Mendime
Pal Gjoklaj: Postmortum i një aktiviteti historik
E hene, 22.04.2013, 08:04 PM
POSTMORTUM I NJE AKTIVITETI HISTORIK
Nga Pal GJOKLAJ, Tropoje
Ne
kuadrin e aktiviteteve per 100 vejtorin
e pavaresise, qe u festuan me madheshti fundvitin e kaluar, me daten 5 tetor 2012, ne pallatin e kultures
ne “Bajram Curri”, u organizua një aktivitet me teme “Nikaj Merturi, vendi i
lirise”, kushtuar krahines se Nikaj Merturit, ideuar nga shoqata me te njejtin
emer dhe deputeti i zones, Besnik Dushaj.
Ne kete
aktivitet, i pari ne llojin e vet per kete krahine, patem rastin te takonim
njeri-tjetrin bashkekrahinas nga Kosova si dhe shoke e miq nga krahina te
ndryshme te Malesise se Gjakoves.
Artiste, kengetare
dhe valltare nga Nikaj Merturi dhe Kosova na kenaqen pa mase me interpretimet e
tyre. Ishte kenaqesi e vecante pjesemarrja e kengetarit Gezim Nika, i cili per
arsye emigrimi, prej vitesh na kishte munguar ne skenat tona. Me gjithe ate ai
po na perfaqeson me dinjitet kudo neper skenat e botes.
Me kete
rast u dhane shume tituj “Qytetar nderi” per shume burra dhe gra qe kane dhene
jeten ne luftera gjate historise nga Nikaj Merturi si dhe personalitete te
nderuara te kesaj krahine.
Per
mendimin tim kane mbetur ne harrese shume luftetare te tjere qe kane dhene
gjene me sublime, jeten, per kete vend dhe per keto troje. Une po permend vetem
dy-tre burra te fshatit Tetaj. Nuk degjova te flitej per Syle Martinin e
Markajve, burre i nderuar dhe i njohur ne te
gjithe malesine e veriut si dhe ne Kosove per aktivitetin e tij ne
sherbim te kombit shqiptar. Per kete arsye populli i Kosoves e ka quajtur “Beg
i Maleve”. Ky burre i shquar u pushkatua nga regjimi komunist. Nuk u permend as
emri i Marash Tomes dhe nipit te tij, Marash
Lepuri, te dy te vrare per kete vend te quajtur “vendi i Lirise”. Ky fakt me
detyron te pyes drejtuesit e shoqates “Nikaj Merturi”, se a jane pyetur
historianet Zef Doda i Salces, Gjon Ndou i Rajes, Prele Mark Tunxhi, etj. , per
keta persona ??? Une mendoj se nuk jane pyetur , se po te ishte pyetur Zef Doda,
me siguri do te
Kurse per
nipin e tij, Marash Lepuri, Zefi do te thoshte se kane mbaruar shkollen ne Krume te Hasit se bashku me Beqir Ndoun, Dede
Zefin, Ndue Sokolin, Uke Hamzen, etj. Marash Lepuri u mobilizua ne luften nacional-clirimtare, por per arsye
te bindjeve te tij antikomuniste, ai kaloi me forcat e Tunxh Miftarit, bajraktarit
te Merturit, ku edhe u vra ne Tepelene
ne pranveren e vitit 1944. Per kete arsye gjate kohes se regjimit komunist,
familja e tij ishte e persekutuar.
Po te
ishte pyetur Gjon Ndou , me siguri do te thoshte se di shume per vrasjen e
Marash Tomes, nipit te tij Marash Lepuri si dhe per historikun e fshatit Tetaj,
mbasi shume kohe kane punuar si mesues
ne ate fshat. Gjoni ka shkruar shume per traditat , luftetaret si dhe per
natyren e bukur te kesaj zone.
Per
aktivitetin dhe vrasjen e tyre nuk do te
zgjatem, pasi Besnik Palnikaj ka shkruar nje artikull dhe botuar ne gazeten
“Nikaj Merturi” ne internet, ku sqaron realisht
per aktivitetin dhe vrasjen e tyre. Marash Tomes i ka shkruar edhe nje
kenge, kenduar nga kengetari nga Nikaj
Merturi, Preke Vukaj.
Ndaj edhe
nje here detyrohem t’i pyes drejtuesit e shoqates “Nikaj Merturi”, se pse
mbeten ne harrese keto figura te shquara, pasi Marash Tomen regjimi i kaluar e
shpalli deshmor, por per arsye te vrasjes se nipit te tij dhe disa arsye te
tjera e lane ne harrese. Po sot pse te mos permendet emri dhe veprimtaria e
tij? Pse nuk i behet nje lapidar tek vendi i vrasjes, qe te frymezoje edhe brezat
e ardhshem?
Nje fjale
e urte popullore thote se nuk eshte faj imadh te mos dish te verteten, por
eshter faj i madh ta perbuzesh pasi ta kesh mesuar.
Ne
pasardhesit e tyre nuk kerkojme qe te perfitojme nga meritat e tyre, por do te mundohemi te ecim ne gjurmet
e tyre dhe te kerkojme qe ata te mos i mbuloje harresa.
Me kete
rast deshiroj te falenderoj Besnik Palnikajn, i cili ka shkruar per keta njerez
dhe vazhdon te shkruaj per traditat e shquara te kesaj krahine.
Nuk mund
te ndodhte ndryshe, pasi Besniku eshte nipi i Martin Sadrise, nje burre i
nderuar i fisit Nikaj, i cili per bindje politike, nje periudhe te gjate te
jetes se tij, e kaloi ne burgjet e diktatures. Ky eshte djali i Nikolle
Martinit, burre i respektuar dhe punetor e mjeshter i palodhur, i cili rriti dhe edukoi tre djemte e tij, Aleksin, Jurgenin dhe Besnikun, duke
mbaruar shkollen e larte dhe aktualisht punojne ne sektore te ndryshem dhe
kontribojne ne proceset demokratike te vendit.
Duhet
thheksuar gjithashtu, se Besnik Palnikaj eshte nipi i Zef Kurtit, nga fshati
Tetaj, i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe, i cili ne kushte te veshtira
rriti dhe edukoi femijet e tij si dhe te vellaut , Syle Kurti, ku dhe vdiq ne burgjet e diktatures.
Edhe nje here e falendroj kete djale dhe intelektual te shquar te Nikaj Merturit per punen e palodhur qe ka bere dhe vazhdon te beje, duke pasqyruar me realizem historine e Nikaj Merturit.