitë në
shoqëri.
Madhështia e Krishtit
në poezi shprehet në thjështësinë e Tij. I thjështë midis të vuajturve, Ai guxonte të thoshte të vërtëtën për mirësinë, për të drejtën, për njerinë. Për t`u mësuar
njerzëve të vërtetën , ai nuk u tremb deri në sakrifikim, deri në kryqëzim,
duke u bërë ashtu një Promethe
i ri i njerëzimit. Jo më kot gjithë
bota e qytetëruar e ndanë Kohën e Vjetër, të cilën e quan Para Krishtit, nga Kohën e
Re, Pas Krishtit, pra e kthen Krishtin kështu, si pragun
kohor më të madh të njerëzimit.
Nisur pikërisht
nga akti i martirizimit, Naim Frashëri e shikon Jezu Krishtin kryesisht si njeri, pra e zbret
nga kupola qiellore dhe e shikon si njeri
tokësor.
Djalëth njeriu i Perëndisë
Fytyra jote mua më tregon
Ah ! Të keqijat e njerëzisë,
Që ka punuar dhe punon…
Pra fyutyra e vuajtur e Krishtit si martir
i tregon poetit mbrapështitë e njerëzve të
ndjekjes e të përsekutimit që nga Farisenjtë
e deri te Juda Iskalioti, qe nga mbret Herodi deri te Pont Pilati. Fytyra e zbehtë e Krishtit është një rrëfim i vuajtjeve dhe i mundimeve njerëzore.
Se kjo fytyrë/Është
pasqyrë/ dhe na rrëfenë/E s’na gënjen.
Pamja e dobësuar e Krishtit është pasqyrim
i njerëzve të tortruar, fytyrë e njerëzve që kanë vuajtur padrejtësitë e të
tjerëve pa asnjë arsye, që janë dënuar për bindjet e tyre të patundura, që për idetë
e tyre kanë shkuar vetë drejt flijimit, duke sakrifikuar ashtu
veten. Dhe poeti e sintetizon këtë imazh
të Krishtit në vargjet e tij:
Gjithë ç’ ka
hequr njeriu i mjerë,
Nga vet` e tinë e nga i vëllaj,
Që kanë vrarë e kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë,
pa pasur faj.
Dihet nga të gjithë dhe është më se e vërtëtë
se në jetën sociale janë shfaqur fenomene antihumane, dukuri të dhimbëshme, që kanë shkakëtuar tragjedi dhe brenga shoqërore dhe familiare, ashtu siç thotë
vargu i poetit si dënime nga ata : ”Që kanë
vrarë e kanë prerë/ Pa
gjyq, pa fjalë, pa pasur faj”
Dukuri të tilla kanë ndodhur
në shekuj, para Krishtit, pas Krishtit , e deri
në ditët tona.
Le të kujtojmë nga historia botërore Galileo
Galilenë dhe Xhordano Brunon, Ana Frankun dhe kampet shfarosese të nazitëve hitlerianë,
si dhe mijera viktima qe humben jetën , kur u shemben Kullat Binjake me 11
Shtator 2001, në New York, prej akteve terroriste.
Po kështu na vijnë në mendje nga
jeta në vendin tonë, vrasjet e mësuesve
martirë, si Pandeli Sotiri, Papa Kristo Nëgovani, e Petro Nini Luarasi, vrasjet e liberatorëve të
shquar si Luigj Gurakuqi e Bajram Curri, martirët e masakrës së 4 Shkurtit 1944, po ashtu vrasja
e viktimave me rastin e ”hedhjes së bombës”
në Ambasadën Sovjetike në fillim të vitëve
`50, po kështu dënimet e rënda për inxhinierët e pasionuar të naftës Koço
Plaku, Petraq Xhaçka dhe Enriko Veizi, të gjykuar në gjyqe me dyer të mbyllura,
vrasjet e dëshmorëve të demokracisë në
Shkodër me 2 Prill, 1991, si edhe vrasja
e maskrës më 21 Jannar 2011 në Tiranë, që janë të
gjitha ashtu si si i përshkruan
Poeti vrasje “Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj”.
Merret vesh se të
gjitha këto ngjarje tragjike kanë ndodhur
në kohën pas Krishtit. Po pamja
e Krishtit në vjershën e Naimit si edhe
fjalët e poetit për të na bëjnë të kujtojmë
episode të tilla të ndodhura në kohëra të ndryshme midis njerëzve, si padrejtësi mizore, ashtu si i përfytyron
poeti: ”Fytyra jotë më tregon …të këqijat e njerëzisë” dhe më pastaj , po në këtë
vjershë: “…kjo fytyrë është pasqyrë /Dhe
na rrëfen/ Gjithë ç` ka hequr njeriu i mjerë/
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.”
Personifikimi
dhe portretizimi i Jezu Krishtit si njeri
real , futja e tij midis njerëzve shpreh edhe nderimin që kishtë Naimi për njerinë:
Faltore kemi njerinë,
Atje gjejmë edhe Perëndinë. Ai besontë dhe kishtë bindjen se: “
Përmes figurës së Krishtit poeti përpiqet të japë pamjen e njeriut të mirë, që i do njerëzit dhe vuan për njerëzinë,
prandaj ai i thotë figurës së Krishtit:
Ti u përpoqe për
njerëzinë,
Dhe dashurinë e bëre besë/
Njeriut i vure nom miqësinë,
Që kur të lind
gjer sa të vdesë.
Duke medituar para Krishtit, me anë të
vargjeve të tij, autori do të hedh dritë rreth përsosmërisë së figurës së njeriut.
”Problemi qenësor i filozofisë së Naim Frashërit është krijimi i njeriut etik;
ai kërkon që çdo njeri, pavarësisht prej fesë, të jetë i kompletuar moralisht”.[1]
Poezia “Përpara Krishtit” si gjithë vepra e Naim Frahërit , përshkohet
nga një humanizëm i thellë. I ndikuar
prej iluminizmit francez, si edhe nga romantika e Viktor Hugoit, poeti Naim Frashëri
i shikon me dhembshuri njerëzit në përgjithësi dhe të varferit në veçanti., siç e verejmë me së
miri të poezia “Varfëria”.
Siç shihet gjithë vepra e Naim Frashërit përshkohet nga një humanizëm i madh; në çdo varg të tij ndihet
prania e njeriut zemërgjerë e të ndijshëm.
Keshtu edhe të poezia “Përpara
Krishtit” gjejmë një dhembshuri të jashtëzakonshme për njeriun.
Me Krishtin e” Luleve të Verës”, siç e thamë edhe më sipër, më tëpër se hyjninë Naim Frashëri përsonifikon
njeriun e sakrificës, martirin e drejtësisë, të toloerancës, dhe të urtësisë; shikon mendimtarin human, që është
i gatshëm të flijohet për të mirën e
njeriut dhe përparimin e tij. Ketë kuptim kanë këto vargje:
”Zot ti ke vuar,
Edhe s`ke pushuar, Nga
njeriu hoqe,
Për të u përpoqe.
Këto vargje të kujtojnë simbolikën e “Qiririt”, që aludon vetë poetin:
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar.
Që t`u jap
pakëz dritë Natën
t`ua bëj dite.
Për analogji duhet nënvizuar se është po
ajo simbolikë e vetëflijimit edhe te poezija tjetër alegorike “Fyelli”, ku poeti vuan, rënkon e mallëngjehet për brengat e njerëzisë:
Kraharor e kam çpuar,
E kam bërë vrima- vrima
Dhe kam qar` e
kam renkuar
Me mijëra psherëtima.
I përmendëm
këto dy motive alegorike të poetikës së Naim Frashërit për të sqaruar edhe më
shumë me anë të anologjisë përkushtimin
e madh të poetit , angazhimin e tij shpirtëror,
mendor dhe fizik për Shqipërinë, kombin shqiptar dhe gjuhën shqipe.
Të poezia
“Përpara Krishtit” si edhe në disa poezi të tjera lirike , N. Frsashëri përjeton thellë ndjenjën e flijimit si një Krisht në miniaturë. Pra , te
Krishti i “Luleve të Verës”, te sakrifikimi i tij, duhet të shikojmë, përzjerë me të, edhe autorin, poetin që me veprën
dhe fjalën e tij ishte bërë ashtu Apostulli i shqiptarizmes.
Dhe së fundi, si konklusion, themi
se gjithë poezia “ Përpara Krishtit”, është shkruar me
frymëzim dhe duhet parë e vlerësuar si pjesë përbërse e veprës së Naim Frashërit. Kjo poezi mbyllet në
pajtim me frymën panteiste të poetit:
Për këtë fjalë
Të qofsha falë, Se njerëzia
Ësht’ Perëndia/
Pra fuqia hyjnore, ”zjarri i dashurisë qiellore” është kudo dhe gjithë qenia
njerëzore është përzjerë me të, ashtu siç meditonte poeti në filozofinë e tij.
Në përmbyllje të kësaj esseje, do të doja
t’i kujtoja lexuesit, se poeti Naim Frashëri, edhe pse musliman i sektit
Bektashi, në librin “Lulet e Verës”,
para se të shkruante për Abas Alinë, shkruan për Jezu Krishtin poezinë “Përpara
Krishtit”. Dhe ajo që duhet ritheksuar është
humanizmi dhe dhembshuria e poetit për atë, kur ai Krishtin e zbret në tokë dhe fytyrën e tij të vuajtur e quan pasqyrë për njerzimin, ku ne duhet
,pa përjashtim, të shikojme veten me te mirat, po edhe me mëkatet tona. Sepse, si thotë poeti “Edhe
ëngjëlli dhe djalli,
Janë Brenda tek i gjalli.” Krishti
i Naim Frashërit ashtu predikon paqen dhe jo konfliktimin midis njezëve; Ai
lutet për mirëkuptimin, urtësinë dhe
dashurinë midis nesh
Nga poezia “Përpara Krishtit” duhet të marrim mësim dhe shembull të gjithë
lexuesit për tolerancë, po kështu edhe klerikët e perkushtuar ndaj fjalës së
Zotit. Duke shkruar këto radhë pr poezinë
“Përpara Krishtit” të Poetit tone kombëtar, më erdhën në mendje veprimet
e dhunshme të disa prifërinjve në Përmet[2].
Veprime, të cilat ngriheshin forcërisht
kundër vendimit të Gjukatës së Lartë të Shtetit Shqiptar.
Shenoj se ky veprim i forcës nuk është
aspak në përputhje me mësimet paqësore te Jezu Krishtit. Sa larg janë këta
priftërinj nga filozofia paqësore e Krishtit. Ky shembull violence bie ndesh jo vetëm me mësimet
paqësore të Krishtit, po edhe me filozofinë e poezisë së Apostullit të
Shqiptarzmës, Naim Frashërit, që dëshironte
aq shumë unitetin kombëtar, kur shkruante:”Fet’
e bsët t’i kemi,/
“Gjithë ç’jemi
Shqipëtarë,
Jemi një fis e një
farë
Kemi të tërë një shpresë,
Një gjak, një
gjuhë, një besë,
Besë kemi Perëndinë
Dhe ligj vëllazërine.
Ja pra kuptoet edhe nga këto vargje se kush predikon vëllazërine
dhe cilet mbjellin grindjen dhe perçarjen.