Kulturë
Shefqet Sulmina: Mighi
E marte, 23.07.2013, 06:35 PM
Mighi
Tregim
nga Shefqet Sulmina
Mighi
është një vajzë e re rreth të njëzetekatërta, them kështu sepse ajo nuk do të
m'i tregoj vitet. As unë nuk ja kam treguar vitet e mia. Kur unë e pyes se sa
vite ke, ajo më pyet për të miat, por edhe unë nuk ia tregoj as asaj dhe as
juve. Një gjë është e qartë se unë kam filluar të thinjem nga flokët, por jo
nga zemra. Mighi vjen nga Hungaria është bufetierë dhe përgjegjëse e një
hoteli. Ka sy të kaltër si qielli dhe deti. Flokë të verdhë që kalojnë edhe
supet e brishtë të saj, të cilëve, herë pas here u jep një të krehur dore, një
gjoks të bukur që të duket se merr frymë, dy këmbë të bardha e të gjata nën minifund.
Bën ca lëvizje të shpejta të duarve dhe pothuaj nuk ja ndjenë hapat kur vjen e
të pyet se ç'dëshiron të marrësh. Është një çapkëne që t'ia këpusësh kokën dhe
ta fusësh ja këtu në zemër. Me atë fytyrën e rrumbullakët si një trëndafil në
shkopsitje...Përshkrimi për Mighin nuk do të kishte fund. Në qafën e bukur të
saj shkëlqen një varëse floriri me shenjen e shigjetarit. Edhe ajo ka lindur në
dhjetor si unë. Nëse doni tu tregoj diçka, unë vërtetë do tua tregojë, por me
një kusht të mos e bëni fjalë me të tjerët. Nuk është puna se unë kam frikë,
por nëse ju do të më kuptonit...janë ca gjëra që nuk duhen thënë. Ju e quani
turp, ose marrëzi. Pikë vështrimi juaj!. Njeriu nuk është përgjegjës se çfarë
ndjen, po çfarë bënë me atë që ndjen. Atë vërsën e floririt që Mighit i rri aq
bukur, ja bleva unë këtë dhjetor. Ju do të thoni se unë kam rënë në dashuri me
një vajzë. Ç'të keqe ka? Ju do të më pyesni se nëse i kam dhënë edhe lule.
Unë nuk e
kam pyetur dhe nuk kam ndërmend ta pyes.
-Mighi,
sa kushton një filxhan kafeje?
-Si
gjithmonë, hiq buzëqeshjen(ajo shkel syrin) dhe këtë që të kthej unë, një euro.
-Atëherë,
ma bëjë në dorë(pa filxhan).
Ajo bën
shaka duke më zgjatur duart e njoma.
Si do ta
merrja me mend se Mighi do të bënte incident?!
-Përgatitmë
një gotë birrë dhe dy "tramezini" apo ke diçka tjetër...se po vi.
-Ku
je?-më pyet.
-Jam në
Yllin Polar.
-Po zbret
drejt Arushës së Vogël, apo asaj të madhe.
-Po vi
drejt teje.
-D.m.th...?
-Në
Verona.
Ajo
llogarit kohen që më duhet dhe kur mbërrij m'i ka përgatitur. Në punën time më
ndodh që të kem të bëjë me mjaftë tipe njerëzish sepse është punë e tillë, ku
në incidente, mund të pleksën vari kategorie njerëzish. Si përfundim unë duhet
të ngarkoj makinën tënde ta shpie ku do ta shpiesh ti dhe kudo të shkosh edhe
ti, në hotel apo në shtëpi, ose telefono taksi. Ndodh shumë herë që njerëzit
janë të tepër të sjellshëm dhe ta shpërblejnë përveç rrogës që merr nga
ndërmarrja, të japin bakshish. Edhe unë nga mirësjellja e të tjerëve hoqa pakë
para për të bërë një dhuratë për Mighin. Ka edhe klientë të tjerë si p.sh ca
vajza apo gra që të ftojnë për të dhënë kafe në shtëpinë e tyre. Po ka dhe nga
ato që nuk e dinë ku të shkojnë pasi nga pija e tepërt në diskotekë e kanë
humbur krejt ekuilibrin. Kjo mbetet e gjitha se çfarë do të bësh ti, që
gjithçka të mbarojë më së miri. Dhe të them të drejtën dike unë e çojë të
Mighi. Ku ta shpie? Në fillim Mighi nuk e pati pritur mirë çuarjen e klientëve
të mi në lokalin e saj, por pak nga pake po i pëlqente sepse klientët e mi pasi
kalonte një apo dy ditë nga mbrëmja që kalonin në klubin dhe hotelin e saj, në
një gjendje dhe jo shumë të këndshme, ktheheshin në klientë të saj.
Klubi i
saj binte përballë liqenit. Dy hapa larg tij pushonin mbrëmjeve varkat e lodhur
nga turist të shumtë. Valët e liqenit rrihnin vazhdimisht bregun dhe bënin një
zhurmë të mahnitshme. Përjashta klubit ishin ca tavolina të thjeshta ku mund të
pije lloje të ndryshme pijesh, ose të gjymtoje liqenin duke thithur tymin e
cigares. Herë-pas-here vinte Mighi me minifundin e bukur dhe të pyeste se do të
merrje ndonjë gjë tjetër. Të them të drejtën gjysmën e lekëve që merrja nga
puna e shpenzoja në duart e Mighit. Në fund të muajit i thosha, më ngadalë ti
moj çupë se po m'i shpon xhepat... Ajo merrte dhe më jepte një fërnet mente me
akull që unë e kisha qejf. Madje ndonjëherë pa e porositur fare, merrte dy gota
me fërnet dhe vinte pranë meje.
-Nuk e
dua me akull,-i thosha.
Ajo fuste
gishtat e saj dhe i nxirrte prej gotës.
-Meqenëse
po e pi përzierë me gishtat e tu,- i thosha lërmë ti pi edhe gishtërinjtë e tu.
Po kështu
ndodhtë të bëja shaka me kafenë kur ajo ma zgjaste për ta pirë. I thosha pije
ti në këtë anë, në anën tjetër do ta pi unë.
-Pse?- më
pyeste ajo.
-Sepse
jemi dy anë të së njëjtës anë.
-Jo, në
mes është banaku.
-Do që ta
kaloj banakun?
Ajo
qeshte dhe pinte paksa nga filxhani.
-Mirë,- i
thosha,- tani do ta paguajmë përgjysmë.
-Pse?
-Sepse e
pimë të dy.
Një ditë
më pyeti se sa vjeç kisha.
-E ke
seriozisht?- Ja ktheva i habitur.
-Po, por
pritë të të sjellë dhe një fërnet tjetër me akull, siç e do ti.
Erdhi.
Kishte mbushur dy gota.
-Po ti
pse s'ma tregon sa vite ke?-i thashë ashtu kot fare.
-Po unë
jam një çupëlinë-dhe rrëkëlleu gotën e saj.
-Edhe...?
-E di ti
që mamaja ime është shumë e bukur?
-E marrë
me mend,- i thashë dhe më erdhi për të qeshur.
-Pse? Pse
qesh?
-Sepse në
anët tona thuhet një shprehje frazeologjike “më mirë e ëma se e bija”. Thuhet,
ashtu kot, shtova, se mendova se ajo do të mërzitej.
-E bukur,
tha, më pëlqen, ja shikoje këtë fotografi, sapo ma ka dërguar me internet.
Në lokal
nuk kishte njerëz. Ishin vetëm valët e liqenit që rrihnin bregun. Peschiera
digjej nga dritat e mbrëmjes dhe në të dy që bënim dialog. Po të na shihte
dikush do të mendonte për një babë e vajzë. Dhe ishte e vërtetë.
-Unë i
kam folur asaj,- tha ajo dhe rrëkëlleu prapë gotën e fërnetit.
E
rrëkëlleva dhe unë gotën time duke pritur se ç'do të thoshte Mighi që kishte
marrë një të kuqe në fytyrë. Ja mora duart dhe desha t'i thosha: hë, shkundu...
Po ç'të shkundej ajo? Ajo i ngjante asaj molle plotë me kokrra që mjafton të
zgjatësh vetëm dorën.
-Mighi,
unë sonte nuk të kuptojë. Para kësaj gote, ke pirë ndonjë tjetër?
-Po.
Mamaja ime vjen pas një jave. Dhe unë desha t'i bëja një surprizë. Desha të të
prezantoja ty, pasi ajo kur vjen nuk di ç'farë të bëjë, pasi këtu ndjehet tepër
e huaj. Aq e huaj,- vazhdoi ajo,- sa nuk rri gjatë, por kërkon të kthehet prapë
në Budapest. Por mua më pëlqen që ajo të rrijë këtu me mua. Mamaja ime dhe
babai im nuk rrinë bashkë sepse kanë vite që janë ndarë.
-Po unë
jam i martuar. Kam grua...
-Po tani
që rri e pi me mua, nuk ke grua?
-Po, por
bashkë jemi kuptuar. Ti je një Xhakondë e gjallë për mua, ... je edhe vajza
ime.
-...Që
çdo të thotë për ty?
-Schweps.
-Ah, pija
angleze! Edhe mua më pëlqen.
-Kur
Vjenë mamaja jote?
Ajo më pa
në sy sikur të më njihte prej njëqind vjetësh. Nuk dija si t'i merrja ata sy.
T'i merrja për të bukur, ishin, nuk është se nuk ishin, por më dukej e tepërt.
T'i merrja për sytë e vajzës sime... Nuk e di. Unë rrëkëlleva fërnetin, të
njëjtën gjë bëri dhe ajo. Vura re se sytë e saj qenë shndërruar në pyetës të
çuditshëm.
-Mighi,
po kur vjen nëna jote më the?
-Të
thashë, pas një jave,- tha ajo.
-Mirë,- i
thashë,- pas një jave takohemi dhe flasim.
-Po unë
dua ta di,- më tha ajo.
-Mighi!
Mua më pëlqen ti, paçka se nuk të kam treguar për vitet.
-Prandaj
thashë se mamaja ime është e bukur.
-Mighi,
ti po kërkon burrë për mamanë, apo po kërkon babanë?
-Nuk e
di,- tha ajo,- ndofta schweps,- dhe u ngritë duke marrë brenda lokalit.
Unë mbeta
në tavolinë i vetëm. Më erdhën ndërmend shakatë e bukura më te pa asnjë adresë
kuptimi. Edhe ne burrat jemi të mundur nganjëherë përball çdo femre sa kot se
koti përzien vitet. Valët vazhdonin të rrihnin brigjet dhe Peschiera digjej
prapë me dritat e saj. Dukej se asgjë nuk flinte, jo vetëm unë që bëja roje për
rrugët e saj, por çdo gjë tjetër që ekzistonte dhe frymonte përreth.
Para se
të mbushej java më njoftuan për një aksident dhjetë kilometra nga Peschiera.
Shkova për të bërë punën time, por ç'të shihja ishte makina e Mighit. Më vinte
të shkulja flokët me dorë dhe vrapova drejtë makinës së saj duke mallkuar
aksidentin. Ndërkohë po mbërrinte edhe autoambulanca. Shkova dhe përpiqesha të
hapja portën e shtrembëruar. Nga brenda sytë e saj që më thoshin "Mamaja
ime është e bukur". Pas gjithë atyre stërmundimesh e rehatuam Mighin në
ambulancë. Unë ngarkova makinën e saj mbi kamion dhe pasi e shkarkova për skrap
u ktheva në spital.
-Ke
ngatërruar adresë,- më tha Mighi,- mamaja ime më pret në Verona.
Mora
rrugën për në aeroportin e Veronës duke u përpjekur të kujtoja fotografinë e
nënës së Mighit.
Dhe pashë
se mamaja e Mighit mu duk se ishte Mighi vetë.