E hene, 30.12.2024, 02:36 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Konferencë shkencore për Kosovën në Varshavë

E premte, 24.05.2013, 05:29 PM


KONFERENCË E SUKSESSHME SHKENCORE PËR KOSOVËN NË UNIVERSITETIN E VARSHAVËS

Varshavë, më 19 maj 2013

Në ambientet e Universitetit të Varshavës, Qendrën për Studime Lindore, u organizua Konferenca shkencore “Kosova në sytë e studentëve të saj: shoqëria, kultura, politika”. Konferencën e hapi drejtori i Qendrës për Studime Lindore dr. Jan Malicki, ndërsa punimet e tyre i përshëndeten profesori i Universitetit të Prishtinës Begzad Baliu dhe profesori i Universitetit të Varshavës Rigels Halili. Ishin të pranishëm edhe mysafirë nga jeta shkencore, politike e diplomatike. Të pranishëm ishin edhe konsulli shqiptar, konsulli serb, i cili e lëshoi konferencën në shenjë reagimi për vendosjen e simboleve shtetërore dhe nacionale kombëtare nga ana e organizatorëve, si dhe anëtarë të Shoqatës shqiptaro-polake, të cilët gjithashtu kanë kontribuar në përgatitjen e ekspozitës.

Konferenca është rezultat i projektit të gjashtë studentëve polakë ( në mesin e të cilëve: Marzena Maciulewicz, Mateusz Smoter, Agata Koziej dhe Viktoryia Kanapatskaya), të cilët pritet të mbrojnë temat e masterit për pamjen e Kosovës së pavarur në kontekstin historik dhe bashkëkohor, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë bërë kërkime në Kosovë, të përkrahur edhe nga studentë të Universitetit të Prishtinës (Arben Mehmeti, Abdullah Aliu, Besart Rexhepi, Besim Berisha dhe Xheneta Brajshori), si dhe Universitetit të Mitrovicës (Aleksander Milosavleviq, Tijana Kolutac dhe Filip Milovanoviq), të cilët gjithashtu lëshuan Konferencën në seancën e tretë, kur ata e kishin radhën e tyre për të prezantuar.

Në këtë Konferencë kërkimet e tyre shkencore gjatë vitit të fundit i paraqitën studentët polakë dhe të tjerë që studiojnë në Poloni, nën mentorimin e Prof. Rigels Halilit dhe studentët shqiptarë nën mentorimin e Prof. Begzad Baliut.

Ata sollën mendimet e tyre për kërkimet në Kosovë për shumë aspekte të jetës, luftës, gjuhës, simboleve, shoqërisë, kulturës, religjionit, ekonomisë, kujtesës historike, shoqërisë civile, folklorit, gjinisë, gruas shqiptare, perspektivës europiane, Tribunalit të Hagës etj.

Në Konferencë u prezantuan njëmbëdhjetë kumtesa dhe secila prej tyre u shoqërua me pyetje dhe diskutime të pasura ndërmjet studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të tjerë.

Pas Konferencës, në shenjë respekti për kumtuesit shqiptarë, të cilët kishin përfshirë në fjalët e tyre edhe krimet serbe të luftës në Bosnje, konsulli boshnjak në Varshavë priti bashkëmentorin e këtij projekti Profesor Begzad Baliun dhe kryetarin e Shoqatës Poloni-Shqipëri Haxhi Dulla.

EKSPOZITA PËR KOSOVËN NË VARSHAVË

Varshavë, më 18 maj 2013

Në kuadër të Netëve të muzeve, një festë kjo kombëtare në Poloni, në ambientet e Universitetit të Varshavës, u hap edhe një kënd me pamje nga Kosova. Ekspozita ishte përgatitur nga studentët polakë, në nëntor të vitit 2012, në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në ambientet e tij, pranë fotografive, komentuan studentët polakë dhe ata nga Universiteti i Prishtinës (Arben Mehmeti, Abdullah Aliu, Besart Rexhepi dhe Besim Berisha). Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm edhe studentë nga Universiteti i Mitrovicës, por ata u larguan më vonë. Ekspozitën e vizituan më shumë se 5000 vizitorë, nga ora 20:00-24:00.

Vizitorë të shumtë nga Polonia dhe turistë nga shumë vende të botës treguan interesim për shtetin e ri: Kosovën, flamurin kombëtar dhe atë shtetëror, objektet religjioze, pamjet nga festat e Nëntorit në Prishtinë, pamjet nga Mitrovica, Prizreni, Gjilani, grafitet për praninë e ndërkombëtarëve në Kosovë, pasurinë natyrore të Kosovës, diversitetin fetar dhe nacional etj.

Ekspozita për Kosovën i priu konferencës “Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria-kultura-politika)”, e cila hapet më 19 maj në ambientet e Universitetit të Varshavës, në të cilën pritet që rezultatet e tyre shkencore t’i paraqesin njëmbëdhjetë studentë nga Varshava, Prishtina dhe Mitrovicë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora