Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Polemikë me enveristët tepër të vonuar e të papërmirësueshëm - anakronikë

| E merkure, 07.05.2008, 05:46 PM |


Kadri Mani
Polemikë me enveristët tepër të vonuar e të papërmirësueshëm- anakronikë[1]

 

 

“Pse ju keni gabuar dje, ne kemi

të drejtë  të gabojmë sot e mot”!

Kanibalizmi enverist-stalinist që nga (Mos)Marrëveshja  e Mukjes[2]  e deri më sot-kot e ndot për jetë e mot!!

 Nga Kadri Osmani - Mani, major i luftës

 “Ata njerëz që mendojnë se  me një ombrellë dore, ja zënë diellin tokës nuk kanë në kokë tjetër veç se tru pule”

(Milazim Arifi)

 

Ish- të burgosurit politikë (në shumicën absolute të rasteve), oficerët shqiptarë dhe inteligjencia e lartë, në relacionet Prishtinë-Tetovë-Tiranë, njëkohësisht janë krenaria dhe turpi i komit.

(Autori i kësaj polemike)

 

Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i Gjenocidit në Botë”


Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.

 

 (Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)

 

I dashur Milazim Arifi, titulli i polemikës time pasqyron logjikën e palogjikë të të gjithë enveristëve gjithandej sa jeni, tepër të vonuar e të papërmirësueshëm- anakronikë! Gjatë një jave të ngushëllimeve që patëm me rastin e vdekjes së vëllait tonë, Avdiut, na lodhën me do përshëndetje turko-arabe: merhaba-selamalejkym!! Përshëndetje tejet monotone e hiç shqiptarçe, dhe për mjet konkretizimi, po përdorja nipin tonë, Lisi, i klasës së parë:

-Lisi, a gabon ti?

-Po, nganjëherë!

-E çka bën pastaj?

-I fshij gabimet me gomë dhe i qes në të pastër!

-O nipçe bre, të lumtë goja! Pa tregoju këtyre “burrave” dhe “ulemave”se nuk jemi në Arabi as në Turqi, e rradaket e tyre i paskan harruar pa i fshi!!

E paraqita këtë pasqyrë se ishte aktuale dhe për t’i krahasuar myslimanë-enveristët që barabar e shajnë shenjtëreshën tonë Nënën Terezë!!

Dhe në mungesë të të dhënave apo të dhënave të mangëta a të rreme, një moment apo një kohë njeriu operon shtrembër, por me arritjen e të dhënave tjera plotësuese, njeriu që meriton titullin më të lartë “njeri”, e përmirëson frizurën e brendshme dhe e qorton veten:

Hej tramak e karabush, karafil e çaush... si paskam menduar aq mbrapsht!?! Dhe çanë përpara duke u vetëkorrigjuar.

Vetë citati yt të qet në logjikën e një xhandari që po bënte dialog me Hajrullah Goranin:

-Ko bre pita mene i tebe!? (Kush bre po na pyet mua dhe ty)

-Ne, jasam Profesor! (Jo, unë jam Profesor)

E para, atdhetari e veprimtari, që më quan ti mua, nuk e ka për detyrë t’ia zënë tokës diellin, sepse atë detyrë e ka pushtuesi, e dyta, unë jam duke punuar në dy doktoratura: RISIMTARIA NË GJUHËN SHQIPE dhe në monografinë për albanologun kroat: DR. MILAN SHUFFLAY. Dhe e treta, “truri i pilës” që e paske zbuluar ti, mbase gjendet tek shumica absolute e ish- të burgosurve politikë që ngelën me profesion- “ish-të burgosur politikë”!! Por poashtu njëfarë truri edhe më të topitur e kanë edhe bibat e bibanët!!

Ti i pari po brengoseshe për shëndetin tim politik: do të më takoje një ditë kur të gjesh kohë, e të gërmoje e të gëmore në mua për ta zbuluar orientimin tim demokratik se si e lëshava rrugën e xhaxhove e xhaxheshave tuaja!?!- përse nuk e bëre këtë punë qe tri vjet e që tri dekada!?!

Ju shkruani:” Po ju zoti Mani edhe në vitin 1992 ishit enveristë dhe shkuar Enverit. Ju qëndruat në banesën time 2-3 ditë në Tiranë pasi që kishit kaluar kufirin ilegalisht. Kur vërejtja se ju ishit akoma ekstremistë i majtë  ju pata thënë edhe këtë se ata që  nuk e din kohën nëpër të cilën ecin i shkel ajo.”- por harroni artikujt tanë: Letër e hapur Ilir Hoxhës (me babain ose me popullin?), të botuar te “Koha e Re”, 21.07.1995 (Kadri e Shukrije Mani); DOSJA “SHEHU” e botoi “E djathta kombëtare, 1995, f. 5; “ZËRI I KOSOVËS” ALTOPARLANT I “ZËRIT TË POPULLI”; “Kush mund të solidarizohet me dhunuesit e djeshëm”, botoi “Balli i Kombit” më 7 nëntor 1996, f. 4..., dhe kjo iu mjaftonte bislim el-shanëve, el-sahanëve, el-legenëve, el- palareve që të më shpallnin “të çmendur”, kurse sivëllezërve të tyre të heshtnin si mumiet!!

Lëpëkëistët ishn ata që ia përvetësuan titullin e revstës të Grupit tonë Revlucionar “Zëri i Kosovës” (nr. 1. shkurt, 1974 dhe nr. 2. prill, 1974) dhe ia shkuartuan historninë për 8 (tetë) vjet, për t’i nxjerrur sqepat e verdhë prej kanarinash politike!!

Kur t’u kam ankuar se organizatorët e Flakës së Janarit, me dekada nuk më ftojnë, pse ke hesht, dhe me heshtje i ke përkrah  shpifësit e ndytë!?!

Por ka që edhe mua më përkrahin aktualisht sot, nuk po ia përmend emrin poetit, pa e pyetur:

 

Të lumtë pena

Kadri Mani

Të përshëndet

(Akëcil Xhani)

 

Mirë po e qet

Pushkën për faqe

Me vargjet tua

Fort na kënaqe.

 

Të lumtë pena

Mos e ndal turrin

S`e fsheh dorën

Larg e gjuan gurin.

 

S`ia jep hakun

Veç Serbisë

Mirë po i bie

Edhe Rusisë.

 

Të lumtë pena

Paq shëndetin

Po e hijeshon

INTERNETIN.

 

Poeti indirekt të përgënjeshtron për “gomarin” e “samarin”, ku keni aluduar tek unë si frikacak!?

Poeti e di se pena e pushka shkojnë krahas, sikur edhe politika e lufta: politika është luftë pa gjak, kurse lufta është politikë e përgjakshme. Përse derisa unë me shokë kem qenë të larë në gjak nga kërbaçi i diktaturës të Servbisë fashiste, dhe s’ka ngjyrë në banesë as në natyrë që nuk e kemi pasur në trupin tonë, Adem Demaçi mori vetëm një shuplakë!?! Ti vetë, a ke reaguar për veprën e tij të tradhtisë së larët BALLKANIA!?! Dhe për turpin shtesë që Demit t’i jepet rrogë speciale mbi njëmijë euro, veturë dhe shofer, për t’i ndjekur kurvat, se po plaket e nuk po i ndjek dot!?! Edhe sa ish-shokë të mi e shokë tu aktualë janë që iu qiten ortake grave të veta të devotshme!?! Dhe saa syresh do të përgjigjen për krime ekonomike dhe krime politike!?!

 

10 urdhrat e Ten Zot janë ato me germa të zeza, kurse këto me germa më të çeltë janë udhërrëfime-shpjegime.


1. Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:


2. (
1) Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e robërisë.


3. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.


4. (
2) Mos bëj gdhendje ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.


5. Mos u përkul para tyre dhe as do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,


6. dhe unë përdor dashamirësi të patundur deri në të njëmijtin brez, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.


7. (
3) Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.


8. (
4) Mbaj mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.


9. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;


10. por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;


11. sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.


12. (
5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.


13. (
6) Mos vrit.


14. (
7) Mos shkel kurorën bashkëshortore.


