Shtesë » Lajme
Kosova e pavarur në sytë e studentëve
E marte, 14.05.2013, 04:02 PM
KOSOVA E
PAVARUR NË SYTË
E STUDENTËVE
(Konferencë shkencore për Kosovën në Universitetin e Varshavës)
Nga data
13-27 maj 2013, me ftesë të Universitetit të Varshavës një grup studentësh të
Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Filologjisë, të Universitetit të
Prishtinës “Hasan Prishtina”, të udhëhequr
nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu, i cili është edhe bashkëmentor i projektit të
studentëve polakë, do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: Kosova e
pavarur në sytë e studentëve (shoqëria – kultura – politika).
Kësaj
Konference i ka prirë hulumtimi njëmujor i gjashtë studentëve polakë gjatë
nëntorit 2012 në Kosovë, të cilët kanë
vjelë materialin për temat e masterit për kulturën, jetën politike, historinë
dhe shoqërinë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të shoqëruar nga
studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët tani janë ftuar të marrin
pjesë me projektet e tyre në Universitetin e Varshavës. Studentët nga Kosova:
Arben Mehmeti, Xheneta Brajshori, Besim Berisha, Abdullah Aliu dhe Besart
Rexhepi do të prezantojnë tri kumtesa për luftën e fundit në Kosovë, simbolet
kombëtare e shtetërore, identitetet kombëtare, si dhe pozitën e gruas shqiptare
në Kosovë, ndërsa studentët polakë do të prezantojnë gjetjet e tyre për Betejën
e Kosovës, kulturën tradicionale shqiptare, si dhe Kosovën në integrimet
europiane.
Kjo është
konferenca e dytë shkencore që organizohet nga universitetet polake për Kosovën
brenda brenda dekadës së fundit. mit dh?"
?FH`8?j të
Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të udhëhequr nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu, i
cili është edhe bashkëmentor i projektit të studentëve polakë, do të marrin
pjesë në Konferencën shkencore: Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria
– kultura – politika).
Kësaj
Konference i ka prirë hulumtimi njëmujor i gjashtë studentëve polakë gjatë
nëntorit 2012 në Kosovë, të cilët kanë
vjelë materialin për temat e masterit për kulturën, jetën politike, historinë
dhe shoqërinë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të shoqëruar nga
studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët tani janë ftuar të marrin
pjesë me projektet e tyre në Universitetin e Varshavës. Studentët nga Kosova:
Arben Mehmeti, Xheneta Brajshori, Besim Berisha, Abdullah Aliu dhe Besart
Rexhepi do të prezantojnë tri kumtesa për luftën e fundit në Kosovë, simbolet
kombëtare e shtetërore, identitetet kombëtare, si dhe pozitën e gruas shqiptare
në Kosovë, ndërsa studentët polakë do të prezantojnë gjetjet e tyre për Betejën
e Kosovës, kulturën tradicionale shqiptare, si dhe Kosovën në integrimet
europiane.
Kjo është
konferenca e dytë shkencore që organizohet nga universitetet polake për Kosovën
brenda brenda dekadës së fundit.