E diele, 22.12.2024, 11:54 AM (GMT)

Mendime

Rudi Berisha: Rrugët mbetën të zbrazura

E shtune, 15.06.2013, 10:44 AM


Rrugët mbetën të zbrazura iki e gjithë rinia

Nga Rudi Berisha

Prishtinë 12 qershor. - Në syrin e rinis kosovare është mbeturi syri për të shikuar rrugën e ikjes. Nëpër qytet e fshatra nuk ka jetë gjallëri siç kishte dikur, tani çdo fjalë që dëgjon është vetëm fjala ikje, ikje, ikje...

Po si kurrë qeveria jonë nuk pyet për këtë rrugë, për këtë ikje. Por si as media, heshtin para kësaj rrugë të gjatë e të hidhur që po merr rinia jonë e atdheut ton pa perspektiv. Është e vetmja rrugë që ndoshta ju fal një të ardhme më të mirë, një jetë më të qet, një ekonomi më të favorshme thonë: rinia jonë e Kosovës.

Dikur do të mungojnë edhe votat, sepse nuk do mundin të kalojnë as pragun zgjedhor kështu më përgjigjet një baba ku të dy djemtë i kishin ikur, njëri në Londër dhe tjetri në Francë. Kishte mbetur vetëm më gruan e ti, ajo ishte shumë e sëmur dhe goxha në moshë. Kur erdhën këta për të kërkuar votat në fshat na premtuan, punësim, arsim më të mirë, jetë më mirë por të gjitha kishin qen gënjeshtra, pallavra thoshte plaku i fshatit.

Djemtë e mi mëzi i shkollova, përfunduan studimet, diplomuan dhe mbeten pa punë, nuk munden të punësohen sepse nuk i deshën partitë, nuk pranuan të jenë pjesë e klaneve partiake, por mbeten pa punë dhe u detyruan të ikin larg e ma larg nga Kosova. Po mua më dhemb shpirti thoshte plaku, se kam mbetur vetëm më plakën dhe jemi në moshë të shtyrë, e fajet i ka qeveria se nuk po punon asgjë për rini.

Rrugëtimi jonë eci tutje, u ndalem më ekipin tonë tek dera e një fushe të futbollit, aty dikur kishte gjallëri, kishte rini ah, qenka zbrazur e tërë Kosova, rrugët mbetën të zbrazura iki e gjithë rinia kjo fjalë mu kujtua në ato qaste. Në çdo vend ku ndalesh dëgjon vetëm fjalën e famshme ikje, ikje, ikje...

Po ikje, por a thua për ku, të ikësh nga atdhe dhe të behësh banor i një akulli të zi, të ikësh nga nëna të bëhesh e të jetosh në tokën e pushtimit, të ikësh nga babai të shtrihesh në shtratin e ftohtë, kjo është ikja, po, po kjo është ikja e rinis kosovare...

Këtë ikje po e përjetojnë edhe foshnjë e porsalindura, ato të pa lindura, ata fëmijë dy vjet-çarë, prindërit e tyre po vendosin për jetën e tyre, për rrugën e tyre, për të ardhmen e tyre. Ata fëmijë do harrojnë gjuhën e nënës, gjuhën e kombit, do të humbin jetën në lojërat e flamurit të atdheut, flamurit kuq e zi...

Të lutem qeveri bëjnë një hap për këta fëmijë që po na i merr Evropa, bëjë diçka, merr një vendim, të paktën filloni të mendoni konkretisht për një mirëqenie më të mirë, sepse kjo rrugë nuk do të ndalet lehtë, nuk do të mbushën këto rrugë të zbrazur lehtë më rini kosovare siç ishin dikur...

Ju jeni të vetmit fajtor për këtë rrugë, ju qeveria e Kosovës, ju jeni ata kryefamiljarët që duhet punuar për fëmijët e vet, ju duhet të keni gjak të një që vdes për kombin, ju ç’farë gjaku keni?

A keni ndjenja të njeriut? ...

Thirrje për qeverinë kosovare

Dëgjoni zërin tonë qeveri, shikoni se si po ik rinia nga Kosova, ata po ikin për një jetë më të mirë, për atë që të jetojnë më të qet dhe më të lart. Ju jeni fajtor, dështimi juaj sot nënat vajtojnë, ndahen familjet si në kohën e luftës që na ndau shkau, nëse unë jetoj mirë kjo nuk është ajo që të jemi të lumtur, por duhet të gjithë të jetojmë mirë, ajo është lumturia e atdheut, ajo është qetësia e dëshmorëve dhe do pushoi i qet gjaku i tyre...

Me respekt dhe mall po e shkruaj këtë letër sot

Rudi Berisha



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora