E shtune, 21.12.2024, 03:02 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Urdhëri Françeskan në Shqipëri (2)

E premte, 12.07.2013, 05:00 PM


URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI (2)

-Pas udhetimit apostolik te Shen Françeskut ne trojet tona, aktiviteti i urdherit françeskan, nga viti 1220 e ne vazhdim u zgjerua, duke perfshire territore te gjera nga Tivari ne Dardani, u perhap ne tere Albanine ne qender, u shtri ne jug duke perfshire Skampa dhe ne lindje arrinte deri ne Shkup-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Marcellino da Civezza, ne vepren e tij voluminoze “Storia universale delle missioni francescani”, botuar ne Roma ne 1861, tregon se françeskanet e nisen ungjillizimin e Shqiperise, qe ne fillim te themelimit te urdherit të tyre, pikerisht me vetë Shën Françeskun, i cili ne rrugen e kthimit nga Siria, në vitin 1220 ndalet në Kuvendin e Shen Maria ne Lezhë, ku dhe vuri themelet e Urdherit te pagezuar me emerin e tij.

Shume historianë e kronista te mesjetes dhe te vonshem, duke u bazuar ne shkrimin e gdhendur ne arkitraun mbi porten e Kuvendit te Shen Maria ne Lezhe: “Hoc templum Fratrum Minorum aedificatum est anno MCCXL - ky eshte tempulli i fraterve te vegjel, i ndertuar ne vitin 1240”. (M. Da Civezza. Roma 1861, vol. V. faqe 22) (At Donato Fabianich Storia dei frati minori, 1863, v. II, f. 337), e lidhin fillimin e misionit françeskan ne Albania me daten e ndertimit te ketij Kuvendi antik.

At Bonaventura da Acquaviva nga Marke, ne vitin 1861 ishte misionar ne Shqiperi dhe duke treguar per viziten ne seline e Prefektit Apostolik te Urdherit te Fraterve Minorë ne Lezhe, deshmon se ka lexuar nje doreshkrim te vjeter, ku theksohet: ”... la detta Chiesa è stata edificata per i Frati Minori, pochi anni dopo la morte del nostro Santo fondatore, che segui anno 1226, addi 3 di ottobre – kjo kishë ishte ndertuar per freterit minorë  pak vite pas vdekjes te Shenjtit tone Themelues, qe ndodhi ne 34 tetor 1226».

Kjo deshmi verteton se veprimtaria apostolike e françeskaneve ne viset e Albania, ishte e pranishme para vitit 1240, si tregon At Bonaventura. Gjithashtu, sipas nje doreshkrimi te vitit 1720 të At Lorenco, deshmohet se kjo kishë ishte më e vjetër, sepse sipas At Lorenzo, mbishkrimi fillimisht ka qene i gdhendur në greqisht dhe më vonë u përkthye dhe u gdhend në latinisht ne kishen e rindertuar.

Kuptohet se urdheri françeskan, ka qene aktiv ne trojet albaneze para vitit 1240, çka vertetohet dhe me nje burim tjeter dokumentar, qe eshte Bula e vitit 1236 e Papes Gregori i IX , ku theksohet: “... disa pjestar te urdherit françeskan, kane shkuar ne Albania me deshiren e tyre” (Daniele Farlati: Illiricum Sacrum. 1751, VII, f. 35). Kjo date (1236), sugjeron qartesisht se urdheri françeskan, funksiononte ne trojet tona pak vite pas vdekjes se Shen Françeskut

Gjithashtu, Bonaventura shkruan se historine e vizites te San Françeskut ne Albania e ka degjuar me te njejtat hollesi, te treguar nga Imzot Rafaele D?Ambroxhio – kryepeshkopi i Durresit, nga Imzot Dario Bucciarelli – kryepeshkopi i Prizrenit dhe nga At Serafini – misionar apostolik ne Troshan.

Per hershmerine e urdherit françeskan ne trojet tona, krahas D. Farlati e M. da Civezza, deshmojne shume autore te tjere si Wadding (Annales – viti 1366, nr. 15 e 16), De Gubernatis (Orbis Seraphicus, 1682, lib. I , f 109 dhe libri V, f. 414); At Donato Fabianich (Storia dei frati minori, 1863, v. II, f. 337); Lek Sirdani (Françeskanët, f. 12).

Pas udhetimit apostolik te Shen Françeskut ne trojet tona, aktiviteti i urdherit françeskan, nga viti 1220 e ne vazhdim u zgjerua, duke perfshire territore te gjera nga Tivari ne Dardani, u perhap ne tere Albanine ne qender, u shtri ne jug duke perfshire Skampa dhe ne lindje arrinte deri ne Shkup.

Prelatet minor te ketij urdheri, ne shekujt XIII - XIV u perhapen shpejt dhe sherbenin ne kishat e manastiret albaneze, madje si shkruan Wadding ne Analet e vitit 1366: “u perhapen ne menyre te mrekullueshme dhe nxiti shume albanez te veshin rroben e murgjerve françeskane”.

Me pas, urdheri françeskan u shtri dhe ne Dalmaci, ne Bosnje e ne Serbi.

Sipas Gubernatis (Orbis, Seraphicus lib V – 1896)): ”... urdheri françeskan u zgjerua vazhdimisht, aq sa ne dekadat e para te shekullit te XVII, misionaret minor perbenin numerin me te madh te klerikeve ne trojet albaneze. Shumica e murgjerve minorë, ishte perhapur ne zonat malore, sidomos ne Dardani, ku u formua Prefektura Apostolike e Maqedonise dhe me pas Prefekturat e Serbise, te Pultit dhe te Kastratit”.

Sipas dokumentave te Kongregacionit te Shenjte te Propogandes Fide, ne vitet 1283 – 1288, ne trojet e albanezeve, rezultojne aktive kuvendet e fretërve minore në Tivar, Ulqin, Shkodër, Durres dhe Kunavia.

Qendra e pare e urdherit françeskan ishte Tivari (Antivari, ose Antibarensis), ku ndodhej dhe ipeshkevia nga rrezatonin te gjitha aktivitetet misionare ne trojet veriore, madje nga ketu e shtrine aktivitetin misionar dhe ne Bosnie, ne Kroaci dhe ne Serbi.

Pak kohe me vone u ngrit Ipeshkevia e Durresit, qe mbulonte Albanine qendrore, Skampen, Ohrin, Shkupin.

Tre urdherat françeskane u mirepriten dhe u perqafuan shpejt nga albanezet, madje per françeskanet qarkullonin dhe legjenda te lidhura me Shen Françeskun dhe me devotshmerine e Shen Antonio nga Padova.

Shen Antonio u lind ne Lisbona me 15 gusht 1195 dhe vdiq ne Padova me13 qershor 1231 e ne kohe te shkurte pas vdekjes, u kanonizua shenjetor nga Papa Gregorio IX. Fillimisht Shen Antonio bente pjese ne urdherin agostinian, por  ne vitin 1221, pasi degjoj nje predikim dhe takoj Shen Françeskun ne Assisi, hyri ne urdherin françeskan. Shen Françesku e ngarkoj Shen Antonion te predikonte mesimet e teologjise dhe e dergoj me misione te posaçme neper Itali, madje dhe ne France, me detyre te kundershtonte perhapjen e herezise katare e te themelonte urdherat franceskane.

Shen Antonio shquhej per thjeshtesi, per zgjuaresi e kulture te gjere, dallohej per talentin si orator, madje shpesh ka predikuar ne disa gjuhe, ne varesi te besimtareve, qe asistonin ne tubimet ku predikonte ungjillin. Ne aktivitetin apostolik te Shen Antonio, njihen disa nga mrekullite e tij si shtimi i peshqeve, mrekullia me mushken etj, njihet roli si taumatolog (sherues), ne emerin e tij praaktikohet trediçina (trembedhjetshi i Shen Antonio), qe jane lutjet 13 ditore te devotshmerise, meshires e te ndjeses; ashtu si kujtohet penitenza (pendimi e lutjet per faljen e mekateve), qe e kreu ne vetmi, ne maje te malit etj.

Shen Antonio, eshte nje nder shenjetoret me popullor per shqiptaret, madje eshte nder te rrallet shenjetore, qe populli yne e njeh dhe e quan me formen e shkurtuar te emerit, ose me sakte me formen perkedhelese e konfidenciale Shen Ndou, apo Shen Ndoi, apo Shen Noi. Rreth vepres apostolike dhe devotshmerise ndaj Shen Antonios, ne vendin tone ekzistojne shume histori popullore.

Gojedhena me e vjeter, por edhe aktuale, nje tregim popullor nga me te pelqyeshmit, me emocionantet e me entuziasmantet, thote se Shen Antonio ka kryer nje vizite apostolike disa javore ne Albaninë qendrore.

Kjo gojedhane tregohet me perpikmeri mahnitese dhe bindese, si te jete nje ngjarje e vertete e perjetuar, per çka e kane besuar jo vetem populli dhe kleriket shqiptare, por dhe vete kronistet e historiante e mesjetes e ne menyre te veçante rilindasit shqiptar.

Historite rreth Shen Antonio jane zgjeruar e zbukuruar me tej, ose me sakte, vepra e tij eshte bere me konkrete, pas vdekjes dhe pasi u shpall shenjetore. Kesisoj populli i Kunavia, per ta nderuar vepren e shenjetorit, i dha emerin e tij dy maleve, te cilet nga shekulli i XIII quhen Mali Shen Ndoi i Madh (Snoi) dhe Mali Shen Ndoi i Vogel (Asnje historian nuk na tregon emerat e meparshem te ketyre maleve).

Populli i Krujes e quajti me emerin Ndoji, fshatin ku thuhet se bujti dhe predikoj ungjillin, ndersa populli i Laç Sebasta (Laçi i Shenjte), i dha emerin katedrales, qe sipas gojedhenave “u ngrit aty ku Shen Antonio predikoj ungjillin”.

Ne trojet e banuara nga shqipatret jane shume kisha dhe manastire qe mbajne emerin e Shen Antonio, duke filluaar nga Kelmendi ne veri, ne  Kosove e deri ne Shkup, si dhe ne jug te trojeve te banuara nga albanezet.

Ne afersi te santuarit te Laçit, ndodhet shpella e Shen Biaxhio –Vlashi, shenjetor dhe martir shqiptar, qe u masakrua nga armiqt e kishes katolike. Legjenda tregon se ne kete shpelle, Shen Antonio ka kryer lutje e predikime, madje kjo shpelle ka qene dhe mbetet ende vend peligrinazhi per popullin, ku besimtaret luten ne vazhdimesi per 13 dite devotshmeri ndaj Shen Antonio (te trembedhjetat e ShenaNdout).

Ne lidhje me gojedhanen se “Shen Antonio ka kryer vizite apostolike ne trojet tona”, kam bere kerkime intensive, jam konsultuar me klerikë dhe historian, sidomos te urdherit françeskan, kam kerkuar ne biblioteka komunale, ne biblioteka kishash e manastiresh, ne veçanti kam lexuar me vemendje kryevepren e D. Farlati “Illiricum sacrum”, por ende nuk kam mundur te gjej nje konferme te dokumentuar.

Le te jetojme me bukurin e kesa gojedhane per Shen Ndoun e njekohesisht uroj qe ky shenjtor me te vertete te kete vizituar vendin tone dhe te kete predikuar ungjillin ne trojet e banuara nga albanezet.

Nje nder misionaret me te shquar dhe figura qendrore e françeskaneve ne Albania, qe propogandoj ungjillin ne te gjithe trojet e banuara nga albanezet, eshte murgu Giovanni da Plan-Carpino (OFM), i cili nga viti 1215 ishte pjestar i urdherit te fraterve minore dhe nder te paret qe u bashkua me Shen Françeskun.

Fillimisht At Gjoni kishte qene misionar ne trojet gjermane, ne Rheinland dhe Sachsen ku themeloi disa kuvende dhe organizoj urdhrin e françeskanëve. Nga viti 1228 Plan-Carpino (OFM), udhëhiqte urdherin françeskan ne provincat Teutonise dhe Saksonise, duke e shtrirë aktivitetin e tij deri në kufijtë më në veri e në lindje te gjermanise. (Markovic, Dukljansko, 189-190; E. Lala, Roli i Kryeipeshkvisë... nr. 26, f. 88-91).

Pas ketyre sukseseve ne aktivitetin apostolik te At Gjonit, Kuria papale e dergoj ambasador prane Tartareve e me pas misionar ne Mongoli, ku qendroj per shume vite e ku u shqua ne rolin qe i ngarkuan.

Duke vleresuar aftesite dhe meritat e At Gjon Plan - Karpino, si klerik i devotshem dhe si diplomat i zoti, Papa Inoçenci i IV, ne vitin 1248 e emeroj kryepeshkop ne Antivar (D. Fabianich. Il passato e il presente di Bosnia, Herzegovina e Albania, terre della Dalmazia romana. Zara 1879, pag. 52).

Misioni i At Gjon Plan-Karpino nuk ishte aspak i lehtë në Tivar. Emërimi i tij Kryepeshkop nuk ishte as i rastit dhe as privilegj për sa i përket komoditetit, ne kuptimin si emerim ne nje vend te afert. Tivari i banuar nga shumica albaneze, ishte pika e dytë e nxehtë në politikën e Vatikanit, pas shmangies së përkohshme të sulmeve mongole dhe tartare, qe u realizuan per merita diplomatike te At Gjon Plan-Karpino.
Gjeografikisht, Tivari ishte pikë strategjike për luftën kundër ortodoksisë sllave, pasi do të mund të shërbente si bazë për aksionet katolike të papatit në Dalmaci, ne Albani, sidomos ne mbreterine Serbe dhe ne zotrimet e tjera bizantine, ku dominonte kisha ortodokse.
Ne kete aspekt, fuqizimi i Tivarit nga ana e Vatikaanit, ishte nje karshillek ndaj ortodoksise sllave e bizantine, por ishte dhe joshes për katoliket e vendeve te tjera, sidomos per albanezet, te cilet shumica kishin ruajtur besimin katolik dhe pse ne aspektin administrativ benin pjese ne Perandorine e lindjes. Katolicizmi ne trojet e banuara nga albanezet u fuqizua dhe u zgjerua ne veçanti gjate Regnum Albaniae me Karlin e I Anzhu.
Rikujtojme se në shekullin e XIII, Kryeipeshkevia e Tivarit ishte teper e ekspozuar ndaj rreziqeve, që i kanoseshin si nga kryeipeshkevia e Raguzës, ashtu dhe nga interesat e Serbëve, qe ishin teper kativ ne  perhapjen e ortodoksise.
Kryeipeshkvia e Raguzës ishte e interesuar që, Veriun e Albanisë ta mbante nën juridiksionin e saj dhe për këtë qëllim ajo ishte përpjekur vazhdimisht, madje kishte arrijte te fitonte dhe përkrahjen e Vatikanit. Serbët e kërkonin Tivarin për shkak të pozitës së favorshme gjeografike, pasi u bënte të mundur daljen e drejt për drejtë në detin Adriatik. Forcimi i Republikës së Raguzës dhe i Kotorrit po i detyronte sllavët e jugut  të kërkonin rrugë të reja më operative për të dalë në Adriatik, sidomos me marrjen e Tivarit, qe ishte vitale për fuqizimin e tyre ekonomik.
Për sa u përket interesave fetare, ortodoksët ëndërronin ta kishin Tivarin pikënisje të shtrirjes së autoritetit të tyre në Dalmacinë katolike, ne Albanine veriore dhe pse  jo edhe në Europë. Megjithatë, ky interes nuk mund të realizohej lehte, për shkak të shpresave të pakta që linin zhvillimet e fuqishme pro-latine të trojeve Dalmate dhe albaneze, sidomos te trojeve, qe ishin nen zoterimet Venedikase dhe te Regnum Albaniae.

