Mendime
Venera Limani – Kryeziu: Papunësia, shqetësim psikologjik dhe faktik
E marte, 30.04.2013, 08:05 PM
PAPUNËSIA, SHQETËSIM PSIKOLOGJIK DHE FAKTIK
Në këtë frymë, të një shoqërie të papërgjegjshme, pa dyshim se papunësia bëhet faktor ndikimi psikologjik i dalë nga pakënaqësia dhe mosangazhimi i faktorit njeri. Kjo dukuri, pa dashje shndërrohet në prodhues krimi dhe depresioni shoqëror, ku fatkeqësisht, nga papunësia dhe pasiguria për të nesërmë tonë, shumë të rinj, i dorëzohen situatës ngulfatëse duke përfunduar me jetërat e tyre në kohën e lulëzimit të tyre.
Nga Msc. Venera Limani – Kryeziu, Psikologe Klinike
Marrë për
bazë të sotmën kosovare, papunësia radhitet ndër faktorët
më shqetësues ndër ne. Popullata e Kosovës skajshmërisht po përballet me
situata të vështira ekonomike dhe sociale - madje edhe ekzistenciale. Çdo ditë,
numri i të papunësuarve shënon rritje, ndersa
në vazhdimësi shtohet numri i atyre që kërkojnë punë. Kjo gjendje e
papranueshme dhe si e tillë e paqëndrueshme, do një vëmendje të qartë për të
nesërmën e këtij populli, kësaj rinie të denjë për tu angazhuar në ndërtimin e
përbashkët të shoqërisë kosovare.
Së
këndejmi, popullata shqiptare më e reja në evropë, e aftë për punë dhe e
vullnetshme për të vepruar dhe
kontribuar në shumë fusha shoqërore, sikur e anashkaluar, anamendas hiqet
rrugëve të qyteteve të stërnbushura me të rinj, të cilë nuk shohin asgjë më
shumë se shqetësimin e tyre të përditshëm, për të sotmën dhe të nesërmën e tyre
të pasigurt. Ëndrrat e tyre, që ta materializojnë mirëfilli shkollimin e tyre,
mbetet vetëm një ëndërr syhapur, e cila shton shqetësimin e tyre, duke mos parë
ndonjë shteg të hapur drejt perspektivës së tyre për një jetë të shëndoshë, pa
shqetësimet e të sotmës ngulfatëse. Në këtë kontekst, bazuar në statistikat
zyrtare, mbi 45% të popullatës nuk e gëzojnë të drejtën e punësimit - me frikën
se këto të dhëna janë në rritje e sipër. Këtu dhe në këtë kuptim, zë vend edhe
nepotizmi, si dukuri e shëmtuar e shoqërisë sonë, ku punësimet aranzhohen nga
pushtetarët, të cilëve nuk ju bënë përshtypje edukimi adekuat i kuadrove të
arsimuara mirëfilli por, të afërmit e tyre, të cilët zënë vendet e huaja pa
kualifikimet e duhura dhe pa shkollimet e përfunduara.
Në këtë
frymë, të një shoqërie të papërgjgjshme, pa dyshim se papunësia bëhet faktor
ndikimi i frikshëm psikologjik i dalë nga pakënaqësia dhe mosangazhimi i
faktorit njeri. Kjo dukuri, pa dashje shndërrohet në prodhues krimi dhe
depresioni shoqëror, ku fatkeqësisht, nga papunësia dhe pasiguria për të
nesërmë tonë, shumë të rinj, i dorëzohen situatës ngulfatëse duke përfunduar me
jetërat e tyre në kohën e lulëzimit të tyre. Në kuadër të kësaj fryme depresive,
si askund në botë, në pikë të ditës, qytetet kosovare janë të shndërruara në
shetitore e të pa punëve. I vetmi “defrim” i të rinjëve tanë janë kafiteritë e
stërmbushura, në çdo kohë dhe në çdo cep të qyteteve. Andaj, si ta gëlltisim të
vërtetën e hidhur? Si të frymojmë nga ngulfatja e kohë së pa frymë? - kur
resurset njerëzore, më të kërkuarat gjithandej dynjasë, tek ne bredhin rrugëve
dhe shtrihen nëpër kafiteritë e mallkuara, të zhveshur nga shpresat dhe ëndrrat
rinore, ngase, dita e tyre rrjedh e shurdhër, pa ndonjë strategji mbi jetën dhe
vlerat njerëzore të nëpëkëmbura nga djallëzitë e kohës… Çfarë tjetër të
themi?!?… Kur në fytyrat e një rinie të lodhur, qartazi vërehen dhe shpalosen
rrudhimet mbi ballin e depresionit shqetësues! Kur dita e tyre dhe “gëzimi”
zgjasin aq sa gllënjkat e një filxhani kafeje, mbi të cilin, të përhumbur varin
mendjet e tyre… duke u munduar që në mes tyre ta gjejnë këngën e ngushëllimit,
që sado pak t`i amortizojnë brengat dhe shqetësimet e kohës, të një shoqërie të
pa organizuar, e cila, vazhdon të prodhoj paiguri ekonomike dhe sociale.
Si
rrjedhojë, e këtyre momenteve shqetesuese, shpalosen brengat e përditshmërisë
sonë. Pothuajse çdo ditë, nëpër masmediat tona, njerëzit e moshave të ndryshme
në mënyrë kritike flasin dhe shprehin pakënaqësitë e tyre të shumta, duke
filluar nga punësimi si bazë themeltare për jetën e njeriut, pensionet
qesharake, mospërfillja e zërit të qytetarisë për shumë padrejtësi, brenga dhe
shqetësime të shumta drejtuar në adresë
të shtetit dhe organeve të drejtësisë, ndaj të cilave në masë të madhe është
zbehë dhe ka humbur besimi i duhur. Në vorbullën e shumë ankesave ndër më te
ndryshmet e në veçanti pesiguria e ekzistencës,
jipet nje mesazh i qartë: se individi nuk mund të mbijetojë pa
mbikëqyrjen sociale dhe ekonomike, pa të cilat nuk mund të kalohet në
vetaktualizim, si pikënisje e rëndësishme për individin në realizimin e
potencialit të tij krijues si pjestarë i barabartë i një shoqëri të qyetëruar,
ku individi, me të drejtë e fiton dhe e krijon hapësirën e tij racionale për të
kontribuar në ndërtimin e shoqërisë dhe vetvetës së tij, duke i eliminuar
pasojat psikologjike si faktorë potencial në mbarëvajtjen e shëndetit publik.
A je duke
punur?...
Kjo
pyetje, e cila degjohet më së shpeshti dhe padyshim është berë brenga kryesore
e përditshmërisë sonë – ka marrë formën brenda një përshëndetjeje të zakonshme.
Kështu, duke kaluar ne nje pershendetje tashmë të rëndomtë, madje edhe mes
njerëzish që nuk kanë ndonjë miqësi të thellë, brenga e papunësisë, natyrshëm e
ka kapluar çdo mendje njeriu. Andaj,
sikurse vetvetiu na del nga goja dhe bashkëbiseduesin e pyesim: A je duke
punuar diku? A ke gjetur ndonjë punë? Dhe, nese e analizojmë këtë shprehje të
lirë, si një shtysë inercioni të preokupimit tonë do të vinim në përfundim: se
ketu rrjedh shqetesimi kryesor, si barrë e përditshmërisë, me të cilën ballafaqohemi. Dhe, çka ndodh brenda nesh si
qenie njerezore, kur nuk mund te jemi pjesë e
nje grupi aktiv, kur nuk kemi mundësi ta gjejmë vetën dhe të kontribuojmë për shoqerinë, pjesë e së cilës jemi edhe ne? E tërë kjo
lufte brenda nesh, ndikon tejet rëndë në humorin dhe
funksionimin psikologjik të individ. Prandaj, individi mund te ndihet i padobishëm per veten dhe rrethin
ku jeton, i nënvleresuar subjektivisht dhe objektivisht , i tensionuar, i
stresuar e madje edhe i depresionuar. Andaj, puna është pjesë përberëse e
aktivitetit dhe funksionimit tonë individual , madje ne perputhje me komentin e
Frojd -it, I cili thotë: “puna eshte faktor kyq që kontribuon në shëndetin psikologjik dhe mirëqenien e individit”.
Në kuptimin e mirëqenies shëndetësore, si popullatë e dalë pas tmerreve të luftës, është dashur ta kuptojmë seriozisht ndilkimin psikologjik dhe të situatave stresogjene, që në mënyrë të organizuar të trajtohemi në frymë instituacionale. Këtu, shteti dhe institucionet relevante kanë rol të rëndësishëm dhe parësorë - që, në menaxhimin e situatave mbi shëndetin publik te perfitonim shumë duke ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e popullit tonë. Prandaj, duke kuptuar dhe kujtuar vështirësitë e shumë personave të traumatizuar nga përjetimet e situatave makabre dhe shumë faktorë në çrregullimet e personalitetit individual ku hyn edhe papunësia si shkaktare e gjendjës së rëndë ekonomike dhe mungesa e jetes sociale, janë kanosës potencial i shëndetit individual më shumë shqetesime psikologjike të natyrës së lehtë por edhe asaj të rëndë me pasoja të paparashikueshme... Në këtë kuptim, mbesim me shpresë dhe, ne vend të pershendetjes pyetëse “A je duke punuar ?” “A ke gjetur ndonjë punë?” të zëvendësohet me shprehjen “ Si kalove sot në punë?”. Kjo do të ishte mrekullia e kohës dhe e hapësirës sonë në të cilën kemi vendosur të frymojmë shqip…