Shtesë » Lajme
Happel: Model i arsimimit cilësor
E shtune, 06.07.2013, 02:11 PM
HAPPEL: GJIMNAZI “LOYOLA”, MODEL I ARSIMIMIT CILËSOR
“Ruajeni dinjitetin, mbështetuni në
përpjekjet dhe punën tuaj, në vend të lidhjeve dhe parave. Punoni shumë,
bëhuni të suksesshëm dhe pastaj do të
jeni krenarë dhe do të kënaqeni me frytet e punës suaj”, - porosit
themeluesi dhe drejtori i “Loyola-Gymnasium”
në Prizren, P. Walter Happel
Lajm: I nderuar z. P. Happel, ju lutemi
që në
fillim të kësaj interviste të shpalosni
përmbledhurazi punët dhe aktivitetet e
realizuara gjatë këtij viti akademik
(2012-2013)
në “Loyola-Gymnasium”.
Walter Happel: Kemi pasur një vit shkollor normal,
me aktivitete të zakonshme, shkëmbim të
nxënësve
të klasave të nënta në Gjermani me
shkollat e
atjeshme, kremtimin e ditës së
shkollës- Ditën e
dyerve të hapura. Dhe, natyrisht kishim
provimin e
maturës që doli ashtu siç e kemi pritur
me
kalueshmëri 100 %. Pra, arsimtarët
tanë, kanë bërë
punë të mirë, ashtu si edhe fëmijët
tanë.
Lajm: Viti shkollor tanimë ka
përfunduar dhe ju
sigurisht keni bërë bilancin e
sukseseve dhe të
arritjeve. Çka mund të thoni lidhur me
këtë?
Walter Happel: Siç e përmenda më parë, kemi
pasur rezultate shumë të mira në testin
e maturës,
shkolla ka fituar një reputacion në
mesin e
popullatës, sepse kemi më shumë
aplikime për t’u
regjistruar te ne, sesa qe kemi vende
të lira dhe kjo
është si rezultat i kualitetit të
mësimdhënies,
mënyrës se si veprojmë me njëri-
tjetrin dhe
programi ynë edukativ-pedagogjik.
Lajm: “Loyola-Gymansium” ka përfunduar
procesin e regjistrimit të nxënësve për
vitin e
ardhshëm shkollor. Sa jeni të kënaqur
me
interesimin e nxënësve dhe prindërve të
tyre për
të sjellë fëmijët e tyre në këtë
shkollë?
Walter Happel: Vitin e ardhshëm shkollor do ta
fillojmë me tri klasë të reja të
gjashta, vendet janë
plotësuar tashmë. E njëjta gjë vlen
edhe për klasën
e dhjetë dhe mendoj se të gjithë do të
jemi të
kënaqur.
Lajm: Si e vlerësoni rezultatin e
provimit pranues
në afatin e qershorit dhe cilat janë të
arriturat e
kandidatëve të paraqitur?
Walter Happel: Provimi pranues çdo vit tregon
dallimin që ekziston në mes pjesës
rurale dhe
qytetit e po ashtu edhe brenda qytetit.
Në
përgjithësi shumica e nxënësve ngecin
në
matematikë, ndërsa në dy lëndët tjera
të provimit
pranues, në gjuhë shqipe dhe gjuhë
angleze
rezultatet janë mesatare, ndonjëherë
edhe të mira.
Kjo është arsyeja pse ne fillojmë me
klasën e
gjashtë, sepse është një kohë më e
gjatë derisa të
arrijmë te testi i maturës d.m.th. një
kohë më e
gjatë për t’i mësuar dhe edukuar
nxënësit dhe ta
sjellim në jetë kreativitetin dhe
talentin e tyre. Një
përparësi e jona është se ne ofrojmë
kushte mjaft
të mira edhe për nxënësit e interesuar
nga qytetet
tjera, por edhe jashtë Kosovës, përmes
mundësisë
që ata të vendosen në konviktet tona me
të cilët
punon stafi i edukatorëve. Kemi nxënës
edhe nga
shtetet përreth, numër që çdo vit po
rritet që e
konsiderojmë si sinjal të vlerësimit të
punës dhe
përkushtimit tonë.
