E shtune, 21.12.2024, 12:49 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Si amortizova ndjekjet nga UDB

E marte, 16.04.2013, 07:50 PM


Si amortizova ndjekjet ndaj meje,  nga ana e UDB-s komuniste të Manastirit

Nga Reshat Nexhipi

Shkak  për t u paraqitur me këtë tekst më dha  shkrimi i bashkë

qytetarit im Afrim Selimit,  kushtuar 75 vjetorit të lindjes ime,  me titull , , 50 vjet,  i ndjekur nga regjimi komunist,  për ta larguar nga vendlindja e Alfabetit, ,  botuara tani shpejt në faqet e kësaj reviste.  Në kontekst të atij shkrimi është edhe ky i sotmi,  i cili besoj që është interesant për lexuesit,  sepse përmes shqetsimeve

të mia shprehen edhe ato  të qindra i mijra shqiptarëve të tjerë nga ana e regjimit komunist,  qoftë në Maqedoni,  Shqipëri e gjetiu.

Në Universitetin e Manastirit,  siç u tha në shkrimin e lartpërmen

dur,  kisha statusin e, , Tepëricës teknologjike, ,  i larguar pra nga  ligjerimi lëndës Historia nacionale.  Megjithatë, sipas rregullores,  përveç një rrogë sa për , , sadaka, ,  merrnja pjesë  edhe  në mbledh

jet e institucionit në fjalë.  Meqenëse ishte viti 1981,  kur në çdo hap dhe në çdo kohë flitej kundër shqiptarëve, unë, me prezencën

ime në ato mbledhje,  isha pengesë e madhe për  profesorët albanofobë,  sepse,   nuk guxonin të , , llomotisnin, ,  si kolegët e  faklulteteve të tjerë.  Prandaj dhe,  disa  prej tyre,  ndoshta edhe me qëllim të mirë,  ndikonin tek unë të shkoj në Prishtinë.  Për këtë isha i vetëdishëm,  prandaj dhe veprova në mënyrë të cilën do ta përshkruaj në vijim.

Gjatë në mbledhje,  kryetari,  pasi përfunduan tëra pikat,  tha se mbetet edhe pika e fundit,  e cila ka të bëjë me propozimin eventual nga ana jonë për prefekt të Manastirit.  Pra,  çdo institucion,  sipas një ligji të atëhershëm,  duhej të propozojë ndonjë nga figurat më të njohura të qytetit për kryebashkiak.  Meqenëse asnjë nuk mori fjalën,  kryetari vendosi të mbyllë mbledhjen. U ngrita dhe thashë: , , Kolegë të nderuar.  Sa e di unë,   në krye të Manastirit gjer më sot,  nuk ka patur njeri me titull shkencor. Koha dhe kushtet e sotme të komunikimit etj. ,  kërkojnë njeri të tillë,  e një nga ata jam edhe unë,  prandaj propozoj veten ime për kandidat,  kështu që,  edhe Ju do shpëtoni nga unë,  edhe unë nga Ju, , por këtë e thashë duke qeshur,  që ta kuptojnë si shaka.

Disa filluan të tundnin kokën,  kurse shumicës  u erdhi mirë.  Kërkova nga kryetari  ta shtrojë për votim propozimin im.  U detyrua ta bëjë këtë dhe të gjithë,  pa përjashtim, ngritën dorën,  u pajtuan,  duke menduar se  e tërë kjo është shaka nga ana ime.  Menjëherë pas mbledhjes,  sa ishte , , hekuri i nxehtë, ,  shkova te krytari dhe i them që veprova në këtë mënyrë,  jo për tu bërë kryebashkiak,  por  për t u punësuar në Universitetin e Prtishtinës ku kërkohet biografia e çdo konkurenti,  kështu që vetëm me biografi të mirë mund të pranohem dhe asesi ndryshe.

Kryetari,  vetëm që nuk më përqafoi nga gëzimi dhe më tha: , , Ja,  po të jap një letër të zbrazur,  me nënshkrimin im dhe me vulën e sindikatit,  shkruaj në superlativ, , . Iu , , falenderova, ,  mora letrën,  shkova në shtëpi dhe shkruajta një bografi sikur ta kisha çliruar Manastirin.  Kur në një rast,  si zakonisht,  më thëritën në të ashtuquajturën  bisedë informative në zyrat e UDB-s të qytetit,  për të më penguar të shkoj në Universitetin  iligal të Tetovës,  nxorra biografinë dhe ia dorëzova zyrtarit udbash.  Lexonte dhe tundte kokën,  duke ndryshuar ngjyrën e fëtyrës të fëlliqur komuniste, të cilës ne në atë kohë i thoshim socialiste,  u detyrua të  kërkoë falje nga unë që më shqetsonte më parë,  kurse kodoshët shqiptarë,  kur i vinin,  i përzinte nga zyra.

Emri i zyrtarit në fjalë,  këto ditë i doli edhe në shtypin e përditshëm,  nga ana e Komisionit për lustrim,  bashkë me biografinë ime , , nacionaliste,  shoviniste,  separatiste,  antishtetërore, ,  etj.  etj.  siç e kishin informuar spiunët  tanë,  emrat e të cilëve qendrojnë në Dosjen ime,  dy nga Prespa,  dy nga Manastiri,  por unë,  për hatër  të fëmijëve të tyre,  nuk i zbuloj,   me kusht që,  mbasi nuk kanë guxim të kërkojnë falje,  të paktën,  të mbyllin gojën dhe mos shesin dëngla si , , patriotë, ,  në mjedise të ndryshme ose në mjetet informative.

Përndryshe,  për ata që duanë të dinë më tepër rreth zbulimit nga ana e Komisionit për lustrim,    udbashit kryesor të Manastirit kundër meje dhe çfarë budallallëqe kanë  paraqitur dhe shpikur kodoshët tanë,  le të klikojnë Komisionin në fjalë,  gjegjësisht Listën e  njerëzve të cilëve u ndalohet punësimi në detyra  publike. (Emri i kryeshefit udbash të Manastitiu është Ice Damçevski).  Ky zbulim,  sipas meje,  nuk do kishte ndodhur,  ose nuk do prezentohej biografia ime gjer e gjatë para pulikut,  nëse në Komisionin e lustrimit nuk ishte anëtari patriot shqiptar,  emrin  e të cilit,  për respekt,  nuk e përmend.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora