Kulturë
Përparim Hysi: Albumi i korrikut
E diele, 28.07.2013, 09:35 AM
Albumi i korrikut
( poezi)
Nga
Përparim Hysi
1. NJë
natë korriku
Një natë
korriku, një natë behari
Ç'e
gdhiva jashtë, unë, mallpashuari
Dhe nuk
qeshë vetëm, po isha me miken
Atë natë
korriku: puth e puth ashiken.
Eh, se
ç'natë korriku! Një natë me hënë
Ç't'ju
tregoj ashiku? Me miken seç bëmë
Unë u
ndeza zjarr si një furr kamine
Mikja
mbushur mall, u "shkoq" si thërrime !
Shtrirë
qemë tek fiku, për shtrojë një qilim
Atë natë
korriku veç zjarr edhe tym!
Vitet
ikën,,, ikën, por nata s'harrohet
Kujtimi
nuk ikën, vjen edhe kujtohet.
Unë tani
jam gjysh dhe ajo është gjyshe
Por pa si
e qysh ( s'ka si ndodh ndryshe)
Si mund
të harroj seç ndodhi tek fiku
Atë natë
behari... atë natë korriku.
2. Rozeta
Si panjë
që harbon prillit
Të pashë
një ditë korriku
Të pashë
dhe mua, bandillit,
Nga ti
mëndja më iku.
Ma mori
mëndjen syri
( Seç sy
i madh, me bisht !)
Ai sy
krejt më lëbyri
Më
"hëngri" egërsisht.
Buzëqeshe
për emrin kur të pyeta
(Buzqeshe,
por unë gati "ngriva")
Më the: -
Më quajnë Rozeta
( Dhe
sytë m'i ngule shtiza)
The: -
Jam nga Elbasani
Buza u
hap si një gonxhe
Mëdysh
m'u nda xhani
Për ty,
moj bukuroshe!
Bashkë
qemë vullnetarë
Në
hekurdhën Elbasan-Krastë
Dhe zë i
kujtoj me mall
Atë kohë
të bukur ! Atë çast!
Qe
korriku i vitit 1958
Kur
ngrihej kjo hekurudhë
Një ditë,
unë e ti, moj Rozetë,
U
"vodhëm", u futëm në një udhë.
Një
udhëzë që shpinte tek ullishta
Diku-diku
në Godolesh *
Ah,sikur
prapë atje të isha !
Të
djeshmen, vallë mund ta kthesh?!
Se nuk
doja, nuk doja asgjë tjetër
Vetëm të
kthehej ajo kohë
Sado që
jam tani i vjetër
Nga malli
zë dhe regëtij "oh!"
Të gjej
udhëzën nga u "vodha"
Atë ditë
me të bukurën Rozetë
Nga
vegimet krejt u lodha
Pse
s'kthehesh, o viti 1958 ?!!!
3.
Duket,duket dashuria
Duket,duket
dashuria
Je tek
duket: mu në sy !
Sado
ardhur pleqëria
Por është
si prushi nën hi.
Sytë
mundohen që ta fshehin
Por është
mundim i kotë
Me shoshë
s'e zë dot diellin
Dritë e
diellit është e fortë.
Kështu
ndodh me dashurinë
Kjo
lexohet mu në sy
Në tundon
dhe pleqërinë,
Nuk ke
faj... dhe jam me ty.
*
Godolesh- fshat në Elbasan
Korrik
2009- 2013