At Gjon Plan-Karpino u impenjua per te riperteritur ndjenjat kristiane ne popullin albanez, duke luftuar me  kembengulje kunder sllavizimit e kunder bizantizmit, kesisoj Ai u be pengesa serjoze kunder shizmes.

Ne kete aktivitet apostolik, At Gjoni nxorri rregulla dhe urdhera, per te cilat Papa e vleresoj dhe e lavderoj.

Sipas historianes te apasionuar e kompetente E. Lala, “... kur At Gjon Plan-Karpino u emërua kryeipeshkëv i Tivarit, ishte koha kur pas përpjekjeve të shumta për autonomi nga Raguza, Veriu i Albanisë po piketonte ndjenjat e shqetësimit jo vetëm kundër Raguzës, por edhe kundër papatit, i cili kishte shkishëruar disa ipeshkvi të Tivarit, vetem sepse ato nuk i ishin nënshtruar kryeipeshkvisë së Raguzës”.

Gjate shekullit te XIII, te gjitha ipeshkevitë e Albania veriore, ishin shufragane te varuar nga kryeipeshkevite e Tivarit dhe te Durresit:

A – Nga Kryepeshkopata e Tivarit vareshin:

Peshkopata e Arberise,

Peshkopata e Ballecit,

Peshkopata e Dejes,

Peshkopata e Drishtit,

Peshkopata e Prizrenit,

Peshkopata e Pultit,

Peshkopata e Shasit,

Peshkopata e Shkodres,

Peshkopata e Ulqinit,

Peshkopata e Shurdhahut.

Duke vleresuar rezultatet inkurajuese te ipeshkevise se Tivarit, Papati i zgjeroj dhe me tej ambicjet per shtrirjen e katolicizmit ne territoret e banuara nga albanezet. Pak kohe me pas, u fuqizua ipeshkevia e Durresit, ku shkuan nje numer i madh freter minore italiane dhe albaneze. Ne keto vite Durresi ishte dhe kryeqyteti i Regnum Albaniae, prandaj dhe fuqizimi i Kyeipeshkevise se Durresit ishte me efekte ne popullat.

Kesisoj, Papati po i bente karshillek te forte Perrndorise Bizantine dhe Patriarkanes se Kostantinopolit, qe kishte filluar te behej jo vetem aktive, por dhe agresive, duke derguar ne xhiro murgj misionar.

B – Nga Kryepeshkopata e Durrësit vareshin:

Peshkopata e Krujes,

Peshkopata e Lezhes,

Peshkopata e Stefanikes,

Peshkopata e Kunavia,

Peshkopata e Vregut,

Peshkopata e Myzeqea - Himara

Peshkopata e Vlores.

Ne keto vite te veshtira, At Gjon Plan-Karpino synonte jo vetem te permiresonte marredheniet e albanezeve  me papatin, por dhe te fitonte simpatine e albanezeve. Per kete qendrim te mençur te Kryepeshkopit, Shufflay thote: “At Gjon Plan-Karpino ishte pararendesi i nje sistemi, qe u zbatua me shume efektivitet ne Albania, por qe nuk do te zbatohej ne asnje vend tjeter. Me ndihmen e Selise se Shenjte, Tivari dhe me pas e gjitha Albania, u shenderruan ne baze operative te perendimit, kunder ortodoksise dhe kunder sllavizimit”.

