| E shtune, 29.06.2013, 06:57 PM |
Rast: Biseda dhe tërheqja e prof.dr.Sali Berishës nga posti i kryetarit të PD-së, burrërore dhe dinjitoze, si asnjë kryeministër tjetër gjer më sot.
Kryeministri aktual, do mbetet i pa vdekshëm për shqiptarët e tërë botës
Nga Reshat Nexhipi
Ky është
mendimi i bashkëbiseduesëve të mij, me të cilët përcillnim bisedën
,,lamtumirëse,,të Sali Berishës.Autorët e këtij mendimi, duke mos përjashtuar
edhe veten ime,veç tjerash, bazohen edhe në thënien popullore, por, do të
thosha filozofike se ,,Njeriu vdes kur i arrohet emri,, gjë që nuk do të ndodhë kurrë me atë të doktorit në
fjalë. Sepse, duamë ose nuk duamë, na vjen ose nuk na vjen mirë, sa herë të
kalojmë nëpër rrugën e kombit Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas,nëpër tunelin e
mrekullueshëm dhe historik Tiranë-Elbasan, sa herë qytetarët e asaj ane të
hipin në avion ose veturë për çdo destacion të Evropës, ose çdo ditë kur të
shikojnë përmendoren e mbretit shqiptar dhe Hasan Prishtinës në qendrën e
qytetit, ata të PD-së do thonë me zë ,,Rruga e Saliut, tuneli i saliut,vizat e
Saliut, etj. kurse ata të PS-së do ta thonë këtë por në hesht të turpëruar dhe
të penduar që votuan kundër tij. Mos flasim për gazsjellsin e fundit që është
vepra kulminore e cila i vuri kapak veprave të lartpërmendura të doktorit, emri
i të cilit do kujtohet çdo ditë kur të shihen punët rreth veprës në fjalë, që
kalon nëpër vendin e shqiponjave.
Përndryshe,
për t u paraqitur me këtë shkrim, më motivuan dy debatues it në emisionin
televiziv të 26 qershorit,udhëhequr nga gazetari i shquar Blendi Fejziu. Njërin
prej tyre, debatusja simpatike e quajti ,,Njeri të dëshpëruar,, kurse emrin e
tjetrit nuk e mbajta dot mend, por i cili,
nga ,,varfëria,, që e ka pësuar për shkak të ,,mosqeverisjes,, si duhet
të Berishës, edhe veshët i kanë zënë
dhjamë. Këta të dy, pa pikën e turpit dhe përgjegjësisë, vollën çdo gjë
që kishin mbledhur në bark, pa thënë asnjë të vetmen fjalë për ato që theksova
më sipër.
Po përfundoj me fjalët interesante të një moshatarit nga vendlindja e Alfabetit, i cili ishte duke përcjellë bashkë me ne bisedën e Kryeministrit aktual: ,,Ata që votuan kundë Berishës, do t i bjenë kokës, por do jetë vonë, sepse prej tani Shqipëria do t i përngjasë një familje ku nuk dihet kush është zoti i vërtetë,, kurse një i ri, student i historisë, me siguri, për të treguar se sa e nje profesionin e tij të ardhshëm,Shqipërinë e kohës së PD-së e krahasoi me Athinën demokratike, sepse në krye të saj qendronte një njeri, kurse Shqipërinë e PS-së dhe LSI-së të pas shtatorite krahasoi me Spartën, në krye të së cilës qendronin dy mbretër. Se çdeshin të thonë me këtë, këta të dy, dhe sa kanë të drejtë, koha do ta dëshmojë.