Kulturë
Xhevahir Cirongu: Nuri Jaupllari - mjeshtër i ngjyrave...
E hene, 22.07.2013, 06:50 PM
Piktori Nuri Jaupllari,- mjeshtër i penelit dhe i ngjyrave jetësore
Nga Xhevahir Cirongu
Janë të
shumtë vizitorët në këto ditë të nxehta korriku te galeria e piktorit të talentuar
Nuri Jaupllari. Aty vizitorët e të gjithë grupmoshave ndalojnë për të marrë pak
freskinë e ngjyrave të pikturave që janë të shumëllojshme e të bëjnë për vete
që me shikimin e parë. Në gamën e pikturave vizitori gjen vetveten dhe
shpërthen e bëhet një me ngjyrat plot kolor që fillon nga portreti gjer te
kompozimet e pikturave abstrakte,peizazhe,etj.Galeria e këtij piktori Skraparas
gjendet afër detit në lagjen 13 Plazh të qytetit bregdetar të Durrësit. Më
konkretisht te hotel ‘’Antalia’’,ku piktori Nuri Jaupllari ka mbi 8 vite që
punon e krijon në atë galeri. Janë të shumta ekspozitat që ka hapur Nuriu, jo
vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Këto ditë piktori Nuri Jaupllari
merr edhe vlersime për punimet e tija në shkallë ndërkombëtare në fushën e pikturës,
pikërisht nga Akademia e Arteve Evropiane.
Edhe
ftesat e këto ditëve për të merrë pjesë në ekspozitat më 22 korrik në Belgjikë,
e në vjeshtë në Gjenevë e Milano,janë një dëshmi vlersuese për talentin që ka
ky piktor me përmasa tashmë ndërkombëtare.
Më poshtë po paraqesim disa piktura nga ky piktor që janë kompozuar kohët e fundit.