Përjetësi » Mani
Shqipëria Etnike/Viti VII nr. 4/ Verdhor-Brymor-Dimëror - 2007
E merkure, 14.05.2008, 04:42 PM
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti VII nr. 4/ Verdhor-Brymor-Dimëror- 2007
Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Gëzim Marku
Kryeredaktor: Agim Gashi
Redakto përgjegjës: Kadri Mani
Lektore: Jeta Bytyçi
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
dhe Fetah Berisha
Simboli: Qamil Nivokazi
Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren
Dizajneri: Festim Kodra
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43
Prishtinë
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese
Nuk është aspak befasues vendimi i deputetëve të Kosovës
Jane po ata deputete qe vetem me pagat dhe perfitimet e tjera prej pjesemarrjeve ne mbledhjet e komisionet parlamentare (thuajse pagat mujore qe marrin dhe qe kapercejne shumefish pagat e tjera nga buxheti i Kosoves nuk parakupton pjesemarrjen e tyre ne mbledhje dhe komisione) kane arritur te shumefishojne pasurine e tyre, madje duke blere edhe shtepi te reja. Njoh nga ata personalisht.
Jane nga ata qe edhe veshjet sportive i blejne me para te parlamentit ose qe heshtin keqperdorimet e vjedhjet me drastike te kolegeve te tyre deputete.
Jane po ata deputete qe asnjehere nuk e kane shtruar ceshtjen e pensioneve nacionale per njerezit qe kane dhene kontribute te veçanta ne fusha te ndryshme te dijes, te kultures, te jetes shoqerore ne pergjithesi ne Kosove.
Jane po ata deputete qe kane skajuar e nencmuar ne menyren me perulese me 40 euro si ndihme sociale shume njerez qe kane kuptim te vecante per Kosoven, ndihme te cilen e merr cdo njeri qe kalon moshen 65 vjece.
Jane po ata deputete qe personalitetet si Adem Demaci, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, dhe shume te tjere jo vetem shkrimtare, albanologe e veprimtare te shquar per ceshtjen e Kosoves, po edhe te tjere njerez me merita - mjeke, inxhiniere, ekonomiste e eksperte te fushave te tjera, i kane perqeshur dhe vazhdojne t'i perqeshin per mundin dhe sakrificat e tyre dhene jetes dhe zhvillimit te Kosoves.
Kam friken se Parlamenti i Kosoves, Qeveria e Kosoves dhe institucionet e tjera me rendesi ne Kosove po promovojne vlera te tjera matese per kontributet nacionale. Meritore dhe te shperblyer cdo dite e me shume jane ata qe jo vetem nuk i kane dhene asgje Kosoves, ama asgje, po ata qe e kane lodhur Kosoven me zhvatjet qe i bejne pa fije turpi.
Kam frike se po promovohen "vlera" qe nuk i ka njohur si te tilla kurrnjehere populli shqiptar ne historine e tij.
Mosrespekti, vjedhja e genjeshtra u bene te moralshme ne jeten tone shoqerore, fatkeqesisht.
Deri kur?
Me respekt
Shefkije Islamaj
09.11.2007
-------------
7.10.07
KOSOVA… “SINDROMI” ANTISHQIPTAR SHEKULLOR I RUSISË
Nga Xhavit HALITI
Gati një shekull më parë, më 28 Nëntor 1912, shqiptarët shpallën Pavarësinë nga
Perandoria Osmane. Për njohjen ndërkombëtare të kësaj pavarësie dhe për përcaktimin e kufijve të shtetit të pavarur shqiptar, Fuqitë e Mëdha të Evropës: Britania, Franca, Austro-Hungaria, Rusia, Gjermania dhe Italia organizuan Konferencën e Ambasadorëve në Londër, nën patronatin e ministrit britanik, Eduart Grej. Para se të vë në dukje “sindromin”, (shënjat e sëmundjes shekullore antishqiptare të Rusisë), po përmend një tjetër “Konferencë të Ambasadorëve”, të organizuar me nismën e Anglisë në Stamboll, në vitin 1876. Pa u ndalur te arsyet e organizimit dhe të transferimit, me këmbënguljen e Rusisë, së kësaj konference ambasadorësh të Fuqive të Mëdha, nga Stambolli në Londër (më vonë), po nënvizoj përfundimet e saj.Konferenca hartoi një protokoll, që njihte parimin e autonomisë për kombësitë e Perandorisë Osmane.”Nga ky parim, shqiptarët u përjashtuan, mbasi ata nuk u konsideruan një komb i vecantë. Portës së Lartë iu kërkua të pranonte formimin e dy provincave autonome bullgare, njëra prej tyre do të përfshinte vise të banuara nga popullsia shqiptare, siç ishin ato të Kacanikut, Tetovës, Gostivarit, Kërcovës dhe të Dibrës, deri në rrjedhjen e lumit Drin. Protokolli parashikonte, gjithashtu, që Perandoria Osmane t’i jepte Malit të Zi, përveç të tjerave edhe tre ishuj në liqenin e Shkodrës, t’i njihte të drejtën e lundrimit të lirë në këtë liqen dhe në lumin Bunë.” (F.E.SH., Tiranë, bot. i vitit 1985, f. 503)Megjthëse kërkesat e protokollit të kësaj konference, nuk u pranuan nga Porta e Lartë, Rusia, dy vjet më vonë, i imponoi Stambollit, që me Traktatin e Shën Stefanit (1877), të përfshinte në “Bullgarinë e Madhe”, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, Strugën, Pogradecin, Korcën, etj. Sipas këtij traktati, Mali i Zi e trefishonte territorin e vet, duke u zgjeruar edhe në drejtim të trojeve etnike shqiptare, “duke marrë Ulqinin, Tivarin dhe Bunën, gati gjithë liqenin e Shkodrës, me përjashtim të qytetit, Hotin e Grudën, Plavën e Gucinë. Serbia shtrihej deri në sanxhakun e Prishtinës, në afërsi të Mitrovicës. Kështu, në bazë të Traktatit të Shën Stefanit, pjesa më e madhe e Shqipërisë së veriut dhe të lindjes, ndahej midis tri shteteve sllave”. (FESH, f. 1107).Viti 1881 shënoi vënien në skenë të aktit të parë të dramës antishqiptare me “skenar, regji dhe realizim” të Rusisë. Lidhja e Prizrenit e krijuar, për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare, nga aneksimi arbitrar prej Serbisë dhe Malit të Zi, e kishte të pamundur të përballonte forcat ushtarake, tokësore e detare evropiane. Të vëna në dispozicion e funksion të realizimit të vendimit të miratuar prej tyre, Fuqitë Evropiane e bënë realitet kërkesën e rusëve për të zgjeruar në “kurriz” të trojeve shqiptare, kufijtë politikë të dy mbretërive, të serbëve dhe malazezëve. Atëhere, Rusia, jo vetëm fitoi mbi “Lidhjen Shiptare të Prizërenit”, por iu imponua edhe fuqive të tjera evropiane, që mund të mos ishin shumë dakord me fuqizimin e ndikimit rus në “zemër” të Evropës - në Ballkan.Pak më shumë se tri dekada më pas, Rusia, me dëshirën dhe synimin, për të legalizuar inekzistencën e kombit shqiptar në Ballkan, të organizuar në një shtet të pavarur, iu kundërvu me forcë dhe arriti ta rrudhë projektin Austro-Hungarez, për kufi territorialë të shtetit të pavarur shqiptar. Për hir të Shkodrës, ku Vjena, veç të tjerave, administronte edhe katolicizmin në qytet dhe në rrethina, u lëshuan në “miratim” të kërkesës këmbëngulëse të Rusisë, në favor të Serbisë, tre qytete Shqiptare në zonën verilindore të vendit.Këto i përkasin historisë. Antishqiptarizmi i Rusisë, edhe pas më shumë se një shekulli, është jo vetëm shumë aktual, por edhe shumë këmbëngulës dhe “absolutisht” i panegociueshëm. Kanë ndodhur, si kudo në botë, gjatë gjithë kësaj kohe, ndryshime politike, ndërrime regjimesh, lindje shtetesh e ndryshim kufijsh, në të gjithë kontinentet, madje edhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore; shpallje shtetesh të pavarur në ish Bashkimin Sovjetik, në ish Jugosllavi, ish Çekosllovaki etj., pas shëmbjes së murit të Berlinit. Pas shkëputjes së shumë republikave ish-sovjetike, BRSS u shndërrua në Rusi. Dhe kjo Rusi, që ka njohur ndryshimet më treguese në regjimet politike në shkencë dhe teknologji, në kufijtë territoriale historikë, shfaqet me logjikën atavike perandorake, duke mos toleruar absolutisht, shkëputjen e Kosovës nga Sërbia. Pas këtij parashtrimi shtrohet natyrshëm pyetja: Pse, gjithë ky antishqiptarizëm i Rusisë? Përgjigjia nuk është e lehtë, por do të përpiqem të jap mendimin tim.* Ndikimi emocional i atavizmës “etno-gjenezë” -sllavizmit. Elementë të tjerë të përbashkët, si alfabeti cirilik, një pjesë jo e pakonsiderueshme e fondit leksikor relativisht të ngjashëm, e normave zakonore dhe e riteve fetare ortodokse, e mbajnë gjallë dhe herë-herë, e fuqizojnë dhe e bëjnë veprues këtë “atavizëm”. (Përjashtoj nga ideja e mësipërme, çdo lloj paralele, ose krahasimi me konceptin nazist të “superioritetit të racës arjane”).* Objektivat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Rusisë, për të qenë “forca e parë ushtarake” në Evropë, qysh nga fillimi i shek XIX e deri në vitet ’90-të të shek. XX, për të siguruar dalje të garantuara në detin Mesdhe, e bëjnë atë refraktare, të papajtueshme, me çdo lloj propozimi a “kompromisi” për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Më 1999-n, rusët, jo vetëm u pozicionuan, por edhe u angazhuan ushtarakisht, krahas forcave të NATO-s, kundër genocidit të pashembullt të Beogradit, ndaj shqiptarëve etnikë të Kosovës, por, pas shkëputjes faktike të Kosovës nga Sërbia dhe shpalljes së Pavarësisë dhe orientimit të hapur Euroatlantik të Malit të Zi, Rusia u rikthye dhe u angazhua tërësisht, në mbrojtje të “motrës së vogël” Serbisë, së izoluar politikisht dhe gjeografikisht. * Në realizim të pavarësisë faktike e në mbështetje të njohjes ligjore ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, udhëhoqën dhe vazhdojnë të udhëheqin SHBA. Kjo, natyrshëm, ngjalli në udhëheqjen politike ruse, ndjesinë e Superfuqisë, që nuk u përdor më, në terminologjnë politike ndërkombëtare, pas zhbërjes së Bashkimit Sovjetik. Pranimi thuajse global i SHBA-sëk, si e vetmja superfuqi aktuale, ka aktivizuar xhelozinë e Kremlinit dhe mospranimin e asnjë argumenti kundër “oponencave” të tij ndaj SHBA-së dhe BE-së, për çdo lloj opsioni të tyre, të formuluar pa pjesëmarrjen dhe pa miratimin e Rusisë.* Antishqiptarizmi tradicional Rus, ka spekuluar edhe me logjikën ligjore sulltanore të “sistemit të mileteve”, sipas të cilit njejtësohej feja me kombin. Shqiptarët, qysh në fillim të 1800-ës ishin të ndarë në katër besime fetare dhe në dy fe, me shumicë absolute muslimanë, ndaj u konsideruan dhe u trajtuan politikisht dhe praktikisht nga rusët si turq, pra, si armiqtë shekullorë të tyre. Me këtë logjikë, rusët, për gati dy shekuj kanë synuar dhe janë përpjekur, në mos për ta shmangur tërësisht, ta minimizojnë ekzistencën e një shteti shqiptar në Ballkan.* Rritja ekonomike e Rusisë gjatë viteve të fundit ka filluar të ringjallë ndjesinë “e superfuqisë”, që në këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit është ndier “e ofenduar”. Rusia “ndihet e ofenduar, që SHBA dhe shumica dërrmuese e vendeve të BE-së janë deklaruar hapur në favor të Pavarësisë së Kosovës. Mostrajtimi, si superfuqi, e ka “shqetësuar” Rusinë, ndaj, sipas një editoriali të M. Gorbaçovit të New York Times: “Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka qenë krejt i hapur në shprehjen e këtyre shqetësimeve... por disa nisma të koordinuara në arenën ndërkombëtare, mund të jenë në interes të sigurisë dhe stabilitetit të përbashkët” (21 Qershor 2007) Për këdo, është mirë të ketë një mik “të fuqishëm”, por miqësia me të “fuqishmin”, kurrsesi s’të jep të drejtën të guxosh të unifikohesh me të, siç bëri kryeministri serb, Koshtunica, kur Këshilli i Sigurimit pezulloi miratimin e projektrezolutës për Kosovën: “Politika e përbashkët serbo-ruse (nënvizimi im. Xh.H), ka arritur një fitore të rëndësishme”, por, për të frenuar disi, “entuziazmin” e kryeministrit nacionalist serb, që kam përshtypjen, se e ka kuptuar edhe vetë, që kjo deklaratë është pothuajse emocionale, do ta mbyll shkrimin, me besimin e bindjen e palëkundur, jo vetëm timen: Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, pavarësisht orekseve të hershme të Serbisë të ushqyera jetë e mot, nga Rusia e madhe.
(Xhavit Haliti ,është anëtar i kryesisë në Kuvendin e Kosovës.Në Grupi Parlamentar i PDK-së është në Komisionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Euro-Atlantik, Anëtar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) .
Xhvit Haliti,është i lindur më 08.03.1956 në N. Sellë, Pejë .Ështëi martuar, tre fëmijë, dy vajza e një djalë.Ka të kryer Fakultetin Filologjik, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake: 1987–1998: Anëtar i Kryesisë së LPK-së;
Anëtar i SHP të UÇK-së ,Anëtar i Kryesisë së PDK-së).Jeton dhe vepron në Prishtinë
Kanuni i Lekë Dukagjinit, një ndër vlerat
më të çmuara të kombit shqipetarë
Postuar më 18 May, 2007 nga admin
Të mos i mohojmë as keqinterpretojmë vlerat tona kombëtare Shqipëtare!
Nga Llemadeo
Botuar ne Prill 2003.
(Ribotim)
Shkruar nga Llemadeo
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, VLERAT E TIJ DHE KEQPËRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NË SHQIPERI, NGA INDIVIDË TË VEÇANTË, DHE NGA POLITIKA SHQIPËTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHËM!
Në periudhën më të vështirë për kombin dhe popullin Shqipëtarë, atëherë kur Shqipëria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqipëtare... Nën kujdesin e drejtpërdrejte të burrit të madh të kombit Shqipëtarë Lekë Dukagjinit, prijës i Dukagjinit, u mblodhën krerët më të shquar të burrërise dhe intelegjencës Shqipëtare të asajë kohe, ku bashkuan mendimet përfundimtare të tradites dhe zakoneve Shqipëtare në të gjitha fushat e jetesës, duke përpiluar atë dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ”KANUNI”.
Lekë Dukagjini e mori atë inisiative në atë moment delikat për fatet e Kombit dhe të popullit shqipëtarë, në një kohë kur shumë vënde të ballkanit dhe më gjërë, nuk kishin, jo vetem një Kanun ligjor të ngjashëm, por as norma zakonore të njohura gjërsisht në të gjithë kombin e tyre, e aq më pak në arenën Ballkanike, apo deri në dyert e perandorisë Osmane e me gjere.
Pra në atë periullë, kur ballkanit po i kërcnohej jo vetëm një barbari 500 vjeçare e sapo filluar, por po i kërcnohej edhe një asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e çdo gjëje të trashiguar gjatë shekujve nga ato vënde... Në atë pikë kulmore për historinë e Kombit Shqipëtare e shohim Prijësin e Dukagjinasve Lekë Dukagjinin, jo thjeshtë si një prijës i një krahine me tradita e zakone të hershme Pellazgjike-Ilire-Shqiptare.
Por, si një njeri që vihet në krye të atijë misioni historik, humanitar, njerzor shqipëtarë, për të shpëtuar jo vetem kulturën, traditat, zakonet e popullit shqiptarë, por për ti vënë gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombëtarë shqipëtarë, përballë, armikut pushtues e shkatrrimtarë. Dhe per ti thënë se ne jemi shtet, komb më vehte, me zakonet dhe traditat tona që nuk guxon askush të na i shklasë. Në të njëjtën kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjë llojë ligji as pushtimi prej perandorisë Osmane. Ligje të një pushtuesi që tentonte të zhdukte zakonet, traditat, kulturën e Kombit Shqipëtarë, për të vendosur ato të vetat...
Në atë periudhe delikate dhe mjaft të rrezikshme për popullin dhe kombin shqipëtare, Lekë Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat më të mençur të trevave veriore shqipëtare. Bashkim në një kuvënd, në të cilin u shtruan në një diskutim të gjërë, traditat, zakonet, shekullore të popullit të thjeshtë, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhën më të mirat dhe më të drejtat për ti bashkuar në një të vetëm e mbarë kombëtare, që do të quhej “Kanuni”.
Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: “Prerje e drejte”, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. Pra Kanuni do ti gjykonte njësoj fajtorët dhe do tu jepte njësoj pafajsinë të drejtëve, të pafajshëmve... Pas atyre kuvendeve të gjata, të kryepleqve të malsinave, Dukagjinit, e krahinave të tjera, Lekë Dukagjini pas mbledhjes se mëndimeve të të gjithe kryepleqësisë Shqipëtare anë e mbanë.
Duke i bashkuar dhe seleksionuar në një të vetëm, nxorri të perfunduar “Kanunin”, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Për vetë meritën që pati ai burrë i madh i kombit në organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme të historisë Shqipëtare. Ai ishte “Kushtetuta” e parë kombëtare, ku i thotë botës dhe njerzimit, se populli Shqipëtarë është i kompletuar me ligjet e veta, bazuar në zakonet tradicionale shekullore Shqipëtare si dhe në themel të vet ka dhjetë urdhënimet e tënzot sipas biblës së shënjtë... Kanuni ishte për atë kohë një deklarim botrisht; se Kombi Shqipëtare është komb katolik, që i falet dhe i lutet Zotit, që njeh biblën e shënjtë dhe njeh “Benë” sipas biblës e zakonit shqipëtare. Pra është një vënd Europian, që po deklarohej kundër nderhyrjeve ushtarake osmane në Shqipëri, në ballkan e më gjërë...
Që prej atijë momenti të daljes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, pushtimi osman nuk do të ballafaqohej vetëm me qëndresën e armatosur të popullit Shqiptarë, por dhe me fuqinë morale që u dha mbarë shqipëtarve vetë Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atë mbështetje shpirtërore, unitet bashkimi e vëllazërimi, pastërti e besë ndërmjet njëri tjetrit, shuarje të grindjeve e ngatërresave midis vëllezërve Shqiptare. U dha pra, një përsosmëri në motivimin e vetë jetës në të gjitha pikëpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj të këqijave e padrejtësive.
Vlerat e Kanunit nëpër kohëra.
Vlerat që kishte për atë kohë dhe për shekuj me radhë janë të shumta, sa që nuk mund të përfshihen me një shkrim të thjeshtë... Shqipëtarit i mbrohej nderi, vlera, virtyti, e drejta, prona, familja, gjaku, fisi, katundi, bajraku, krahina e deri kombi, jo vetëm me atë beslidhjen e thirrjen e thjeshtë të kushtrimeve e zërave shpat me shpat, por edhe me një Kod ligjor shqipëtare me rreth 1500 nene. Nene të përpiluara jo vetëm me një llogjikë e mençuri të rradhë, por me një drejtësi të veçantë dhe të pa shoqe në botë... Kanuni dënon ashpër llafazanët, hajdutët, shpifësit, intriguesit, përdhunuesit, plaçkitsit, spiunët, tradhtaret apo çdo shkak tjeter që i çonte njerzit deri në vrasje...
Pra çdo veprim të pa ndershëm e nxjerr para gjykimit të burrave të mënçur dhe e ndëshkon që nga gjoba e deri me izolim të atijë individi apo grupi, duke e përjashtuar nga shoqëria e shëndoshë përgjithmonë. Jo rradhë herë sipas shkallës së veprës së keqe, keqbërsit i digjej shtëpia, duke e detyruar vetë dorasin që ti vinte me dorën e vet flakën shtepisë së tijë për fajin, krimin që kishte kryer ndaj tjetrit me të pa drejtë, dhe dëbohej nga fshati apo krahina përgjithmonë.
Kanuni thotë qartë, se për fjalë gojë nuk vritet njeriu!
Ajo gjë do të thote: As për të shame e as për të shpifura nuk vritet njeriu, nuk i merret jeta askujt, ai që vret për fjalë goje, ai është fajtor dhe bjen në gjak, sepse e vrau njeriun për fjale... Ndërsa, kur është i detyruar njeru të vrasë, në rastet kur i dhunohet gruaja, fëmija, i vriten apo i rrëmbehën me dhunë pjestarët e familjes kryesisht femrat, atëherë në mbrojtje të jetës së njerzve dhe të nderit të familjes, kur nuk gjëndet mundësi tjetër per ti shpëtuar, njeriu vret kriminelin dhe për atë lloje krimineli, vrasësit gjithsesi i është kërkuar llogari nga pleqësia dhe i është matur shkalla e fajit, ndoshta dhe e pafajsisë, pse krimineli, i vrari, konsiderohej fajtor i vrarë në tentativë për të kryer krimin apo duke e kryer...
Në Kanun ka qenë e qartë se për përdhunimin e një gruaje, krimineli binte dy herë në borxh, një herë burrit të gruas apo fisit të tijë, dhe së dyti prindërve të asajë gruaje apo fisit të sajë, ashtu edhe në se e vriste gruan dikush, krimineli do të lante dy pare gjaqe... Ndërsa për vrasjen e një burri, krimineli kishte një gjak borxh... Sikur të zbatohej Kanuni, nuk do të ndodhnin kurrë ato miera vrasje siç po ndodhin sot në Shqipëri, vetëm për grindje fjalësh, për thashethëme e për shpifje...
Ashtu sikur plaçkitsve, hajdutve, përdhunuesve, grabitësve të grave e vajzave, jo vetëm që do të u digjej shtëpia, por do të mos lejoheshin të hynin më kurrë në qytetin apo fshatin e tyre, pse ata kanë kryer ato veprime kriminale me gjakftohtësi e vetëdije. Pra nuk do të ndodhte më në Shqiperi asnjë rast i siper përmëndur. Vetem 4 ose 5 persona të asajë kategorie, sikur të ndëshkoheshin prej kryepleqësisë së burrave të zgjedhur të qytetit, fshatit apo krahinës, kurrë me të tjerë nuk do të ndermerrnin veprime të ngjashme kriminale...
Kanuni ka shumë pika të rendësishme dhe vlera të veçanta në tërsinë e vet. Vlera të cilat janë njohur e vlersuar thellësisht dhe me një disiplinë përkushtimore për gati pesë shekuj me radhë, që nga njerëzit më të thjeshtë dhe deri tek vetë kryepleqësitë e atyre kohrave, apo principatat shqipëtare. Para Kanunit të Lekë Dukagjinit është përule me respekt duke e njohur dhe kërkuar nga të gjithe njerëzit që të respektohet, vetë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Kanuni ka qënë një beslidhje, e një simbol bashkimi e bashkpunimi midis princave shqipëtare dhe të gjithë popullit ndermjet vedi, për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit osman.
Fjalet “Besa-Besë” simbol i bazës së Kanunit.
Baza e Kanunit kanë qënë fjalët hyjnore: “Besa-Besë”! Fjalë që nuk janë thyer kurrë, kur ajo besë është dhënë, edhe prej njerëzve më të thjeshtë. Vetë dyert e perandorisë Osmane janë detyruar ta njohin Kanunin dhe të mos ja shklasin në asnjë pikë popullsisë Shqipëtare, sidomos asajë pjesë, që nuk kishte ra nën sundimin osman, por edhe pjesës qytetase që kërkonte të rrespektonte ato kode kanunore për mënyren e zgjidhjes së problemeve shoqërore, tradicionale e zakonore të jetesës së vet. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, pas biblës, ligjeërohet me anë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, “FALJA”. Pra, të njihet ai që kërkon falje dhe ti falet faji para njerëzve dhe para të viktimizuarve...
Një vepër fisnike me një madhështi të veçantë që ka vetë FALJA, ka gjetë mbështetje dhe zbatim tek populli Shqipëtarë si në asnjë vënd tjetër të botës. Shumë kritik anti shqiptarë, e sidomos ata pro shovinizmave greko-sllave, janë përpjekur që ta komentojnë mbrapsht dhe të nxisin fushata kundër Kanunit nëpër shekuj e dekada. Por fantazitë e tyre kanë dështuar. Një ndër kulçedrat antikanunore ashtu siç qe edhe anti Shqipëtare, ka qënë diktatura komuniste e cila me kalemxhinjtë e vet servilë, holli baltë për 50 vjet me radhë mbi Kanunin, mbi vlerat, madhështinë e fisnikrinë e tijë, mbi simbolin e burrërisë e krenarisë shqipëtare.
Pika për të cilën është sulmuar Kanuni.
Në të shumtën e rasteve janë gjetur shtigjë për ta dhunuar Kanunin, tek pjesët ku shkruhet për të drejtat e femrave, grave dhe vajzave. Ku Kanuni ua ka hequr të drejten për të shikuar vetë per martesë, jo vetëm vajzave por edhe djemve... Në kushtet e luftës, pushtimit total të një armiku barbarë që po zhdukte kultura e popuj, një arsyetim i Kanunit për martesën e femrave, ka qënë me vënd. Për faktin se martesa me dashuri e lidhë femrën me çdo llojë njeriu, të çdo lloje rrace e kombi, pra dashuria nuk merr parasysh në se i dashuri i një vajze është ushtar pushtues apo oficer i Sulltanit apo sllavit, vëndasi apo të huaji, pushtuesi apo rrugëtari.
Ashtu që Kombi Shqipëtarë kishte pësuar aq shpesh e aq shumë. Sidomos në periudhat e dyndjeve sllave në veri të vëndeve Ilire, me anë të martesave dhe të lidhjeve dashurore sipas traditave antike, ishin asimiluar jo vetëm miera Ilirë-Shqipetarë, por edhe territore të tëra, deri atje ku vëndet sot quhen Bosnje apo Kroaci.
Po të lexojmë legjendat e Mujit e të Halilit, na flasin shumë qartë për rreziqet dhe luftrat që kanë shkaktuar martesat e ndërsjellta me të huajt në ato kohra... Në kohën kur Kanuni i ka kufizuar deri në ndalim të drejtën femrës që të mos e zgjedhë martesën e vet vetë, por vetëm prindërit dhe të afërmit... Qellimi ka qënë, jo për të shtypur femrën shqipëtare, por për të shpëtuar kombin nga asimilimi. Pasi dihet se Femrat janë NANAT e Kombit. Shumë femra Shqipëtare nëpër qytete të Shqipërisë në kohën e perandorisë osmane, u martuan me ushtar turq, me detyrim të dhunshëm, apo me raste dashurie, u detyruan të humbasin gjuhën, zakonet, kulturën dhe u larguan nga Shqipëria nën detyrimin e burrave Turq. Fëmijët e tyre kurrë nuk folën më Shqip, ashtu shuheshin shumë dyer e familje në atë kohë.
Shëmbuj të ngjashëm kemi sot martesat e vajzave Shqipëtare me të huajt nëpër botë, në emër të një pseudodashurie, por më shumë janë martesa për letra, martesa që po deshtojne në përqindjen më të madhe... Raste që ngjajnë kur femrat veprojnë pa pyetur asnjë njeri të familjes.
Pushtuesit e çdo lloji, si në kohët e lashta, të mesjetës, apo ato moderne, në situata lufte, kanë perdorur dhe perdorin vazhdimisht një taktike poshtruese dhe ç’kombtarizuese ndaj popullit vëndas, metodën e perdhunimit të femrave, martesave të dhunshme etj... Ajo është bërë me qellim për ta shkatrruar moralisht popullin vëndas, dhe për ti vrarë të ardhmën.
Le të kujtojmë ndodhitë fatkeqe në luftën e Kosovës, ndodhi të cilat, po thuajse, në përqindjën me të madhe po i përballojnë ato vuajtje e tmerre, vetëm, ato gra e vajza fisnike, të cilat nuk ja çfaqin askujtë se çfarë kanë hequr nën dhunën e ushtarakve pushtues barbarë serbo-sllav.
Vërtet gruaja Shqipëtare në kohën e daljes së Kanunit dhe për 5 shekuj me radhë ka pasë disa të drejta të kufizuara, por në anën tjetër ajo ka pasë nderimin: Zojë shtëpie! Dhe ka pasë autoritet e mbrojtjen e veçantë, si nga njerëzit e vet dhe nga burri me të afërmit e tijë, për çdo rast padrejtësie. Gruan nuk ka guxuar kush ta vrasë për grindje as për gjakmarrje.
Gruan nuk ka guxuar askush që ta izolojë në raste vrasjesh apo grindjesh e ngatrresash, siç po e izolojnë sot në Shqipëri në emer të gjoja gjakmarrjes. Gruas nuk guxonte kush ti vëjë prite e as ta ndalojë në prita. As gruan as fëmijët nuk guxon kush ti prekë e as ti ndjekë për gjak. Vetëm barbarët sllavo-grekë i kane vrarë gratë e femijët Shqipëtarë; tjetër kush nuk ka guxuar, të pakten, para viteve 1944. Për vrasjen e një gruaje janë marrë dy palë gjaqe, njërin duhej ta merrte burri, tjetrin vllezrit apo fisi i gruas. Gruaja ka qënë e pa prekshme në rrugë, në pazarë e kudo.
Gruaja ka pasë të drejtën edhe të hyjë ndermjetës në raste ngatrresash e vrasjesh, pra ka ndale vrasjen, është fut në mes burrave me fjalën e sajë thirrse për paqe... Dhe palët kanë qënë të detyruara të ndalojnë fjalët dhe armët e të terhiqen per ta zgjidhur sherrin pleqërisht... Gratë në pjesën më të madhe të vëndit kanë drejtuar ekonominë e shtepisë duke i kerkuar vazhdimisht burrit sigurimin e bazës së jetesës në ushqime, veshje etj. E Zoja e Shtëpisë ka zotruar të drejtën e drejtimit të organizimit të jetës në rregullin e brëndshem familiar, ku burrat nuk kanë guxuar të ndërhyjnë...Gratë në çdo shtëpi kanë pasë dhomën e tyre të veçantë, ku janë mbledhur në raste të kurdohershme për të biseduar e ndenjur me njëra tjetrën.
Gra të veçanta kanë marrë pjesë edhe në kuvënde, edhe në lufte me arme në dorë... Kanë dhënë mëndime ku u është dëgjuar fjala dhe janë dalluar për vepra trimërie e heroizmi, vlersim të cilin e kanë njohur dhe ruajtur me rrespekt të veçantë, kreret e vëndit dhe gjithë populli Shqipëtare... Gruas i është besuar dhe lenë në dorë rritja, edukimi dhe mësimi i gjuhës amëtare tek fëmijët... E gjithë ajo, ka qënë nderim, rrespekt, vlerësim dhe besim për gratë Shqipëtare. Kufizimet qe i janë bërë, kanë pasë vetëm qellimin e ruajtjes së nderit të femrës dhe të ardhmërisë së Kombit. Unë do të u drejtohesha sot kritikëve të Kanunit dhe do ti pyesnja se çfarë të drejtash kanë gratë sot në Shqiperi dhe kush i mbron ato?? Këtu veçoj gratë politikane dhe të pasura, gratë e atyre që ruhën me bodigardë e polic.
Ato nuk është, se kanë të drejta, por janë nën hijen e rrethit të pushtetarve, nen hijen e atyre qe janë të gatshem të ushtrojnë dhunë policore për ti mbrojtur... E megjithatë, edhe ato nuk mund të levizin lirshëm nëpër Shqipëri, pa disa njerëz të armatosur me vehte... Në kohët e Kanunit gruaja ka ecur vetëm me qindra kilometra ose grup grash nëpër male e fusha dhe askush nuk ka guxuar ti prekë, as në rrugë e as në pazarë... Sot grabitet gruaja apo vajza në shtëpi të vet, prej mafjozve, kriminelve.
Për shkeljen e të drejtave të grave sot në Shqipëri,
vallë a mos është fajtor Kanuni?
Gartë dhe vajzat nëpër fshatrat e Shqipërisë nuk ngopën me buk, ato dalin të lypin një sahan miell për të përballuar urinë e familjes, nuk kanë kushtet minimale për jetesë, për ti shërbyer higjenës vetijake.
Nëpër qytete gjëndën të pa puna dhe pa përkrahje, shpesh në mëshirë të çastit dhe të të papriturave... Në vëndet e Europës, që nga Greqia e deri në Suedi, apo Angli dergjën në duar të mafjes prostitucionaliste mbi 100 mije gra e vajza Shqipëtare... Si janë grabitur ato në Shqipëri? Kush i ka mashtruar, gjoja në emër të martesave moderne me njerëz të pasur, apo të një pseudo-pune? Ata mafjoz e mashtrues, deri në të cilin rang në Shqipëri kanë hypur? Sikur të respektohej Kanuni, a do të guxonin ata kriminelë të grabitnin apo të mashtronin femra Shqipëtare e ti shisnin nëpër botë për seks? Ata nuk do të guxonin kurrë që të kryenin vepra të tilla krimiminale sikur Kanuni të rrespektohej apo të zbatohej pikë për pikë.
Ata do të kishin gjaqe pa fund për të larë, për atë dhunim të moralit e të nderit të familjes Shqipëtare... Mirpo për fat “të zi”, të atyre kriminelve-mafjozë, populli Shqipëtarë ka dekada që beson tek qeveritë e vëndit dhe Kanunin e ruan si një rrelike në shpirt, por edhe në gadishmeri per ta zbatuar atëherë kur pushtuesit e huaj të sulmojne vendin, apo atëherë kur qeveritë nuk funksionojnë më, ashtu siç ka ndodhur dekadën e fundit... Në kohën e sotme shkeljet mbi nderin e shpirtin e Shqipëtarve në Shqipëri janë bërë gati të perditshme dhe të pa zgjidhshme... Ashtu që vetgjygjësia e disa njerëzve po tregon qartë se qeveritë nuk po funksionojne në shërbim të jetes e të stabilitetit të qytetarve, sidomos pas vitit 1997 e në vazhdim.
A ekziston ndonjë fije burrëri sot, si në kohet e burrërisë Shqiptare
kur çdo marveshje përmbydhej me fjalen e vetme “Besa-Besë”! ?
Dhe pse çdo gjë e keqe që ndodh i veshet Kanunit?
Mos qoftë e thënë që Kanuni të vihet në zbatim dhe të përdoret sot nga masa e popullit, me atë disiplinë e rrespekt që është zbatuar para viteve 1944. Po të ndodhë ajo, do të vriteshin miera kriminele, mafjozë, që kanë grabitur vajza, vrarë pa shkak, e të pa fajshëm. Kriminelve që mbrohen nga zinxhiri mafjoz deri lart, do të u kërkohej “gjaku”. Së pari urdhërdhënsve pushtetarë që kanë vrarë njerzit e thjeshte që në 1945 e deri me sot... Njëkohësisht do të përjashtoheshin të gjithë hajdutët, kriminelët, mashtruesit, llafazanat (puntorët e kqinjë), siç shkruhet në Kanun, do të largoheshin nga politika Shqipëtare dhe do të nxirreshin më një anë si njerzit më të pa denjë të shoqërisë Shqipëtare.
Do të largoheshin prej kryepleqësisë burrërore shqipëtare, gjithnjë sikur të zbatohej Kanuni dhe të ekzistonin sot ato kryepleqësi me atë burrëri e vlera që kanë patur burrat Shqipëtarë të atyre kohrave. Burrëri që sot mjerisht nuk ekziston, pasi pushtimet e huaja gjatë shekujve, si dhe diktatura barbare e transformoj atë burrëri me dhunë, në nje shtresë të varfërish, deri për një pale rroba... Por populli është i durueshëm tej mase, dhe shpesh herë beson verbërisht mashtrimeve të të korruptuarve mafjozë e pranon qeverisjen prej tyre...
Faje qe i kushtojnë shtrenjtë, por korigjohen pas një psimi të madh... Kanuni jo vetëm që nuk zbatohet në asnjë pikë, as ‘nen’ të tijë, por, po sulmohet në mënyrë të qellimshme nga të dy krahët, si nga kriminelët e keqbërsit, ashtu edhe nga pushtetarët. Pala e inkriminuar thotë se po zbaton Kanunin kur vret, vjell, perdhunon nderin e familjën e tjetrit, ndërsa qeveritarët për vrasjet mafjoze e politike dhe të çdo rangu i cilsojnë si vrasje kanunore.
Palët kriminale që kanë gjetur hapsirë për të vepruar në Shqipëri si rezultat i korruptimit të politikanve me krimin, e përdorin emrin e Kanunit si mbulesë për të justifikuar krimet që bëjnë dhe për të krijuar një kaos në masën e popullit, duke i bërë grindjet e krimet masive deri tek njerzit e thjeshtë.
Dëgjohen raste se u vra (x) person nga (y)-ni, sepse ai e shau... Dhe direkt atë mbrëmje Televizori Shqipëtare jep lajmin se u krye një vrasje Kanunore...
Natyrisht që punonjësit e informacionit dhe drejtuesit e TVSH nuk kanë njohuritë e nevojshme historike, as mbi traditat as kulturën e hershme Shqipëtare, e aq më pak të njohin Kanunin në përmbajtjen e tijë.
Por ashtu, siç u vjen urdhri, që ta japin atë lajm, dhe të ja veshin Kanunit vrasjen, për të ja larguar qeverisë, si shkaktarë i parë, ashtu e transmetojnë ata gazetarë... Them shkaktarë i parë është qeveria: Sepse, krizat ekonomike, mjerimi, vuajtaja, mafja, krimi i hajdutëve, veprimtaria e pa përgjegjëshme e pushtetarve i bën, deri edhe njerzit e thjeshtë, të vriten me njëri tjetrin, për fjalë goje, pa përfillur asnjë shënjë burrërie e njerëzie, apo zakoni Shqipëtare. Njerëzit e thjeshtë po psojnë kriza psiqike kur dikush u rremben fëmijën dhe ata reagojnë në menyra agresive duke vrarë edhe vehtën, shpesh, nga pamundësia për të gjetë dorasin, apo shkakun.
Kthehemi tek vrasja për një të shame, apo për një fjalë gojet...
Po në cilen pike të Kanunit shkruhet, që pse të shan tjetri duhet ti marrësh jetën?
Në asnjë fjalë, as rrjesht, nuk ekziston!
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka pushuar së funksionuari që në ditët kur Shqipëria ka filluar të qeveriset nga Shqipëtarët. Perpjekjet për ta përdorur atë Kanun, për të justifikuar apo gjykuar vepra të shtrëmbra apo të drejta ka qënë dhe janë spontane. Vetëm në rastet kur nuk ka funksionuar shteti apo pushteti. Kanuni bashkë me vlerat e veta historike e kombëtare e ka vëndin vetëm në histori, si një rrelike e kombit dhe aspak për tu vënë në zbatim apo veprim sot. Ai e ka pase vlerën e vet atëherë kur nuk ka qënë Shqipëria e qeverisur nga Shqipëtaret, kur vëndi ka qënë nën sundime të një pas njëshme, atëherë kur pushtetet pushtuese përpiqeshin të zhduknin kulturën, zakonet, traditat, gjuhën, pra të na çfarosnin si komb. Kanuni e ka kryer misionin e vet historik për gati 5 shekuj, më së miri.
Formimi i shteteve juridike, dalja e ligjeve, kane bërë që kanunet, apo zakonet e vjetra të çdo populli e kombi, të mbesin si rrelike muzeale, në historit e atyre vendeve e kombeve që i kanë patur.
Që prej kohës kur Shqipëria është shpallur shtet i pamvarur dhe qeveritë e një pas njëshme Shqipëtare, kanë krijuar ligje themelore, ku janë njohur doket, zakonet, gjuha, kultura Shqipëtare, ligje të cilat tashmë janë në përsosje çdo ditë, Kanuni është dashur dhe duhet që të vëndoset si një Visar i çmuar i Kombit në histori dhe të sherbeje si një ndër bazat e drejtësise ligjore Shqipëtare. Ti jepet një vlersim, të pakten aq sa ja kanë dhënë e po ja japin studiuesit e huaj dhe figurat e mëdha të politikës botrore... Në vitet e diktaturës ka pasë mangësi të qëllimshme për të denigruar traditën, zakonet, veshjet etj, në masën e gjërë të popullit Shqipëtarë, mirpo sot ato mangësi nuk ekzistojnë më.
Ekziston rreziku i dëmtimit të historisë dhe traditës zakonore Shqipëtare në qoftë se njerëzit, kur vrasin në momentin e çmendurisë së tyre, të krizave psiqike, justifikohen tek Kanuni, edhe pse ata nuk e kanë lexuar as një rrjesht dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë të Kanunit!
Ashtu si dhe politikanet, te cilet në momentet kur nuk janë në gjëndje të qeverisin, apo nuk e zbatojnë dot ligjin, pse kriminelët janë miqt, shokët, korrupsionistët që kanë lillje me ta, justifikojnë të çmëndurit, mafjozët, kriminelët, përdhunuesit për veprat e tyre kriminale. Duke ia ngjeshur Kanunit, pra sikur ata vritkan e vidhkan e grabitkan gra, se (simbas tyre) thoka Kanuni, (sipas tyre)... Marrëzi dhe hipokrizi politikanësh për të justifikuar vehtën e tyre në perzierje me kriminelë ordinierë që i bëjnë ato masakra ndaj njerëzve, moralit e kulturës Shqipëtare, vetëm për të grumbulluar para!
Mjerisht që prej vitit 1997, me këto 7-8 qeveri të hypura e të zbrituara, jane vrare qindra policë, dhe disa njerëz të politikës Shqipëtare, gjë që tregon se një dorë e zezë mafjoze vepron kundër ligjit por edhe kunder kulturës njerëzore e tradites Shqipëtare, e aq më fort kundër Kanunit.
Them më fort kundër Kanunit, sepse sipas Kanunit, pa i pas borxh, nuk të vret askush e aq më pak tinzisht, e duke u fshehur...
Ka pasë shumë raste kur vetë policët e shtetit kanë vrarë me dhunë duke i rrahur njerëzit, deri edhe intelektual. Rrahje e dhune pa asnjë shkak apo arsye, në kundërshtim me çdo ligj njerëzor e aq më fort me Kanunin, në të cilin thuhet se burri nuk rrahet, as nuk dhunohet fizikisht...!
Të rrahësh burrin, apo çdo njeri, është poshtrimi më ç’njerzorë që mund ti bëhet tjetrit e aq më tepër Shqipëtarit.
Ç’njerzime të tilla kanë bërë barbaritë sllavo-greke, kundër Shqipëtarve, dhe diktatura komuniste...
Mjerisht bëjnë edhe policët e shefat e ushqyer me brumin diktatorial komunist nëper Shqipëri, ata që i sherbejnë qeverisë pro komuniste dhe jo rendit, sigurisë e qetësisë së popullit Shqipëtare. Sikur të respektohej Kanuni, ata, dhe askush nuk do të guxonin të perdornin dhunën fizike ndaj njerëzve e të mbysin njerëz duke i rrahur. Ashtu siç nuk do të guxonin, sikur liritë dhe të drejtat e njeriut të rrespektoheshin, ashtu siç janë të shkruara në ato ligje ndërkombëtare...
Për të frenuar fenomenet e vrasjeve, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Kanunin, duhet menjëherë të nderhyjë ligji i shtetit dhe të denojë vrasësit në maksimum, pa pranuar nderhyrje politikanësh, deputetësh, për të zbutur apo lakuar ligjin. Të ndëshkohën dhe të mos u jepet mundësia kriminelëve të lirohen nga burgjet pa kryer denimin... Atëhere do të ndalet fenomeni i vrasjeve në Shqipëri. Fenomen i cili është në të gjitha vëndët e botës por i kufizuar dhe nën ndëshkimin e ligjit. Vrasjet nuk motivohen as Kanunore e as zakonore në vendet perendimore, por kriminale dhe kriminelët e bashkpuntoret e tyre shkojnë në burg për gjithë jetën e tyre... Në Shqipëri duhej të kalonin plot 5 vjet që të dënoheshin me burg kriminelët që vranë politikanin më popullorë, demokratin Azem Hajdari, vrasje e cila u cilsua prej politikanve qeveritarë, si Kanunore, edhe pse kriminelët njiheshin hapur se kush ishin, dhe deri ku shtrihej rrjeta e tyre.
Qeveritarët mendojnë se shfajsohen kur i cilsojnë vrasjet në Shqipëri sikur bëhën për gjakmarrje...
Jo! Vrasjet në Shqipëri nuk janë për gjakmarrje, por vijnë si rezultat i qeverive të korruptuara që prej viteve 1997 e deri më tani. Vijnë si rezultat sepse në shumë raste qeveritarët i kane ndihmuar kriminelët të marrin pafajsi, apo kanë bashkpunuar me ta... Sot duhet që vetë masat e popullit të kerkojnë me kembngulje, që çdo njeri, që bën vrasje, të dënohet nga ligji dhe të mos lehet i lirë në asnjë çast. Në se vrasësi del i lirë, pse ka një mbeshtetje nga ndërhyrjet e politikanve, populli duhet të kerkoje llogari qeverise, deri me heqjën e votëbesimit për atë qeveri, gjithnjë me mjete demokratike... Ndersa vrasjet qe janë bërë dhe bëhen për gjaqe të vjetra, ato po i pajtojnë vetë nderhyrjet e burrave qe e njohin zakonin e Kanunin dhe po falën në masë të madhe.
Pra sot në kohët moderne në Shqiperi, Kanuni ështe dhe duhet ë jete, vetem një rrelike muzeale, për vetë faktin se: Ligjet për liritë e të drejtat e njeriut, që janë një fuqi botrore, që rrëzojne çdo Kanun apo normë të përdorur në mesjetë, nuk lënë hapsirë boshë ku mund të mungojë diçka për të drejtat e çdo qytetari kudo në botë.
Shteti shqipëtar ka sot institucionet Kombëtare, Shtetrore me të gjitha ligjet dhe organet drejtuese, që janë për të organizuar jetën shoqërore, zhvillimin njerëzor në të gjitha fushat. Mirpo ndershmëria dhe përkushtimi, apo aftësia e nevojshme e atyre punonjësve që punojnë në ato organe qeverisëse, duhen kontrolluar me kujdes nëpërmjet votës se lirë, të njerëzve të lire, në zgjedhje të lira e demokratike... Sikur ato institucione, të funksiononin nën drejtimin e një qeverie demokratike të pa korruptuar dhe të pa përzierë me mafjen apo krimin, nuk do të kishte guxim asnjë njeri që të bënte vrasje, as për “fjalë goje” e as pse më “shikove shtrembt, apo pse drejt...”
Mirpo fatkeqësisht në Shqipëri edhe pse ekzistojnë ligjet dhe të gjitha strukturat shtetrore për të zbatuar ligjin, nuk është përkushtimi i nevojshëm i njerëzve që janë vëndosur për ti shërbyer ligjit dhe qytetarve. Pra, për të bërë atë detyrë, per të cilën taksapaguesit Shqipëtarë u japin rrogat që nga presidenti e deri tek polici më i thjeshtë... Populli nuk duhet të vuajë zinë e krimit, vrasjen në njerzit e shtëpisë, grabitjën e femrave dhe shitjen për prostitucion nga kriminelët.
Të mos heshtë e të u nënshtrohet atyre grupeve apo individve që e lajne me gjak në emër të Kanunit, në emër të asajë historie të lavdishme Shqipëtare të kohës së Gjergj Kastriotit të madh dhe Lekë Dukagjinit. Me ato përpjekje ata mafjozë, hajdutë, kriminelë përpiqen të shfajsohen, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur njëkohësisht, pas Kanunit. Por Kanuni thotë: Hajdutët, kriminelët, dhunuesit, plackitësit te veçohen e të ndeshkohen rrebt... Ata nuk e kanë vëndin as në jetën e lirë të shoqërisë Shqipëtare e jo më nëpër hallkat e institucioneve të shtetit, si politikanë, shefa etj...
Kanuni thot: Fëmijët dhe të sëmurët psiqik nuk armatosën kurre...!
Sot në Shqipëri janë armatosur edhe fëmijët... Gjithsesi le të shpresojmë se gjërat do të shkojnë në vëndin e vet... Kanuni me vlerat e tije historike e kombëtare të vendosët në muzeumet shqipëtare si një rrelikë e radhë e Kombit Shqipëtare, duke i nderuar në faqet e historisë ato vlera, e jo duke i injoruar. Kanuni duhet të jetë një mbështetje studimore për drejtësinë, por duhet kuptuar saktë dhe jo mbrapsht... Mafjozet e kriminelët bashkë me ata që i përkrahin, të denohen sa më parë nga drejtësia demokratike. Dhe populli të çlirohet për të marrë frymë lirisht në jeten normale pa krime, pa vuajtje dhe frigë, por me një qetësi e normalitet të zhvillojë jetën e lirë si gjithë popujt e vendevë të qytetruara.
Le të besojmë dhe të shpresojmë se krerët e shtetit do ta kuptojnë se nuk është fajtor Kanuni për asnjë veprim kriminal e mafjoz që kryhet në Shqipëri, por fajtor janë të korruptuarit politikanë, të komprementuarit ligjëvënës e ligjëzbatues, miqësitë e dallaveret në të gjitha shkallët e pushtetit.
Ashtu siç është fajtor në të njëjtën kohë, një dehje marramëndse, një trullosje prej një euforie të tepruar të masës së atyre njerzve që hiqen sikur e njohin dhe dijnë të rrespektojnë Kanunin apo zakonet e tjera Shqipëtare, ndërsa në anën tjetër perdorin emrin e Kanunit për të bërë krime, apo veprime të tjera ç’njerzore ndaj shoqi-shoqit apo deri në fis e familje... Askush nuk ka të drejtë të bëjë vrasje, pse sipas tijë e thoka Kanuni!
Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që ti merret jeta njeriut për asnjë arsye! Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që të izolohen gratë e fëmijët dhe të vriten apo të tentohet ndaj tyre për ti vrarë për gjak!
Kanuni thekson qartë në kuptimin dhe zbërthimin e tijë se: Vrasja është rrezik, fatkeqsi, vrasësi bjen në gjak, por gjaku lahet me ‘falje’ para njeriut, para Zotit e burrave të Dheut Shqipëtarë, e jo para ‘mistrecave’ që nuk njohin faljen, si shprehja më e lartë e pendimit të fatkeqit që ngriti dorën në çastin e çmendurisë së tijë kur vrau njeriun...
Gjithsesi` theksoj se: Kanuni nuk është e as nuk bëhet kurrë shkaku i grindjeve e vrasjeve në Shqipëri, por ka qenë gjithmonë dhe ashtu duhet të mbesë si simbol i besës, i burrërisë, i urtësisë, i rregullit të jetesës, i pajtimit dhe qetësimit të mosmarrveshjeve midis njerzve.
Më peshë ka një fjalë e thjeshtë e një burri të vjetër në malet e Malësisë së Dukagjinit, Vermoshit, Skraparit, Kurvëleshit apo Korabit, se sa dhjetra fjalime të pseudo-politikanve që shahen me njëri tjetrin si fëmijët e rrugve...
Le të shpresojmë se vetë qytetarët do të kuptojnë më mire, se kush është shkaku i krimeve të fshehta, i grabitjes së fëmijëve, fëmrave, i varfërise, i vjelljeve, i pa sigurisë... Pra do ta kuptojnë njerëzit se kush është shkaku i largimit gjithnjë e më shumë nga Shqipëria i njerëzve të thjeshte por edhe intelektualve...
Ndoshta kur të gjitha të kuptohen qartë nga të gjithë, atëherë nuk do të ja falin më besimin e votës as të korruptuarit, as ish diktatorve, as kriminelve... Por do të dijne të zgjedhin ata që drejtojnë popullin e shtetin drejt sigurisë, qetësisë, zhvillimit, drejt një jete normale pa vrasje, pa tmerre rrembimesh e dhunimesh, apo tregti femrash per prostitucion...
Vetem atëherë nuk do të hidhet baltë mbi Kanunin ashtu siç hidhte perandoria osmane për 500 vjet me radhë, apo shovinizmi sllav dhe diktatura komuniste... Nuk duhet të mbretërojë çmenduria e çastit që vret në emër të Kanunit, vjell e bën aq vepra të liga dhe tenton të fshihet pas atijë ‘Gjeniu’ të historisë dhe Kulturës tonë Shqipëtare. Kam bindjen se edhe kjo përpjekje e fundit e sllavo-komunistve të deshtuar, për të hedhur baltë mbi zakonet e kulturën tonë të lashtë, do të dështojnë. Pasi populli, pjesa më e madhe që i nderon realisht vlerat tona Kombëtare, një ndër të cilat është dhe Kanuni, do të dijë të dalë edhe prej kësajë situatë ngatrresqare që e krijuan qeveritë e pa përgjegjshme...
Asnjë arsye nuk ekziston mbi Dhe, që të u krijohet vuajtje, apo tu shkaktohet vdekja fëmijëve të mitur, si dhe të u nxihet jeta, duke i ndarë nga prindërit për shkaqe vrasje, dhunimi, lufte, etj...
Vetëm barbarët që nuk kanë ndjenja njerzore i lënë fëmijë jetimë, pa prindër, duke ua vrarë babanë, apo duke u rrëmbyer nënën!
Vetëm politikanët hajdut që jetojnë duke u ushqyer me gjakun e djersën e të tjerve, i lënë fëmijët e mitur të vdesin urie, të ftohti, apo prej sëmundjeve! Kujtojmë këtu miera fëmijë të izoluar për shkaqe vrasjesh, prej njerzve psiqikisht të smurë, që nuk njohin as vlera kombëtare, as njerzore e as familiare, e Kanunore aq më pak... Kujtojmë miera fëmijë të cilët bredhin rrugve të Shqipërisë duke bërë punë të zeza për të mbajtur familjet, si dhe rrugve të botës për të lypur punë apo të mashtruar e të shitur nga mafja shtetrore, për prostitucion, apo për tu vjedhë organet e trupave të tyre të njomë, për të ua transplantuar fëmijëve të milionerve, të mafjozve nëpër botë.
Kujtojme shumë të tjerë që vdesin cdo stinë e muaj, urie e të ftohti nëpër fshatrat e Shqipërisë... Po vdesin për një operacion të thjeshtë apendisiti pa pasur aspak kujdesin as ndihmën e qeverisë, e cila e ka për detyrë që shtetasve të vet tu sigurojë jetën dhe mjekimin e nevojshëm, ushqimin dhe çdo gjë tjetër jetike. Pra asnjë prej atyre fatkeqësive që po vuan populli shqiptar sot nuk i vjen prej Kanunit, e aq më pak fëmijëve. Por ato vijnë si shkak i mungesës së kujdesit të qeverisë për të gjithë qytetarët e aq më pak për fëmijët e pafajshëm.
Shkruar nga LLemadeo D.
Germany
_____________
Kanuni i Lekë Dukagjinit, zgjon interesin
e
më se 20 milionë shikuesve në Amerikë
Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA
WASHINGTON DC : Duke parë këtë emision, shikuesi ynë besoj se do të krijojë edhe një imazh më të qartë rreth vrasjeve në Shqipëri. Pasi, siç dihet, në Shqipëri, sidomos këto kohët e fundit, ky fenomen është përhapur shumë. Vrasjet që po ndodhin atje janë jashtëzakonisht të shumta së bashku me akte të dhunshme, në politikë, familje e shoqëri, krahasuar me numrin e popullsisë, me popujt fqinjë, me ne ato e kalojnë çdo parashikimi dhe sfidojnë edhe ndonjë statistikë. Kjo ia vlen, të thuhet për të gjithë ne, e jo vetëm për të huajit që po e perceptojnë Shqipërinë, përmes shtypit e ekranit të televizionit, ashtu siç do të jetë ky rast në emisionin e këtij kanali televizivë amerikan "The National Geographic Channel" që ndiqet, sipas statistikave amerikane, nga 20 milionë shikues. Por, kjo na vlen patjetër më shumë edhe neve vetë shqiptarëve, që na duket se jetojmë në një realitet të dhunshëm dhe të dhimbshëm. E këtë nëpërmjet lajmeve nga vendlindja po mësojmë çdo ditë, ku dhuna, kohëve të fundit, ka ardhur duke u shtuar dhe më fatkeqësi është se në Shqipëri ajo nuk ka asnjë shenjë se do të ndalet ndonjëherë!?!...
Pa bërë këtu krahasime me vitet, se 1991-92 ose 1997, vetëm t'i nënshtrohemi me bindje një realiteti paqësor, si ky evropian që jetojmë sot, dhuna në Shqipëri ka marrë përmasa dramatike dhe është një shqetësim mbarëkombëtar. Vrasjet që ndodhin përditë, ato që janë "emocionale" të tipit prej vrasjeve nga më mafiozet. Si p.sh. qërim hesapesh mes bandave, hakmarrje, dhe vrasje për vjedhje e tjera, ndodhin në çdo vend ku ka varfëri dhe mungesë shteti, si në Shqipëri. Në Shqipëri, mbetet i zbuluar një numër i madh vrasjesh në gjaknxehtësi, ato që në gjuhën juridike quhen "për motive të dobëta", kemi pastaj një sërë vrasjesh për gjakmarrje, d.m.th. për kanun por që si të parat edhe gjitha vrasjet e tjera në Shqipëri, lidhen ngushtë me të dytat- me Kanunin.
Ditën e Hënë në 6 tetor 2003, ora 9:00 e mbrëmjes me kohën e Nju Jork-ut, në emisionin "Encore Presetation" të kanalit televiziv "The National Geographic Channel" në kabël, shfaqet për herë të parë në SHBA-s, në një emisoni prej dy orë e 25 minuta, me tre tema nga më interesantet, të cilat do të trajtonë nëpërmjet studimit, hakmarrjen në disa vende të Botës. Ky emison i cili me këtë rast ka marrë si shëmbull i cil do t'u referohet sekuencave televizive nga një studim që i ka bërë në Shqipëri "Kanunit të Lek Dukagjinit". Emisioni duke shfletuar kapitujt e "Kanunit të Lek Dukagjinit", do të tregojë, ndër të tjera, për shikuesin e madh amerikan, se në Shqipëri, një traditë shekullore e vrasjeve për hakmarrje - marrjegjaku, që, sipas Kanunit të Lek Dukagjini,t quhet përndryshe"sherr gjaku", janë ringjallur me një mënyrë që familjet dhe personat që hyjnë në gjak, t'i zgjedhin mosmarrëveshjet e tyre të gjakmarrjeve të kaluara.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një gjykatë kushtetuese në shtetin federal Teksas, ka rivendosur një formë dënimi të vjetë,r e cila bën të mundur që ndaj fajtorit të përdoret "turpërimi" Kriminelët, detyrohen të mbajnë shënja në publik që tregojnë se sa krime dhe çfarë krimi kanë bërë ata që janë të detyruar t'i mbajn si dënim këto shënja. Dhe në një fshat Afrikan, në Togo tregohet se mosmarrëveshjet zgjidhen duke përdorur ende edhe sot një formë të vjetër drejtësie. Të akuzuarit dhe fajtorët vënë duart në vaj të nxehtë, pasi që të gjithë fshatarët mendojnë se vetëm të fajshmit digjen.
Kanun e Kuvend
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje.
Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jete urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme.
Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët’ gur", "për kët’ peshë", "për kët’ bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e shenjtë hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve".
1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun
Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajë shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, "qoftë edhe i Gjomark", që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e të mirit asht nji me jetën e të keqit", dhe "gjaku shkon për gisht", që do të thotë të njëjtën gjë.
Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që "prifti nuk bjen më gjak e nuk çohet në be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollë qi meshtari të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë" (po aty). Po kështu, sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng më kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me të"- nyje 141 § 1014). Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve.
Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën.
2. Mikpritja në Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy".
Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që "asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.
3. Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë evropiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrin ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Është kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.
4. Besa në Kanun
Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes, fjala "besë", duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti gjurmën e burimit.
Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë.
Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë.
Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet, duhet të kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve.
5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19-të në Shkodër funksiononte një zyrë e veçantë, që njihej me emrin "Xhibali", dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t’u tërhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur "jus albanicae".
Sot kanuni është një "opus finita" një herë e përgjithnjë, është "një botë e mbyllur". E. Çabej, qysh në vitin 1935, në veprën "Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe", e përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë qenë. Përveç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve, zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës. Mbi bazën e tij ndërtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë, mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës dhe të zhvillimit të lirë të tij.
Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetesën që së lashti, një "popull me aftësi të shquara ligjvënëse", siç do të shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës. Shansi i tij mund të jetë përpara.
Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvojës historike shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të qëndresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë dhe titujt e fisnikërisë që i atribuon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin e tij si autor për kanunin e malësisë.
S’ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një - asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme - një univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjeçov i pesë shekuj të shkuar, por një Gjeçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament juridik. Në mesjetë, në epokën e qëndresës së madhe ndaj perandorisë otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces.
Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E. Çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe", botuar më 1935. Në këtë libër ai thekson shprehimisht:
"I ndjeri baron Nopsca ka lënë edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një vatër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit".
Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në shqip prej at Shtjefën Gjeçovit në vitin 1933. Gjeçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhrit françeskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me veprimin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm. Gjeçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
-------------------------------
KJO VPËR E SHTJEFËN GJEÇOVIT RIBOTOHET SIPAS
BOTIMIT TË VITIT 1933 SHTYPUR NË SHKODËR
Biografia
Shtjefën Konstantin Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, kurse më 15 gusht të vitit 1888 hyri në urdhrin françeskan në kuvendin e Fojnicës (Bosnje). Mësimet liceale e filozofike i vijoi në kuvendet franqeskane të Dërvendës dhe Banja Llukës, ndërsa ato teologjike në Kreshevë. Shërbeu si famullitar në Pejë, Rubrikg, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, Durrës, Vlorë, Shkodër, Zym, etj. Ishte edhe mësues i gjuhes shqipe në Borgo Rizzo të Zarës.
Shtjefën Gjeçovi, veç famullitar dhe mësues, ishte edhe studius i palodhëshëm i çështjeve të ndryshme shkencore. Mblidhte dhe studiante materiale etnografie, hitorike, gjuhësore e arkeologjike. Botoi, me emër të plotë ose me pseudonim të Lkeni i Hasit e Komnen edhe Kanina, shumë shkrime nëpër të përkohshmet e ndryshme si të “Albania”, “Hylli i Dritës”, “Populli”, “Brezi i ri”, etj. Megjithatë, veprimtaria e Gjeçovi nuk kufizohet vetëm në artikujt e gazetave, por ky ishte edhe një përkthyes i suksesshëm dhe një autor i veprave origjinale. Më 1904 botoi veprën “Jeta e shën Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrësit”, me 1905 shkroi tragjikomedinë “Markhulli Kryqytas”. Veprën “Agimi i Gjytetniis” e botoi në Shkodër më 1910. në vitin 1912 shqipëroi dhe botoi dramën “Atil Riguli” të poetit italian Pjetro Metastasio. Më 1912 përktheu “Shna Ndou i Padues” të A. M. Dal-Gal, pastaj “Vajza e Orleansit ose Joana d’Art” të Bergamos, e poashtu, shkroi edhe dramën “Mojsi Golemi”.
Shtjefën Gjeçovi dha Kontributin e tij edhe më lëmin e arkeologjisë. Ky arriti të mblidhte e radhiste materiale arkeologjike, duke kriuar kështu një koleksion të pasur arkeologjik në muzeumin françeskan të Shkodrës. Në lëmin e arkeologjisë dallohet studimi i tij me titull “Trshigime thrako-iliriane” që botohej në revistën ”populli”, e më von edhe në “Hylli i Dritës”. Por , vepra më e rëndësishme e Shtjefën Gjeçovit është përmbledhja e rregullave të së drejtës zakonore dhe dokeve të popullit me titull “Kanuni i Lekë Dugagjinit”, disa kapituj të të cilit filluan të botoheshin me 1913 dhe vazhduan më vonë në “Hylli i Dritës”, por që dolën si libër në vete më 1933, pra pas vdekjes së Gjeçovit. Përmbledhjen e tij, e cila ishte në dorëshkrim, e renditën, plotësuan dhe e botuan etërit françeskan si vepër postume. Kjo, është përmbledhja e së drejtës zakonore shqiptare, me rëndësi të madhe për studime në disiplina të ndryshme shkencore. Në Shtjefën Gjeçovin u bë atentat në aftësi të fshatit Zym më 14 tetor 1929 nga gjandarët jugosllavë.
------------------------------------------------------
Kosova nuk duhet të lejojë që t'i kthehet formave kanunore të trajtimit të çështjeve madhore
Shkruan: Akil Tirana
Kohët e fundit në shtypin e përditshëm shqip në Kosovë flitet për mbledhjen e Forumit Gjithëpërfshirës Politik.
Por cili është qëllimi i këtij forumi dhe sa i shërben ky forum plotësimit të interesave madhore të shumicës shqiptare në Kosovë. Në mjetet e shtypit përflitet se ky forum është këshillues dhe nuk ka ndonjë rol vendimmarrës. Por sa e vërtetë është një gjë e tillë?
Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje ka shumë rëndësi që të ndalemi pak tek qëllimi, përbërja, funksionet dhe raporti i këtij forumi me institucionet legjitime të Kosovës.
Nga pikëpamja qëllimore, ky forum synon të mbledhë faktorët kryesorë politik në Kosovë për të marrë vendime që do t'i paraprijnë përgatitjeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Ky forum përbëhet nga drejtuesit më të lartë politikë në vend duke përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar. Z. Petersen është ideatori dhe drejtuesi i këtij forumi. Për sa i takon raportit të këtij forumi më autoritetet legjitime në Kosovë, publikisht pretendohet se forumi ka karakter këshillues dhe asgjë më shumë.
Por, nisur nga shpeshtësia e mbledhjes së këtij forumi dhe çështjeve që por merr në diskutim si dhe nisur nga përbërja e tij, faktori politik dhe popullsia në Kosovë po keqinformohen për rolin e tij dhe kjo jo pa një qëllim të caktuar.
Në çdo shoqëri demokratike, parlamenti dhe qeveria e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë mbajtësit e pushtetit politik dhe mbajnë përgjegjësi për hartimin dhe zbatimin e politikave madhor politike, shoqërore dhe ekonomike në vend. Në muajin tetor 2004 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Këto zgjedhje u cilësuan të lira, të ndershme dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, gjë që do ta kishin zili edhe shtete të tjera të rajonit të cilat vazhdojnë të kenë probleme të mëdha lidhur me hartimin, administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është meritë e popullit të Kosovës dhe faktorit të saj politik. Pas zgjedhjeve kemi formimin e një Parlamenti dhe qeverie te re që gëzon mbështetjen e shumicës së popullatës në Kosove.
Ndryshe nga praktika mbarëbotërore e qeverisjes, Kosova akoma vazhdon të bëjë hapa prapa. Në sytë e opinionit publik pretendohet se Forumi Politik ka vetëm rol këshillues. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në këtë forum marrin pjesë drejtuesit më të lartë politik të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar dhe roli i tij në drejtimin politik, ekonomik dhe shoqëror të Kosovës po merr një rëndësi të dorës së parë. Për ironi të fakti ky forum drejtohet nga faktori ndërkombëtar i cili deri më tani ka dëshmuar një mungesë të theksuar të vullnetit politik për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi. Krijimi i këtij forumi nuk i shërben stabilitetit politik dhe ekonomik të Kosovës. Kosova nuk duhet të lejojë që t'i kthehet formave kanunore të trajtimit të çështjeve madhore në vend. Kosova e ka një qeveri dhe parlament legjitim. Parlamenti është mbajtës i vullnetit politik dhe çdo debat qoftë ky për çështje madhore ose çështje të një rëndësie më të vogël duhet të zhvillohet në Parlament dhe jo organe të tjera të tipit kanunor të cilat kanë një kohëzgjatje të përkohshme. Vullneti politik i popullit të Kosovës nuk duhet shtrembëruar duke krijuar organe ose forume të cilat nuk janë votuar nga populli i Kosovës dhe që nuk kanë të drejtë të diskutojnë këto probleme. Vullneti politik i popullit të Kosovës nuk duhet të zëvendësohet me vullnetin e 7,8 ose me shumë personave që përbëjnë këtë forum. Pjesëmarrësit më të lartë partiak të këtij forumi nuk kanë të drejtën legjitime që të diskutojnë për çështje madhore të cilat i takojnë parlamentit të Kosovës të zgjedhur me votën e lirë ti diskutojë.
Kosova nuk duhet të lejojë që për hir të zgjatjes se jetës së komunitetit ndërkombëtar të bëhet fushë eksperimentale.
Lind pyetja, në rast se Forumi Politik merr vendim të gabuar, kujt organi do t'i përgjigjet? Parlamentit të Kosovës apo qeverisë së saj legjitime? Në Kosovë nuk mund të ketë dy qeveri ose dy parlamente. Kjo sjell kaos dhe ngadalësimin e hapave për zgjidhjen e statusit përfundimtar në vend. Faktorit ndërkombëtar kjo i intereson sepse është Z. Petersen ai që bëri propozimin dhe nguli këmbë që ky forum, ndonëse nuk dihet se çfarë funksionesh dhe pushtetesh do të ketë, të fillojë sa më shpejt nga puna. Cili është qëllimi kryesor i faktorit ndërkobëtar me krijimin e këtij forumi. Z. Petersen dhe drejtuesit kryesorë politikë në kryeqytetet e vendeve të grupit të kontaktit nuk janë të interesuara që qeveria dhe parlamenti i Kosovës të kenë dore të lirë në drejtimin e jetës politike dhe ekonomike në vend. Nga ana tjetër, nisur nga presioni i popullatës, komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të lëshojë pe duke kaluar shumë pushtete në duart e pushtetit qendror dhe lokal në Kosovë. Për pasojë komuniteti ndërkombëtar po e humbet rolin që ai kishte më parë. Për pasojë krijimi i këtij forumi është mënyra më e mirë që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të ketë rol vendimtar dhe ndërhyjë në mënyrë flagrante në punët e qeverisë dhe parlamentit të Kosovës.
Vendimet e marra nga ky forum janë përfundimtare dhe qeveria dhe parlamenti i Kosovës duhet t'i përfillë. Ky qëndrim është në kundërshtim me vullnetin politik të popullit të Kosovës dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria i jep llogari parlamentit i cili e ka votuar atë. Qeveria nuk mund të vështrohet ose bëhet shërbëtore e një rrethi personash vicioz që për arsye të karrierës së tyre politike kërkojnë të ?bëjnë emër? në kurriz të vuajtjeve dhe dhimbjeve të popullatës së gjerë.
Kosova nuk ka nevojë për krijimin e forumeve, kolegjeve ose grupeve të punës të cilat nuk janë mbartëse të asnjë vullneti politik dhe nuk gëzojnë mbështetjen e përgjithshme. Kryerja e këtyre eksperimenteve nuk i shërben aspak Kosovës në këtë periudhe delikate në prag të caktimit të statusit të saj përfundimtar.
Çdo debat i rëndësishëm politik dhe ekonomik si dhe marrja e vendimeve kryesore duhet te zhvillohet në parlamentin e Kosovës dhe qeverinë e saj. Nuk duhet lejuar që këto organe të shndërrohen në organet ndihmesë të dorës së dytë për nga rëndësia. Faktori ndërkombëtar duhet të bëhet me dije se çdo debat i një rëndësie primare duhet të zhvillohet në parlament dhe jo në mbledhje dhe forume të tipit "kanunor" që nuk kanë asnjë mbështetje ligjore dhe nuk japin llogari asnjë organi legjitim ne vend qoftë ky parlamenti apo qeveria e Kosovës.
Uashington, korrik 2OO5
12.10.07
NAPOLEON BONAPARTA DHE SHQIPTARËT
Adolf Thieres, ish-president i Francës, shkruan: Vëllai i madh i Bonapartit në 1806 pohon se familja e tij ishte arbëreshe. Kishte miqësi me Ali Pashë Tepelenën ...
Për ne, shqiptarët, nuk ka rëndësi sa qëndron në këmbë teza e qenies me origjinë arbëreshe të familjes së Napoleon Bonapartit.
Për ne, ka rëndësi konsiderata që kanë të huajt për të shfaqur heronjtë e tyre me origjinë shqiptare. E kemi për detyrë që këtë ”konsideratë të mirë” ta mbajmë.
Kjo për ne meriton përgëzim. Në studime e punime të ndryshme me vlerë historike ose në relacione e kronika ngjarjesh, historianë të huaj dhe personalitete politike e shoqërore, kanë dhënë gjatë shekujve mendime të shumta për popullin tonë, për shpirtin liridashës dhe atdhetar të tij. Në këta autorë rreshtohet edhe personaliteti i shquar i kohës, historiani i dëgjuar francez Adolf Thieres, që ka shkruar dhe historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë President i Francës.
Prejardhja arbëreshe
Në kujtimet e tij, që pasqyrohen në librin e Ahmet Myfitit bej Libohovës, ”Tependli Ali Pasha” botuar në Kajro, më 1903, Adolf Thieres shkruan: ”Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarë të Napolit që shkuan për t’i uruar mirëseardhjen u tha: ”Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe”.
Ahmet Myfit Libohova, në veprën e tij lidhur me këto shpjegime të Adolf Thiersit shton: ”Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që mbiemri Kallomeri që do të thotë në greqisht ”anë e mirë”, që u ndërrua në italisht ”buona parte” është mbiemri i Napoleon Bonapartit.
Kjo familje shqiptare me shumë atdhetarë të tjerë u vendosën në Korsikë, formuan një fshat dhe gjithashtu është fakt se paraardhësi i Napoleon Bonapartit është prej këtij fshati arbëresh”. Këto shpjegime i jep në librin e tij Libohova.
Mbi origjinën e familjes Bonaparti na hedh dritë të mjaftueshme dhe profesor Robert d’Angely me origjinë nga Korsika në veprën e tij ”Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve”.
Libër prej shtatë vëllimesh dhe mbi 30 vjet punë.
Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar, ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu.
Ky profesor i dëgjuar korsikan shton se mbiemrin i vjetër i Bonapartit ka qenë ”Kalë-miri” dhe jo Kalimeros, ana e mirë si e bënë grekët. Sipas enciklopedisë së madhe greke ”Piros” vëllimi i tretë, Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shekulli XIV.
Enciklopedia greke
Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala; Filati, Hekali, Lopësi. Edhe sot dihet që një lagje e Himarës është shpërngulur në krahinën e Pelopenezit dhe krijuan Manin.
Shqiptarët qëndruan në Peloponez (në more) midis 100 vjet rreth vendasve grekë dhe nuk duhet të na duket çudi në qoftë se mbiemri i Napoleonit (Kalë-mirë) është grekëzuar shtrembërisht nga grekët në kallomeros (ana e mirë).
Bëni dhe krahasimin që i bëjnë grekët kalit të Lekës së Madh(Aleksandrit të Madh) që e quajtën Kokëmadh.
Me zbritjen e vazhdueshme të ushtrive të panumërta osmane në Peloponez, një pjesë e shqiptarëve u largua nëpërmjet detit drejt Italisë së Jugut.
Ata u shpërndanë dhe në ishujt e saj arritën deri në Korsikë, ku u përzjenë me banorët e lashtë italianë. Atje ndërtuan dhe vendbanimet e tyre. Nuk duhet të duket çudi në qoftë se stërgjyshi i Napoleon Bonapartit (sipas shpjegimeve që i jep ish-presidenti francez, Adolf Thiers) të jetë me origjinë nga ky fshat arbëresh i Korsikës.
Dihet historikisht se edhe avokati i dëgjuar korsikan, mbrojtës i Gjergj Dimitrovit, në gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenë nga ky katund arbëresh.
Kjo faktohet nga vetë goja e tij kur iu përgjigj jurisë franceze: ”Unë do të shkoj në Laipcig dhe do të mbroj Gjergj Dimitrovin. Në qoftë se do të më vrasin, haka do të më merret si arbëresh që jam me origjinë”.
Studiuesi, zoti Auron Tare, shpjegon: në vijim ta artikullit ”ish-presidenti i Francës, Adolf Thiers: ”Napoleon Buonaparti është arbëresh” të shkruara nga zoti Mexhit Kokalari do të doja të shtoja disa fakte mjaft interesante, të cilat i japin nuanca prejardhjes së një prej kolosëve të historisë botërore, gjeneralit Buonaparte.
Prejardhjes e familjes Buonaparte nga krahina e Peloponezit të Greqisë dhe më saktë nga zona malore e Manit, e banuar kryesisht nga familje arbëreshe të shpërngulura nga zonat shqiptare me ardhjen e turqve është përmendur nga disa personalitete të letrave të kulturës franceze.
Por, dëshmia më interesante vjen nga një aristokrate franceze me origjinë maniote, dukesha D’Abrantes, lindur në Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene.
Ajo vinte nga një familje me origjinë maniote, e cila për shkak të gjakmarrjeve të shumta me klanet e fuqishme të Manit, vendosi të shpërngulej dhe të vendosej në Korsikë, ashtu si shumë familje të tjera nga Mani, 150 vjet para periudhës së Napoleonit.
Dukesha D’Abrantes e njihte mjaft mirë gjeneralin Buonaparte. Ajo bënte pjesë në rrethin e ngushtë të tij, jo pse ishte martuar me një nga gjeneralët më besnikë të Napoleonit, Junotin, por edhe sepse e ëma e saj kishte qenë një kohë të gjatë e dashura e Buonapartit dhe e kishte ndihmuar atë në kohë të vështira të sundimit të tij në Paris.
Dukesha D’Abrantes, e cila më vonë u bë një mbështetëse e flaktë e rojalistëve, ishte ndoshta burimi më i informuar për jetën e gjeneralit në atë kohë, në kujtimet e saj të përmbledhura në 28 volume, me titull ”Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi”, ajo formuloi teorinë e pranuar nga historianët e kohës të prejardhjes korsikano-maniote të familjes Buonaparte.
Ishte ajo, e cila deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte një italianizim i fjalës greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani.
Gjithashtu, ajo përmend një fakt tjetër mjaft interesant.
Gjatë fushatës së Italisë, gjenerali papritmas vizitohet nga dy të dërguar nga beu i Manit.
Ky i fundit, duke i kujtuar Napoleonit prejardhjen e tij, i lutej për ndihmë, duke i ofruar gjeneralit mbështetje të plotë të trevës së Peloponezit, në rast të një sulmi francez në Greqi kundër turqve.
Napoleoni, i cili në atë kohë seriozisht po mendonte për një sulm kundër Perandorisë Otomane në Evropë, ndihma e sundimtarit të së vetmes zonë të lirë në Greqi, ishte mjaft joshëse.
Një lidhje ideale midis Francës dhe Manit. Kështu, i shtyrë dhe nga sentimentalizmi për origjinën e familjes së tij, në 12 termidor të vitit V, ai dha urdhër nga kuarteri i tij në Milano, që Dimo Stephanopuli dhe vëllai i tij, Nikola, të udhëtonin për në Mani.
Të dy vëllezërit Stephanopuli u pritën me mjaft bujë nga Zanet Beu, Beu i Manit, dhe udhëheqësit e tjerë maniotë.
Ata qëndruan për disa muaj në këtë krahinë kryengritëse, duke marrë pjesë edhe në një betëjë detare kundër flotës së Kapidan Pashës.
Vëllezërit Stephanopulis, gjatë kthimit të tyre në Francë, i sollën gjeneralit besimin e Beut të Manit për besnikëri dhe një statujë antike, dhuratë nga Zanet Beu, por, gjatë mungesës së tyre, Napoleoni e kishte ndryshuar politikën rreth çështjes turke.
Kështu u mbyll kapitulli interesant i gjeneralit me Manin.
Këto dy fakte interesante, që flasin për lidhjet e Napoleonit me Manin, janë përforcuese. Dukesha D´Abrantes është burim i sugurtë, po të marrim parasysh që tezat e saj ishin pranuar nga historianët e kohës.
Gjithashtu, fakt tjetër është që, derisa ishte gjallë gjenerali, nuk e përgënjeshtroi tezën e dukeshës për origjinën e tij, mund të ketë qenë nga zona malore e Manit.
Shqipja dhe Napoleoni
Në qoftë se pranohen shpjegimet e personalitetit të shquar politikan dhe historian francez Adolf Thiers, lind pyehtja: Napoleon Bonaparti, a e njihte gjuhen shqipe.
Këtë nuk mund ta themi, pasi nuk kemi dokumente.
Sipas profesorit linguist të shquar Akademik Eqerem Çabej: Një nga gjeneralët më besnikë të Napoleon Bonapartit, ka qenë edhe mareshalli Ney; gjeneral me trup të lartë, që në gjatësi ia kalonte shumë Napoleonit.
Thuhet, se kur e qortonte Napoleoni Ney-n do t´ja shkurtonte ndryshimin që kishte në trup me të.
Këto fjalë, ai i shoqëronte dhe me disa sharje të një gjuhe të huaj, që mareshal Ney dhe shokët nuk e kuptonin.
Cila ishte kjo gjuhë? Për përgjigjen e kësaj pyetje mund t´i referoheni edhe veprës së Leo Freundrich, “Gologota Shqiptare”, në faqen 37.
Edhe një tjetër pyetje e bren kureshtjen tonë. A e njihte Napoleon Bonaparti historinë e Shqipërisë? Edhe kjo mbetet enigmë për mungesë të dokumenteve.
Megjithëse në hartat topografike, ushtarake të tij, trevat tokësore që shtriheshin qysh nga Sllovenia deri në Detin Jon, i kishte quajtur “Iliri”.
Është fakt, që edhe sot në Slloveni, duke u nisur nga ky emërtim i tokave të tyre, sllovenët, mjaft hotele dhe rrugë i kanë emërtuar me fjalën “Iliri”, si në Lubjanë etj.
Logjike është të pyetet se a e njihte Napoleon Bonaparti se shqiptarët kishin zakone të përbashkëta me korsikanët?
Këtë nuk mund ta thuash me siguri, megjithatë ka argumente që vijnë në këtë linjë.
Nga të dhënat e mbledhura, thuhet se ky perandor i lindur në Korsikë, konkretisht në Ajaccio, e ka ditur se shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikëpritjen etj.
Buonaparti: Ruhuni nga Ali Pashai -Tepelena
Po të kujtojmë “Vendetta” Balzak-Mateo Falkoni-Prosper Merime, apo dhe filmin “Barbaxhia” vërtetohen këto që themi.
Njëkohësisht për të mbrojtur përfaqësuesit e tij, si Pukëvillin e të tjerë, në shtetin autonom të pashallëkut shqiptar të Janinës së Ali Pashë Tepelenës, nuk ishin të rastit këshillimet e vazhdueshme që Napoleon Bonaparti i jepte konsullit të vet që të ruhej nga dinakëritë e Aliut, duke i thënë: “Ruaju në qoftë se nuk ta ka hedhur”.
Si shpjegohen masakrat që kanë kryer forcat franceze në Egjipt, ku midis të masakruarëve ka pasur edhe shqiptarë?
Sipas shpjegimeve të profesor Petraq Pepos, historian i njohur, lidhur me ekspeditën e ushtarakëve të gjeneral Napoleonit në Egjipt, mësohet se ushtarët francezë kanë zhvilluar luftime të përgjakshme me vendasit, sidomos në Tabor, gjatë pranverës së vitit 1799.
Gjithashtu, beteja të përgjakshme janë zhvilluar edhe në ujërat territoriale të Egjiptit, si për shembull në afërsi të Abukirit etj.
Atje, forcat detare franceze, të komanduara nga admirali Brueys, u ndeshën rreptazi me forcat detare angleze të komanduara nga admirali i dëgjuar Orcio Nelson.
Në të gjitha këto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe në luftimet tokësore, francezët pësuan humbje të mëdha në ushtarë, sepse nuk ishin mësuar me terrene të tilla afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber.
Forcat ushtarake frenceze, të egërsuara, me në krye gjeneralin Andreossi, kërkonin me këmbëngulje të arrinin fitoren, duke mos kursyer kështu edhe masakrat masive.
Midis ushtarëve vendas për mbrojtjen e Egjiptit, ka patur edhe mjaft luftëtarë shqiptarë.
Ta vazhdonin t´i mbronin me trimëri kështjellat që u ishin besuar.
Komanda ushtarake franceze, me në krye Andreossin, në pamundësi për t´i hedhur në dorë kështjellat me forcën e armëve, u premtoi të rrethuarëve, luftëtarëve shqiptarë, si të huaj që ishin se do t´i linin të lirë të largoheshin së bashku me armët e tyre, mjaft që ata të dorëzonin kështjellat.
Shqiptaret e besuan një gjë të tillë dhe dolën kështu nga kështjellat të armatosur, por gjeneral Andreossi, i preu në besë, i çarmatosi rrugës dhe një pjesë të mirë të tyre e pushkatoi në deltën e Nilit.
Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu në dijeni, e dënoi pabesinë e gjeneralit të tij, dhe e përkufizonte këtë fitore me masakër me këto fjalë: “Ushtari francez nuk është mësuar të korrë fitoren mbi kundërshtarët, duke i mashtruar dhe çarmatosur në befasi”.
Njëkohësisht, këtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurësh të çmuar që vetë ja kishte dhënë.
Napoleon Bonaparti, me gjithë marrëveshjet e ftohta që kishte me Ali Pashë Tepelenën, më vonë u lidhën me një miqësi të ngushtë.
Ky perandor i Francës, në kundërshtim me dëshirat e Stambollit, dërgoi në Janinë konsujt e tij. Këtë qytet e quante kryeqytetin e Shqipërisë.
Napoleoni ishte nga të parët që e kuptoi se Ali Pashë Tepelena, çdo ditë e më shumë e largonte pashallëkun e tij nga influenca e Sulltanit, duke e kthyer atë në një shtet autonom shqiptar.
Aliu, sytë ia kishte drejtuar Evropës. Ai pranoi të zbatohet në shtetin e tij legjislacioni frëng, i barazimit, ku myslimanët të kishin të drejta të barabarta me të krishterët.
Franca dërgoi tek Ali Pasha -Tepelena specialistë për organizimin e shtetit dhe të ushtrisë, e cila u zgjerua në kohë lufte deri në pesëdhjetëmijë ushtarë.
Napoleoni në Janinë ngriti fonderi për derdhje topash të çdo kalibri, armë të ndryshme si dhe punishte për prodhim baruti.
Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatorë të tij. Në pashallëkun e Janinës kudo u vendos qetësia.
Lidhur me miqësinë familjare që ka patur Napoleon Bonaparti me atë të Ali Pashë Tepelenës, përveç të dhënave gojore, na konkretizohen dhe me orenditë shtëpiake që kemi gjetur në banesën e Myfit Bej Libohovës, konkretisht një servis çaji dhe kafeje, servis blu me gërmën iniciale “N” të Napoleon Bonapartit, si dhe dy piktura me bojë vaji të Ali Pashë Tepelenës me sy bojëqelli të piktorëve të njohur francezë, si Dypre etj.
Këto të dhëna të Napoleon Bonapartit, i ishin dhuruar Ali Pashë Tepelenës dhe e motra e tij, Shanishaja, këto dhurata ja ka dhuruar gjyshit të Myfit Bej Libohovës, Sulejman Pashës, me të cilin ishte martuar. Madje edhe varri i motrës së Ali Pashës, Shanishasë, ndodhet në Libohovë.
Flori Bruqi
Kremtohet 30-vjetori i Kishës Zonja Pajtore e Shqiptarëve
Ardita Simiçia
21-10-2007
Tridhjetëvjet më parë në Sauthfild të Miçiganit, në periferi të qytetit Detroit, Dom Prenk Ndrevashaj dhe një grup besimtarësh katolikë themeluan Kishën Zonja Pajtore e Shqiptarëve, e cila u shndërrua në vite jo thjesht në një objekt kulti, por në një institucion të rëndësishëm të ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare.
Detroiti njihet si qendra e industrisë automobilistike amerikane. Megjithatë, ky qytet me një popullsi prej afro 1 milion banorësh fsheh pas fasadës prej çeliku e xhami një numër komunitetesh të larmishme dhe vitale si etnike ashtu edhe fetare. Sot komuniteti katolik në Sauthfild, në periferi të Detroitit feston një përvjetor të rëndësishëm.
Tridhjetë vjet më parë, Dom Prenk Ndrevashaj dhe një grup besimtarësh katolikë ngritën në Sauthfildtë Miçiganit Kishën Zonja Pajtore e Shqiptarëve. Tri dekada më pas, besimtarë katolikë të zonës janë mbledhur për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.
Kisha shpjegon, famulltari i Zonjës Pajtore të Shqiptarëve, Dom Ndue Gjergji, është rritur me komunitetin dhe ka përjetuar ndryshimet që ka kaluar ky komunitet. E themeluar fillimisht me besimtarë kryesisht nga Mali i Zi dhe nga Kosova, sot, shpjegon Dom Ndue Gjergji rreth 70 për qind e komunitetit të saj janë nga Shqipëria, të cilët tek kisha kanë gjetur një mbështetje të madhe për t’i ndihmuar në ambjentimin në Shtetet e Bashkuara.
"Kohëve të fundit jemi angazhuar shumë për t’i ndihmuar për dokumenta, jo vetëm ne, por edhe besimtarët kanë dhënë një kontribut shumë të çmueshëm për t’iu ndihmuar njerëzve të integrohen në rrjedhat e jetës, në kishën dhe komunitetin tonë. Kisha me thanë se ata kanë gjetur një vend të përgatitur. Ishte kisha, ishin strukturat e kishës, ishin besimtarët që i ndihmonin, ishin besimtarët, të cilët i kanë mirëpritur aq shumë njerëzit nga Shqipëria. Edhe ata e dinë e u janë shumë të falenderueshëm, por edhe ne jemi shumë të falenderueshëm atyre, të cilët e kanë ringjallur komunitetin, i kanë dhënë një fuqi dhe shpresë të re," thotë Dom Ndue Gjergji.
Komunitetet shqiptare të stabilizuara prej dekadash tradicionalisht kanë ruajtur më mirë zakonet dhe gjuhën shqipe, shpesh duke krijuar një mikrokozmos shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Por Dom Ndue Gjergji thotë se kjo prirje nuk e ka penguar procesin e integrimit të shoqërinë amerikane.
"Nuk mendoj se kjo pengon. Kisha me thanë se na duhet të zhvillojmë brenda për brenda atë që është e jona, mos të humbin vlerat, gjuhën, traditën. Kjo, nuk kisha me thanë se pengon aspak integrimin në shoqërinë amerikane, biles e mundëson. Asimilimi nuk është i mirë. Por, edhe kisha sa bukur e thotë ‘Të ruhen vlerat kombëtare, të ruhen vlerat e çdo kulture, çdo tradite. Kjo vetëm na ndihmon për një integrim më të mirë – jo shkrirje, por integrim në shoqërinë amerikane."
Kisha Zonja Pajtore e Shqiptarëve është një ndër 5 komunitetet fetare shqiptare në zonën Southfield, të cilat u përkasin 3 besimeve të ndryshme fetare. Marrëdhëniet mes këtyre komuniteteve, thotë Dom Lush Gjergji janë provë e një tradite të vyer të shqiptarëve, jo thjeshtë të tolerancës, por të një dashurie vllazërore, që i kapërcen kufijtë e dallimeve fetare.
"Do t’i dëshmojmë botës se krishtërimi dhe islamizmi, jo vetëm mund të jetojnë bashkarisht, por mund të bashkëjetojnë dhe të mos jenë në marrëdhënie tolerance. Kam thënë dhe e përsëris: për ne shqiptarët, të themi se kemi tolerancë fetare është tepër pak, se të tolerosh vëllain domethënë s’ke çfarë t’i bësh se e ke vëlla. Ne nuk duhet ta tolerojmë njëri-tjetrin, por ta nderojmë, ta duam dhe ta përkrahim për mirë gjithkënd," thotë Dom Lush Gjergji.
Një sfidë e madhe e suksesit të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, dhe në përgjithësi në emigracion jashtë vendit, thotë Dom Lush Gjergji, mbetet ruajtja e traditave më të çmuara të kulturës shqiptare, kulturës së dashurisë dhe respektit për jetën.
"Shoqëria, e cila ka kujdes për fëmijë e për pleq, është një shoqëri që e ka kulturën e jetës, dhe jeta ka kuptim vetëm nëse gjendet kultura e dashurisë. Nëna Terezë ka dëshmuar para botës mbarë se tradita jonë i ka këto virtyte, i ka këto karakteristika," thotë Dom Lush Gjergji.
Në këtë 30-vjetor të Kishës, besimtarët janë mbledhur jo thjeshtë për kremtime, por një mundësi për të reflektuar mbi përkushtimin shpirtëror dhe rrugën e këtij komuniteti përpara. //ad//
-----
Ekskluzive: Intervistë me rapsodin e mirënjohur Agim Gashi
E marte, 06-11-2007, 11:23pm (GMT)
Folklori të mbanë më afër me atdheun
Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar, kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shaqes. Për dhjetë vjet këndova në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Edhe në burg kam kënduar. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe.
Intervistoi: Jeton Kelmendi - Ekskluzive per Zemra Shqiptare
Zemra Shqiptare: Çka e lidhe Agim Gashin dhe muzikën folklorike?
Zemra Shqiptare: Ku ka mbetur sot folklori dhe cili është primati në artin muzikore shqiptare në përgjithësi?
|
Agim Gashi me vajzën Azalenë |
Gashi: Nuk ka gjë më të rëndë se sa zbrazësia në jetën kolektive. Por është edhe më trishtuese kur ajo sundon pa dëshirën tonë. Në kolektivitetin tonë ka dikush që dëshiron të bëhet yll brenda natës. Ky është aksident gjithë popullor në të gjitha poret e jetës, pra edhe të këngës në përgjithësi. Muzikën tonë e ka kapluar një e keqe me përmasa të mëdha. Kjo shkakton dridhmë dhe ankth tek ata të cilët kulturës shqiptare iu kanë përveshur me përkushtim. Dhe s’ka se si mos të te përkujtohet thënia e Faik Konicës „Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“! Pse e përkujtoj këtë thënie? Sepse, shqiptarët me vetë dëshirë kopjuan muzikën e huaj dhe ia servojnë masave të gjëra si diçka origjinale. Vazhdimisht duke e dëgjuar këtë muzikë, njeriu ynë mësohet dhe patjetër se është i detyruar të ndahet nga origjinalja shqiptare e cila sipas mendimit tim është më e bukura, më e larmishmja dhe më besnikja në botë. Kur mendoj se një popull i tërë u hipte tankeve serbe duke shpalosur flamurin kombëtar, kur flijoheshin familje të tëra me gra e fëmijë, kur djem e vasha i suleshin armikut në istikame, sot na dalin njerëz që kërkojnë famë të karkalecit duke ndjell kaos në kulturën shqiptare. Mos të mendojnë se po bëjnë burrëri, përndryshe veprimet e tilla janë të barabarta me tradhtinë. Nuk shitet pasuria kombëtare për para. Le ta dinë të gjithë ata se nuk jam idhëtar i konfrontimit, e as materialist i degjeneruar, por nuk dëshiroj që guximi intelektual të më mbetet në periferi siç i u është mbetur disave. Këta njerëz , me zell janë duke e shfrytëzuar kaosin e dhimbshëm të kombit në të gjitha trojet etnike, duke u bërë kujdestarë të pseudovlerave dhe të pseudopatriotizmit. Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar ma kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shages, por ke për të dëgjuar zëra insonant e të pa artikuluar të një muzike të huaj që as dreqi si bie në fije, thua se je në një vend të fosileve antiqytetruese, apo edhe në qytetet e atyre që në shekuj na i bënë shumë të këqija. Kam shpresë se pa kaluar kohë e gjatë, pa u bërë tepër vonë, do të këndellemi si kolektiv dhe do të mendojmë ndryshe , pra të mendojmë kombëtarisht.
Zemra Shqiptare: Ju keni filluar me një tjetër zhanër, pse tani merreni me folklor, madje duket se jeni prej te rrallëve qe ruani folklorin e pastër?
Gashi: Unë kam filluar pothuajse në të dy zhanret paralel. Si i vogël imitoja Rizah Bllacën e Dervish Shaqën, njëkohësisht këndoja këngë edhe të Qamilit të Vogël e Ibrahim Tukiqit. Këndoja kështu sepse në familjen tonë, atëbotë në fshatin Okllap, pothuajse këndohej çdo natë. Babi im ndjesë pastë, e ka dashur këngën dhe ka kënduar së bashku me familjarët në ndeja e dolli të fshatit e diku edhe ndër miq e të njohur. Vegla popullore kishim me bollëk sepse axha im Sabiti i bënte me një mjeshtëri të rrallë. Çiftelinë e lidhte me bilbila druri që kur lozte në atë instrument, loznin edhe bilbilat thua se janë të gjallë. Kishte diçka domethënëse ajo kohë e ahengut dhe e të kënduarit shqip dhe vetëm shqip. Ndjellte një të ardhme më të mire duke përgatitur gjenerata të shëndosha që do të jenë në shërbim të çështjes kombëtare. Pas shkollimit fillor regjistrohem në shkollën normale në Prishtinë. Aty hasi një kulture më ndryshe , por edhe me një jetë të pasur kulturore. Në klasë kisha edhe një dashamir të këngës që më vonë do të jetë një këngëtar i mirëfilltë i të dy këtyre zhanreve. Ishte ai Rizah Bytyqi, me të cilin për pesë vite ishim pothuaj të pandarë në mësim, këngë dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Një detal të jetës si nxënë do e veçoj me respekt të madh: e tërë klasa ime ishim pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968. Më pas u pranova edhe si këngëtar i RTP-së ku fillova të regjistroj këngë të ndryshme popullore. Të gjitha tekstet dhe muzikën ua bëja vete. Nga incizimet e mia në RTP, vetëm kënga pjesëmarrëse e “Akordeve të Kosovës ´76” e Sabah Bytyqit “Ditët që kaluan”,është këngë që ka autorë tjetër, tjerat janë këngë të shkruara,
Zemra Shqiptare: Një këngë që i kushtohet ish-presidentit të Dardanisë Ilire e këndoni ju, a mund të na flisni më në detaj rreth kësaj kënge?
Gashi: Këtë këngë e kam shkruar në vitin 1992 në Vjenë të Austrisë. E kisha filluar në Slloveni, e përpunova në Kroaci për ta kënduar të plotë në Metropolet e Evropës, në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Punën që e nisi Dr. Rugova, isha i bindur se mund ta niste vetëm njeriu që vërtetë e do atdheun, popullin e lirinë. Këtë këngë e këndova plot një dekadë e gjysmë, me gëzim e krenari, në koncerte humanitare, në përvjetorë e përkujtime, por edhe shumë herë me frikë nga njerëzit tanë. Fatkeqësisht kishte, por ka akoma pjesëtar të popullit tim që i trishton kjo këngë, i trishton suksesi kombëtar i Dr. Rugovës sepse e dinë fare mirë se Ai e ka fituar pavdekësinë. Me vdekjen fizike të Presidentit tonë të parë, këtë këngë e përpunova në tekst dhe me muzikën e njëjtë e shëndrrova në Elegji. Mendoj që s’ka më mirë se një këngë e burrërisë dhe veprimtarisë së një pësoni ti shëndrrohet në Elegji. Kjo donë me thënë se Ai ishte i madh me vepër të madhe, e që lum ky popull që e pat.
Zemra Shqiptare: Ju këndoni, por tekstet nga i merrni dhe kryesisht çfarë tekstesh këndoni?
Zemra Shqiptare: A mendoni se po dëmtohet folklori nga disa qe po e përziejnë folklor me instrumente tjera, gjithë kjo në emër të modernitetit?
Gashi: Po si. Folklori veç është dëmtuar. Folklori në breza ka luajtur rolin e krahut të fortë të historisë, traditës, kulturës, gjuhës dhe gjakut shqiptar. Të rebelohesh kundër dhunës dhe armikut është jo vetëm detyrë kombëtare por edhe krenari, por të rebelohesh kundër kulturë dhe traditës, është tradhti dhe poshtërsi. Sot të paktë janë ata që mund të quhen rapsod të mirëfilltë. Këndohen heronjtë, dëshmorët, liria, pavarësia me vegla të çoroditura. Merret kënga greke apo sllave, turke apo rome, i përshtaten tekste të pa përmbajte, grumbullohen buzuka e sinta, tarabuka e vegla tjera, bëhet hallakamë me zërime tej masës së lejuar, dhe, bëjnë muzikë „shqip“! E si ti quajmë ndryshe ata pos xhelatë të muzikës shqiptare!?
Zemra Shqiptare: Nga e shkuara juaj, dihet se keni qenë i përkushtuar në shërbim të këngës dhe atdheut, a janë këto motive që mbajnë njëra tjetrën tek ju?
Gashi: Edhe në burg kam kënduar. U këndoja shokëve të dhomës, këndoja edhe në qeli të vetmuar. Më kanë zënë disa herë, por vetëm njëherë me pasoja. Por, për disa të rëna shpinës nuk ndahesha dot nga të kënduarit. Disa këngë i kam krijuar në burg siç është „Kënga e të burgosurve“. Unë si këngëtar dhe rapsod, jam munduar të këndoj vlera historike. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në oda burrash, ndeja, kremte kombëtare e kudo tjetër, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej këngëtari, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta nga historia jonë e lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës sonë patriotike të pastër tek rinia dhe popullata jonë. Kënga më ka mbajtur të pathyeshëm edhe kur më kanë rrahë, edhe kur më kanë burgosur, kur më kanë nënçmuar duke më futë revole e shkopinj gome në gojën time, por edhe kur më shtinin të i ha albumet e mia. Këtë e kam përjetuar nga serbët por edhe nga gjaku ynë, he mos qoftë i yni.
Zemra Shqiptare: Si jetohet me muzikën folklorike sot, kur ka marshuar shundi e kiçi, të cilat janë të paguara majmë?
|
Agim Gashi me vajzën Azalenë në ishullin Borkum te Detit të Veriut |
Gashi: Në Kosovë kam jetuar nga kënga popullore dhe nga ajo folklorike. Paguhej pak në ato kohëra por ishin mjaft sa për të jetuar. Por me ardhjen time në kurbetin e mallkuar, më nuk merrja para për vete. Të pakta ishin ato para që në ndonjë aheng më shpërblenin shokët e mi. Por në kurbet kam kënduar shumë më shumë se që kam kënduar tërë jetën time. Fotografitë rrëqethëse që vinin nga Kosova ime më bënin të fortë që të ipja çdo gjë nga vetja . Unë s’kisha gjë tjetër ti dhuroja popullit dhe vendit tim pos këngës. Organizonim koncerte humanitare në mbarë Evropën. Mblidheshin para të shumta, por a shkonin në vendin për ku dedikoheshin, nuk kisha qasje kontrolli. Pastaj këndoja edhe për popujt tjerë dhe me këtë doja ti dëshmoja Evropës se Kosova gjithmonë ishte vendi i shqiptarëve dhe se ky popull ka jetuar në harmoni të plotët deri me ardhjen e rodit serb, dhe se ky rod i keq e shëndrroi Kosovën Dardane në një mit të rrejshëm edhe për vetë serbët. Kënga e mire qan male, bashkon zemra por edhe demanton dhe çrrënjos gënjeshtrën. Për këtë unë sot jam njeri I varfër, pa shtëpi, pa veturë e pa biçikletë. I varfër por shpirtërisht I pastër. Për asnjë moment dhe për asgjë nuk më vret ndërgjegjja. Sot me muzikë jetojnë mire dhe fitojnë mire ata që këndojnë tallave, që përkthejnë tekste nga serbishtja, bullgarishtja, greqishtja, turqishtja e gjuha rome, që i këndojnë dëshmorëve me muzikë të armikut, që i këndojnë dashurisë së përçudshme etj. etj. Sot nuk dëgjohet kënga për Shote Galicën apo Norën e Kelmendit, për Haxhi Zekën apo Dedë Gjo Lulin. Historia po harrohet për qëllime ogurzeza. Për disa historia shqiptare ka filluar në dhjetëvjetëshin e fundit. Nuk i këndohet më Skënderbeut dhe bashkëluftëtarëve të tij, as këngët e Bushatlive të Shkodrës, as këngët e Ali Pashës, as periudhës së Tanzimatit, as ato kundër nizamisë, këngë kaçakësh e kapedanësh, pastaj janë harruar këngët e Rilindjes Kombëtare, këngë të shtypjes dhe shfrytëzimeve shoqrore etj. Sot edhe dashurisë i këndohet prapë. S’ka më stane, lama e livadhe. Ska më bishtaleca dhe as nga shpatijet më nuk i shikojnë të dashurat e tyre. Nuk ka më as aso vasha që shkojnë te krojet të mbushin bucelat, por s’ka as baresha të mira që shkojnë me vjeta e dele. Tani mund ti këndohet ndonjë vashe që punësohet në KFOR, që shkon në kafiteri apo edhe për ato që kanë vathë në kërthiza e buzë. Muzika e mirëfilltë më nuk ka bereqet. Shpesh edhe unë e pyes veten dhe të tjerët:deri kur?
Zemra Shqiptare: Çka do të ju thoje lexuesve dhe dëgjuesve tu në këtë interviste për Zemra Shqiptare?
Gashi: Kisha dërguar porosinë shqiptarëve, të mbledhim mendjen, sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë nder veti, sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen por dinë edhe të bëhen tok kur e lypë nevoja. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira. Dhe krejt në fund ju them se ju dua të gjithëve, edhe ata që më donë por edhe ata që më urrejnë. Unë nuk kam shqiptar të hidhi në anët tjera. Edhe po ti hidhnim, po na i kthejnë mbrapa sepse askush s’po na donë. E mbasi është ashtu, ta duam vetveten pra. Ta duam njëri tjetrin që ta bëjmë Shqipërinë-Shqipëri.
PRESHEVA
O Preshevë me famë e plot harmoni,
Ke mbrojtur sedrën me plot trimëri.
Ke rritur shumë persona të ndershëm,
Njëri prej tyre edhe Hafiz Alija i famshëm.
Edhe Ahmed Efendiu, myftiu i vjetër.
Nuk është vetëm ai, por ka edhe tjetër.
Hafiz Nexhatin me çallmë e me xhybe,
Dhe zonjën e famshme, Hafize Habibe.
Fisi i Hafiz Lutfisë plot me hafizllarë,
Ejup Efendija dhe të tjerë shkollarë.
Trim e hero Abdullah Krashnica burrë,
Sakrificën e tij populli s’e harron kurrë.
Edhe komandanti trim, zotëri Skënder,
Rrezikun e zhduki e shndërroi në verë.
Qyteti i bukur me kopshte e me vreshta,
Është një vend i mirë pa fare gënjeshtra.
Mjerisht studentët i helmoi materializmi,
Ai nuk ka fare dallim nga ateizmi.
Armiqtë ata i bënë kundërshtarë të fesë,
Jo vetëm pa respekt, por edhe pa besë.
Tradhtarët i shtyjnë të mendojnë për sot.
Të mohojnë Krijuesin e të përpiqen kot.
Vëllezërit e mi, rini, drita e ardhmërisë,
Drita e syve dhe shpresa e shqiptarisë.
Studioni fenë që të mos bëheni mohues,
Për të gjetur të drejtën gjeni ca udhëzues.
Problemet e juaja zgjidhini me mentalitet,
Të mos mbeteni injorantë, kryeni fakultet.
Bëhuni humanitarë, mos veç për interes,
Se vlen për njeriun atëherë kur të vdesë.
Meqë një ditë do të ikësh e do të japësh llogari,
Përpiqu e vrapo për atë lumturinë në ardhmëri.
------------------
Intervistë me zonjën Luljeta Selimi Berisha - Zëri i largët
Postuar më 20 November, 2007 nga admin
Intervistë me zonjën Luljeta Selimi` Berisha, drejtuese e org. Humanitare` e cila ka marrë nën kujdes dhe trajtim human e shëndetsorë` gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë!
Intervistoi Llemadeo Dukagjini
http://www.zeriilarget.com/arkivi/000805.html
Hyrje:
Shpesh kemi dëgjuar për punën Humane që ka ndërmarrë një grua shqipëtare për shërim dhe rehabilitim në jetë, në shoqërinë Kosovare, të viktimave të luftës, të qindra grave apo vajzave si dhe fëmijeve shqipëtarë të përdhunuar e të keqtrajtuar nga terrori Serb.
Në një kontak dhe komunikim të drejtpërdrejtë me atë zonjë morëm këtë intervistë, të cilën po e botojmë, si një shënjë mirnjohje për punën e sajë dhe të ekipit të sajë, si dhe si një thirrje ndaj të gjithë shqipëtarve kudo që janë, që të ndihmojnë dhe të përkrahin misionin Human të kësajë zonje shqipëtare!
Intervistoi Llemadeo
Pyetje:
Kush është z. Luljeta Selimi, a mund të na tregoni diçka rreth jetës tuaj?
Përgjigje:
Luljeta Selimi punon vullnetarisht në organizatën *JETA NE KASTRIOT* në Kosovë si drejtuese e sajë. Por njekohesisht bëj punen time funksionale si punonjese në Entin e Statistakve të Kosovës, në Statistikat e Shendetësisë. Për shumë vite kam punuar si gazetare në mediat e shkruara dhe ato elektronike, por për shkak se gazetaria nuk më linte shumë hapsirë që ti përkushtohesha grave dhe vajzave të përdhunua atëherë hoqa dorë nga profesioni im që` e dua shumë. Atë e bëra për të pasur kohë më shumë për të ndihmuar. Aktulisht kamë të botuar librat „Linde pa emer“, me poezi. „ Tre muajt e Anites“, roman, pastaj „Rrefime tronditse, femrat e dhunura gjatë luftës në Kosovë“, publicistike, i cili është botuar përveç në gjuhën shqipe, ashtu edhe i përkthyer është botuar dhe në gjuhët gjermane, angleze dhe italiane. Njëkohësisht jam bashkautore me një gjerman dhe suedez në Publikimin statistikor 2004. Këto ditë ditë shtëpia botuse „Buzuku“ nxjerr një roman të ri timin me titull „Enigma e të vdekurës“.
Pyetje:
Si i keni përjetuar ju ngjarjet në Kosovë që nga viti 1989 e deri në kohën e luftës, ku ju gjeti ju lufta në Kosovë, në çfarë pozicioni apo aktiviteti njerzorë?
Përgjigje:
Gjatë kësajë kohe isha studente, mandej në gazetari diplomava dhe gjatë periudhës së luftës punoja si gazetare tek „Bota sot“, mandej kalova tek „Gazeta shqiptare“ dhe „Fokusi“ dhe po ashtu isha studente e mjekësisë dhe jam shumë mirë e njoftuar me të gjitha ngjarjet dhe rrethanat e luftës. Gjatë punës time në terren kam arritur ta shoh gjëndjen reale dhe përveçse kam shkruar në gazeta, kam ndihmur popullaten civile gjithandej. Kam ndihmuar shumë gra të lindin në male, shumë të tjera i kam marrur në qytete dhe i kam strehuar e i kam ndihmuar aq sa kamë pasur mundësi. Më vonë kur fillun debimet edhe unë bashkë me shumë qytetarë u dëbova nga Kosova. Shkova në Holandë dhe pasi thirrjet e atyre që ishin mbrënda në Kosovë ishin shumë të mëdha, për tu dal në ndihmë me mjek dhe gazetarë, unë u ktheva në luftë në Kosovë. Ndihmova aq sa munda për 9 ditë dhe me një kamionet, bashkë me gjashtë gra Lehona(të sapo kishin lindur-a) dhe disa të plagosur, kalova në Shqipëri për ti ndihmuar ata njerëz me mjekim e strehim të sigurtë.
Pyetje:
Mbas luftës, çfarë ndodhi me ju, si e shikonit ju Kosovën e mbas luftës?
Përgjigje:
Kosova ishte e shkatrruar, njerzit ishin kthyer, por jeta vazhdoi. Serbët dogjën mbi 400 000 mijë shtëpia të shqipëtarve, shumë shkolla e fabrika , plaçkitën spitale e dukomentacione të rëndësishme. Morën me vete gjithçka të vlefshme që gjetën dhe morën me vete mbi 5000 njerëz peng. Po ashtu në burgjet serbe ishin mbi 2000 të tjerë dhe shumë nga ata që edhe sot e kësajë dite nuk u kthyen kurrë. Por njerëzit sado që e patën vështirë u kthyen edhe në tenda vetëm të jenë në vëndin e tyre. Ata filluan ta rregullojnë jetën edhe pse plagët kullonin dhe kollojnë gjak ënde... Unë u ktheva, kisha shtëpinë e djegur në fshat dhe banesën e babit na e kishin ozurpuar një familje që po ashtu iu kishte djegur shtëpia. Ma vonë ata shkuan në shtëpinë e tyre dhe ne u kythem në shtepin tonë.
Pyetje:
Mbas luftës, çfarë ndodhi me ju, si e shikonit ju Kosovën e mbas luftës?
Përgjigje:
Kosova ishte e shkatrruar, njerzit ishin kthyer, por jeta vazhdoi. Serbët dogjën mbi 400 000 mijë shtëpia të shqipëtarve, shumë shkolla e fabrika , plaçkitën spitale e dukomentacione të rëndësishme. Morën me vete gjithçka të vlefshme që gjetën dhe morën me vete mbi 5000 njerëz peng. Po ashtu në burgjet serbe ishin mbi 2000 të tjerë dhe shumë nga ata që edhe sot e kësajë dite nuk u kthyen kurrë. Por njerëzit sado që e patën vështirë u kthyen edhe në tenda vetëm të jenë në vëndin e tyre. Ata filluan ta rregullojnë jetën edhe pse plagët kullonin dhe kollojnë gjak ënde... Unë u ktheva, kisha shtëpinë e djegur në fshat dhe banesën e babit na e kishin ozurpuar një familje që po ashtu iu kishte djegur shtëpia. Ma vonë ata shkuan në shtëpinë e tyre dhe ne u kythem në shtepin tonë.
Pyetje:
Çfarë u bë shkak, nga lindi ajo ide që ju të merrni një udhë të tillë humane, të merrni nën mbrojtje dhe trajtim për të rehabilituar një masë aq të madhe njerzish të dhunuar, të keqtrajtuar nga lufta sic janë gratë e dhunuara, në një kohë kur ato gra, nëna dhe motra, u braktisën deri dhe nga familiaret e tyre ne ato rrethana, familiarë të ndikur nga moskuptimi që patën ndaj atyre grave, një moskuptim që rrjedhë nga mentlitetet injorante ballkanike ?!
Përgjigje:
Më shtyri vujtja e këtyre femrave që kishin mbetur pa asnjë përkrahje, burrat i braktisën, familjarët iu kërkonin që ato ti braktisinin fëmijët e burrit e ato` normal që atë nuk mund ta bënin. Politikanët merreshin dhe ende merren vetëm me punë të mëdha… si statuesi… Shoqëria po i shikonte me përbuzje ato gra të përdhunuara. Unë nuk munda të ua kthej shpinën. Ashtu vëndosa me një grup shoqesh që të u dalim në ndihmë, sado që të jetë e veshtirë. Dhe sot e asajë dite ne e bëjmë këtë punë sepse unë nuk mund të ia kthej shpinen një gruaje që vendosi ti ruajë e ti rrisë fëmijët e vet edhe pa përkrahjen e burrit dhe të famijes së sajë. Nuk mund të ia kthej shpinen një të reje që e ka braktisur i fejuari apo i dashuri pse serbët e kanë përdhuanuar. Nuk do ta bëj këtë derisa të gjitha këto gra të shërohën, të mund të punojnë dhe nga puna e tyre të jetojnë pa ndihmën time .
Pyetje:
Si e keni filluar, mbi ç`baza u mbështetët, nga ja nise së pari?
Përgjigje:
Nuk ishte aspak e letë, e dija se do ta kem shumë vështirë, por me ndihmën e shoqeve, përkrahjen e familjes dhe duke e përdorur emrin tim si gazetare e njohur aq sa isha, u dilja në ndihmë. Ta them të drejtën se menjherë pas luftës ishte më e lehtë, sepse kishte shumë organizata që na siguronin gjërat ushqimore dhe veshmbathjet, ndaj e kishim shumë ma lehtë se sa e kemi tani. Ne u bënim trajtimin mjeksor dhe ua siguronim barant fillimisht, por ma vonë filluan të dalin problmeme njeri pas tjetrit. Ndërsa për sa i përket asajë pjesës së pyetjes; “në ç`baza…?” Dua të them se vetëm në vullnetin e mirë dhe ndihmën e atyre që kishin bizneset tyre dhe na dilnin në ndihmë, që nuk ishte aspak e mjaftushme.
Pyetje:
Kush ju përkrahu, a gjetët mbështetje ligjore, shteti apo organizmat ndërkombëtare si ju përkrahen, a iu përkrahin apo jo?
Përgjigje:
Fatkeqësisht` ndihmat nga qeveria ishin të vogla, qeveria jonë nuk ka mundesi të bëjë shumë sepse buxhetin e ka të lemituar por na ndihmuan aq saqë gratë e dhunura të mund ti bëjnë analizat mjeksore pa pagesë, në spitale. Nënave që nuk kishin kurorzim ua ndanë ndihmën prej 32,00 €, ndërsa shumë nëna me fëmijë i strehuan aty ku mundën, por jo të gjitha.
Pyetje:
Religionet, qëndrat fetare a ju kanë përkrahur dhe nëse po; konkretisht si dhe në çfarë drejtimi?
Përgjigje:
Jo! Shumë pak na kanë përkrahur dhe habitem se si ka mundësi që njerëzit që janë besimtarë dhe për çudi nuk kanë aspak mëshirë, me vjen keq që nuk e shohin këtë pjesë të shoqërisë Kosovare të mbasluftës, sepse të dhunuarat janë viktimat më të rënda të çdo lufte.
Pyetje:
Biznesi shqipëtarë në Kosovë, organizatat humane a ju kanë përkrahur, diçka konkrete na tregoni?!
Përgjigje:
Po! Ka shumë beznismenë që na ndihmojnë herë pas here, por përveç zotit Behgjet Pacolli që na ndihmon me 500 euro vazhdimisht në çdo muaj, nuk na mbështet asnjë Biznesmen tjetër ashtu çdo muaj!
Po ka edhe disa donator qe na mbeshtesin herë mbas here.
Pyetje:
Po mediat shqipëtare në Kosovë e më gjërë a ju kanë mbështetur dhe si konkretisht?
Përgjigje:
Mediat nuk na përkrahin aq sa ne kemi nevojë. Por pasi vetë jam edhe gazetare, herë pas here shkruaj edhe vetë. Por mbeshtetje më të madhe na bën shteti Shqiptar dhe mediat nga Shqiperia. Nuk kërkon kotë çdo kush që të ketë nënën e vet!
Pyetje:
Forumet dhe orgnizatat jo politike, studentët, org. e gruas, ju kanë përkahur apo jo?
Përgjigje:
Forumet dhe organziatat jopolitike ka shumë nga ato që na përkrahin, së paku moralisht, ndërsa sa iu përket organizatave të gruas nuk mund të them se na përkrahin aspak.
Pyetje:
Mërgata Shqipëtare“diaspora”, ju ka përkrahur, biznesmenët shqipëtarë në diasporë, po apo jo, konkretisht?
Përgjigje:
Nuk ka një biznismen që është në diasporë që na ka thanë se në çdo muaj do të na dërgojë se paku nga 5 €uro, andaj nuk mund të them se kemi ndopnjë donator nga dispora. Por mendoj se shumë nga ata nuk e dinë se ne egzistojmë dhe mendoj se konferencat e mia në Gjermani me 28 nëntor në Konstanz dhe me 1 dhjetor në Hajdelberg do të krijojnë një munësi me u njoftue nga afër për shumçka. Pres që këtë herë të gjejë ndonjë donator, që do të na dali në ndihmë për ndonjë kohë së paku.
Pyetje:
Ku janë nevojat me urgjente, a keni te sëmurë që nuk shërohen dot në Kosovë?
Përgjigje:
Po dhe arsyeja kryesore pse jam këtu është për të krijuar marëveshje me spitale në Evropë për të sjellur këtu ato paciente. Kemi edhe të smura që nuk shërohen dot, kemi nga ato që janë çmendur, por nuk ka vënd në sptalet e çmendisë në Kosovë. Nevojat janë të shumfishta, ka nevojë për shërime, ka nevoja për gjëra elementare, ka nevoja për dru zjarri e thengjill për ngrohje, sepse mbi 200 gra me femijë jetojnë në kontenjera metalike dhe mund ta mirrni me mend se sa u ngrohet trupi atyre në këto temperatura të ulta. Pra, nevoja ka për gjithçka, por ndihmat janë shumë të vogla.
Pyetje:
Sa janë të sëmurët, gra apo fëmije, çfare u mungon konkretisht, veshje, medikamente, ushqime, strehimore apo çfare?
Përgjigje:
Mbi 1700 te semura Gra` marrin medikamente rregullisht, sepse gjendja e tyre nuk është e mirë. 300 prej tyre i konsiderojm me gjendje më të rëndë. Ka edhe femijë që janë të sëmurë por për fëmijët` më lehtë gjindet rrugë për ti shëruar. Ndërsa për gratë është shumë e vështirë sepse ato duhet shëruar dhe duhet fshehur e vërteta se ato janë të dhunuara. Po na mungojnë veshjet, mbathjet, ushqimet e po ashtu na mungojnë edhe medikamentet.
Pyetje:
Sa është organizmi juaj si personel, a keni mundësitë dhe kushtet e nevojshme për punë, a keni mjekë në dispozicion?
Përgjigje:
Organizimi ynë është kështu:
Ne kemi 4 Gjinekolgë, 2 Psikologë, 4 Infektologë dhe 5 motra medicinale . Kushtet janë shumë të rënda por ne` deri më tash nuk u ndalëm nga vështirësitë që na u parqiten, mundohemi ta kryejmë punën sa më mirë edhe në mungesë të shumë gjërave.
Më duhet ta ceku, ta theksoj qartë se: Ne kot i ofrojmë një pacienteje barna dhe trajtim psikiatrik, kur asajë i mungon veshmbathja, gjërat ushqimore, strehimi etj. Pra ne na duhet që të përkujdesemi edhe për gjëra tjera që suksesi ynë të jetë i plotë.
Pyetje:
A keni lidhje dhe kontakt me organizata botrore që merren me rehabilitime të tilla të viktimave të luftrave, nëse po, ku dhe çfare arritjesh keni me ta?!
Përgjigje:
Tash për tash kemi lidhje vetëm me disa organizata në Bosnje dhe bashkpunimi ynë është shkëmbimi i përvojave .
Pyetje:
Çfarë ka nevojë konkretisht për ta zhvilluar punën e sjaë z. Luljeta Selimi?
Përgjigje:
Ooo; Ka shumë nevoja, por unë do të isha shumë e kënaqur ta gjenim një donator që do të na ndërtonte qendrën për të cilën e kemi lejën e ndërtimit, trollin, por nuk kemi donator. Tash e dy vite i kemi 15 ari truall që presin për një qendër ku do të ishte zyra jonë e përhershme dhe aty do të mund ti strehonim rastet më të rënda. Kam nevojë për më shumë përkrahje në të gjitha sferat!
E dini çka i nevoitet një shtëpie për të jetuar njerëzit aty, e dini çka i nevoitet një të sëmuri që nuk gjen qetësinë, e dini çka i nevoitet një ekipi mjeksor për të qenë sa me efikas?! Të gjitha këto na nevoiten!
Por, unë shpresoj se do të ketë njerëz të vullnetit të mirë që do të na dalin në ndihmë dhe se paku do të kemi mundësi që këtë dimer ti ngrohim pacentet tona, se paku këtë dimer fëmijet dhe pacentet tona do të kenë veshje dhe mbathje të mjaftushme, se paku këtë Bajram, Vit te ri dhe Krishtlindje nuk do ta kenë tryezen e zbrazët dhe ne nuk do të na mungojnë barnat dhe karburanti për të arritur deri tek pacientet tona.
Pyetje:
Kush është Thirrja juaj ndaj Diasporës shqipëtare, ndaj gjithë organizmave humanitare shqipëtare dhe të huaj, konkretisht simbas deshirës tuaj?!
Përgjigje:
U bëj thirrje të gjithë njerzve vullnetmirë që të na dalin në ndihmë dhe le ta pinë një muaj me pak` një pako cigare dhe le të ndajnë ato mjete për ato nëna të përdhunura, le ta gezojnë një femije që nuk ka pasur mundësinë ta vesh asnjëherë pas luftës një xhemper të ri, një pal kepuca të reja ose ta kenë një shall që gjithmonë iu ka munguar!
Le ta pin një got me pak alkol, dhe një kafe me pak, dhe me ato para le ti gezojnë femijet` që asnjëherë pas luftes nuk kanë pasur mundësi të kremtojnë ndonjë festë, ta gezojnë vetën dhe nënen me ndonjë gjë dhe mos të ndahen të turpruar para shokëve në shkollë pse rrobet e tyre janë të shqyra ose shumë të vjetra.
Por do të iu bëja thirrje atyre biznismenëve të mëdhenjë, që të na dalin në ndihme ta ndërtojmë qendrën tonë, sepse aty do të jetë shtëpia e të gjithë atyre femijeve që gjatë natës kanë frikë se mos po u bie tavani mbi fytyrë, që duart dhe këmbët e tyre për gjashtë muj të ftohët nuk arrijnë të u ngrohën kurrë. Le të bëjnë një strehë ku gratë e pëdhunura nga serbët` do të ndiejnë vetën të sigurta pa frikë dhe me përkrahje, ju lutem ipni kontributin tuaj për to.
Pyetje:
Si e sheh aktualitetin në Kosovë z. Luljeta Selimi dhe të ardhmën e Kosovës, çfarë mendon se do të duhej bërë ndryshe dhe çfarë mendon se nuk duhej bërë?
Përgjigje:
Pres që Zoti mos ta harrojë më` Kosovën dhe popullin e sajë.
Pyetje:
Kush ju mungon ju si partner i domosdoshem në punën tuaj që të jeni më e suksesëshme për të realizuar planet tuaja në veprimtarinë që keni ndërmarrë?!
Përgjigje:
Po thashë dhe më sipër; që më mungojnë mjetet finaciare, përndryshe stafin e kam të mrekullushëm dhe shumë të mirë.
Pyetje:
Luljeta Selimi, si grua, nënë dhe partnere, si e ndjen vehtën me ngarkesat që ka, si i përballon, çfarë e ndihmon më shumë, çfarë e pengon më shumë?
Përgjigje:
Po` në punë jam puntore, pa marrë parasyshë pozitën time, i kryej detyrat që kam. Në shtëpi jam bashkshorte dhe grua e kujdesshme, pa marrë parsyshë lodhjen dhe ngarkesat që kam. Kam një bashkshort të mrekullueshëm që më ndihmon dhe më përkrahë gjithmonë, kam përkrahjen e familjes time dhe të rrethit ku jetoj. Më shumë më ndihmon dashuria që kam nga njerëzit që më duan dhe që i dua, nga sukseset që kam pasur dhe kam tani.
Ndërkaq më pengon skamja dhe mjerimi që ka kapluar shqiptarët kudo që janë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi.
Pyetje:
Shoqëria Kosovare, si gjëndet Luljeta në atë shoqëri, si e shikon zhvillimin shoqërorë në Kosovë, mentaliteti Ballkanik ku detyrimisht pak a shumë përfshihen dhe shqipëtarët si pjesë e ballkanit, si ndihet një veprimtare e tillë si ju?
Përgjigje:
Më pak merrem me ata që kanë kohë të mirren me gjëra të kota, për mua është humbje kohe të merrëm me ata që më thonë; „ pse i ndihmon këto gra, pse zgjodhe mu këto viktima…“ etj.
Por unë kam një betim: *Nuk do të pushoj ti ndihmoj këto viktima, pa marrë parasyshë se sa vështersi do të kem!*.
Unë dhe shoqet e mia, nuk do të ndalemi derisa edhe viktima e fundit të shërohet dhe të mund të gjëndet në jetë edhe pa ndihmën tonë, pra duke u kthyer në gjëndjen e një gruaje të fortë dhe e dobishme për vetën, familjen dhe shoqërinë.
Llemadeo: A deshironi të shtoni diçka të veçantë në mbyllje?
Zonja Luljeta Selimi` Berisha: Në fund`dëshiroj të shtoj:
Ju lutëm mos harroni viktimat e luftës, këto gra dhe nëna të përdhunuara që kanë nevojë per ju, kanë nevojë për ndihmë të çdo njeriu që ndjen dhëmbje për dhëmbjet e viktimave më të dëmtuara, ndër të cilat janë kryesisht këto Gra, Nëna dhe Motra shqipëtare!
Ju faleminderit zonja Luljeta dhe ju uroj punë të mbarë në misonin tuaj Human!
Faleminderit dhe ju!
Shenim: Duke e mbyllur intervistën me zonjën Luljeta Selimi, këtu po sjellim të dhënat Bankare për lexuesit tanë, për çdo shqipëtarë që ka zemër e shpirt human për të ndihmuar ata njerëz ne nevojë, të cilet gjëndën nën kujdesin e një misioni human të drejtuar nga zonja Luljeta Selimi dhe stafi i sajë:
Xhirollogria e ogranizatës:
Nga jasht Kosovës, përmes kësaj llogarie në:
PROCREDIT BANK
Numri i pranuesit : 1110172740000153
Emri dhe mbiemri i pranuesit :
NGO- Shoqata e gruas *Jeta në Kastriot*
Adresa :
Rruga Hajdar Dushi hyrja 2,
numer 5, Prishtinë
Telefoni 00377 44 209651
Banka :
PROCREDIT BANK KOSOVO
Filialja e llogarisë përfituese :
Prishtinë SWIFIT CODE: MBKOCS22
Webseite e organizates:
www.vajzat.com
Intervistoi Llemadeo Dukagjini
Data: 19. 11. 2007
_____________
4.12.07
Topi me rastin e 95 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare
Shkruan: Prof.dr.BAMIR TOPI
Përshëndetje e Presidentit të Republikës, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bamir Topi me rastin e 95 vjetorit të krijimit të F A shqiptare.
I nderuar Zoti Kryeministër,
Zoti Ministër i Mbrojtjes,
Zoti Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura,
Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik,
Të nderuar Gjeneralë e Admiralë,
Të dashur oficerë, nënoficerë dhe ushtarë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kam kënaqësinë që me rastin e 95-vjetorit të krijimit të FA të përshëndes të gjithë popullin shqiptar dhe në veçanti të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët duke i uruar nga zemra Gëzuar festën!
Vetëm pak ditë më parë në të gjithë vendin ne festuam me madhështi ditën e shpalljes së pavarësisë e cila mbart në vetvete edhe fillimin e krijimit e të zhvillimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ngritja nga qeveria e re e shtetit të porsalindur, e Ministrisë së Luftës vetëm 5 ditë më vonë, më 4 dhjetor 1912, tregon lidhjen e ngushtë dhe rëndësinë e madhe që kanë Forcat e Armatosura për funksionimin e një shteti.
Për këtë arsye si dhe për nevojat urgjente të mbrojtjes, një ndër detyrat e qeverisë së parë shqiptare ishte ngritja dhe zhvillimi i FA si garanti kryesor për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit, duke u ndërtuar mbi parametra bashkëkohorë. Që nga ajo kohë ka kaluar gati një shekull dhe gjatë kësaj periudhe Forcat e Armatosura janë zhvilluar duke i shërbyer interesave të vendit.
Gjatë gjithë historisë së tyre të lavdishme, Forcat e Armatosura u zhvilluan duke pasqyruar ndryshimet politike e gjeostrategjike të vendit e rajonit, duke mbartur kurdoherë në vetvete vlerat më kombëtare të traditës së popullit shqiptar.
Jeta 95 vjeçare e kësaj Force ka padyshim në vetvete edhe ngjarjet madhore të krijimit të Shtabit Madhor të Ushtrisë, të krijimit të Komandës së Përgjithshme të Mbrojtjes Kombëtare e të krijimit të ushtrisë aktive, rezerviste e vullnetare, si dhe periudha të sakrificës për liri nga pushtuesi Nazifashist në Luftën e Dytë Botërore.
Ne jemi krenarë që sot përkujtojmë bijtë e bijat më të mira, që me idealizmin e sakrificën e tyre sublime për çlirimin e vendit nga okupatorët e rreshtuan Shqipërinë në krah të Koalicionit Antifashist të kësaj lufte.
Për fat të keq ideali i tyre për një Shqipëri demokratike, pluraliste dhe të përparuar nuk u realizua gjatë periudhës së regjimit komunist. Gjatë kësaj kohe, Forcat e Armatosura vërtet përsosën strukturat, pajisjet dhe armatimin por u ideologjizuan duke pasqyruar politikën e kohës dhe konceptet e luftës së Ftohtë. Gjithësesi ato ishin garanci që mori përsipër për të siguruar paprekshmërinë e tërësisë territoriale dhe pavarësisë së vendit.
Në fillimin e viteve 90 dhe me vendosjen e sistemit pluralist demokratik, edhe Forcat e Armatosura iu nënshtruan një procesi të thellë reformash. Me kushtetutë u sanksionua kontrolli demokratik civil, e u bënë përmirësime e ndryshime konceptuale e strukturore të denja për një forcë ushtarake të një vendi demokratik.
Kjo reformë dhe ky transformim është një proces i vazhdueshëm i juaji që do të bëjë të mundur që ju të përmbushni më së miri misionin kushtetues për ruajtjen e sigurisë e sovranitetit kombëtar, mbrojtjen e jetës së qytetarëve në rast katastrofash natyrore, si dhe kontributin për ruajtjen e paqes e të sigurisë në rajon e më gjerë.
Prania dhe kontributi i juaj në operacionet paqeruajtëse në Afganistan, në Bosnjë, në Irak e në Gjeorgji, si dhe operacionet për shpëtimin e jetës së qytetarëve në rast zjarresh, përmbytjesh nga uji, e bllokimit të infrastrukturës rrugore, përbën shembullin më të mirë të kryerjes së detyrës suaj fisnike në shërbim të atdheut.
Të nderuar ushtarakë, të nderuar pjesëmarrës,
Nga mbajtja e Samitit të radhës së Aleancës na ndajnë vetëm disa muaj. Ne jemi të ndërgjegjshëm se përparimi në Forcat e Armatosura është mjaft i dukshëm madje, po t’i referohem vlerësimeve të aleatëve, Forcat e Armatosura të Shqipërisë e kanë fituar tashmë statusin e të qenit anëtar të Aleancës, duke u sjellë e operuar si pjesë e saj.
Për këtë arsye, si President i Republikës dhe njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dëshiroj që nga kjo tribunë të përshëndes të gjithë ushtarakët shqiptarë e veçanërisht ata që janë në mision jashtë Atdheut, këta qytetarë me uniformë, që krahas operacioneve luftarake janë kthyer edhe në ambasadorë të Shqipërisë për të përcjellë mesazhet e paqes dhe të miqësisë, në interes të Detyrës, Nderit dhe Atdheut.
Duket se ky fillim shekulli do të mbartë me vehte dhe përmbushjen e aspiratës gati një shekullore të popullit shqiptar. Kosova me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian duket se është në rrugën e saj për të fituar pavarësinë, ndërsa Shqipëria është më pranë se kurrë marrjes së ftesës për anëtarësim në Aleancën më të madhe demokratike që ka njohur njerëzimi që nga krijimi i tij.
Duke përfunduar më lejoni edhe njëherë t’ju uroj:
Gëzuar festën e 95 vjetorit të Forcave të Armatosura, e suksese në plotësimin e objektivave tona madhore kombëtare!
Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve të kombit shqiptar!
Rrofshin Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë!
Rroftë Shqipëria!
Tiranë,4.12.2007
--------------------
Ekskluzive: Intervistë me Azaleja Gashin, ëngjëllin e talentuar të lindur në mërgim
E merkure, 28-11-2007, 09:36pm (GMT)
TE GJITHE SHQIPTAREVE URIME FESTA E FLAMURIT
’’E dua popullin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë’’
|
Azaleja Gashi |
Një zë i mrekullueshëm po hyn furishëm në skenë. Si recituese, moderatore e këngëtare ka arritur të pushtojë zemrat jo vetëm në Gjermani, por edhe në Kosovë e kudo që e dëgjojnë. Ajo quhet Azaleja Gashi dhe është nxënëse e klasës së shtatë në Mariavaler të Dürenit të Gjermanisë. Shkolla e saj quhet ''Ana Frank'' , në të cilën percjell mesimet e artit dhe muzikës. Shkruan poezi kryesisht me tematike shqiptare edhe pse ka lindur në Gjermani. Mesuesit e saj thonë se Azaleja eshte një talente e lindur.
Këto ditë biseduam me Azalenë me qëllim që të njihemi më shumë me këtë çupëz lozonjare e cila premton shumë jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për kulturën në përgjithësi...
Zemra Shqiptare: A na tregoni se ku dhe kur keni lindë?
Azaleja Gashi: Kam lindë më 21.01.1995 në Düren të Gjermanisë. Babi me ka treguar se unë kam lindë gjashtë muaj e gjysmë dhe me peshë vetëm 800 gram. Por sot ndjehem mirë dhe rrallë sëmurëm.
Zemra Shqiptare: Kur keni filluar të merreni me shkrime e këndime?
Azaleja Gashi: Duke e parë babin tim duke shkruar dhe kenduar, që nga vegjëlija kam filluar që të këndoj, natyrisht me ndihmen e babit tim Agim Gashit. Ai më ka shkruar e komponuar disa këngë por i këndojmë edhe këngët lirike të vjetra të cilat i pëlqej shumë. Sidomos më pëlqen kënga ''Doli Liza'', këngë e cila se ka shoqen në këtë Evropë. Ndërsa këngët e komponuara nga babi janë ''Na ishte dikur'', ''Qeni im Beni'', ''Një, dy tre'' etj. Këndoj edhe gjermanisht dhe anglisht dhe cmoj shume kengëtaren Alicia Keys. Ndersa nga këngëtaret shqiptare adhuroj Elvana Gjatën dhe këngën e saj ''Mamës''!
Zemra Shqiptare: A na tregoni pak më shumë pë jetën shkollore në Gjermani?
Zemra Shqiptare: A i festoni festat kombëtare në Gjermani dhe si?
Azaleja Gashi: Këtu ku gjendem unë është një shkollë shqipe por unë nuk shkoj aty. Kushtet e udhëtimit janë të pavolitshme por mësimin në gjuhën shqipe ma plotson babi im i cili ka qenë edhe mësues. Festave i gëzohem shumë si çdo fëmijë tjetër i diasporës. Këto festa na bashkojnë neve fëmijëve, por janë edhe raste të tregimit të asaj se çka dime. Unë këto ditë jam më shumë e angazhuar sepse përvec që e kishim një shfaqje teatrale në shkollë, isha a ftuar edhe në disa vende që të këndoj dhe recitoj shqip. Tani kur e kam shkruar edhe poezine për flamurin, po mundohem ta recitoj me ndjenja, gje qe po arrij të marrë duartrokitje frenetike. Këto janë dhuratë që vlejnë shumë.
Zemra Shqiptare: Si e keni kaluar verën e sivjetme?
Azaleja Gashi: Kam pase verë të ngarkuar dhe i tërë pushimi na ka shkuar në Kosovë. Atje kemi vizituar miqtë e babit si Ali Podrimen etj. Si dhe ishim në RTK ku edhe babi kishte një program nate dy orëshe me Mentor Mripën por edhe unë e kisha një emision për fëmijë që zgjati 30 minuta. Mbrëmjet në Kosovë janë mbrëmje kënaqësie. Mblidheshim te afërm të të gjitha moshave dhe këndonim e recitonim deri në orët e vona.
Zemra Shqiptare: Më mirë ja kaloni në Gjermani apo në Kosovë?
|
Azaleja me babain, rapsodin e popullit, Agim Gashi |
Azaleja Gashi: Unë kam lindur në Gjermani por jam shqiptare. E kemi edhe një poezi me babin tim ku thuhet:
Linda jashtë atdheut
Porse jam shqiptare,
Emrin e kam t´lules
Me thonë kurbetqare. Etj.
Unë e dua popullin tim e më së shumti i dua fëmijët e popullit tim kudo që janë. Dua që ju në emrin tim të ua uroni popullit shqiptarë Festen e Flamurit, kjo festë e cila sa herë vie na mbushë me gëzim e hare.
Zemra Shqiptare: Në fund te kësaj interviste, cdo të shtonit?
Azaleja Gashi: E dua popullin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë.
Urime Festat populli im. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes motren time Orhidenë në Kosovë e cila është këngëtare e mirë dhe nxënëse e shkëlqyer.
Intervistoi: Gëzim Marku - Ekskluzive për Zemra Shqiptare
Azaleja Gashi
Flamuri
Flamuri im i dashur
Flamur kuq e zi,
Për Ty ne luftuam,
Me nder e krenari.
Motra Marigonë
Të qendisi TY,
Me zemër të pastër,
Për ditët në LIRI!
Të ngriti Ismail Qemali,
Të puthi Isai vetë,
Me ty në fitore
Tash e njëqind vjet.
Nënat e nderojnë,
Emrin Marigona,
Me këtë emër t´bukur,
Pagzojnë bebet tona.
Flamuri kuq e zi,
O flamur i mbarë,
Në zemer të mban
Gjithkund çdo shqiptar.
Si në luftra tjera,
Edhe në këtë luftë,
Flamuri përpara
Na u bë dritë e pushkë.
N´Kosovën martire
Sot me krenari,
Flamuri Ynë i shejtë
Valon në LIRI!
Düren 2002
Bajram Berisha berisha@wzw.tum.de
PËRKUJTIM
Pushoi së rrahuri zemra e shkencëtarit
të madh shqiptar Remzi BAKALLI
Lajmi i hidhur që na erdhi sot nga Atlanta e SHBA-së na ngriu gjakun në deje dhe na tronditi thellë të gjithëve! Dje pasdreke pushoi së rrahuri zemra e njeriut të madh, shkencëtarit, dijetarit dhe atdhetarit të devotshëm REMZI BAKALLI.
REMZI BAKALLI u lind më 9 shkurt të vitit 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore e ka mbaruar në Prizren, kurse shkollën e mesme në Kralevë (Serbi). Studimet e shkencave agrare i ka mbaruar në Universitetin e Beogradit në vitin 1967. Në vitin 1971 ka mbaruar studimet pasuniversitare (magjistraturën), ndërkaq më 1975 edhe disertacionin e doktoratës, në Universitetin e Zagrebit.
Karrierën e tij shkencore REMZI BAKALLI e ka filluar në vitin 1970, kur është pranuar bashkëpunëtor shkencor në lëmin e biokimisë dhe të ushqyerit, në Institutin e Blegtorisë dhe Veterinarisë në Prishtinë, atëherë ky institut i vetëm i këtij lloji në Kosovë.
Në vitin 1974 ka qëndruar për specializim në Universitetin e Floridës, ndërkaq në vitin 1987 në Universitetin e Georgia-s, në Athens të SHBA-së.
Në vitin 1976 është zgjedhur në pozitën e docentit në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1983 është zgjedhur profesor inordinar, ndërkaq në vitin 1988 e ka fituar titullin e profesorit ordinar. Në periudhën 1977-1979 ka qenë dekan i këtij Fakulteti.
Në vitin 1986, bazuar në të arriturat shkencore dhe arsimore, REMZI BAKALLI është zgjedhur anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërkaq në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i rregullt i kësaj Akademie.
Pas tërbimit të pushtetit serb në fund të viteve ‘90, dhe futjes së masave të dhunshme në Universitetin e Prishtinës, REMZI BAKALLI ishte ndër profesorët e parë që u përjashtua nga puna në Universitet. Nga trysnia e rëndë dhe e vazhdueshme që ushtronte pushteti i dhunshëm serb mbi të dhe familjen e tij, profesor Bakalli në vitin 1992 u detyra të largohej nga Kosova. Që atëherë (1992) profesor Bakalli ka jetuar, punuar dhe vepruar në Universitetin e Georgia-s (College of Agriculture and Environmental Science) në Athens të SHBA-së.
REMZI BAKALLI mbetet shkencëtari shqiptar i përmasave ndërkombëtare që la gjurmë të thella në shkencat biologjike, shkencat e të ushqyerit dhe në shkencat e mbrojtjes së mjedisit. Profesor Bakalli gjatë karrierës së tij shkencore ka botuar disa tekste universitare dhe mbi 400 punime, kumtesa dhe ligjërata shkencore në revista me renome botërore. Puna e tij e shkëlqyer shkencore nga lëmi i të ushqyerit dhe toksikologjia ushqimore mund të lexohet në faqet e revistave të njohura ndërkombëtare, siç janë: Poultry Science, Bulletin of Environmental Contamination and Toxicology, Veterinary and Human Toxicology, The British Journal of Nutrition, British Poultry Science etj.
Në fund të vitit të kaluar, patëm informuar për daljen nga shtypi (shtëpia botuese “Trafford”në SHBA) të tekstit universitar me titull: “Ushqimi dhe të ushqyerit e shpendëve” (Poultry Nutriton and Feeding), njëri nga autorët e të cilit ishte Profesori ynë. Mbetet edhe kjo njëra nga veprat me karakter ndërkombëtar që i bën nder dhe respekt edhe shkencës shqiptare.
Vitet e fundit, larg Kosovës, ishin vitet më të vështira për profesor Bakallin. Mirëpo, megjithëse larg Kosovës, gjatë tërë kësaj kohe ai asnjëherë nuk u nda nga ajo. Ishte gjithnjë në përkrahje të shkencëtarëve të rinj, të cilëve u mundësoi specializime dhe ju ndihmoje në përfundimin e tezave të doktoraturave në shtetet të ndryshme evropiane dhe në Amerikë.
Emri i Remzi Bakallit do të qëndrojë një kohë të gjatë në krye të listës së emrave të shënuar me shkronja të arta për kontributin e tij në ngritjen e kuadrit shkencor dhe pedagogjik në Universitetin e Prishtinës. Gjatë jetës së tij të shkurtër ai ngriti qindra ekspertë, shkencëtarë dhe profesorë universiteti, të cilët po bëjnë emër nëpër universitete dhe institucione të tjera shkencore në Kosovë, por edhe jashtë saj, në shtetet evropiane dhe në SHBA. Studentët e tij të suksesshëm ishin krenaria e tij e madhe!
Fotografi e bërë më 28. korrik 2007 në Athens të USA. Akademik Remzi Bakalli (djathtas) me ish studentin dhe bashkëpunëtorin e tij Bajram Berisha (majtas)
Kontributi shkencor dhe arsimor i Akademik Remzi Bakallit nuk i bën nder vetëm kombit tonë, ky kontribut i bën nder shkencës, kulturës dhe humanizmit në tërësi. Shkëlqimi i personalitetit të tij do të mbetet si i një yll, i cili nuk do të shuhet asnjëherë. Që sot, një ditë pasi AI i mbylli sytë, shkenca, por edhe njerëzimi do të jenë më të varfra pa REMZI BAKALLIN.
Profesor Bakalli do të mbetet njeri i madh, i respektuar nga të gjithë, në saje të diturisë, ndjenjës prej pedagogu dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme organizative. REMZI BAKALLI për gjeneratat që po vijnë pas, do të ngelet një figurë titanike që tërë jetën e tij ia kushtoi shkencës, dhe hapjes se shtigjeve te reja te dijes. Shkencëtarët e rinj shqiptarë do të gjejnë te personaliteti i ndritur i PROFESORIT të madh, një pishtar që do t’u ndriçoje rrugën për të arritur në majat e shkencës dhe diturisë.
REMZI BAKALLI, me punën e tij të palodhshme e ka ngritur mendimin shkencor-filozofik shqiptar, pra edhe emrin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Universitetit të Prishtinës, në piedestalin më të lartë të shkencës botërore, prandaj shpresoj se këto institucione, në këtë rast, do të gjejnë mënyrën më të mirë për ta nderuar njeriun e madh të shkencës që doli nga gjiri i tyre.
REMZI BAKALLI la pas të shoqen, Safijen, djemtë Fisnikun dhe Bujarin, të cilëve u shprehim, me këtë rast, dhimbjen tonë më të thellë.
***
Tek po shkruaja këto rreshta m’u kujtua takimi im i parë me PROFESORIN. Unë isha student i vitit të dytë në Universitetin e Prishtinës, ndërkaq AI ishte ndër profesorët më të famshëm të atij Universiteti. Kam 20 vite të shkëlqyera bashkëpunimi me profesor Bakallin! Në fillim si student, pastaj si asistent, dhe më vonë si bashkëpunëtor i tij. Takimi ynë i parë u zhvillua në Laboratorët e Universitetin e Prishtinës, sikur edhe takimi ynë i fundit i cili u zhvillua serish në Laborator, veçse kësaj këtë here në Universitetin e Geogia-s. REMZI BAKALLI, tërë jetën e tij e vuri në shërbim te shkencës!
Fotografi e bërë para shtëpisë së Akademik Remzi Bakallit në Athens të SHBA.
Remzi Bakalli (djathtas) me Bajram Berishën (majtas)
Vizita që i bëra Profesor Bakallit në Athens, në fund të gushtit të këtij viti, ishte takimi im i fundit i cili përforcoi edhe njëherë admirimin tim për NJERIUN E MADH, REMZI BAKALLIN, MËSUESIN TIM!
***
Qoftë i përjetshëm kujtimi për REMZI BAKALLIN!
Në Munih, më 17. 12. 2007.
PD Dr. Bajram Berisha, Dr. Habil.
Universiteti Teknik i Munihut
Gjermani
-----------
Pakistan: Njoftohet se ish-kryeministrja Benazir Buto ka vdekur
27-12-2007
Zëri i Amerikës
Ndihmësit e ish-kryeministres së Pakistanit dhe udhëheqëses së opozitës Benazir Bhutto njoftojnë se ajo është vrarë. Agjencitë perëndimore dhe pakistaneze të lajmeve thonë se zonja Buto vdiq nga plagët e shkaktuara nga një sulm vetëvrarër në një tubim zgjedhor pranë kryeqytetit, Islamabad.
Zonja Buto sapo kishte mbajtur një fjalim në një tubim në Ravalpindi, pranë kryeqytetit, kur ndodhi shpërthimi. Pati gjithashtu njoftime për të shtëna armësh. Dhjetëra vetë u vranë në dy shpërthime në tetor kur autokolona e zonjës Buto po kalonte përmes Karaçi, kur ajo sapo ishte kthyer nga mërgimi.
Po sot, policia tha se 4 vetë u vranë nga persona të armatosur, të cilët hapën zjarr ndaj përkrahësve të ish-kryeministrit Nawaz Sharif, gjatë një tubimi politik pranë Rawalpindit. Incidenti shkaktoi edhe disa të plagosur. Përkrahësit e zotit Sharif po fajësojnë anëtarë të partisë që mbështet Presidentin Pervez Musharraf për dhunën.
Partia e zotit Musharraf i ka hedhur poshtë akuzat. Si zoti Sharif ashtu edhe zonja Buto po zhvillonin këto kohë fushatë në Pakistan në përgatitje për zgjedhjet parlamentare të 8 janarit. //ad//
Portreti politik i zonjës Benazir Buto
27-12-2007
Benazir Buto e trashëgoi partinë nga i ati, dhe e udhëhoqi atë me zotësi deri kur u bë e para femër që merrte postin e kryeministres në këtë vend mysliman.
Ajo qëndroi në këtë post nga viti 1988 deri në 1990 dhe më pas nga 1993-1996, ndërkohë që ndaj administratës së saj kishte akuza të shumta për korrupsion.
Pas qëndrimit në mërgim për 8 vjet, ajo vendosi të kthehej, megjithëse ndaj saj ishin bërë kërcënime për atentat.
"Nuk besoj se asnjë mysliman i vërtetë do të ndërmerrte sulm ndaj meje, pasi feja islame e ndalon sulmin kundër grave, dhe myslimanët e kanë të qartë se nëse sulmojnë një grua, do të digjen në skëterrë. Prandaj nuk besoj se jam në rrezik," u shpreh ajo në tetor, para se të kthehej në Pakistan.
Ajo kishte bërë një marrëveshje me presidentin Pervez Musharaf për të mundësuar kthimin në atdhe, ku filloi fushatë për partinë e popullit pakistanez. Kjo parti, u themelua nga i ati në vitet 1960 dhe ka qenë një ndër forcat e pakta politike në Pakistan që ka siguruar mbështetje nga shtresa të gjera njerëzish.
Kthimi i saj në tetor u shoqërua me një sulm vetëvrasës që shkaktoi vdekjen e 140 vetëve dhe që acaroi edhe marrëdhëniet e saj me Presidentin Musharaf.
Zonja Buto ishte një kritike e hapur e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Musharaf më 3 nëntor. Megjithë paralajmërimet nga zyrtarët pakistanezë të sigurimit, ajo i vazhdoi tubimet për të siguruar përkrahje në zgjedhjet e janarit. //bsa//
Autoritetet shqiptare dënojnë vrasjen e ish kryeministres së Pakistanit, Buto
27-12-2007
Autoritetet shqiptare dënuan sot pasdite atentatin e rëndë ndaj ish kryeministres së Pakistanit Benazir Buto, që çoi në vdekjen e saj.
Kryeministri Sali Berisha përmes një deklarate të vecantë flet për një akt të shëmtuar terrorist dhe vlerëson figurën e zonjës Buto si një nga personalitetet më të shquara të Pakistanit, por edhe më gjerë.
“E kthyer në vendin e saj për të ndërtuar demokracinë dhe shtetin ligjor, Benazir Buto ishte një shtetare e madhe, shtyllë kryesore e aspiratave për demokraci të popullit të saj” shprehet kryeministri duke theksuar se atentati i sotëm “lëshon, njëkohësisht, apelin për vendosmëri absolute në luftën kundër terrorizmit, këtij armiku kryesor të kombeve të lira sot”.
Edhe ministria e jashtme ka shprehur “ tronditje dhe hidhërim të thellë për ngjarjen tragjike” e provokuar, sic lexohet ne deklaratën e saj, nga "një akt i rëndë e i rrezikshëm." //bsa//
Lamtumire Zonja Bhutto!
E premte, 28-12-2007, 01:00am (GMT)
Nga Keze (Kozeta) Zylo
Lamtumire Zonja Bhutto!
Lamtumire Princesha Myslimane!
|
Benazir Bhutto |
Te pakten sot nuk mund te heshtja ne dhimbjen time, nqs nuk do te me kishte telefonuar qe ne mengjes studentja nga Pakistani: -Alo, alo, kam nje lajm te keq! Zonja Bhutto vdiq, degjohej zeri qe vinte me dritherima ne linje telefonike per gruan me karizmatike ne kete fillim shekulli.
Ishte zeri i kesaj vajze me besimin mysliman me pikepamje moderne, nje simpatizante e devotshme e kauzes se Zonjes Bhuto, ish kryeministres e zgjedhur dy here nga vota e popullit. Kjo vajze u dashurua me artikullin tim te shkruar para ca kohesh, (ne fakt dashuria i perkiste Zonjes Bhutto) dhe fal websiteve dhe gazetave qe e publikuan, une pakutptuar kishja bere shume miq pakistaneze, ku vajza qe me telefonoi jua kishte derguar linkun e publikimit, edhe pse artikulli ishte ne gjuhen shqipe.
Deshperimi i saj te trondiste shpirtin, e ne kete tronditje gelltisja lotet per tragjedine e saj, per dhimbjen qe moren miliona pakistaneze, miliona miq te saj rreth e rreth globit, te cilet humben simbolin e qendreses dhe te civilizimit njerezor.
Ate e vrau terrorizmi, e perfshiu murtaja e zeze, nje epidemi qe eshte perhapur si metastaza te kancerit ne te gjithe boten.
Por gruaja e zgjedhur nder 50 grate me te bukura te botes, inetelektualja e diplomuar ne universitet me prestigjioze ne bote, si ne Harvard dhe Oxford, udheheqesja e partise kryesore te opozites ne Pakistan fitoi pergjithmone pavdekesine.
E terhequr shume pas kesaj figure karizmatike per te dhene nje kontribut sado modest ne shtypin shqiptar, shpesh rrija e fokusuar pas intervistave te saj duke i ndjekur direkt ne kanalet televizive si CNN etj...Ajo cka me bente pershtypje me se shumti ishin: guximi titanik i saj qe luftonte pa ju dridhur qerpiku ne demonstrata e kudo edhe pse vdekjen e shikonte ne sy. Ajo u perball me sulmet vetevrasese, nje nga shpikjet me te zeza te qenieve njerezore, ku perpara syve te saj humben jeten 150 simpatizante te saj, pikerisht ne ditelindjen e saj!
Menyra teper e kulturuar e te folurit ne publik ne TV, e tregonte ate dhe me inteligjente fal natyres se saj, por njekohesisht dhe te fituar gjate edukimit se ne familje dhe ne shkolla. Ajo dinte se si t’ju pergjigjej pyetjeve te gazetarit te CNN, ku vecanerisht mua do te me ngelet ne kujtese nje nga pergjigjet e saj, kur gazetari e pyeti se: A jeni e sigurte se Partia juaj do te fitoje ne zgjidhjet e ardhshme? Ajo me nje ze tejet te vendosur tha: Jam e sigurte tek Liria dhe perparimi i popujve, keto dy parime duhet ta udheheqin boten, prandaj nuk do te ndalem deri ne frymen e fundit.
Dhe ja sot rri e shokuar para ekranit, ku shoh bllaca gjaku ne trup te zonjes Bhutto dhe te vrareve te tjere, qe duket sikur akoma degjojne betimin tend, betimin solemn per ta kthyer Pakistanin ne nje vend mysliman modern, ku te mbrohen me ligj te gjitha te drejtat civile.
Ti luftove per kete, luftove ta mbaje premtimin, biles sapo kishje mbaruar fjalimin, gjaku i trupit tend dhe mijra njerezve te tjere sperkaten rruget e Pakistanit, shkaktuar nga pabesia e hijeve te Djallit.
E ndersa shkruaj per Ty Zonja Bhutto, krenohem se tepermi qe te kushtova shkrime per figuren tende si simbol i gruas qe lufton per Lirine dhe perparimin e Kombit.
Gjithashtu u perlota se tepermi tashme pa i gelltitur, por rreshqisnin pa kuptuar, kur telefonatat dhe e-mailat nuk pushonin duke shprehur ngushellimet ne shenje respekti per shkrimet qe te kushtova..
E nder keto ngushellime do te vecoja mesazhin ngushellues te ardhur nga Prof. Peter Prifti, nje figure poliedrike dhe nje nga intelektualet me ne ze te Diaspores Shqiptare, qe e di mire se cdo te thote te luftosh dhe te shijosh Lirine e Kombit tend.
Ai shkruan:
E nderuara znj. Zylo.
Ngushellimet e mia te perzemerta per vrasjen tragjike te znj. Benazir Bhutto. E marr me mend sa e deshperuar ndihesh nga cmenduria qe i rrembeu jeten nje gruaje te rralle si ajo, grua perparimtare, inteligjente dhe trime, qe rrezikoi jeten duke u kthyer ne Pakistan per t'i sherbyer popullit te vet ne rrugen demokratike dhe humane.
Artikulli yt per te, i shkruar kohet e fundit me aq dashuri, kuptim e admirim, do te ruaj vleren e vet dhe do te sherbeje tash e tutje si nje elozh i shtrenjte per ate figure te larte
e te ndritur.
Do te te shkruaj se shpejti,
Peter Prifti
E pas ketij mesazhi nuk kishja se si mos te kujtoja e-mailin e Z.Kopliku, ish zv/kryeministrit shqiptar, ku pas shkrimit tim te meparshem me dergoi pergezimet dhe nje prej fotove te tij dal me Zonjen Bhutto ne nje miting ne rang nivelesh te larta qeveritare. Z.Kopliku me shprehte konsideraten me te larte per kete zonje qe po sakrifikonte jeten per lirine e vendit te vet nga diktatura ushtarake e vendosur ne Pakistan.
Por njekohesisht kujtova dhe anen tjeter te medaljes, pavaresisht se i harrova dhe i fala, kur ndonje gazete e rralle nuk e botoi shkrimin, apo dhe kundershtimet qe me vinin me e-maila per mospublikimin e shkrimit ne forume te ndryshme...
I fal se misioni i saj ishte fisnik, rrezatonte kulture, paqe, luftonte per modernizimin e vendit te saj.
Sidoqofte une mendoj se duhet shkruajtur, se ashtu sic thote Gabriel Garcia Marquez:
Mesohu te shkruash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon, sepse askush nuk do te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta...
Lamtumire Zonja Bhutto, qe i besove deri ne fund idealit te drejtesise!
Lamtumire Zonja Bhutto, simboli i gruas se jashtezakonshme ne boten myslimane dhe kudo!
Lamtumire Martirja e Lirise, simoboli i qendreses dhe i mbrojtjes te te drejtave civile ne bote!
Lamtumire Zonje qe e mbylle jeten me keto fjale perballe plumbit ne kraharuar:
Une po e rrezikoj jeten dhe po perballem me rreziqet qe i kanosen vendit tim, po luftoj sepse besoj qe femijet e Pakistanit i kam aq te dashur sa dhe femijet e mi.
Une dua qe keta femije te kene nje te ardhme me te shkelqyer se gjenerata ime!
Lamtumira Princesha Myslimane!
U prefte ne Paqe shpirti tend!
Amen!
27 Dhjetor, 2007
Keze (Kozeta) Zylo:
Diktatoret njohin vetem nje rruge: Rrugen e dhunes
E enjte, 08-11-2007, 03:00pm (GMT)
|
Keze (Kozeta) Zylo |
Nga Keze (Kozeta) Zylo
Ne Pakistan ka disa dite qe eshte vendosur gjendja e jashtezakonshme e deklaruar prej Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Pakistanit dhe njekohesisht President I ketij shteti, me nje popullsi me nje perqindje te larte te besimit mysliman.
Te gjitha lajmet, si CNN…etj, gazetat New York Times…etj, pothuajse e japin si lajm kryesor per kete gjendje tejet te rende qe ndodhet ne Pakistan.
Trupat ushtarake dhe policia rrethuan gjykaten e larte per te ndaluar funksionimin e plote te Kushtetutes, me pretekstin se eshte rritur shume ekstremizmi mysliman, pra fondamentalistet.
Presidenti Musharaf deklaroi para kamerave se duke studjuar kete gjendje lufte mora nje vendim te dhimbshem dhe te veshtire per popullin, por qe desha ta mbroja ate nga terrorizmi.
Nderkohe nje prej udheheqesve te opozites, kryetari i gjykates se Larte Aitzaz Ahsan, ku e kishte kundershtuar me force mosfunksionimin e kushtetutes, pohoi se ka ardhur koha qe Z.Musharaf te shkoje jashte politikes.
Telefonat, Interneti, te gjitha mjetet e komunikimit nuk funksionojne me ne ate shtet tashme diktatorial.
Vendi eshte perfshire nga dhuna dhe gjaku i protestuesve lane rruget e Pakistanit.
Askush nuk po mundet te ndaloje kete makine dhune ushtarake, te udhehequr nga Komandanti dhe Presidenti i ketij vendi, Z.Musharaf.
Gjenerali diktator ka humbur dukshem reputacionin e tij ne vendin qe udheheq, po ashtu dhe ne bote.
Biznese te ndryshme, stok market, banka eshte e pamundur te funksionojne ne kete shtetrrethim te plote.
Mr. Musharaph lejoi ekstremistet te vinin nga Afganistani, kufiri dhe vende te ndryshme dhe po ju jepte nje vend kryesor ne administraten e tij.
Ai nuk i hapi rruge demokracise qe zgjedhjet elektorale ne Janar te beheshin ne rruge demokratike, por e pati me te lehte per te rimarr pushtetin vetem me gjuhen e dhunes dhe tyten e pushkes.
Opozita dhe Zonja Bhuto si nje nga udheheqeset e Partise me te madhe opozitare ne Pakistan
Gjenerali Musharaf dhe Presidenti i Pakistanit nuk mundi te perballej dot me lideren kryesore te Opozites, Znj.Benazir Bhuto, ish kryeministren grua te zgjedhur 2 here nga populli i vet, pra ai duke parandjere humbjen ne zgjedhjet e Janarit, pranoi duke shpallur gjendjen e jashtezakonshme, vetem me tyten e pushkes dhe gjuhen e dhunes.
Ajo erdhi muajin e kaluar legalisht nga azili politik pas tete vjetesh, nga Dubhai, per te marr pjese ne zgjedhjet elektorale qe do te zhvilloheshin ne Janar.
Ardhjen e saj Partia e Presidentit Musharaf e priti dhunshem dhe me derdhje gjaku ne rruge, duke u frikesuar se tepermi per t’u perballuar me partine e kesaj gruaje udheheqese, nje intelektuale me edukim ne shkollat me prestigjioze ne bote.
Ajo ka vendosur t’i rikthehet perseri politikes dhe pse ishte e akuzuar nga opozita per korrupsion gjate kohes qe ishte kryeministre.
Figura e saj si lidere kryesore e opozites, u perball me dhunen dhe maskat e zeza te policise ekstreme, qe rrihnin, vrisnin, hidhnin ne ere makina dhe se fundi arrestonin popullin e pafajshem.
A mundet zonja Bhutto te sjelli ndryshime per vendin e saj, dhe te ndaloje doren e diktatorit Z.Musharaf kunder demokracise?
Eshte fakt se nqs do t’i hedhim nje sy pjesemarrjes se grave ne periudha dhe kohe te ndryshme te sistemeve ne politiken e botes, do te veme re se pjesemarrja e saj ka qene teper e kufizuar, ne mos pa pjesemarrje fare, vecanerisht ne disa vende fondamentaliste.
Por une ne kete shkrim nuk kam per qellim te ndalem per figuren e gruas udheheqese ne bote, dua te ndalem ne figuren e zonjes Bhutto, nje grua intelektuale myslimane, me ide teper perparimtare, por qe po ndeshet me dhunen e fondamentalisteve dhe te diktatoreve qe shfaqen here pas here ne historine e njerezimit.
Sigurisht qe Zoti Musharaph e ndjeu qe eshte ne grahmat e fundit te qeverisjes se tij, ndaj dhe ne menyre arbitrare, duke vene ne funksionim makinen ushtarake dhe policore, do te mbaj pushtetin e tij, i frikesuar se tepermi nga liderja kryesore e opozites.
Zonja Bhutto ne kete situate qe eshte krijuar do te kete shume veshtiresi perpara per te udhehequr opoziten dhe per ta cuar drejt zgjedhjeve te lira.
Faktikisht ajo vjen nga nje karriere jo e paket politike, njihet si nje grua teper kurajoze, nje udheheqese e vendosur, e cila shpesh ka deklaruar se do te luftoje ne menyre demokratike per ta nxjerre vendin e vet ne kete kaos qe eshte zhytur.
Ajo ka avantazhe shume me te medha se lideret e tjere, pasi si nje udheheqese liberale me pikepamje moderne, ka mbeshtetjen e Shtepise se Bardhe dhe te administrates se Bushit.
Po keshtu dhe vendet e tjera Perendimore i kane dhene nje perkrahje te vendosur politikes se saj, dhe kane denuar forcen dhe diktaturen qe eshte vendosur tashme ne Pakistan.
Ajo shpesh ka kerkuar qe te bisedoje dhe te gjeje gjuhen e demokracise me Presidentin Musharaf, por megjithe perpjekjet e saj bisedimet midis tyre deri tani kane qene te pamundura.
Neqoftese ajo do te shfrytezoje me inteligjence situaten e krijuar, pra te bashkohet me te gjithe opoziten e Musharafit, dhe te ndalojne doren e tij ushtarake per ta cuar vendin drejt zgjedhjeve te lira ne Janar, ashtu sic u vendos ne Kushtetute, shansi i takon asaj, pasi ajo eshte udheheqesja kryesore e opozites qe po lufton me gjuhen e demokracise kunder Diktatures.
Autoriteti i saj eshte rritur se tepermi ne popullin e Pakistanit, pasi ata po e shohin me syte e tyre, luften dhe betejen qe ajo po udheheq kunder rruges se dhunes.
Edhe pse eshte keshilluar nga Perendimoret dhe Shtepia e Bardhe, Z.Musharaf vazhdon me rrugen e dhunes.
Presidenti Musharaf nuk i ka perfillur absolutisht keshillat e Shtepise se Bardhe edhe pse shume prej senatoreve e kane keshilluar qe menjehere vendi te shkoje ne gjendjen normale dhe te heqe dore nga makina ushtarake kunder popullit te vet.
Une personalisht do te ndalem ne nje nga senatoret qe e ka marr ne telefon Z.Musharaf, shefin e marredhenieve me jashte ne Shtepine e Bardhe, Z.Joseph R.Biden Jr.
Senatori demokrat qe eshte ne garen elektorale per President dhe njekohesisht miku i ngushte i shqiptareve, dhe qe ka ngritur kurdohere zerin me force ne Shtepine e Bardhe per Pavaresine e Kosoves, ka biseduar gjate me Z.Musharaf, i cili pohon se ai fliste me nje ze te qarte dhe me shume detaje per situaten.
Edhe pse Senatori Biden, e ka keshilluar se gjendja do te jete shume kritike midis marredhenieve tona, pra midis Amerikes dhe Pakistanit, ai menjehere i eshte shprehur se eshte gati te heqe uniformen dhe te qeverise Pakistanin.
Po keshtu biseda ne linje telefonike ka pasur dhe nga Presidenti Bush, ku eshte keshilluar qe Kushtetuta te jete ne funksionim, populli duhet te udhehiqet vetem me Kushtetuten e tij, por perseri Diktatori Musharaf vazhdon ta mbaj vendin nen kontrollin ushtarak.
Konkretisht sot u plagosen me qindra avokate, gjykates, ligjvenes, qe protestonin dhe kundershtonin ne menyre demokratike dhunen e gjeneralit Musharaf.
Nje nga gjykatesit kryesore qe nga arrest shtepie u tha kolegeve te tij se shkoni ne cdo cep te Pakistanit dhe i thoni popullit se eshte koha te sakrifikojme.
Po keshtu Presidenti Musharaf eshte keshilluar dhe nga sekretarja e shtetit Z.Condolesa Rajs, per te hequr forcen ushtarake dhe policore kunder popullit, por perseri vendi i tij eshte ne shtetrrethim te plote, pa i perfillur fare keshillat e Perendimit.
Duke ndjekur dhe pare nga afer lajmet, shpresoj qe Zonja Bhutto nqs do t’i hedh me kujdes hapat e saja politike dhe te kete vullnetin e mire per te bashkepunuar me te gjithe opoziten, mundesia per t’u vendosur ne krye te shtetit eshte shume e madhe.
Ajo ka kerkuar qe te udheheqe mijra protestues diten e Premte, por Mr.Musharaf e ka mohuar per t’ju dhene leje per te shkuar ne demonstrate.
Ajo eshte rreshtuar perkrah forcave perparimtare ne bote per te luftuar terrorizmin qe sot per sot eshte nje murtaje per njerezimin.
Ne fakt duke pare keto lajme, mendja me shkonte tek shtetrrethimi yne ne Memedheun tone, tek gjendja e jashtezakonshme qe i pame dhe i perjetuam vete me syte tane.
Prandaj duke pare keto lajme, mendja me kthehej ne retrospektive, ne kohen kur studentet dhe populli u ngriten per te permbysur diktaturen 50-vjecare ne fuqi.
Pas demonstratave dhe permbysjeve te busteve, tek ne u vendos shtetrrethimi, prandaj personalisht nuk me dukej ndonje cudi ose te befasohesha me makinen ushtarake atje, sepse te gjithe diktatoret kane nje gjuhe, vecanerisht kur jane ne grahmat e fundit te vdekjes se pushtetit te tyre, ata perdorin gjuhen e dhunes dhe makinat e blinduara.
Nentor, 2007
Ardian Ndreca: Për ata që ''qeshen gjithmonë me Shtetin shqiptar''
E enjte, 27-12-2007, 12:21pm (GMT)
Për ata që ''qeshen gjithmonë me Shtetin shqiptar''
Nga Ardian Ndreca
|
Ardian Ndreca |
Patriotizmi nuk matet me kut, pse zakonisht gjanat që maten nxirren edhe në pazar.
Patriotë ka Kosova por ka edhe Shqipnija, e ata që qeshen me Shqipninë janë tallë edhe me Kosovën.
Në vitet e komunizmit, nën pretekstin e patriotizmit, shumë kosovarë ngashnjeheshin për Enver Hoxhën, bile nji pjese e tyne pati guximin me ardhë edhe në Shqipni, e nji pjese jo e vogël përfundoi në burgje dhe internime. E megjithatë nuk pati intelektualë kosovarë, përveç «kolaboracionistave» të Luftës së Dytë Botnore, që të dënonin haptas dhe me za të naltë regjimin antikombtar të Enver Hoxhës.
Shqiptarët që kishin rast me vizitue Kosovën në fillimet e viteve ’90 ndjenin neveri kur shihnin fotot e Enver Hoxhës të varuna në muret e shumë kullave kosovare.
Mjerisht ato foto kanë lanë gjurmë e danga në shumë zemra e kjo gja herë mbas here duket krejt qartë.
Po të mendojmë se qe E. Hoxha ai që i shiti Kosovën Titos do ta kuptojmë sesa turp përbanin ato foto. Aq ma tepër që shqiptarët kaluen disa dekada të idhta nën diktaturën e Hoxhës.
Nji pjesë e intelektualve kosovarë ishin nën influencën pasive apo aktive të Beogradit dhe të organeve të tija, nji pjesë tjetër nën atë të Tiranës dhe vetëm nji pjesë e vogël ishin kundër të dyja tiranive.
Ata që duhet të «qesheshin» me Shtetin shqiptar në kohën kur komandonte E. Hoxha nuk qeshën, por thjesht buzëqeshen dhe i dërguen karajfila të kuq për 1 Maj. Ata që duhet të denonconin diktaturën e E. Hoxhës, nuk e bane nji gja të tillë e ky qe shkaku që nji pjesë e shqiptarëve e humbi besimin në ta.
Ma i madh intelektual dhe njeri i politikës kosovar, Ibrahim Rugova, nuk qeshej me Shtetin shqiptar pse ai pat dijtë me gjetë tek ai Shtet nji aleat të përpjekjeve të veta politike.
Substancialisht ata që qeshen sot janë ata që i qeshnin dje diktatorit Hoxha, pse njeriu që qesh asht njeri pa kohë, mbasi nuk ka shprehje tjetër ma inteligjente.
Çeshtja shqiptare ka patriotë gjithkund: në Labëri, në Devoll, në Dibër e Malci të Madhe, mbasi patriotizmi nuk asht monopol i asnji krahine apo treve dhe nuk matet me debate televizive dhe me artikuj gazetash. Patriotizmi jeton ndër vepra dhe shqiptarët e treguen veten gjatë luftës së Kosovës sesa patriotë ishin. Ata pritën vëlleznit kosovarë, ndihmuen luftën me të gjitha mjetet (e ligjshme e të paligjshme), u banë bazë për forcat e NATO-s, shkuen vullnetarë me luftue në Kosovë.
Ata që qeshen gjithmonë janë njerëz pa shprehi reflektive e nji shprehje e vjetër latine thotë: risus abundat in ore stultorum.
Por s’e kemi edhe aq me qeshjen e cila pasqyron vetitë personale të secilit. Problemi asht se këtu po qeshet me Shtetin shqiptar dhe kjo gja nuk duhet t’i pëlqejë asnji shqiptari që kupton dallimin mes Shtetit dhe politikës.
Për ata që nuk kanë qenë kurrë Shtet nuk asht e thjeshtë me e kuptue dallimin mes Shtetit dhe politikës, dhe për rrjedhojë nuk e kuptojnë se me u qeshë me Shtetin shqiptar domethanë me u qeshë me të gjithë shqiptarët: pa përjashtim feje, krahine, gjatësia, përkatësia gjinore dhe klasore.
Pra, kemi nji individ që e sheh veten aq nalt sa me u qeshë me të gjithë shqiptarët!
Për me qenë aq nalt duhet së paku me qenë kaluer në kalë të Skënderbeut apo i ulun në nji kuvend me ideologët e Rilindjes... por, jo – nuk kemi asgja të këtillë, por vetëm nji shkrues anonim që përzien mnershëm nji gjoja standard me nji gegnishte dialektale tue u mundue me qeshë me Shtetin shqiptar.
Në qoftë se ndaj çeshtjes së Kosovës ka pasë mangësina, faje, paaftësina ato duhen t’i atribuohen politikës shqiptare dhe asaj kosovare. Përgjegjësít e këtyne fajeve kanë emna dhe mbiemna: ata janë ministra të jashtëm dhe politikanë, akademikë dhe gazetarë. Me përmend fajet dhe me numrue të zezat pa pasë guximin dhe inteligjencën me caktue edhe fajtorët me emën dhe mbiemën asht mungesë e theksueme vitaminash karakteriale.
Fajtorë janë disa politikanë dhe jo Shteti si strukturë sovrane dhe si instrument funksional i përbashkët i të gjithë shqiptarëve, që mban monopolin e pushtetit dhe të së drejtës dhe ka për qëllimin zhvillimin dhe përparimin e individit mbrenda shoqnisë së cilës ai i përket.
Si mund të ndërtohet e ardhmja, si mund të kthehet fleta e historisë kur nuk dijmë me dallue Shtetin prej politikës. Por në anën tjetër nji pjesë e madhe e atyne që janë rritë nën Shtetin komunist shqiptar apo nën drzhaven e Titos nuk kanë faj, pse janë âjë aq fort me ideologjinë tjetërsuese që identifikonte Shtetin me partinë politike sa që sot fajet e partive ja hedhin në shpinë Shtetit.
Kjo logjikë ka shty nji pjesë jo të vogël të shqiptarëve në 1997 që tue u nisë prej mënish politike me djegë Shtetin shqiptar dhe me e vorfnue atë, e kjo logjikë asht logjika e thjeshtë e vandalëve: ajo që din vetëm me shpërbâ por që s’din me bâ asgja pozitive.
-----
Engjëll Koliqi: Turqia i ka borxhe historike Kosovës
E shtune, 29-12-2007, 11:30am (GMT)
TURQIA I KA BORXHE HISTORIKE KOSOVËS
Është koha t’i kërkohet Qeverisë së Ankarës, që të ndërmjetësojë te autoritetet e Moskës, për zhbllokimin e procesit të pavarësimit të Kosovës, përmes KS të OKB-së. Si hap i parë në këtë drejtim – Turqia duhet njohur dhe pranuar praninë disamilonëshe shqiptare në territorin e vet nacional dhe shqiptarëve atje t’u jepen të drejtat kombëtare që u mungojnë.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
|
Engjëll Koliqi |
Në shkrimet e mia të muajve të fundit, duke e prekur çështjen e statusit të Kosovës, që tashmë është çështje numër një në diplomacinë botërore, shpesh e kam përmendur një marrëveshje të fshehtë ruso-turke që ishte bërë në prag të Kongresit të Berlinit të vitit 1878, marrëveshje kjo që filloi dhe mjerisht edhe sot vazhdon me përligjjen e copëtimit të tokave shqiptare. Që atëherë, kur në Berlin fuqitë e mëdha të kohës “bekuan” marrëveshjen në fjalë, Serbia me të gjitha mjetet dhe me të gjitha forcat që kishte në dispozicion, filloi tërbimet me krime e masakra, deri në gjenocid, mbi popullsinë shqiptare, duke bërë kështu spastrimin etnik të mbi 700 vendbanimeve shqiptare në Krahinën e Toplicës – prej Leskocit e deri në Shalë, Llap e Gollak.
Perandoria Osmane nuk bëzante, sepse vetë kishte lejuar këtë kërdi mbi tokat tona, që edhe pse i kishte në administrim, në fakt nuk ishin toka të Turqisë, por ishin toka shqiptare. Në anën tjetër, fuqitë e mëdha të kohës “lanin duart” si Ponc Pilati, duke thënë se Serbia ka bërë spastrim etnik në territoret e Turqisë e Stambolli “nuk ka kërkuar ndihmë” për këtë çështje. Përfaqësuesit tanë, mjerisht, asokohe nuk e kanë pasur aftësinë as mundësinë diplomatike që të ndërmerrnin hapa adekuatë në këtë drejtim. Njësoj ka ndodhur edhe në vitet 1912/1913 me rastin e mvetësimit të Shqipërisë (në të vërtetë vetëm të një pjese të tokave shqiptare) dhe të ndarjes fatkeqe e të lënies të mbi dy të tretat të tokave tona nën administrim të gllabëruesve grekër dhe serbianë. Në fakt, Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912/1913) vetëm që kishte ripërligjur marrëveshjen famëkeqe ruso-turke të vitit 1878. Edhe në atë konferencë u tha se u bë ndarje e territoreve turke, sepse shqiptarët nuk patën fuqinë as aftësinë të argumentojnë para botës se nuk janë turq. Kështu pra, duke shfrytëzuar keqkuptimet, islamizimi i shumicës së shqiptarëve ishte identifikuar me asimilimin, respektivisht turqizimin e tyre.
Gjithashtu, me kartën e turqizimit është luajtur edhe me rastin e hartimit të projektit famëkeq të Çubrilloviqit, për spastrimin e tokave shqiptare nën administrimin e Jugosllavisë. Për realizimin e atij projekti janë bërë marrëveshje turko-jugosllave – edhe me kralevinën, edhe me regjimin komunist të Titos. Me zbatimin e këtyre marrëveshjeve, qindëramijëra familje shqiptare janë shpërngulur në Turqi. E keqja më e madhe e të gjitha këtyre kombinimeve famëkëqija është se ata në Turqi nuk kanë shkuar si shqiptarë, por si turq, duke qenë kështu të privuar nga të gjitha të drejtat kombëtare. Duke pasur parasysh këto marrëveshje turko-jugosllave, nuk kemi pasur kurrëfarë të drejtash për t’i kërkuar të drejtat për shkollim në gjuhën amtare (shqipe) dhe për kultivimin e kulturës shqiptare, edhe pse atje sot jetojnë miliona shqiptarë.
Edhe tash, kur në Turqi në kuadër të reformave demokratike, pakicat kanë fituar të drejtat e tyre kombëtare, ndërkaq shqiptarët kanë mbetur jashtë këtij procesi, sepse kanë shkuar si turq e jo si shqiptarë, por edhe çdo fëmi që lind në familjet shqiptare regjistrohet si turk e jo si shqiptar. Pra,
Duke pasur parasysh të gjitha këto që u thanë më lartë, e sidomos marrëveshjet famëkëqija, që Perandoria Osmane e më vonë Turqia ka bërë me Rusinë dhe me ish Jugosllavinë, në dëm të shqiptarëve, institucionet shtetërore të Kosovës (Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca), duhet të kërkojnë nga Qeveria e Turqisë në Ankara, që me akt zyrtar t’i shpall të pavlefshme, respektivisht t’i anullojë këto marrëveshje dhe përfundimisht të njohë identitetin kombëtar të miliona shqiptarëve që jetojnë në Turqi, duke u dhënë atyre të drejtat që u takojnë, me konventat ndërkombëtare. Njëkohësisht autoriteteve turke duhet kërkuar, që urgjentisht të ndikojnë – me tërë autoritetin dhe fuqinë diplomatike që kanë, te autoritetet e Kremlinit në Moskë, që t’i detyrojnë ata të heqin dorë nga bllokada e paligjshme, që Putin me kompani po i bën procesit të pavarësimit nga Serbia dhe të vendosjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës. Janë shumë rrethana, që autoriteteve të Turqisë u japin instrumente, me argumente diplomatike, për të ndihmuar në këtë drejtim. Pa hezituar, as pa friguar fare, autoritetet e Prishtinës duhet t’ia kërkojnë këto Turqisë, që historikisht i ka shumë borxhe Kosovës dhe përgjithësisht kombit shqiptar.
Nëse Turqia nuk përfill këto kërkesa, atëherë përmes kanaleve diplomatike dhe të drejtësisë ndërkombëtare, duhet parashtruar pyetjet me kërkesat për dëmshpërblimet e luftës dhe të okupimit 535 vjeçar mbi tokat tona, si dhe sqarimin e rrethanave të dhënies së kredisë financiare të vitit 1998, me të cilën Ankaraja zyrtare ia mundësoi kryekriminelit Slobodan Millosheviq financimin e makinerisë së luftës në Kosovë!
Lecco, dhjetor 2007
Topi në Kosovë
Nga Bardh Frangu
Vërtet vizita në Kosovë e presidentit Topi ishte një ngjarje më shumë se politike. Opinionet në përgjithësi ishin të mira. Kishte improvizime dhe folklor të tepruar, por realisht ky është niveli ynë. E rëndësishme ishte që presidenti Topi të dëshmonte se rruga Prishtinë-Durrës është një udhë krejt e natyrshme, e cila integron jo vetëm shqiptarët, por edhe rajonin, të cilin nuk duhet shikuar me paragjykime, por me një besim në perspektivë. Ajo që me të drejtë u diskutua si gafë i presidentit ishte momenti kur pasi mori çmimin nga Universiteti i Prishtinës, në fjalën e tij përdori një meny emrash të njerëzve të merituar. Nuk e di ide e kujt ka qenë që ta bëjë këtë, por ishte gjë e gabueshme. Në raste të tilla nuk ke si të mos mbetesh i diskutueshëm, sepse kjo edhe është në natyrën e listave. Unë personalisht u ndjeva i prekur dhe më erdhi keq për presidentin që i hyri kësaj pune e jo për ata që i përmendi e nuk i përmendi, sepse kjo gjë përnjëmend është e zorshme shumë. Ndryshe vizita e tij krijoi një atmosferë konform kuqezinjve që kallen me moton "O sa mirë me qenë shqiptar" Vlerësoj se nga ky kënd duhet shikuar virtyti e tij e jo nga ajo se presidenti Topi ka ardhur në Kosovë për të blerë një copë kohë pritjeje për pavarësinë në favor të liderëve politikë Kosovarë.
Besoj se për këtë vizitë do të ketë edhe komente tjera, gjë kjo e cila do te ishte e natyrshme.
Bardh Frangu: Loja me libra
Loja me libra
Nga Bardh Frangu
Viteve të fundit librat botohen pa vlerë dhe pa kriter. Ato tashmë kanë prishur kuptimin e mitit që kishin dhe janë bërë si albumet e fotografive personale. Në këtë krizë të thellë vlerash kemi arritur stadin kur si shqiptarë o jemi këngëtarë, o shkrimtarë! Libri që rastësisht më ra në dorë, nuk do të ishte objekt i këtij shkrimi sikur të ishte ndonjë botim
privat i autorit, sepse secili ka të drejtë ta përdorë letrën sipas nevojës. Libri është botuar në kuadër të edicionit botues “Zgjimi”, në Ferizaj, edicion ky që funksionon që nga vitet 70 në kuadër të klubit letrar të qytetit “De Rada” dhe që në një mënyrë ishte krah i mirë i shtëpisë botuese “Rilindja”, ku konkurrenca për botim ishte tepër e madhe. Në kuadër të këtij edicioni janë botuar dhjetëra libra me vlerë, kryesisht të autorëve ferizajas. Pas lufte ky edicion nisi të keqpërdoret në mënyrën më bizare. Në kuadër të tij nisën të botohen libra pa vlerë dhe pa kriter.
Libri i fundit që doli në kuadër të këtij edicioni është ai i poeteshës së re, Afërdita Shabani, me titull shumë prozaik “Kur dielli perëndon errësira ofrohet”. Nuk është se ky libër duhet të merret si mostër për të dëshmuar mungesën e kriterit të këtij edicioni, por është tipik për faktin se vetëm në më pak se një faqe tekst, përkatësisht në hyrje të
librit, gjejmë jo më pak se 28 gabime gjuhësore, pa përfshirë këtu gabimet në përdorimin e shenjave të pikësimit dhe ato sintaksore. Kjo është shumë dhe e pafalshme për njerëzit e një edicioni botues. Mbase ky fakt do të duhej të bënte një skandal kulturor.
Poetesha e re nuk ka faj për këtë. Ajo ka mundur edhe të mos e njoh drejtshkrimin, mbase edhe në një nivel të tillë. Ajo, si nxënëse e klasës së XII të shkollës së mesme, është mjaftuar me talentin që ka, të cilin edhe e dëshmon në libër. Ajo ka pasur nevojë për ndihmë dhe për përkrahje, por një gjë të tillë nuk e ka gjetur. Përgjegjësinë për këtë e bartë edicioni botues, përkatësisht redaktori i këtij edicioni, shkrimtari Rrahim Sadiku, njëherazi përgjegjës për kulturë në komunën e Ferizajt, i cili edhe e ka nënshkruar këtë libër në emër të redaktuarës. Gabime gjuhësore ka me bollëk edhe nëpër poezitë e këtij libri të papërpunuar, por faqja e parë e tij, e cila ka kuptimin e një prologu, vërtet bën hembullin më tipik të lojës me libra tek ne.
Në kështjellën e Hamletit (Poezi)
Bardh Frangu
Salla e madhe kujtimet e princit përtypë Karriget si arkivole mrizojnë në gjysmëdritë
Gjysmëterri zbret galerisë poshtë ku qirinjtë vuajnë dënimin përjetë. Sa shumë gjumë ka në krevatin e princit. Erë seksi ka mbetur sall për masturbim. Janë ca dilema si jargë merimange. Udhërrëfyesit e vetëm për vizitorët daltonistë. Ku ta gjej Shekspirin në këtë mjegull daneze. Mes këtyre artistëve të shumtë travestitë. Si ta sjell në Kullën e Oso Kukës të mjerin. Të dehet me raki rrushi të vjetër pesëqind vjet.
Kopenhagen, nëntor 2002
|
Bardh Frangu |
Izolimi
Më thanë je izoluar
U thashë po, po, e rrjep vetminë
Mishin e keq t’ia ter nën dry
Më thanë dikush s’ka bukë për të ngrënë
Ti ha suxhuk dhe fut rruaza në pe
Për t’i bërë kurorë ditës që të mungon
Më thanë s’ka kuptim të vdesësh mes mureve
U thashë hapësira përjashta s’ka një kokërr kripë
Mua më mjafton edhe një vdekje e vogël
Burgu i Gjilanit, prill 1989
Udhës së aga ymerit
Këtupari ka shkelur aga ymeri
E shoh si pështyma i avullohet në trotuar
Shikimi varur si kite strehëve
O edhe copa të zemrës së tij
Gjej nëpër këtë udhë të gjatë
Tek një burim moti i shtjerrë
Gjej thonjtë e tij me dhëmbë të prerë
Gjej një unazë të ndryshkur
Një fjalë të gravuar për besë
Përse u fotokopjove kaq shumë
O trim o i marrë
Nuk e sheh se nuk kam zemrën tënde
Nuk e sheh se nuk jam për baladë
Lublin, 99
Leximi i ëndrrës që s’vdes
(Dëshmorit Gafurr Luma)
Më prit në oborr të shkollës
Asnjë fjalë mos ma thuaj hesht
Vetëm ballin le shpaluar
Të ta lexoj ëndrrën që s’vdes
Kafeja është ftohur në “Kështjellë”
Është thyer edhe filxhani i saj
Kohë e gjatë është arnuar me plagë
Tash kudo që preku më dhemb
Mbaju he burrë në këtë mal me sy
Kam frikë kush mund të të marrë mësysh
Dritaret e shkollës të bëjnë dritë përmbi
Ka shumë diell këtu ka edhe shumë fëmijë
Bëjmë lum o Lumë që të kemi
Që s’do ta kalosh më kufirin ilegalisht
S’do t’i lidhin më duart me pranga
Të pastë hije jeta në këtë bust o mik
Glloboçicë, maj 2002
28 Nëntori
Atë Nëntor
nuk binte shi
nuk binte borë
Retë ishin mbushur gëzim
Pavarësi binte mbi Vlorë
Atë ditë desti s'kishte valë
S'fluturonte kunr pulëbardhë
Veç një shqiponjë
Vështronte mbi Vlorë
Ismail Qemali
Mblidhte Shqipërinë me dorë null
Në kështjellën e Hamletit
Salla e madhe kujtimet e princit përtypë
Karriget si arkivole mrizojnë në gjysmëdritë
Gjysmëterri zbret galerisë poshtë
Ku qirinjtë vuajnë dënimin përjetë
Sa shumë gjumë ka në krevatin e princit
Erë seksi ka mbetur sall për masturbim
Janë ca dilema si jargë merimange
Udhërrëfyesit e vetëm për vizitorët daltonistë
Ku ta gjej Shekspirin në këtë mjegull daneze
Mes këtyre artistëve të shumtë travestitë
Si ta sjell në Kullën e Oso Kukës të mjerin
Të dehet me raki rrushi të vjetër pesëqind vjet.
Kopenhagën, nëntor 2002