15. (
8) Mos vidh.


16. (
9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.


17. (
10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

Kush nga shokët tanë i shkelën disa nga 10 urdhërat qenësore të Perëndisë:

12. (5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep. ( ka në meset tona që po i torturojnë nënat veta)


13. (
6) Mos vrit. (kush nga meset tona e theu besën e Prof Anton Çettës!?!)


14. (
7) Mos shkel kurorën bashkëshortore. (sa lapërdharë nga meset tona shkelën kurorat!?!)


15. (
8) Mos vidh. (sa nga meset tona i keqpërdorën fondacionet e UÇK-së!?!)


16. (
9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd. (sa e sa dëshmitarë të rrejshëm dolën nga meset tona dhe kush po bashkëjeton me ta në harmoni!?!)


17. (
10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd". (sa familje dëshmorësh u vranë për toka e shtpia serbësh!?!)

S’ka kush të na bind se s’keni bërë luftë ideologjike, sado që përpiqesh e përpëlitesh të “shpjegosh” në një temperaturë të lartë: s’je socialist, je enverist, pa ideologji!?!

 

Kur e lë tabanin familjar e kombëtar dhe shkon pas berihasë!

 

inkuadruar edhe të tjerë si shoku im Rushit Ramabaja ”!- Edhe unë kam pas fort dëshirë ta kem shok, se shkrimtari është i anës tonë Makresh-Marec, por është enverist kokë e këmbë: te libri i vet Rushit Ramabaja: ”Mareci i shpresë së mirë”- fyen votuesit!

Pasi  që neve na përkrahte shtresa e punëtorëve në Austri e ardhur nga të gjitha viset shqiptare, Vehbi Ibrahimi u detyruar të emigrojë në Bruksel të Belgjikës ku ishin të gjithë mbeturinat (gati të gjitha) të kombit tonë.”- ti me ato mend që paske, edhe familjet tona nacionaliste (timen e tënden), në koshin e mbeturinave po i hedh, apo!?!

Zotëri Mani, historia e një kombi nuk pasurohet me vrasjen e njerëzve sido dhe kudo, por me gjakun e dëshmorëve dhe atyre që rastësisht nuk janë dëshmorë por janë në mesin e të gjallëve.”- përse po m’i thua mua ato proçka!?- përse pra u vranë me atentat: Ahmet Krasniqi, Azem Hajdari, Agim Ramadani, Salih Çeku, Tahir Zemaj, Ilir Konushevci,  Ukë Meha, Zahir Pajaziti... dhe përse s’keni dhënë asnjë prognozë, meqë po merreshke me heitme!?!

Edhe ne zotëri Mani, që pas pushkës në tre luftëra çlirimtare, kryenim edhe punë të tjera të hetuesisë dhe zbulimit nuk jemi demobilizuar, akoma ekzistojmë. Akoma punojmë për lirinë e kësaj toke. Nëse keni pasur rast të lexoni një  letër të hapur që i dërgova zotëri Agim Çekut, atëherë kryeministër , letër të cilën e botoi vetëm gazeta “Ekspress”, pos tjerash aty kam përmendur edhe dosje. Ju mos u merakoseni se nuk jeni në ato dosje.”- Jo po unë paskam qenë nën hjjen e mandarinave!! Dhe kënd doni ta qetësoni a ta frkësoni me dosjet!?! Unë “të merakosem”!?! Je në lajthitje aq sa je i gjatë dhe i rëndë!! Por dosjet nuk do t’ hapnin kurrën e kurrës: as Fatmir Rexhepi, as Blerim Kuqi dhe as Zenun Pajaziti!!! Por të cilët ti me kompani i keni sjellë në ato poste për të heshtur!?!

Limajn nuk e njoha gjatë luftës si Isnin,  zotëri Mani por ai në veprën dhe luftën e tij na bëri borxhli që ta njohim prandaj  për mua mund të thoni çfarë të doni  por kur janë në pyetje njerëzit që bëjnë historinë  duhet të jeni më të kujdesshëm.”- të kujdeseni ju për veten tuaj dhe të mos brengoseni për mua, ju “njerëzit e historisë”- po ti ku i ke trutë kur pak më lartë po më quanit “mësuses”- e tash më paraqitesh si profesor!?!

Vehbiu pos atentateve të shumta që kishte përgatitur kundër përfaqësive jugosllave në perëndim, ai kishte përgatitur edhe helmimin e ujësjellësit të Nishit për ti vrarë afër 2 milion banorë të pafajshëm të Nishit, në mesin e tyre edhe familjen e gruas së tij, e cila është serbe dhe me sa di unë është nga Nishi.”- kjo është një gënjeshtër me bisht, që e ke ngrënë ti, dhe të bëftë mirë, kaçamaku i shtriganëve, si Reshat Sahitaj e Faridin Tafallari me kompani!!

Me asnjë fjali s’na ke folur për rrymën kombëtare dhe për rrymën antikombëtare!?! A keni dëgjuar për të Djathtën Kombëtare!?!

Dhe në vend që të diferencoheni nga krimet enveriste, ju vijoni me etiketime e me denigrime ndaj dëshmorit Vehbi. Vehbi Ibrahimi ka qenë shok e vëlla me Emin Fazlinë, kush tenton t’i ndajë!?! Pse t’i ke marrë pjesë në varrim në Uglar, në mos për të derdhur lot krokodili  për vdekjen e “tradhtarit”!?! Ti vetë thua se e keni luftuar tok me Begzadin sa keni pas mundësi, në anën tjetër se Vehbiu paskësh shfaqur armiqësi nda teje!?! Përse “mendon” se kndërshtatët tuaj duhet të ju flladisin me erashkë!?!

A keni reaguar ju vetë kur nga enveristët (shokët tuaj) po kërkohej pajtim me Serbinë!?!

Ne kemi reaguar aktualisht dhe me kohë- paraprakisht:

“SS-SENATI SUPREM

Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë

Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të familjeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Krushë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”

 

(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)

 

  Dhe tutje, Hysni Shaqirin nuk e njoh, edhe ne ia kemi pas lakmi që e ka lënë parlamentin dhe ka dalë në mal, ama në një restorant të Tetovës, derisa po jua shpjegoja rastin kur nuk ma dhatë fjalën që ta recitoja vjershën kushtuar dëshmorëve, dhe kur u përmend emri i tij, Hysniu kishte qenë i vetmuar pranë një tavoline, dhe më thanë, ja ku e ke! Kurrkush nuk i flet!

Kurse Fatmi Limaj në Friburg të Zvicrës pati bërë përçarjen më të madhe; LKÇK-ja pati një Tubim Informativ dhe kur Shukri Klinaku propozoi që të bashkoheshin tri forcat: LPK-LKÇK-UÇK, Fatmir  Limaj kundërshtoi në mënyrën më të paskrupullt: s’ka bashkim! LKÇK-ja për të shkuar në UÇK, e ka udhën nëpër LPK!!! Ju mbase nuk e dini këtë të dhënë?- dhe mos iu thurni himn përçarësve enveristë!

Me gjithë konsideratat për familjen tuaj, nuk mund të jem qorr e horr që të të përkrah ty me kompani, dhe me dy sytë në ballë e me mendje të ardhangtë në kokë të dal kundër të pësuarve e të masakruarve nga regjimi gjakatar enverist: At Zef  Pllumi, Osmani Kazazi, Drita Kosturi, Sami Repishti, Pjetër Arbnori, Nazmi Berisha, Orhan Kostreci, Kol Tromara, Esat Myftari, Skënder Bariu , Temo Sejko, Mero Plaku, Kol Tromara,  Taho Sejko, Rexho Plaku, Tahir Demi...  e kush mund t’i numërojë të zezat e të ziut Enver Popi e të zonjës së zezë Nexhmije Popi e të Partisë së Dhunës.

Sa e sa vetave nuk iu dihen as varret!? I vetmi udhëheqqës partiaak e shtetëror i Shqipërisë që vdiq nga vdekja e natyrshme ishte Hysni Kapo!

