Shtesë » Lajme
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
E diele, 19.05.2013, 04:04 PM
Kompania
e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë
hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston
në to.
Siç
përcolli këtë të dielë “Telegrafi”, është vlerësuar se në afërsisht 90 vende,
përfshi vendin tonë dhe Kosovë, rreziku që firmat ose personat të bëhen viktima
të sulmeve është mesatar.
“Harta
botërore e terrorit”, e realizuar në bazë të këtyre hetimeve ka marrë për bazë
tri kritere: 1. Terrorizmi dhe sabotazhi; 2. Grevat, kryengritjet, trazirat dhe
dëmtimi i qëllimshëm i pasurive si dhe 3. Trazirat, revolucioni, rebelimi,
anarkia, lufta dhe lufta civile.
Vendet më
të rrezikshme sipas kësaj “Rangliste” rezultojnë Lindja e Mesme dhe Afrika e
Veriut.
Terrorizmi
dhe sabotazhi paraqesin kërcënimet më të mëdha në 85 për qind të vendeve të
këtij rajoni.
Egjipti
ka hyrë sërish në rrethin e ngushtë të shteteve më të rrezikshme. Pas tij vinë
Siria dhe Libia si vende “me rrezik serioz”.
Edhe
vendet si Pakistani, Afganistani, Irani, Iraku, Libani dhe Jemeni bëjnë pjesë
në grupin e vendeve me rrezik më të madh të sulmeve terroriste.
Rreziku
nga terrorizmi sipas raportit të “Aon” është sfidë e madhe sidomos për
ndërmarrjet që punojnë në nivele ndërkombëtare. Por, nuk është vetëm Afrika
vend me rreziqe.
Edhe
vendet e Europës Juglindore përballen me një rrezikshmëri e ngritur, bazuar në
trazirat qytetare. Si shembuj merren Turqia dhe Greqia me shkallën e rrezikut
të vlerësuar si “të lartë”, ndërsa Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja ndodhen
në zonën e rrezikshmërisë së mesme.
Edhe
Franca dhe Spanja konsiderohen në bazë të këtij raporti si shtete me
rrezikshmëri mesatare. Ndërsa SHBA. Gjermania dhe Austria hynë në mesin e
vendeve “me rrezikshmëri të ulët".
Por, jeta
më e sigurt është ajo në Finlandë, Danimarkë, Norvegji, Zvicër, Japoni,
Australi, Zelandë e Re, Botsvana dhe Uruguai.
Megjithatë, ai që dëshiron t`i shpëtojë me të vërtetë rrezikut nga terrori, duhet “të strehohet” ne Groenlandë. Sipas ekspertëve të “Aon”-it, ky vend praktikisht është i vetmi jashtë zonës totale të rrezikut terrorist.