Mendime
PIK: Deklarate
E marte, 13.05.2008, 10:42 AM
D E K L A R A T Ë
PARTIA E INTEGRIMIT KOMBËTAR
-PIK-
Partia e Integrimit Kombëtar dënon tentativat destabilizuese apo aktet e dhunës së ushtruar, personale apo kolektive, ndaj “aktorëve” të spektrit politik shqiptar në Maqedoni, pavarësisht kahut të burimit të tyre.
Ajo, si forcë politike me aks qëndror bashkimin dhe unitetin e shqiptarëve, nuk pajtohet me simbtoma të tilla kriminale, të organizuar apo ordinere qofshin ato.
Partia e Integrimit Kombëtar ju bënë thirrje të gjitha forcave politike shqiptare, në Maqedoni, të lënë mënjanë interesat e ngushta partiake apo qejfëmbetjet individuale dhe t’i thërrasin logjikës kombëtare, si e vetmja rrugë për dhe në të mirë të shqiptarëve.
Partia e Integrimit Kombëtar cilëson dhe vlerëson si domosdoshmëri historike bashkimin e forcave politike shqiptare në një bllok të vetëm parazgjedhorë, ashtu siç edhe është kërkuar prej kohësh nga Partia Demokratike Kombëtare (PDK) e Z.Hysni Shaqiri.
Kryetar i Grupit Nismëtar të PIK,
Genc LLAKAJ
Tiranë më,13/05/2008