Përveç këtyre dioqezave, ne trojet e banuara nga albanezet ekzistonin edhe abaci benediktine, qe ishin të varura nga ipeshkvitë respektive (E. Lala, Roli i Kryeipeshkvisë... nr. 26, f. 88-91).
Abacitë kryesore benedektine ishin:
Shën Gjoni i Shtojit në dioqezën e Drishtit.
Shën Kolli i Bunës në dioqezën e Ulqinit.
Shën Maria e Rotecit në ipeshkvinë e Tivarit.
Shën Maria e Ndërfandënës në dioqezën e Lezhës.
Shën Pali në dioqezën e Lezhës.
Shën Sandri i Malit në dioqezën e Lezhës.
Shën Sandri i Molendinës në dioqezën e Arbërisë.
Shën Shirgji dhe Baku në dioqezën e Shkodrës.
Shën Shtjefni i Pultit.
Shën Sofia e Danjës.

Me pëlqimin dhe këshat e Urdhrave të Domenikanëve dhe te Françeskanëve, në vitin 1291, u rindërtuan dy dioqeza të pastra albaneze, ajo e Shurdhahut dhe e Sapës, pra vetem me prelatë dhe murgj albaneze.

Problemi serjoz i ketyre viteve ishte se urdheri benedektin nuk po i rezistonte presioneve te ortodoksise serbe dhe per kete arsye, kryepeshkopi Gjon Plan-Karpino, i dergoj freterit minor neper provinca te ndryshme albaneze, ku krahas kryerjes te liturgjive ungjillore, ata moren ne dorezim shume kisha dhe manastire te murgjeve benedektine. Ky veprim u krye ne periudhen kur benedektinet kishin filluar t’i braktisnin misionet.

Ky ishte nje veprim i mençur i At Gjon Plan-Karpino, pasi institucionet benedektine te braktisura, rrezikonin te merreshin nga prifterinjt dhe murgjit ortodoks, qe bridhnin neper trojet albaneze.

Vlen te theksojme se ne vitet e para te aktivitetit te misionit françeskan ne trojet albaneze, ishin te pranishem dhe shume freter minorë albaneze, nder te cilet rendisim At Nikolla Abacia nga Velia, dy misionar me emer Françesk nga Shkodra, Andrea e Tomasi nga Durresi, si dhe Fra Deda (Domenicus Albanensis) i cili, kishte lidhje farefisi me disa princa të krahinave Albanise së mesme. Murgu Deda shquhej per zotësí e dije, madje Selia e Shenjte e Romës e kishte ngarkuar te ndermjetesonte prane princave albaneze, te riktheheshin ne katolike, pasi kohe me pare, disa prej tyre kishin perqafuar ortodoksine, per  interesa me  mbreterine sllave, ndersa disa, sidomos ato te trojeve jugore, i shihnin me interes lidhjet me Bizantin dhe Kostantinopojen.

Papa Inoçenci i IV, i kenaqur per aktivitetin e misionareve françeskane ne Albania, zgjodhi ndermjet tyre ata me te shquarit dhe i emeroj njërin Krye Peshkopin e Zares dhe tjetrin Kryepeshkopin e ri te Tivarit (pas vdekjes te At Gjon Plan-Karpino), si dhe emeroj disa peshkopë ne dioqezat e shumta sufragane.

Ne vitet e para te shekullit XIII, Kryeipeshkevia e Tivarit, dergoj me misione shume freter minorë italiane dhe albaneze, te cilet predikuan kunder heretikeve, shizmatikeve dhe paganeve ne Serbi, Bosnie, Valaki dhe ne Moldavi, duke kontribuar ne ripertritjen ne keto vende te besimit katolik (Shalloczy: Illyrisch-Albanische Forchungen II, pag 207. Cituar nga M. Da Civezza, Roma 1861, pag 395).

Ne urdherat françeskan, domenikan dhe bendektin qe vepronin ne trojet tona, kane sherbyer dhe misionarë te shumte albaneze, madje dhe ne Dalmacisë e ne Pulja. Sipas burimeve dokumentare, deri ne shekullin XIV, në territorin e Raguzës shërbyen më shumë se 30 priftërinj albaneze, qe vinin nga ipeshkevite e Ballecit, Dejes, Drishtit, Durrësit, Lezhes, Pultit, Sardes, Shasit, Shkodres, Tivarit, Ulqinit, Kunavise. (Shufflay, Jirecek, Sirdani, Malaj, Lala).
Nga Urdhri i Françeskanëve dokumentohen:
At Cipriani nga Tivari në vitin 1288, te cilin Papa Nikolla IV e dërgoj ne takim me mbretereshen Helena,
gruan e Car Urosh Milutinit.
At Shtjefni nga Shkodra në vitin 1300, ishte vikar i kuvendit Male Braçe në Dubrovnik.
At Luka ne vitin 1340 sherbente ne ipeshkevine e Tivari.
At Ndreu nga Shkodra, në 1347 ishte guardiani i urdherit në Dubrovnik.
At Ndreu nga Durrësi, guardian në Dubrovnik, në 1348, ne 1371 dhe ne 1382.
At Dhimitri në 1348 ishte kustode në Dubrovnik, ndersa ne 1354 u emërua ipeshkëv i Stefanikës dhe
në 1363 kryeipeshkëv i Durrësit.
At Nikollë Marku ne dioqezen e Ulqinit në 1349 dhe 1354.
At Gjini ne ipeshkevine e Arbërise në 1349.
At Minori dhe At Sergji nga Durrësi në 1355 dhe 1384.
At Arnoldi nga Shkodra në 1362.
At Minori nga Durrësi, mësues i teologjisë dhe provincial i Dubrovnikut në vitet 1377-1385.
At Gjergji nga Tivari u dergua misionar në Tokën e Shenjtë në 1382 (ne Jerusalem).
At Shtjefni nga Shkodra, shquhet si lektor i teologjisë në 1395;
At Nikolla de Samaxiis  nga Shkodra, doktor ne teologji, në vitin 1395 ishte ambasadori i Gjergjit II Balshës
në Venedik.
Keta priftërinjt albaneze, nën udhëheqjen e kryeipeshkvit Ndreu te Durrësit, (1388-1393) në vitin 1391, u mblodhen në Dubrovnik dhe themeluan "shoqatën" e tyre me emrin: "Sodalitas presbyterorum sub patrocinio Santum Petri".

Ne shekujt e XIII – XIV, shizmatiket po benin presion te madh, per konvertimin e popullit ne ortodoks dhe ne kete perplasje ndemjet katolikeve dhe ortodokseve, nje rol te veçante ne mbrojtje te katolicizmit ka luajtur mbreteresha Helena, gruaja e Uroshit Milutin, Mbretit te Serbisë.

Kjo eshte nje e verete e çuditeshme, kur mendon se burri i saj, mbreti Uroshi i I i serbeve, kishte marre flamurin e ortodoksise, ndersa gruaja e tij praktikonte e mbronte katolicizmin.

Helena ishte  katolike, me origjine franceze, e shquar për bamirësi, per mbeshtetje dhe favore ndaj Urdhrit të Françeskanëve në Albania. Mbreteresha Helena ka kontribuar ne rindërtimin e disa kuvendeve, abacive, kishave dhe manastireve katolike, sidomos te urdherit françeskan. Kesisoj ne vitin 1288, Helena, së bashku me të motrën e saj, princeshen Maria de Chau, ndërtuan kishën dhe kuvendin françeskan të Shën Mërisë në Shkodër, kuvendin e Shën Markut në Ulqin, kuvendin e Shën Françeskut në Tivar, kishen e Shen Sergi dhe Baku ne Shirgj te Shkodres dhe rreth 30 institucione të tjera religjioze (Lek Sirdani, Françeskanët, 16, 19).

-----------

-Per ZSh-në, nga Italia, 12 Korrik 2013-



(Vota: 31 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora