Kulturë
Ilir Muharremi: Mbi ekzistencën
E merkure, 14.08.2013, 08:27 PM
Mbi ekzistencën
Nga Dr. Ilir Muharremi
Në këtë
jetë nuk pretendoj të jem më i miri. Jam i dëshpëruari. E panjohura të ngrit në
piedestal. Jam një i ngopur i lozur me tërë atë që e njoh. E shtrydh veten, por
nuk e njoh. Nuk përpiqem ta njoh, madje as kam nevojë ta njoh. Unë i
pazgjedhuri, por në kontakt me jetën e njoh atë që dua të njoh, diçka tjetër
vendos në vend të vetes. Pse, kush jam unë? Ai që duhet, duhet të mendojë. Ajo
vendos. Ndoshta femërore udhëheqëse, por prapë vendos, e jeta ecën. Shkruaj
sikurse në esenë e mëparshme. Trokitjet vazhdojnë, çdo gjë rrokulliset. Unë i
penduar me jetën, me vdekjen që do të vijë, por duhet të vijë, nëse nuk do të
vijë çfarë kuptimi do të kishte? Sikurse iluzioni i fundit i pakuptimtë, i
pavëmendshëm. Në fëmijëri kuptojmë atë që duam, jo atë që është, por nëse është
çfarë duhet të jetë. Asnjë kuptim, as drejtësi, jeta vazhdon, duhet të
vazhdojmë edhe në melodinë e fundit. Askush nuk e kupton Modiljanin, Pikason,
Van Goghun, por jeta vendos. Ajo që duhet është. Ne jemi, endemi si të
pakuptimtë, si gjenetikë, trashëgimi. Çdo gjë që endet është pengesë për të
vazhduar. Vazhdojmë, individualitete dhe prapë jemi, duhet të jemi, një
ekzistencë e pakuptimtë. Asnjëherë nuk jemi në dijeni për atë që loz me ne,
megjithatë e pranojmë, ani pse jo pse na shoqëron. E jashtmja nuk na pengon, ekstraverzja,
ndikimi ynë. Pa psikologji jemi individualistë. Erdhëm kështu e prapë jemi. Ani
pse duhet të jemi. Asgjë e keqe në këtë tokë. Kuptojmë çfarë duhet të kuptojmë,
çfarë na pëlqen për timpane të edukimit. Edukimi si pranim për ne. E jashtmja
në shoqëri me të brendshmen. Pse vazhdoj nën pengesën e gjërave. I luftuari, i
sfiduari jam. Vazhdoj të marr frymë, të jap atë që marr. Pa borxhe kjo tokë,
kjo jetë. Nuk e di fundin, ndoshta fundi është në pikënisje. Halucinacione,
fantazi për t’u shprehur diku, për t’u kuptuar, ose çfarë përfiton nëse
kuptohesh? Beson, je i sfiduar, por ajo vazhdon të të mundojë, ajo
mospikënisja, mospërgjigja. Por vazhdon, duhet të vazhdojë. Gjithmonë dehemi
për të harruar, për ta sforcuar realitetin në mendim, por është e kotë. Vjen
sipas dëshirës individuale dhe na bën individualistë. S’ka gjë. Pranojmë si
servilë të jetë ekzistenca, prapë pa njohuri. Vazhdon të na godasë pamëshirshëm
në qelizë, në pore, në ekzistencë. Dhimbja. Ajo na bën poet. I përkulemi nëse
duhet të vazhdojmë, të përfitojmë. Krejt përfitim individual për t’u shumëzuar
në bashkësi. Nuk jemi filozofë: Aristotel, Kamy, Sarter,,, Jemi vetëm vëmendje
e Anshtajnit të çuditur në këtë botë. Ajo ndodh, ne e kuptojmë nëse duam. Por,
shpesh nuk e duam dhe jetojmë. Pa kuptim.