E enjte, 21.11.2024, 10:50 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Panoramë e poezisë rome

E hene, 19.05.2008, 09:05 PM


Kadri Mani
Zgjodhi dhe përktheu z. Kadri Mani

 

PANORAMË E POEZISË ROME

 

 

NJË SHËTI VISORESH NGA KRIJUESIT ROMË

 

 

Ismet Jashari

 

 

MIQ, VËLLEZËR E MOTRA

 

Qofshi faqebardhë, të shëndoshë e të gëzuar

Bini violinës, këndoni e vallëzoni

Fjalët tuaja në letër shënoni.

 

Që të mos harrojmë vallet tona

Që të mos harrojmë muzikën tonë

Këngët Rome që në zemër ndezin flakë

Mblidhni dhe në letër shënoni.

 

Mësoni në shkollën Rome

Bëhuni njerëz të mirë prore

Do t’i hapni dyert e zemrës njerëzore.

 

Është turp i madh

Që të humbët kënga rome

Turp i madh është kur fjalën Rome

Ne Romët nuk e dimë.

 

 

Unë jam

 

Unë jam gur

Dru

Shkronjë në letër

Këngë

Diell

Jam shtëpi

Krimb

Shëndet

Gëzim

Lodër fëmijësh

Erë

Mbi dru

Jam ëndërr

E romëve

Bukë e përditshme

Për të uriturit

Ikje për të pafatët

Krejt jam unë

Çka ka qenë

Jam unë

Çka s’ka qenë

 

 

Rajko Gjuriqi

 

 

HËNA

 

Hëna po qeshet

E ne

Rrotull zjarrit

Rënkojmë.

 

Dënesjet shpërthejnë

Qeshja fashitet

Qielli eron në rënkime

Ne në qeshe

 

Nëse Hëna qorrohet

Nëse ne rishikojmë

Kush do të flasë?

 

Ku do të takohemi

Flatrat e rënkimit

Dhe flatrat e qeshjes.

 

 

Pa shtetësi pa varr

 

O-o-o kuku për mua përjetë

O-o-o ah babi im

Ti pa varr

Unë pa shtëpi

Që erës i jemi në pengesë

E botës në barrë

Ku të shkojmë

Deri kur?

 

O-o-o ah, nënë e dashur

Në cilin gur të qëndroj

Prej nga të thërras

Kur na bëhet se

Qielli na është mbyllur

Toka e shkretë pa askënd.

 

Ku të shkojmë

Deri kur?

 

Kush do të bie më afër

Kush do të bie më larg

Nëpër rrugët pa cak të ekzistencës.

 

 

Meteo Maksimov

 

 

NËPËR RRUGËT E BOTËS

 

 

Nëpër rrugët e botës

Miliona e miliona

Marshojnë duke u dridhur

Familje të uritura

Të uritura për çdo gjë

Për bukë e për kripë

Dashuri e miqësi

Liri e mirëkuptim

Milionë e milionë Romë

Me kuaj të sëmurë

Fëmijët e zbathur

Gra që shtien fall mbi pëllëmbë

Dhe kërkojnë ushqimin e vet

Nëpër rrugët e botës.

 

 

Osman Berisha

 

 

Cergare

 

 

Ti, cergare, bukuroshe e zezë

Kur i gjezdise të gjitha anët e botës

Përse erdhe në fshatin tim

Dhe e ndeze zjarrin

Dhe më lejove të nxehem

 

Zjarr të madh ndeze

Më të madh se zjarrin e syve tu

Krejt po digjet

Nga flaka e buzëve tua

 

Mbush një enë me ujë

E nxehe me flakën e syve

Dhe ujite zemrën time

Që pas teje po digjet

 

 

Ali Krasniqi

 

 

Jeta ime

 

 

Gëzimi më ka rrëshqitur nëpër shtëpi

Me çati prej kashte

As dyer as dritare

Në shtëpinë time

Po lozim symbyllazi

Gëzimi im dhe unë

 

Sillën e kollofit darka

Darka sillën kollofit

Unë qaj

Gëzimi im drekon

Gëzimi im qan nëse unë drekoj

 

Kur arrin dimri

Dhe erërat fishkëllejnë

Shtëpia ime dridhet

Derisa borërat e lajnë

Unë dhe gëzimi im qajmë

Që gjumin ta ndjellim.

 

 

Memet Saqipi

 

 

*          *          *

 

Mençuritë krijuan

Koka të mençura

Dhe duar të vyeshme

Që të mbahen në mend

Emrat e tyre të lavdishëm

 

 

Ali Jashari

 

 

Ti

 

 

Ti je hënë

Në duart e mia

Në sytë e mi

Në buzët

 

Ti je lule

Midis lulesh

Që lulëzon

Në kopshtin tim

Ti je rrëfim i  fshehur

Në mendimet e zemrës time

 

 

Xhevat Gashi

 

 

*          *          *

 

Thuaji të dashurës time

Loz e fatlume

Fluturo me erën

Përjetësisht

Zjarri, uji, dielli dhe njeriu

Jeta lind aty këtu

Aty diku, në kozmos.

 

 

Dr. Xhemajl Zhivolli

 

 

Nganjëherë

 

 

Nganjëherë

Lindja e vdekja

Sy më sy takohen dhe

Në faqe puthen

 

Nganjëherë

Dita dhe nata

Të ngjashme janë me lindjen e vdekjen

Nata e lind foshnjën

E dita vdekjen lehonës

 

Nganjëherë është

Jeta pa kuptim

I lë pashpresë nëntë karajfile

Për kuptimin e fytyrës

Besimit e jetës

 

Përsëri për fillesë lind dëshira

 

Pas vuajtjes

Pa parësisë

Jeta përsëri

Shpejton binarëve

Të së vërtetës

 

 

Feta Arifi

 

 

Vashës rome

 

 

Ti, vashë syzezë

E cila kalon

Rrugët e pluhurosura

Të botës

Ta dhuroj

Dashurinë e nënës të cergës rome

Ti, që në vete bart

Njëmijë e pesëqind vera

Ti, e cila e ke ruajtur

Gjuhën në parzma

Bukurinë

Dashurinë rome

Të dua

Si lulen e Shëngjergjit

Si diellin e pranverës

Vashë e bija e cergës rome

 

 

Xhevdet Hamza

 

 

Natyra

 

 

Natyra

Na i ka dhuruar sytë.

Loja. A na i ka falë yjet?

Po shohim.

Po  shihni.

Ne nuk mërzitemi për ta,

E ato për ne?

 

Ja ku janë!

Në të kaltrën pafundësi

Në heshtjen shurdhuese,

Në flakën e amshimit,

Në fushën e pafund e të paskajshme.

Dhe asaj i them thellësi!

Dhe asaj gjerësi!

 

Yje janë sytë

Për çudi! Ne jemi yje.

Kemi sytë.

 

 

Feride Jashari

 

 

A mundem

 

 

A mund të jem lumë i ftohtë

Që këmbëzbathur nëpër të shkelësh

A mund të jem bar i malit,

Që nëpër të të flesh,

A mund të jem gjeth i thatë,

A mund të jem e para,

Lule pranvere,

Besomë,

Siguromë,

Në zemër më mbaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora