Udhëpërshkrim
Luan Kalana: Në sytë e të ardhmes
E diele, 14.07.2013, 05:44 PM
NE SYTE
E TE ARDHMES ...
Nga Luan
Kalana
Do t'ju
rëfej për një udhëtim pas pesëmbëdhjetëdhjetë vitesh në Shqipëri, pra fantastik,
si e ëndërroj Devollin e Shqipërisë, para se të shkoj atje...
Në
udhëtimin tim më shoqëron një djalë me tipare burrërore dhe i pashëm, kushëriri
im më i dashur, por më i madh se unë, Dorisi, që jeton në Amerikë dhe njihemi
qysh kur ishim të vegjël. Ai do të jetë një shkencëtar i ri shqiptaro-amerikan,
asistent profesor në Universitetin e
Unë vij e
ftuar nga organizatorët e shfaqjes "Miss Albania", si prezantuese
bashkë me një regjisor të ri italian me origjinë arbëreshe, pasi jam "Miss
Florida" dhe "Miss Running Up” në Miss Amerika", si dhe do të
bëj prezantimin e librit tim të dytë në shqip.
Kisha
hyrë para pesëmbëdhjetë vitesh në Shqipëri që nga Dogana e Kapshticës, sot nje
nyje e mdhe nderkombetare e hyrjes te turisteve te shumte. Por çdo gjë është
krejt ndryshe nga hera e parë. Një pamje dinjitoze, në vend të tabelës së parë,
një obelisk i madh prej mermeri, me një basoreliev me figura e emra, e në majë
me gërma kapitale e drita lexohej
Hyrja në
Bilisht më mahnit me ato ndërtesat e larta rrethuar me
Drejtohemi
për te shëtitorja e qytetit, të shoqëruar nga Dhimitri, ish-student në
Universitetin e Korçës me filialin e tij në Bilisht. Në të djathtë ruhen ende
pallatet e ndërtesat e vjetra, por janë suvatuar me ngjyra të çelura, në
sheshin në mes të qytetit mbizotëron një shatërvan i madh i rrethuar me
skulptura, pamje që na bën të ndalemi për disa minuta për t’i parë më nga afër:
skulptura njerëzish, nxënës me libra në duar, gra e vajza me kapela kashte, karakteristike
për bujkeshat devollesha e burra me vegla bujqësore e ndërtimore.
Në të
majtë të shëtitores, lulishtja e dikurshme me disa lokale të thjeshtë, është
shndërruar në një park të madh e të gjelbër me drurë dekorative, shelgje lotues
e me trëndafila të shumtë. Zbret në të si në dy kate, e në mes zbulohet një
park i bukur lodrash për fëmijë, me të gjitha llojet e nga më bashkëkohoret.
Ndjen një kënaqësi shpirtërore po të shëtisësh në të, mbushur plot me familjarë
e me fëmijët e tyre, gjithandej skulptura të bukura, me stola për shlodhje dhe
një liqen i vogël artificial, me peshq dekorativë, me
Më poshtë,
nja një km larg ku merr kthesën e fillon e zgjerohet lumi Devoll, është një
liqen i madh artificial që shtrihet deri te ura e Hoçishtit, me një digë të
madhe përpara, duke krijuar një plazh modern me të gjitha komoditetet me rërë
lumi. Në verë ky plazh mbushet plot nga banorët, të tjerë shkojnë te plazhi i
liqenit të Prespës së Vogël në Shyec e Buzëliqenas.
Kohën e
kemi të programuar, prandaj i lutemi Dhimitrit që të na çojë nga pak tek të
gjitha.Ndalemi para një ndërtese të bukur, radio-televizioni lokal
"Devolli". Pasi pijmë nga një kafe për t'u shlodhur, bashkë me
drejtuesit e televizionit futemi në studiot e tij. Në një sallë të madhe me
njerëz të moshave të ndryshme, bëj prezantimin e librit dhe emocionohem pa masë
me ata bilishtarë që janë aq miqësorë sikur të më njihnin prej vitesh, ndërsa
Dorisi jep një intervistë për më të rejat e shkencës.
Diku në
të djathtë, ku dikur ishte gjimnazi i vjetër, ngrihet një pallat pesëkatësh me
kolona të stilit panteon, i ndërtuar nga mjeshtrat devollinj me gurë të
skalitur nga ata të Malit të Thatë, ndërsa në fasadë lexohet me gërma kapitale
"DRITEROI I DEVOLLIT". Brenda ka biblotekën, sallën e shfaqjeve, një
kinema, sallone për ekpozitat me prodhime
bujqësore, blegtorale dhe artistike, që të gjitha për eksport, pavionin
e muzeut historik dhe muzeun-ekspozitë të poetit Dritëro Agolli.
Në dalje
të qytetit janë korpuset e universitetit, si dhe stadiumi i qytetit një pamje
madhështore, i rikonstruktuar e gjysmë i mbuluar.Kthehemi nga unaza e re e
moderne. Në të dy anët e saj ndërtesa me emra nga trevat vendase dhe europiane,
të vendosura me simetri të përsosur, ku janë punësuar shumica e banorëve të
qytetit dhe fshatrave përreth. Me shumë
entusiazëm Dhimitri na thotë se të gjitha prodhimet e tyre shkojnë për
eksport, që nga fabrikat ushqimore që shohnim e deri te kompleksi i madh ku
është vendosur rrobaqësia, dikur një punishte e vogel sezionale, tani me një
prodhim vjetor për eksport të peliçeve, xhupave, gunave, rrobave të plazhit.
Duke
marrë rrugën për në Tren, vëmë re se Bitincka është bashkuar me qytetin e
Bilishtit dhe është bërë lagje kryesore e tij. Në majë të malit shohim një
kantjer të madh, miniera e hekur-nikelit e riaktivizuar. Na thonë se gjithë
minerali shkon në Korçeë për përpunim. Edhe Treni është bashkuar me Bitinckën
me një gjerdan vilash të bukura që zbresin deri në autostradë. Ndërsa nga e
majta ka plantacione me mollë, të parceluara si një kopësht botanik e në mes
tyre shkon lumi Devoll.
Shkojmë
drejt Trenit, një fshat shumë i madh rrëzë kalasë së Trojanit që i ngjan
qytetit të Beratit. Nuk futemi në fshat, por marrim rrugën për te gryka mes
malesh, gryka e Ujkut, e menjëherë pas kthesës së fortë, na
Pak
metra më tej hapet një pamje magjepse, liqeni
i Prespeës së Vogël, mes malesh, mes dy fshatrash, Shyecit në jug dhe Buzëliqenasit në lindje, një pamje me të
vërtetë piktoreske, e zbukuruar dhe e qëndisur
me dorë nga njeriu, me ato vilat
përreth, me skela druri që futen në ujë, me motorskafet e shumtë që rrotullohen
në liqen. Marrim një prej tyre dhe shëtisim, shkojmë te ajo fuçija dyngjyrëshe,
simboli i flamujve të dy shteteve që i bashkon ky liqen, Shqipërisë e Greqisë.
Hamë drekë në bord nën flladin e liqenit dhe fëshfëritjet e gjetheve të
kallamave e shavareve që përdoren nga vendasit për koce ndërtimi. Kishin gatuar
enkas për ne peshkatarët
Largohemi
të shlodhur e te kënaqur. Dori niset për në Korçë, i ftuar nga studentët e
Universitetit politeknik, kurse bëj një vizitë private në Vishocicë, vendlindja
e mamasë dhe e gjyshërve. Dalim nga qyteti i Bilishtit drejt jugut dhe futemi
në degëzimin e parë në të djathtë, një rrugë dytësore me dy korsi, e ngritur
mbi trasenë e rrugës së vjetër ku lëvizin më shumë atomjete. Poshtë saj një
kantier i madh ndërtimi që zgjatet buzë lumit. Shoqëruesit duken entuziastë dhe
euforikë teksa na flasin për ndërtimin e linjës hekurudhore ndërkombëtare
Shkup-Bilisht-Selanik. Kisha dëgjuar të flitej për të para shumë vitesh e tani
është në përfundim e sipër duke dalë në fshatin Kurilë. Kjo vepër e madhe, duke
përshkuar krahinën e Devollit do të sjellës risi në jetën e banorëve duke
shtuar kontaktet e drejtpërdrejta me Europën.
Rruges do
te benin nje vizite ne fshatin kufitar Trestenik, vendlindja e porfesorit, shkencetarit
shqiparo-japones Dr.P.r.Leonard Barollit, ne shkollen qe kish marre emrin e tij,
e ne oborine saj ishte nje bust i thjeshte i tij, me mbishkrimin:-Ketu ne kete
shkolle ka marre mesimet e para, shkenceatri
Leonard Barolli, dhe bernda saj nje fotoekspozite fotografike nga jeta e
tij, per te na qirasur pastaj dhe me nje luge mjalte, ne kompleksin natyral te
kompanise me te madhe ne vend te
prodhimit te mjaltit, aq e degjuar ne eksport.
Qëndrojmë
në sheshin kryesor të Vishocicës, të këtij fshati rizort i cili ka rilindur.
Pranë sheshit qëndron krenare ishshkolla e fshatit me tre kate, me sheshe
sportive dhe këndin e lojnave, e ngjitur me te kolegji i futbollit, nje rise e
re per kete trevë, nga ku mbarojne shkollen futbolliste profesioniste. Por ajo
që bie në sy, është obelisku i lartë me skulptura të gdhendura dhe një pllakë e
madhe me emrat e mësuesve në breza dhe nxënësit e dalluar të saj. Mbushem me
emocione kur lexoj emra të njohur të nga familja ime dhe nga emigrantët
shqiptarë dhe kam se çfarë t’u them kur të kthehem në Amerikë.
Shkoj
menjëherë te shtëpia e gjyshërve, ku, si një princeshë, ulur në një kolltuk, qëndron
hijerëndë stërgjyshja ime njëqindvjeçare. Çmallem me të, ajo nuk do shumë kohë
të më njohë, pasi ka parë fotografitë e videot që ia dërgojmë shpesh. Kaq
mjafton se nuk më pritet sa të shkoj për t’u freskuar tek burimi i Vishocicës, në
mes të një parku të bukur natyror. Burim e ka emrin, po ka vite që është kthyer
në çezmë dhe mbi të një pllakë ku mund të vërë inicialet cilido që vjen aty për
herë të parë. Të dehur nga ajri i virgjër nxitojmë për te “Sofra e Devollit” në
Dëmbravë të Poloskës, ndërtuar në mes të pyjeve me akacje, blir e pisha. Është
një skenë e rrumbullakët betoni, veshur me pllaka mermeri, e ngritur nga toka
sa një bojë njeriu, një amfiteatër natyror me një skenë që kontrollon gjithçka
përreth. Është kthyer në traditë kulturore dhënia e koncerteve folklorike në
prag të festës popullore të 7 Gushtit duke ftuar edhe grupe shqiptare nga
Kosova, Maqedonia, Greqia, Italia e Turqia. Kur mbërrijmë ne, është duke dhënë
koncert një grup i vogël polifonik nga një fshat shqiptar afër Janinës. Oshëtin
pylli nga kënga e vallja shqiptare.
Më pas do
të udhetojmë në Devollin e sipërme, nëpermjet degezimit te ri te nje autostrade
qe lidhet me shtetin Grek pikes doganare
te Ponçares, ku kalojne atomete e medhaja te transportit. I biem ne mes
siper rafshnaltes të Dembraves, një
plantacion me vreshta e me drure te
llojeve te shumte frutore, deri në lajthi, nëper Kuç, Poloske, Fitore, Dobranj,
në Menkulas, qyteza e vendlindjes te Poetit te madh, e do te qendrojme ne
qytetin e Mirasit per nje kafe, per te shkuar
e pare mrekullite , ne rizortin e Dardhes turistike..Nje dukuri e re
panoramike, krejtesisht e transformuar, kanalizime , nje kantjer i mash sharash,
nje hidrocentaral i vogel ujor ne derdhjen e Devollit , nje kompleks i madh, industria
ushqimore e qepës , e gjitha shkon për eksport e tjera...
Në
mbrëmje kthehemi, e shkojmë në një dasmë në Vishocicë, një festë popullore e të
gjithë banorëve, ku kërcehen vallet karakteristike: devolliçja, pajtushka, elenamomja,
pogonishja, osmantakja, beraçja. Regjistroj me kamerën time dhe befasohem. Më
bëjnë plot dhurata, ndërsa pronari i punishtes artistike të drurit, shumë e
njohur në Vishocicë, më jep shkollën e Vishocicës të gdhendur në dru në
miniaturë për t'ia çuar gjyshit, ish-nxenes dhe ish-mësues i kësaj shkolle.
Te
nesërmen nisemi për në Tiranë. Rrugës, deri sa dolëm nga fusha e bukur e
Devollit te gryka e Cangonjit, veç plantacioneve me drurë frutorë që e mbulojnë
si një qilim i blertë luginën, qëndrojnë si trëndafila vilat e bukura, restorantet
e motelet tre-katër katëshe.
Nje
supriza tjetër është kur shohim në horizont teleferikun, një ndër më të
mëdhenjtë në Shqipëri që lidh rezervatin e Cangonjit dhe Moravën me majën e
malit të Ivanit. Që atje mund të shohësh si në pëllëmbë të dorës të gjitha anët
e horizontit: fushën e Devollit, liqenin e Kosturit, fushën e Korçës, liqenin
piktoresk të Prespës së Madhe. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur ngjitesh
atje, sikur prek qiellin me dorë. Më thonë se ka dhe një teleferik tjetër në
Devoll që lidh Dardhën turistike me pikat e skive në malin e Gramozit që
qëndron pothuajse gjithë vitin me borë.
Duke
shkuar për në Cangonj, në të djathtë të autostradës sa vjen e zgjerohet lumi
Devoll, sepse është ndërtuar një digë hidrocentrali, e gjashta e këtij lloji që
brenda segmentit lumor të krahinës që përdoret si rezervë për ujin e pijshëm të
qendrave të banimit, për ujitje dhe për prodhimin energjisë elektrike.
Devolli
është transformuar rrënjësisht, një zonë atraktive turistike, një qendër e
madhe ekonomike e vendit. Në Ziçisht, atje ku merret rëra, në kodrat përreth
është ngritur fabrika e qelqit dhe e prodhimeve artistike. Në një nga dyqanet e
Bilishtit pata rastin të ble një suvenir qelqi, me stampën e Devolli, prodhuar
nga ajo fabrike .reze malit te Moraves ne fshatrat Grapsh , Verlen e Bradvice, duke
u bazuar ne traditen e lashte te prodhimeve qeramike, jane ngritur punishte te
porcealnit artistik, aq famoze artikujt e saj, ne Ballkan e Europe.
Vetëm sa
do t'i përmend si fakte, arritjet e
larta të kulturës dhe te artit ne kete zene duke i thelluar traditat, qe dikur
permendej si Muze i gjalle kulture ne Bote, kete e kam lexuar nga nje libër
shkruar nga gjyshi im, nje publiçist i rallë, intelektual patriot mergimtar, ai
qe me ka mësuar gjuhen shqipe.
Ne
Hocisht, ngjitur me Shtepinë Muze Kombetare te Marigose, qendistarja e para e
Flamurit shqiptar te Pavaresise, ishte
ngritur shkolla e mesme e instrumentale e muzikes, e mandolinatave dhe e
kitares.Ne qytezen e Babanit fuksiononte kolegji universitar pedagogjik i
vajzave, me studente nga gjithe vendi, qe mbaronin per edukatore.
E më
tutje në gjerdanin e arte te fshatrave rëzë Moravës, ishte i permendur, fshati
Pilur-Vranisht, per ansamblin folklorik "Kondi"me nje tematike te
gjere koncertesh ne vend e neper botë.
Pa
harruar, Progerin, akademine e arteve te gurit, ngritur prane kantierit te madh
te zgedhendjes te gurit skulptural, qe beheshin buste e monumente, qe
mbushnin e zbukuronin sheshet e
parqet e shumte ne vend, ...e te tjera
si këto.
Përtej
qytetit të Cangonjit, nje qytet i ri, qyteti i Mollëve, një epitet i ri, e ku
zhvillohej festivali i vjeshtes i quajtur "Dasma e molleve", hapet
ngadalë si një perde amfiteatri , fusha e bukur e Korçës. Shumë shpejt
mbërrijmë në periferi të atij qyteti të vjetër e të ri, me atë emërtimin Parisi
i Vogël. Kalojmë qafat e Thanës e të Kërrabës nëpërmjet tuneleve të gjatë e
plot drita që çajnë malet mespermes dhe
brenda dy orëve mbërrijmë në Tiranë.
E lashë
për në fund, big supriezën, ...Një nga investimet gjigande jo vetëm në Devoll
por edhe në Shqipëri, është Gazsjellesi , TAP , internacional, qe vjen nga
Azerbaxhani në Europë, e qe kalon këtu, ja në Devoll e del në Adriatik. Ai ka
ndërruar faqen vendit , një sistem i ri energjitik me një infrastrukture të re
ne ekonominë e vendit.Pasi hyn nga kufiri me Greqinë, përmes Devollit, në
fushën e Vishocicës është ngritur një stacion e i madh impianti distributor, që
shpërndan gaz në treven dhe në vend.Ai
ka hyrë jo vetëm në kuzhinën devollite, në sitemin e ngrohjes, por edhe në atë
të automobilave.
Tirana, kryeqyteti
i Shqipërisë, një pamje madhështore, njësoj me ato të qytetve të mëdha
europiane. Shkojmë në Pallatin e Popullit ku bëjmë takimin e parë me drejtuesit
dhe organizatorët e spektaklit "Miss Albania". Një takim mes miqve
sikur njihemi prej vitesh. Prezantohemi,
më bëjnë një përmbldhje të rolit që do të kem si konferenciere, drejtuese
bashkë me partnerin Ardit Gjebrea, veteran i koncerteve të mëdha në Tiranë, shkëmbejmë
komplimenta. Për tre netë tensioni e pune voluminoze, ia dalim me sukses
shfaqjes, duke marrë falenderime nga motrat e vëllezërit shqiptarë, mikpritës e
bujarë, nga artistë të kalibrit botëror, duke u njohur me shumë shokë të rinj.
Para largimit më ftojnë për intervista në disa televizione dhe trego për planet
e mia të së ardhmes, përgatitjet për një spektakël serial "E ardhmja e
grave në shekullin e ri”.
Kalojnë
shumë shpejt ditët. Largohemi me aeroplan nga Tirana direkt për në Miami. Ëndrrës
sonë këtu i vjen fundi, për t’u kthyer sërish atje ku e lamë, me një realitet
dhe pamje të re, të Rilindur..
(Xhorxha
Albanesse, Washington D.C , SHBA)
përshtati e redaktoi
Luan
Kalana