| E merkure, 10.04.2013, 05:00 PM |
KOMUNIKATË PËR OPINION
Kryesia,
dhe tërë anëtarësia e degës së LDD-së në Suedi, është tejet e indinjuar dhe
shprehë zhgënjimin e saj për mos
informimin, konsultimin me rastin e lidhjes së kualicionit në mes LDD-së dhe
AAK-së.
Për
gjithë këtë ”buj” Ne jemi informuar vetëm përmes mjeteve të informimit dhe
asesi nuk jemi kontaktuar nga Akademik Daci.
Andaj,
befasohemi se si Akademik Daci merr një vendim të tillë në formë arbitrare pa u
konsultuar me degët të cilat e kanë përkrahur dhe i kanë qëndruar pranë edhe në
ditët më të vështira dhe tani Ne anashkalohemi dhe injorohemi.
Ne do të
jemi pro grupimit të “paknaqurve” me në krye nënkryetarin e LDD-së Mr. Fadil
Geci, vëllezërve Geci dhe të tjerë.
Andaj,
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë-Dega në Suedi, në konsultë për
vendimin e kualicionit LDD-AAK,
Pushon aktivitetin e saj politik që nga data 9 prill 2013
Förslöv/Suedi,
9 prill 2013
Për
Kryesinë e LDD-së, dega në Suedi,
Hysen
Ibrahimi, kryetar.