Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Njeriu i paqes

| E diele, 21.04.2013, 06:36 PM |


NJERIU I PAQËS

 

-Kushtuar Papa Gjon Palit të II-të, me rastin e 20 vjetorit të vizites së Tij në Shqipëri-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

NË RRUGËN E ZOTIT

 

- Fletë ditari, prill 2005

 

Më i madhi

I shekullit të 20-të,

Sot, u nda nga jeta…,

(Nga jeta në të gjallë).

Hyri,

Në shtëpinë e shpirtërave,

–Shkofsh i bardhë!

Papa Gjon Pal !

 

Veshur,

Me të gjitha lavdet,

Trupi,

Iu kthye tokës.

Shpirti,

Mbretërisë së qiellit,

Qelibar,

Si drita e diellit.

 

Papa dhe Paqa,

Sinonim…,

Sinonim,

Në rrugën e Zotit.

 

Edhe më të fortë,

Mbas sodit!!

--------

Nga libri “ VDEKJA E VARREVE”-

---------------

 

THIRRJE

 

- Duke ndjekur funeralin e Papës në televizion-

 

Heeej,

Zotri Bush !

Globi i tërë,

Rrjeshtuar,

Pa komandë,

Pa oficerë,

Pa armë…!

Përkulet,

Për të nderuar,

Papën.

 

…Kritikë e ashpër,

Për Ju,

Dhe për OKB-në,

Thirrje:

– Ndalojeni luftën!

Manifestim madhështor,

Për Paqen!

---------

Nga libri “VDEKJA E VARREVE”

-----------------------

PAQJA ISH MISIONI I TIJ

 

– Kushtuar: Papa Gjon Palit të Dytë –

 

N’Vatikan, n’sheshin Shenpjetër,

2000 vjet, s’ka ndodhë kurr tjetër,

Me u bashkue gjithë Bota marë,

Me i thanë Papës: “shkofsh i bardhë”,

 

Çerek shekulli n’ball të kishës,

Si bariu që i prin grigjes,

N’çdo cep t’ Botës e puthi tokën,

Tuj shpërnda, besim në Zotën,

Tuj çue meshë, për mbar njerzi,

Paqja ish, misioni i Tij.

 

Papa Gjon, veshur plot lavde,

I la njerzimit shumë mesazhe,

Katolikë e myslimanë

Orthodoksë e protestanë.

T’zi e t’bardhë na rrotull globit,

Jena vlllazën n’shpinë e Zotit.

 

Ati i Shejt, si rrallë kush tjetër,

Jep frymezim si me dasht jetën,

Çdo ditë Zotit me ju lutë,

Nuk dom brenga, skamje e luftë,

T’gjithë ndërgjegjen ta kem’ t’lirë,

Bashkë t’punojmë për jetë ma t’mirë.

--------------

SHBA, prill 2006

-Nga libri “ Fjala mbi tel… “-