Mendime
Ismet Uka: Deputetët e Kosovës me veshë në lesh
E premte, 19.04.2013, 08:14 PM
Deputetet e parlamenti të Kosovës kur është fjala për të debatuar për statusin e pa zgjedhur të punëtorëve grevist të Trepçës i kanë fut veshtë në lesh.
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Është për
tu habit me sjelljen e organit legjislativ të Kosovës si organ ma i lart i
shteti,kur është fjala te trajtimi i çështjeve të njëjta kur eshë fjala për
punëtoret e Kosovës ,që pësuan nen okupimin e Serbisë gjatë vitit 1990-1999
.Pra gjatë kësaj etape nuk kanë qen të diskriminuar vetëm punëtorët e arsimit
por të diskriminuar kanë qen të gjithë punëtorët kosovar që kundërshtuan ligjet
e Serbisë a në veçanti ,ky diskriminim i egër Serb u kurdis për punëtor të
Trepçës .Kjo iniciativë e parlamentit të Kosovës për ti trajtuar punëtorët e
arsimit kosovar,në bazë të një ligji që duhet ta përpiloj qeveria e Kosovës,për
sa kohë që punuan nga vitet 1990 deri në vitin 1999,është për tu
përshëndet sepse i vetmi arsimi në atë
kohë ka arrit që ta institucionalizoj ,funksionimin e shtetit të Kosovës dhe të
ja bëj me dije Serbisë se ma Kosova mundet të mbahet me dhunë por ligjet e
Serbisë në arsimin e Kosovës nuk do të kanë vend.
Unë
mendoj që qeveria e Kosovës duhet të mendoj mirë dhe brenda këtij ligji për pos
punëtorëve të arsimit,me kit ligj duhet ti trajtoj edhe punëtoret e mbar
Kosovës sepse punëtoria kosovare që ajo qe aq fuqishëm i kundërshtoj ligjet e
Serbisë që Serbia donte ti zbatoj në Kosovë duke i fut masat e dhunshme për
ndërmarrje punuese ku me rastin e kundërshtimit të këtyre masave nga ana e
punëtorëve,shqiptar Serbia kundër tyre mur masën më të rëndë duke javë ndërpre
mardhënjën e punës dhe duke i hedhe në rrugë pa kurrfarë përkujdesje.
Vetëm nga
kombinati i Trepçës në vitin 1990 Serbia i përjashtoj nga puna 17500 punëtor
shqiptar prej tyre 2200 invalid pune të gjithë me sëmundje profesionale nga
pasojat e punesë së helmuar me plumb nga ambientet e helmuara të kompleksit
Trepça.
Të gjitha
kundërshtimet e punëtorëve të Trepçës nga viti 1988 deri në vitin 1990,kanë qen
kundërshtime politike,në dobi të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të sotshëm të
Kosovës,ku këto kundërshtime të shumtën e rasteve janë manifestua edhe me
ndërprerjen e prodhimit në repartet e Trepçës a veçmas është për tu përmend
marrshi i 17 shkurtit të vitit 1988,greva e minatorëve brenda zgafelles së
minierës së Trepçës me 20 shkurt të vitit 1989 ku kjo grevë u manifestua me
ndërprerje të prodhimit,në të gjitha repartet e Trepçës tet dit dhe tet net sa
minatorët e Stari-Terrgut ishin brenda zgafelles në grevë. Puna nuk mbaroj me
kaq por në Trepçë u themelua edhe sindikata e pa varur,që funksiononte në
kuadër të sindikatës së pa varur të Kosovës .Ku me rastin thirrjes së grevës së
tre shtatorit 1990 nga ana e sindikatës së Kosovës,punëtorët e Trepçës kësaj
greve ju përgjigjën duke i ndërpre makinat e prodhimit dhe në repartet e
Trepçës u krijua heshtje absolute që në repartet e saj dëgjohej miza duke
fluturua.
Por të gjitha këto veprime të punëtorëve të Trepçës lidheshin me lirin dhe pavarësinë e Kosovës që sodë ,populli shqiptar është ketë liri duke e gëzuar,dhe më çudit fakti se si parlamenti i Kosovës nuk gjet kohë për të debatuar për pozitën e mjerë të këtyre punëtorëve që ua krijoj Serbia ,por e njëjta pozitë tani po vazhdon edhe pas lufte ,sepse numër i madh i këtyre punëtorëve vuajnë dhembje të sëmundjeve profesionale të marra nga kushtet e rënda të punës në Trepçë .Krahas kësaj dhembje ata edhe tani ballafaqohen edhe me skamje,që pas lufte në mënyrë të seleksionuar u veprua kundër tyre disa u pranuan në pune e disa jo .Shumë familje të këtyre punëtorëve vuajnë edhe për bukën e gojës në ditët e lirisë që pjesëtar të asaj lufte për lirin e Kosovës ishin edhe ata vet. Prandaj ligji duhet përpiluar dhe brenda ati ligji duhet ta gjej mbrojtjen secili punëtor i Kosovës që gjatë regjimit të Millosheviqit qe i persekutuar,sepse punëtoria kosovare duke i refuzuar ligjet Serbe që të aplikohen në ndërmarrjet e tyre duke e rrezikuar edhe jetën e qiten një guri të madh në themelet e shtetit të Kosovës .Prandaj vlerësimet e seleksionuara nga institucionet e Kosovës,dhe pretendimet e tyre që luftrarët e kësaj lirie ti ndan në të merituar dhe ma pak të merituar për punëtorët e Trepçës është i pa pranuar . Pra punëtoret kosovar presin nga institucionet e Kosovës që ligjin e trajtimit të persekutuarëve politik ta aprovojnë sa ma par e në atë ligj të futen edhe punëtorët e të gjitha kategorive sepse të gjithë u persekutuan nga Serbia për veprimin e tyre kundër okupimit të saj.