Lajm: Një program i rëndësishëm që ju
zbatoni
është dërgimi në Gjermani i nxënësve
pas
mbarimit të shkollimit në “Loyola-Gymnasium”.
Si po ecin punët në këtë drejtim dhe
cilat janë
pritjet tuaja nga ky program shumë i
dobishëm
për të rinjtë dhe të rejat e këtij
vendi?
Walter Happel: Së pari ky është një rast shumë i
mirë për nxënësit që e kryejnë maturën
te ne për
të arritur një arsimim të mirëfilltë në
Gjermani,
paralelisht me arsimimin universitar.
Kjo së pari
hap perspektiva individuale të nxënësve
dhe ata
zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e
tyre të cilat në
një afat më të gjatë mund të jenë të
frytshme e të
dobishme për vendin, Kosovën. Natyrisht
nxënësit
tanë duhet të punojnë shumë; ata jo
vetën që
duhet ta kalojnë maturën shtetërore të
Kosovës,
mirëpo duhet ta kenë edhe diplomën e
brendshme
të “Loyola- Gymnasium” dhe diplomën e
gjuhës
gjermane. Këto janë tri diplomat të
cilat tregojnë
se çka kërkohet gjatë këtyre viteve të
shkollimit.
Lajm: Risi e veçantë për sistemin e
shkollimit në
Kosovë është dhe hapja e paraleleve të
shkollës
fillore "Loyola". Çfarë
motivesh ju shtynë të
ndërmerrni një vendim të tillë?
Walter Happel: Ka motive të ndryshme, njëri është
se shumë prindër kanë qenë të
interesuar dhe kanë
pyetur pse nuk hapet shkolla fillore.
Ndërkohë e
kam konsideruar sfidë për të pasur
shkollën fillor që
do të shërbente si shembull inspirues
që të
përgatiten në mënyrë të suksesshme këta
nxënës,
për kërkesat e arsimimit të gjimnazit.
Lajm: Z. P. Happel, çka vlerësoni si
problemin më
të vështirë me të cilin përballet
shkolla juaj në
një ambient të tillë ku para sistemit
arsimor dalin
obligime dhe detyra të rëndësishme për
përparimin dhe edukimin e brezave të
rinj?
Walter Happel: Mendoj se sfida e vërtetë është
mentaliteti sipas të cilit notat në
shkollë janë të
negociueshme dhe nuk ka nevojë të
mësosh,
mjaftojnë lidhjet. Njerëzi nuk e
kuptojnë se gjithë
ajo radhitje e notave, shkallë e notave
shfrytëzohet, ata presin pesëshe në çdo
lëndë,
ndonëse siç e tregon provimi pranues
dijenia është
nën mesatare. Dhe ky është presoni që
arsimtarët e
ndiejnë shumë, mirëpo ne këtë dukuri po
e
luftojmë me kohë dhe po rezistojmë ndaj
me
sukses.
Lajm: Një intelektual si ju me përvojë
të gjatë
jetësore e profesionale në punën me
nxënës,
sigurisht ka një mesazh për të rinjtë
dhe të rejat
e këtij vendi dhe rrugën jetësore që
ata duhet të
ndjekin.
Walter Happel: Unë dua t’i këshilloj që ta ruani
dinjitetin tuaj, të mbështetuni në
përpjekjet dhe
punën tuaj, në vend të lidhjeve dhe
parave. Lidhjet
dhe paratë mund ta blejnë suksesin
tuaj, por kjo
nuk zgjat shumë dhe nuk respektohet nga
njerëzit e
ndershëm. Punoni shumë, bëhuni të
suksesshëm dhe
pastaj do të jeni krenarë dhe do të
kënaqeni me
frytet e punës suaj.
Lajm: Çka dëshironi t’i shtoni kësaj
interviste, që
ne nuk ju kemi pyetur?
Walter Happel: Dua t’ju falënderoj për këtë
intervistë dhe të shfrytëzoj rastin të
ftoj secilin që
ka ide që na ndihmojnë, t’i ndajnë ato
me mua apo
arsimtarët tanë, sepse ne e dimë se
vazhdimisht
duhet të punojmë për ta përmirësuar
punën tonë
dhe të
arrijmë rezultate sa më të larta.