E shtune, 21.12.2024, 01:53 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Paralajmërim

E merkure, 17.07.2013, 07:45 PM


PARALAJMËRIM

 

Nga Zeqir Lushaj

 

-Ruaju! Është egërsimi i çast-ngordhjes!!

 

1.

Sot, (si kurrë ngamot),

Politikanët tanë pluralistë,

Të çakërdisë e bitisë,

I ndrrojnë kostumet,

(Me falni, për shprehjen),

“Si kurva brekët!”,

…5-6  herë në ditë.

 

Nga:

- Ai/ajo/ata/ato…,

Që sot ,

Kanë më shumë kollare,

Sesa dje, bullica, dele a dhi…,

Në ofisin e shtetit,

Të mos presim prokopi.

 

2.

…,Por, dikur,

Ai/ajo/ata/ato…

Fukaraja…,

(Që mbetet mazhorancë)

Se, ç’farë e si duhet,

Ka për ta mësue,

Dhe…, ka për të veprue.

 

…!

Do t’ua shembi kështjellën,

Brenda për t’ju mbytë,

Do t’ua shtërngojë litarin,

T’ju kapsolliten sytë.

 

3.

Delni e klithni me të madhe:

-…Hej, Ti-Komunist!

Po deshet, thoni edhe:

-…Kamikaz!

 

“Vetëm zullumi, këputet nga trashja”,

Na mëson jashtëpartiaku-popull,

Që shëmb korrupsionet me tallaz.

./.

-Nj, USA, Nata e Vitit të Ri 2012-

 

(Nga libri “Rrokada…politike”)



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora