Editorial » Sidheri
Elvi Sidheri: Portret i paautorizuar i Kristo Papës!
E premte, 12.04.2013, 05:00 PM
Portret i paautorizuar i Kristo Papës!
Nga Elvi Sidheri
Së pari
të dashur e shumë të nderuar lexues, u bëj këtu të ditur se Kristua në fjalë as
më njeh dhe as e njoh personalisht e të dy nuk jemi parë qoftë edhe së largu me
dylbi nga të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek!
Kristo
djali thonë të jetë andej nga prapatoka janinase me origjinë, të ketë poseduar
edhe më duket një dyqan diku andej dhe të jetë kthyer si gjethja kur fryn era, në
krahun e helenizmës ekstreme këto kohët e fundit pas shfaqjes së krizës së
egjër ekonomike që po fshikullon ende me forcë Greqinë.
Kristua
është “hierark” i spikatur i organizatës neo-naziste me pikëpamje fashisto-raciste
të quajtur “Agimi i Artë”!
Deri këtu
me të jemi në rregull.
Agimi i
Artë po dëgjoja sot në një mjet informimi shqiptar, se dje së fundi na paskërka
protestuar ethshëm kundër arsimit të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në
gjuhën e tyre me anë të disa kurseve të promovuara nga bashkia e qytetit të
Kavallës.
“Jashtë
emigrantët nga Gërqia”! etj na kishin qenë parrullat e tyre të ashpra kundër të
huajve të mallkuar të cilët në këndvështrimin “agimas” po e marrin në qafë
Greqinë e tyre të shtrenjtë.
Kristua
që thoni ju, se ç’ka një fytyrë jo prej ekstremisti e budallai të zakonshëm
ndër të tjera, pra nuk mund të thuhet me lehtësi për të, që ai i plotëson
kushtet për të qenë jo vetëm një ithtar, por edhe një anëtar i denjë i
organizatës së fantaksur të cilën bashkëdrejton me të tjerë legena ndjekës së
ideve si të tijat.
Ai është
i bardhë, me pak mustaqe tipike shqiptari labërie (të më falin miqtë lebër për
të cilët ndjej një respekt të jashtëzakonshëm në realitet), me një fytyrë të
formave të rregullta e sy shprehës të cilat qëkur ka shkelur në terrenin e
thepisur të politikës dredharake helene, i maskon me disa syze prej
intelektuali.
Ja miq të
dashur që po merrni mundimin të më lexoni tani...ndërsa po shkruaj për këtë
prototip mëzi të pagdhendur i cili sillet si një kërriç i pandreqshëm dhe
qumështin e pelës nënë (shqiptare) e pështyn me neveri duke preferuar të marri
gji nga gomarica (helene kjo) apo të rritet nga mushka (përzjerje
shqiptaro-arvanito-greke dhe kjo)...për t’u shprehur sa më mirë për të pra, po
sodis me ëndje disa foto të tijat që gjehen fare thjesht në internet.
Në disa
prej tyre Kristua figuron poshtë hijes së rëndë të flamurit blu e bardhë grek.
Në të
tjera ai është pavdekësuar në poza me të njëjtin flamur në sfond përmbi supe
(dhe hija e helenizmit që duket sikur i thotë:”Bravo biri im”!)...duke sharë e
nëmur shqiptarët e mallkuar brenda në tokën shqiptare në ndonjë varrezë
greqërish të vrarë si përherë pa nder gjatë ndonjë lufte.
Ka të
tjera ku ai duket më serioz i kollarisur, aq sa mund t’a ngatërrosh të ngratin
me një njeri të shëndetshëm mendërisht!...Fyerje e madhe për të kjo që t’a
dini!
Kristua
dhe shokët e tij të “hareshëm” të “Agimit të Pjerdhur”...më falni të Artë si
ato perlat e imta me shkëlqim të Fard-it që vënë gratë në fytyrë në raste
festash e kremtimesh (edhe Agimuqët e Artë, siç kam thënë me tendenca të forta
devijante në sferën e shijeve seksuale del të jenë sipas shumë të dhënave të
pakundërshtueshme), ata pra këmbëngulin vazhdimisht që gjindja e zakonshme t’i
shohë si të shkitur nga trutë sepse vetëm ashtu tezat e tyre idiote mund të
merren seriozisht nga ndokush.
Por unë
megjithë intervistën jashtë realitetit human të dhënë me shumë bujë në një TV
shqiptare ca kohë më parë dhe fyerjet e batutat e tij antishqiptare, sërish
këtë njeri nuk po mundem dot t’a fus në të njëjtën kornizë me shokët e tij në
vepra të “krevatit të përbashkët” ku flenë të shtrënguar “oçe-oçe” prapanicë më
prapanicë kuadrot helenistë të Agimit pjerdhshmërisht të Praruar!
Ja ku
gjeta tashmë dhe një foto që deputetët e Hrisi Avgjisë brenda në sallën e
parlamentit grek, i tregon me grushtin ngritur përpjetë (dhe një organ tjetër
më poshtë që nuk u ngrihet dot më ndërkohë...se ndryshe do qenë dukshëm më të
qetë po të kishin një jetë seksuale më të kënaqshme)!
Janë të
tërë të veshur si njerëz të paktën në këtë pamje dhe kur i shikon dikush pyet
veten nëse vërtetë këta persona përfaqësojnë aty, në asamblenë e të zgjedhurve
të popullit që pretendon se dikur botës i ka falur “demokracinë”, një parti kaq
larg të bërit politikë normalisht, e cila ndjek dhe synon ideale fiktive, abstrakte
dhe të pakuptimta edhe për anëtarët e saj më të flaktë.
Ajo foto
ku të gjithë mbajnë grushtin në ajër, mua të paktën më duket e interpretueshme
lirshëm në disa mënyra.
Për
shembull ata mund të jenë duke e pyetur drejtuesin e seancës, se përse Greqia e
tyre e dashur në vend që të ketë zbardhur bashkë me “Agimin” e tyre të një dite
të re helene, në realitet bie thellë e më thellë në “Muzgun” më të errët grek?
Ose me
ato grushta lart, ata mundet të jenë duke përshëndetur të afërmit dhe mamatë, motrat
e gratë e tyre, sikur t’u thonin:”Shihni se jemi këtu në parlament edhe ne, e
besoni dot”?
Mirë e
kanë në këtë eventualitet, sepse në Europë të paktën, qysh nga koha e
“Marshimit mbi Romë” të Benito Musolinit dhe djegies së Rajshtagut në
Gjermaninë para-hitleriane...nuk qe parë prej kaq vitesh që diktatorucë të
tillë racistë ekstremistë të qenë futur më në ndonjë parlament vendi
demokratik.
Me siguri
që si edhe të afërmit e tyre, ata vetë akoma nuk e besojnë dot sesi me të
vërtetë kanë mundur të hyjnë në parlament dhe tashmë padyshim që jo vetëm në
Greqi, por edhe më gjerë nëpër Europë, kushdo debil me shumë dërrasa mangut në
kokë, me pamje prej Neandertali para zhdukjes dhe me sy vazhdimisht të
zgurdulluar e mendje të çoroditur sa herë i duhet të shqiptojë një fjalë më të
komplikuar se “kalimera”...tanimë mund të zgjidhet deputet, ministër e pse jo
edhe president diku në ndonjë vend fatkeq si Greqia këto kohë.
Por
versioni më i bindshëm që kam unë për këtë foto, është se “Agimuqët
brekë-praruar” janë duke “rrahur ujin në ajër” me grushtat ngritur...dhe do
pranuar që në këtë specialitet ata nuk kanë rivalë!
Ju lumtë
vërtetë!
Kryetari
i Agimit të Artë për shembull, me Kriston nuk ngjan fare, po fare-fare.
Ai njeri
në shikim të parë të le përshtypjen e një dose të vjetër skrrofë dyqind kilëshe
ferme, nga ato që ushqehen me gjithçka e mbi të gjitha me glasat e pulave, kakërdhitë
e deleve, bajgat e lopëve dhe jashtëqitjen e ndokujt pas ndonjë gëmushe apo
ferre.
Ky burri,
kryetari i gjithëfuqishëm që mban në dorë frenat e Agimit të Artë dhe të
ardhmen e tërë helenizmës, i tillë më duket mua.
Ai është
kokëmadh, i errët, i shëmtuar si dreqi (tezat dhe idetë e tij janë fiks si
“nona dreqit” në rastin e tij), me trup në formë tokmaku, me një shprehje të
ndershme prej debili noterik të stampuar në fytyrë dhe me një gojë që i hapet
si vrimë haleje kur bën të flasi.
Në shikim
të dytë, mund të pohoj padyshim se drejtuesi lavdimadh i “Agimuqëve” të jep
fortësisht idenë e një vije të mesme mes rinocerontit të kopështit zoologjik
dhe një “Shreku” të pikëlluar, çakërdisur dhe me paruke.
Nikua ynë,
ka hapur gojën si krokodil, aq shumë sa duket sikur do t’i gëlltisi një nga një
të gjithë mikrofonat e mediave aty pari dhe me jargët që gati po i rrjedhin, po
i drejtohet shtypit me ndonjë nga budalliqet tipike të tij.
Ajo që
për mua ka rëndësi në këtë foto, nuk është Nikua, por dy shoqëruesit e tij në
atë konferencë shtypi ndërkohë.
Ata për
mua paraqesin interes, sepse janë militantët tipikë të Agimit të Artë.
Njëri
madhosh me mustaqe të gjata, tjetri kokërruar me pak mjekër.
Madhoshi
klasiku kamionist, tjetri të jep përshtypjen se preferon bodybuilding-un.
Madhoshi
gjithë mustaqe, në atë foto duket sikur i hedh një vështrim të shpejtë
“tinzash” Niko kryetarit, si për t’i thënë:”Ngrifu ti sa të duash këtu para
gazetarëve...se më pas në prehërin dhe krahët e mi të ngrohtë do të vish kur të
duash pak prekje humane”!
Rivali i
tij nga krahu tjetër, ka rënë në mendime të thella, i sigurt siç duket për
humbjen në këtë “treshe” dashurore me Shefin e madh të “Agimuqëve”.
I
palestruari kokërrejpur (kokëzbathur thonë po ashtu andej nga Vlora në të tilla
raste), ka varur turinjtë pesë deri në shtatë pëllëmbë, ka ulur sytë në shenjë
disfate dhe ka marrë një pamje “si qen i rrahur”.
Sesi
qëndrojnë gjërat në këtë kontest dashuror midis dy rivalëve dhe Niko dosës
skrrofë bajga-ngrënëse, dallohet qartë edhe nga një detaj tjetër me shumë
rëndësi dhe kuptim.
Flamuri
me simbolin e partisë, pra atë labirintin me formë amorfe, që secili mund t’a
interpretojë si t’ia ketë qejfi, por që mua për shembull më duket si një
labirint ku janë futur dhe s’dinë të dalin më grekët me në krye këta “të
hareshmit Agimuqër”...ai pra qëndron direkt mbi kokën e kamionistit
mustaqemadh!
Zgjedhjen
dashurore Niko dosa skrrofë kryetar, e ka bërë pra e tashmë vend për
kokëzbathurin e palestruar s’ka më në zemrën dhe netët e tij të nxehta helene!
Por të
vijmë sërish tek personazhi i kësaj analize, njeriu për të cilin vërtet po flas,
pra tek Kristua jonë.
Trupin si
tokmak, muskujt e fryrë me amfetamina, mustaqet gjer në gushë, kokën rruar e
qethur si shumë anëtarë të tjerë të “Agimit të Artë” po ashtu nuk i ka.
Si në
botë e kanë pranuar atë në parti, akoma nuk po e gjej dot!
Ndër të
tjera e bëra copash internetin dhe ende nuk kam gjetur një foto të tij ku ai të
ketë pozuar siç bëjnë me krenari shumica e pjesëtarëve të kësaj lëvizje të
shquar heleniste, më të pasmet e kthyera nga aparatet fotografike ose kamerat
që i xhirojnë pra.
Sepse siç
tashmë dihet botërisht, forca lëvizëse, ajo që vë në punë motorin përjetësisht
të pashtershëm të “Agimit të Artë” është pa asnjë dyshim, E PASMJA!
Agimuqët
si ide, nuk sulmojnë, por ZBYTHEN!
Ata me
prapanicë mendojnë, sepse trurin e kanë jo si shumica e meshkujve, pra të ndarë
mes kokës dhe zonës poshtë tokëzës së rripit të pantallonave, por nga ana e
kundërt, poshtë xhepave të pasëm përmbi “byçkë”.
Të them
të drejtën, tanimë mund të pohoj më në fund me bindje të plotë, përse e kanë
qasur në këtë organizatë dikur ilegale të transformuar në parti Kriston, sepse
edhe ai është në të gjitha kuptimet një “turiprapanicë”!
Këtë
kusht si dhe atë të të qënit një person para të cilit peshku cironkë duket
krijesa më inteligjente e universit e ndoshta pse jo edhe e galaktikës sonë, Kristua
e plotëson 100%.
Kam tani
përpara një foto të tij ku Kristua po rreket të pijë një gotë me ujë.
Së pari
që ai të dijë se uji pihet dhe që për këtë arsye nevojitet të përdoret edhe një
objekt i quajtur gotë, kjo gjë në vetvete do quajtur arritje për trurin e tij
prej “Agimuqi”, pra me aftësi të kufizuara përpunimi informacionesh, memorie
selektive (s’ka faj i ngrati që harron gjakun e të parëve, se aq mbush) dhe
kapacitet minimal pune në përgjithësi.
Në botën
e sotme dhe në “analet” mjekësore, ndoshta do të qe e udhës të njihej si një
simptomë më vete e zhvillimit të vonuar apo prapambetur mendor...edhe kjo e të
qënit anëtar i “Agimit të Artë”.
Këta
“copa mishi me dy sy” në këtë mënyrë do të bënin pjesë tek njerëzit e goditur
nga e rralla dhe e pashërueshmja sindroma “Golden Dawn”!
Për aq sa
marrin vesh Kristua dhe Nikolaosi, edhe naftën bruto të papërpunuar, mund t’a
pinin në vend të ujit se zorrët i kanë të forta si teneqe (prandaj në stomak
gëlltisin marrina me shumicë, të cilat nga mostretja u dalin në formë pordhësh
erëqelbura antishqiptare prej prapanicës...kur këtë të fundit nuk e kanë të
zënë me pozim para fotografëve apo me ndarje lozonjare gjestesh dashurore mes
tyre).
Ndryshimi
midis ujit të pijshëm dhe atij të fekaleve, për Kriston është aq i padallueshëm
sa edhe diferenca mes të qënit shqiptar-arvanitas ose helen “Agimuq”.
Prandaj
kur Kriston e shoh teksa pi ndopak ujë të pastër kristal, mendoj sesi mund t’i
duket atij ky lëng pas ujit të WC-së që konsumon vazhdimisht bashkë me miqtë e
organizatës së tij.
Në Tiranë
ka pasur dikur disa shprehje që populli ua dedikonte njerëzve gjakprishur si
Kristua, unë do përmend vetëm nja dy syresh:”Të shpëlaftë panuklla o Kristo”!
Dhe
tjetra:”Të piftë kalerja”!
...Se
çfarë thotë saktësisht fjalori i gjuhës shqipe i publikuar në mos gabohem nga
Akademia e Shkencave për këto dy shprehje, ja lë me kënaqësi lexuesit t’a
zbulojë, por mua kur shoh “turinin si spinoq” të Kristos duke rrëkëllyer gotën
e ujit, këto më vijnë automatikisht në mendje.
Tani që
më erdhi edhe ideja e fundit për sot, po them dhe këtë dhe do e mbyll me
kompaninë e teatrit të absurdit të quajtur “Agimi i Artë”, shfaqja më e njohur
e të cilëve deri më sot, ka qenë ajo me titull:”Duke pritur Godonë”!
Pra duke
pritur që helenëria të vijë në vete sërish dikur, që bankat e tyre si dhe ato
të vëllezërve në Qipro të mos falimentojnë me rradhë, që papunësia të mos u
kalojë përqindjen e banorëve të aftë për punë, që tërë Europa dhe bota helenët
krenarë të mos i ketë barcaletën sarkastike të ditës etj.
Pra siç
do të qe versioni shqiptar i kësaj vepre të Samuel Beckett:”Prit gomar të mbijë
bar”!
Në këtë
mënyrë gomerët e “Agimit të Artë” do të vazhdojnë për një kohë pafundësisht të
gjatë që të presin t’u mbijë
Në pritje
e sipër që
Kështu
edhe emri në greqisht i kësaj organizatë, shoqate e partie, pra “Hrisi Avgji”, në
shqip e merr një kuptim pasi gjuha jonë e lashtë ka një shpjegim për gjithçka...edhe
për viruse të tilla barkqitëse si ky.
Unë
tashmë do t’a pagëzoja në shqip si “Kriza e Vegimit”, pra mungesë e ëndërrave
me sy hapur që i ka zënë si kukudhi e malukati në mes të natës pa agim këta të
shkretët ithtarë të fortë të helenizmës.
Versioni
i tretë, është me pullë të kuqe, por mund t’a kuptoni vetë, pasi shijet e
“Agimuqëve” tashmë janë të qarta si drita e diellit, pra:”Kriza e Vag....”!
Një krizë
e tillë, do i ketë goditur aq fort sa janë roitur totalisht të mjerët, rrjedhojat
kuptohen më pas vetë.