Mendime
Hilmi Saraçi: Kah po shkon shëndetësia e Kosovës
E enjte, 04.04.2013, 08:05 PM
Kah po shkon shëndetësia e Kosovës
Nga Hilmi Saraçi
Këto ditë
kisha disa telashe me shëndetin. Kjo edhe sikur me ka nxitur që të shkruaj disa rreshta për
shëndetësinë, për të arriturat dhe
dobësitë në këtë fushë të rëndesishme për jetën e njeriut, respektivisht kah po
shkon shëndetësia e Kosovës dhe çka duhet bërë në këtë fushë.
Tani kaherë jemi dëshmitar se shëndetësia ka mbetur pas dore dhe sikur mungon një kujdes i duhur dhe një përsprktivë në të ardhmen..Në këtë fushë mungon angazhimi i duhur nga Ministria për Shëndetësi si dhe nga papërgjrgjesia e disa mjekëve (personelit mjeksor) gjatë ushtrimit të profesionit të tyre nëpër ambulanca , nëpër klinika shëndetësore , nëpër ordinanca private. Për këto dukuri ,sidomos për dobësitë dhe papërgjegjësinë e tyre (disa mjekëve) është bërë mjaft fjalë, por kësaj radhe edhe vet konstatova për se afërmi gjat kohës kur isha duke kërkuar një intervenim kirurgjik.
Mungon etika dhe pergjegjësia mjeksore
Në
disa ambulanca, klinika spitalore dhe
ordinanca private, në të shumten e rasteve mungon kujdesi dhe angazhimi i
duhur, jo vetëm ndaj pacientëve ,por në
përgjithësi mungon rendi dhe intervenimi i mjekut (Ministrisë për Shëndetësi)
në kohën e duhur për menjanimin e këtyre dobësive. Kështu pritja e pacientëve
para ambulancave dhe klinikave spitalore është e patolerueshme dhe
shqetësuese.Mjekët ,siq verejta , nuk mërziten shumë për këto parregullësi dhe
tollovi të panevojshme. Ata e kanë mendjen në ordinancat e tyre private në të
cilat nga pacientët nevojtar marrin para të majme .Për këto anomali dhe parregullësi nuk merakosen fare. Ka mjaft
shëmbuj që iritojnë profesionin e mjekut nëpër
ambulanca, klinika shëndetësore dhe ordinanca private. Ka pasur mjaft
reagime,debate dhe kritika si nëpër gazetat tona dhe media të tjera elektronike
që flasin me shëmbuj konkret pët të gjitha këto dobësi dhe papërgjegjesi të
mjekëvë dhe të personelit mjeksor nëpër disa ambulana, klinika shëndetësore ,
sidomos nëpër disa ordinanca private. Shumë mjekë janë të papërgjegjshëm dhe të
korruptuar . Ata pa fije turpi kanë lënë
pasdore etikën e mjekut. Në këtë fushë shumë rrallë mund të gjejë mbështetje
pacienti dhe sherim nese nuk ka ndonjë të njohur ,rrespektivisht nese nuk u jep
para. Për një analizë laboratorike duhet të pritët me muaj dhe nese nuk intervenon
me ndonjë të njohur ( të “qeroset” laboratorianti, mjeku që kryen këtë punë),
këta nuk e kryejnë punën e tyre më shpejt për arsye se pacienti duhet të shkojë
në laboratorin privat të tyre dh të paguaj 5o – 100 euro për ta marrë më shpejt
rezultatin. Në këtë fushë ka mjaft shembuj të tjerë.
Një pacient me pat shpieguar kur brenda një natë tri herë kishte kërkuar ndihmë nga një mjek kardiolog në ordinancën private: në brëmjë ishte kontrolluar, sepse kishte pengesa me zemren . Mjeku për këtë intervenim i kishte marrë 2o ero. Në mes natë pacienti prap kishte pasur pengesa me zemrën , prap kishte shkuar të ky mjek kardiolog. Edhe kësaj radhe mjeku i kishte marrë 2o ero. Ky pacient edhe në mengjes kishte pasur pengesa me zemërën, prap edhe kësaj radhe ky mjek kardiolog i kishte marrë 2o ero. Ky pacient pas disa muajsh kishte vdekur…
Të ndryshohet dhe të aprovohet sa më parë ligji për shëndetësi
Disa mjekë sikur kanë harruar etikën e mjekut dhe betimin e Hipokratit. Ata janë të infektuar dhe vështirë e kanë të largohen nga kjo dukuri e shëmtuar dhe antinjerëzore. Ka shumë shembuj të tjerë kur pacienti për shkak të pakujdesisë të mjekut ka humbur jetën, sepse nuk ka pasur të njohur ose para për t’i dhënë mjekut. Ai (mjeku) nuk e ka krye me ndërgjegje punën e tij. Në shëndetësi mungon shumëçka, duke filluar nga ato më elementare. Barnat dhe materjali sanitar i nëvojshëm për shërbim dhe intervenim gjithashtu mungon. Në këtë fushë ka mjaft keqpërdorime dhe manipulime,sidomos nëpër barnatorët private që kanë lindur si këpurdhat, prandaj pacienti detyrohet t’i blejë vet nese dëshiron të mjekohet . Kështu shëndetësia është në gjendje të vështirë. Mendoj se në këtë fushë duhet sa më parë të ndryshojë dhe të aprovohet ligji për shëndëtësinë.Propozimi ligjor se mjekët ( personeli mjeksor) duhet ta zgjedhin njeren nga këto : punën në ordinancën private ose punën në institucionet shëndetësore publike (shtetërore),është mjaft e arsyeshme kështu kto paregullësi dhe anomali do të evitoheshin më lehtë.Mirëpo në këtë fushë Ministria për Shëndetësi duhet të stimulojë mjekët me paga të merituara , sepse mjekësia në këtë fushë sikur ka mbetur prapa.Në këtë mënyrë mendoj se do të kishte bazë për një punë më të mirë dhe më të përgjegjëshme nese paguhen më mirë mjekët dhe personeli mjeksor...
Ekipi mjeksor në Klinikën e Kirurëgjisë Maksillo- Faciale në nivel të lakmueshëm
Fatbardhësisht
në këtë fushë ka edhe shembuj të mirë që tregojnë angazhimin me pergjegjesi të mjekëvë dhe të personelit mjeksor në disa ambulanca (ordinanca private) dhe klinika
shëndetësore. Në këtë rast pasi edhe isha i pranishem gjatë sherimit tim në
Klinikën Maksi Faciale do të përmendi punën dhe angazhimin e personelit mjeksor
në krye me prof dr. Sami Salihi. Kjo klinikë në krahasim me disa të tjera që
isha për vizitë mjeksore është një shembull i mirë së si duhet të punohet dhe
të angazhohet.Këtu siq konstatova pacientët ishin të knaqur. Çdo njeri prej
tyre kishte fjalë lavdëruese për
shërbimet dhe angazhimin, çoft nga mjekët, çoft nga përsoneli më i gjerë
mjeksor. Këtu realizohen intervenime mjat të vështira mjeksore nga ekipi
mjeksor: prof. dr Sami Salihi, Ass. dr
Mergime Prekazi- Loxha, Ass.dr. Fëllenzë
Gjinoli,dr. Njiazi Heta e të tjerë, të cilët me angazhimin e tyre profesional
kanë arritur të tregojnë suksese të lakmueshme jo vetëm në Kosovë por edhe më
gjërë. Në këtë rast kryeinfermrja Mejreme Vatovci dhe dr. Shaqir Uka,
anastazolog, meritojnë të përmenden për angazhimin e tyre mjaft profesional dhe
njerëzor.
Ass.dr. Fëllënza Gjinoli me angazhimin e saj ka shpëtuar jetën e disa pacientëve. Rasti më i freskët është rasti i pacientit Raif Bekteshit nga Shupkovci i Mitrovicës. Ajo (Fëllënza) kur kishte verejtur se pacienti do të vdes për mungesë të gjakut ishte shtrirë dhe kishte dhënë gjakë për këtë pacient. Këto ditë Raifi kishte ardhur në këtë klinikë për ta falenderuar doktoreshën për shpëtimin e jetës së tij. Këtë shembull më tepër se human e konstatova edhe vet. Prandaj mendoj se shembuj të këtillë ka edhe nëpër ndonjë klinikë tjetër, prandaj duhet të shkruajmë dhe të tregojmë se ne kemi mjaft mjekë që meritojnë lavdata për angazhimin dhe punën e tyre profesionale dhe etike…