Mendime
Vangjush Saro: Geg i ‘zemëruem’, tosk i fyer(!)
E premte, 26.04.2013, 07:20 PM
Geg i ‘zemëruem’, tosk i fyer(!)
(Përndryshe: Polemikë me një koleg, për çështje të standardit të gjuhës; dhe jo vetëm)
Nga Vangjush Saro
Këto ditë
lexova një shkrim të Kolec Traboinit në lidhje me disa probleme të gjuhës
standarde; po e them pa doreza, analiza m’u duk disi e ngutur. Madje e shkruar
me shumë zemërim. Duke folur dukshëm gegnisht, çka është krejt e drejta e tij -
edhe pse me aq sa unë di, më parë ka shkruar dhe ka folur në “gjuhë letrare” -
autori i shkrimit merr përpara një sërë autorësh dhe emrash të njohur, me të
cilët përpiqet të polemizojë, madje në shumë raste bën ironi, gjithnjë duke
folur për një padrejtësi të madhe, që ndoshta ka ardhur koha të zgjidhet. Kam
lexuar më parë edhe një shkrim të Primo Shllakut, ku gjithashtu flitej me shumë
pezm për padrejtësitë ndaj gegnishtes, etj. Janë të shumtë ata që i përmbahen
tashmë këtij mendimi dhe që në zemërim e sipër (le të jem i gabuar) shpesh e
teprojnë.
Në
shkrimin e tij, K. Traboini flet për gjuhëtarin Gjovalin Shkurtaj - që me sa
duket nuk ka mendimin se duhet shembur standardi - dhe e vë atë në një pozitë
të pakëndshme. Citoj: “...profesor Shkurtaj në disa artikuj një pas një, po
shfaqet jo thjesht i përmbajtur, po kisha me thanë krejt i frikësuem nëse i
hapet rruga gegnishtes.
Nuk
arrita të kuptoj pse kaq shumë aludime, frika, djepi, monizmi...Dhe përse pas
kaq kohësh në pluralizëm e demokraci, sërish kaq shumë ideologji...Autori,
ashtu si mjaft të tjerë që kanë tjetër mendim për këtë temë, shprehet krejt i
pakënaqur në lidhje me standardin (e gjuhës). Dhe jo thjesht duke kërkuar në të
shkuarën arsyet e zemërimit të sotëm, por edhe duke e interpretuar gjendjen
gati si një...shtypje në vazhdim: “
Është
tharë gjuha - ndërkohë që nuk ka më barriera, kufij, nuk ka as diktat dhe
lirshëm po e flasin dhe po e shkruajnë gjuhën gjithë të pakënaqurit me
standardin - kjo më duket bërtitëse. Zemërimi e çon autorin në njëlloj
butaforie gjeografike. “Gjithçka flet për të dytën, por gjuhëtarët e bunkerëve
preferojnë veç të folmen poshtë Vjosës.” Që do të thotë atë çka flet
Gjirokastra, Tepelena, Vlora, Saranda. Pak a shumë. Ose duke u nisur nga çka
shtrihet poshtë Vjosës.
Autori
shkruan për Rexhep Qosen: “...U torturua profesori nga Prishtina duke dashtë me kenë elokuent në standartin e
Kostallarit. Punë e lodhshme gjithsesi, e panatyrshme e megjithë respektin që ruaj
për profesor Qosen më krijoi një shije jo të mirë në koloritin gjuhësor,
sepse profesori nuk
Tani
vijmë në një moment tjetër të këtij shkrimi të hartuar plot zemërim. Në të
thuhet: “Madje qëllimisht i lihet kohës që Standarti të quhet punë e kryeme e
70 përqind e shqiptarëve, po citoj Primo Shllakun, të na shfaqen me një të
folme qesharake në përpjekje titanike për të theksuar toskërishten që si sapuni
për djathë na shitet për Standart mbarkombëtar.” Dhe më tej: “Me letërsinë gege
ka fillue jetën e vet të shkrueme gjuha shqipe apo po e harrojmë Buzukun gegë e
po shpikin ndonjë Buzuk toskë?!” Duke rezervuar të drejtën e shpjegimit të
kësaj shifrës 70% - po me këtë shifër,
kryeministri i tanishëm gjente pjesën e myslimanëve në Shqipëri, pra le të mos
nxitohemi, sepse mbase nuk është ashtu - më duket mjaft e habitshme dhe e
përhitur në megallomani të shprehesh kaq brutalisht për (në simbolikë) gjysmën
e gjuhës a të këtij vendi, ndërsa zemërimi për atë çka përfaqësohet në fjalën
‘toskë’ shfaqet tejet i dukshëm.
Më në
fund, po citoj diçka nga ajo që autori shkruan në fillim, ku shpreh mendimin
apo druhet se mos standardi përdoret “si mjet përçarës e mbisundues i një
dialekti mbi një tjetër edhe pas dy dekada të çlirimit prej totalitarizmit e imponimit
të dhunshëm si në çdo fushë të jetës
edhe atë të gjuhës.” Nëse e kuptoj mirë, mos vallë një luftë tjetër do të bënte
të njëjtën gjë, pra do të përdorej si një mjet përçarës e mbisundues i një
dialekti mbi një tjetër? Kujtojmë se një nga anët më të dobëta të pushtetit
aktual në Shqipëri, ka qenë pikërisht mbështetja mbi krahinarizmin, tashmë
proverbiale kjo. (Një tjetër interpretues i këtyre pakënaqësive, në një shkrim
të tijin, fliste jo thjesht për Qosen, si mbrojtës i standardit, por për Kosovën
në tërësi dhe për filmat...Nuk është e drejtë të diktojmë, ca më tepër që gjer
më tani po flitet pikërisht kundër kësaj dukurie...)
Sidoqoftë,
çdokush, ca më tepër krijuesit, mund të shprehin mendimet dhe të kërkojnë të
realizohen alternativat që ata i gjykojnë si më të përshtatshme në këtë temë
delikate, paçka se më mirë do të ishte t’iu lihet më shumë hapësirë e
kompetenca për të venduar, ekspertëve të kësaj fushe. Ajo çka nuk më duket e
drejtë, është dëshira për t’iu imponuar të tjerëve dhe për të luajtur me
origjinën apo vendpërkitjen e tyre. Ndërkaq, njerëzit janë të lirë dhe ata që e
ndjejnë se kështu është më mirë, kanë filluar të shkruajnë e të flasin në dialektin e
‘zemëruem’. Por nëse një geg i ‘zemëruem’ nuk e do standardin, i bie që një
tosk të mbetet i fyer nga kaq shumë aludime e paravoli. E gjithë kjo në një
kohë kur, së pari, zgjidhjen e plazmojnë dhe e përcjellin ekspertët; dhe së
dyti e në këtë ndërkohë, por edhe më tej, mund të shkosh te lexuesi si
dëshiron.