Ja ca vargje të miat që ti, si duket, nuk i paske pa:

 

he ju vraftë buka e kopshi e plaçi

nuk është n`ballë t`lutës Demaçi!?

duke ndërruar gratë në gjerdek

Adem Demaçi ka ra në hendek!?

e na e pitë gjakun dalëngadalë

po si bëhet lufta pa gjeneralë!?

 

Vetëm dërgimi i rekrutëve në luftë në mënyrë joprofesionale, përbën vepër të rëndë penale. Oficerët e lartë dje çelnin llogore të nëndheshme, për ta udhëhequr luftën barinjtë e ndërtimtarët, me grada gjeneralësh!! Kurse aktialisht nja 60 oficerë të lartë punojnë punë të rënda fizike në mërgatë, o ju të ngratë, që i keni shpallur persona nongrata dhe doni të formoni ushtri me barinj e ndërtimtarë me grada gjeneralësh!?! Po ti vijo të “krenohesh” me Azem Sylën e me Jakup Krasniqin!!

Unë nuk isha aq frikacak sa të mos merrja pjesë në luftë kundër pushtuesit, por nuk isha as aq trim sa: Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Salih Çeku... që thotë tregimi: KATASTROFAT TONA NGA LUFTËRAT ME FQINJËT TANË PUSHTUES, dhe me spiunët shqiptarë të shitur për ca groshë, që ua bënë bashkëkombësve të vet shpinat shoshë!

PARTIA E LUFTËS E KOSOVËS

(PLK)

Viti 1983: 3 vjetori i Kryengritjes Popullore të vitit 1981. Kadri Osmani e Rexhep Mala kishin përfunduar dënimet dhe ishin liruar nga burgu. Ata vrik ranë në kontakt me Nuhi Berishën, ilegal. U informuan hollësisht se veprohej me intensitet nëpër Qeliza dhe Grupe ilegale: po ato Qeliza e ato Grupe kërkonin punë dhe urdhra!? E kush do t‘i jepte ato, kur ata ishin të gjithë të barabartë!?

Po mosha dhe sidokudo përvoja dhe verifikimi i tyre i qindpërqind në ato punë, besimi që kishin shokët e shoqet tek ata: sepse iu drejtoheshin duke i konsideruar udhëheqës, u detyruan të ndërmerrnin diçka.

Kështu, më 5 Dimëror 1983, në një shtëpi private, në Tauk Bahçe në Prishtinë, shokët: Kadri Osmani, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, mbajtën Mbledhjen Plenare dhe themeluan Partinë e Luftës të Kosovës. Seanca e dytë do të vazhdonte me treshin tjetër në Mërgim...

Procesverbali dhe dokumentet tjera përcjellëse, është dashtë të kalohen ilegalisht në Diasporë?

Meqë sistemi jugosllav ishte ushtarako-policor, ata u detyruan që ta ndërronin formën e organizimit; për ta rrëzuar atë sistem, u orientuan dhe formuan Shtabet Operative.

SHOM/K/ - Shtabi Operativ Madhor-Kryesor: ky shtab do të përfshinte gjithë trojet e pushtuara.

SHOM/Rr/ Shtabi Operativ Madhor - i Rretheve: këto Shtabe do t‘i zbatonin urdhrat e SHOM/K/ në çdo Rreth veç e veç; Rrethi i Gjilanit përfshinte: Komunën e Gjilanit, të Kamenicës dhe të Vitisë; Rrethi i Ferizajt përfshinte Komunën e Ferizajt, të Kaçanikut e të Lipjanit, e tutje me radhë...

SHOSH - Shtabet Operative Shkencore: këto Shtabe më tepër do të kishin karakter këshillëdhënës, dhe do të formoheshin aty ku ka kuadro?

SHOQ - Shtabet Operative Qarkore, do të formoheshin aty ku ka edhe Gjyqe Qarku, dhe do të zbatonin urdhrat e SHOM/Rr/ në çdo Qark veç e veç;

SHOR - Shtabet Operative Rajonale: do të zbatonin urdhrat e SHOQ-it, dhe do të formoheshin në çdo Bashkësi Lokale apo në Ndërmarrje të mëdha: këto Shtabe do të udhëhiqnin Njësitet Guerile në çdo fshat e në çdo rrugë. Njësitet Guerile fillimisht do të punonin në Treshe me një udhëheqës ndërlidhës, e pas verifikimit në praktikë, do të punonin në Nëntëshe apo edhe në Njëmbëdhjetësha: të cilat, me kalimin e kohës, do të ngriheshin në Togje, Skuadra, Brigada...

Shtabet për fillim kishin nga tre persona: Komandanti, Komisari Politik dhe Kryetari i Rinisë: ky kishte për detyrë të formonte edhe Policinë Sekrete të Shërbimit Informativ Kundërinformativ.

Të gjitha këto ishin përvijimet e para në zgjerim e sipër.

Për zbatimin në praktikë të këtij sistemi, nevojiten kuadro profesionale ushtarake-policore: me kurse e me shkolla gjegjëse.

Konsiderojmë se edhe këto Letra, në atë vazhdë japin një ndihmesë modeste... Autori ka pas për detyrë ta përcjellë përvojën e vet e të shokëve të vet...-me kërkesë të veprimtarëve.

Dhe të gjitha e gjithçka: në bazë dhe në vazhdë të Betimit Solemn!

Ja liri - Ja vdekje!

31 mars 1997

Juaji, Vrana Konti (Kadri Osmani)

----------------------------------------

 Nga Abdyl Krasniqi

Ah, Kosovë!

........................................................................

Tri UÇK?! Shumë parti, shumë ideologji copë!

UÇK-ja e vërtetë ishte: Jasharaj, ishte Kosovë!

Ideologjitë e tjera defekt, shpellë apo gropë:

Mashtrim, diktat, Karpatos, Via Zhunganov!

........................................................................

 (Marrë nga gazeta “Epoka e Re”,

E shtunë, 8.1.2005)

PADREJTËSIA E ARMATOSUR ËSHTË GJËJA MË E TMERRSHME”- ka qenë Kryeartikulli te revista “Shqipëria etnike” nr. 2.2002. Po ti as këtë nuk e di!

Luftë kanë bërë e po bëjnë: çeçenët, palestinezët, kurdët... po nuk po fitojnë... dhe ne sot do të ishim në aso gjendje me grupet marksiste-leniniste të Hydajet Hysenit në Kosovë e të Hysni Milloshit në Shqipëri, po të mos dilnin vizionarët e strategët largpamës Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha, dhe si dy binarëkthyes të shkathtë të mos ia kthenin trenit politik shqiptar orientimin demokratik pro-evropian e pro-Amerikë.

 Dhe tash në fund, po ta qes fjalinë tënde të parë: “Ata që nuk e din kohën nëpër të cilën ecin i shkel ajo ”- kush nuk e ditka kohën dhe kë e paskësh shkelur ajo, o Milazm Arifi!?!

Qysh si fëmijë që nga aksioni i UDB-së më 1956 s për tubimin e armëve në Kosovë aksion ky i shifruar me shifrën “Yrfia”, torturimi i njerëzve për të treguar armën , dyndja e shqiptarëve për Turqi, maltretimet permanente  i babës dhe i xhaxhallarëve të mijë nga UDB-ja sepse  gjatë luftës kishin qenë ushtarët të hoxhë Mulla Idriz Velekincës ( bile xhaxhi Fazli kishte qenë zëvendësi i tij), e kam urryer okupatorin partizan”- s’ka dyshim se e ke urryer okupatorin partizan jugosllav, por ti sërish gabon se okupatori prtizan ishte jugosllavo-shqiptar!! Dhe çdo lavdatë për komandant Mulla Idrizin dhe për zëvendëskandaant Fazli Arifin, po ti ç’pate që e lëshove këmbën dhe e kape rrënjën, sikur dhelpra budallaqe e përrallës!?! Dhe si ma paskësh tërheur vërejtjen ti mua më 1992, e s’ke arritur të orientohesh drejt as sot në pranverën e viti 2008, kur edhe drurët gjysëm të thatë tentojnë të  vegjetojnë!?!

Dhe mos m’i cito fazli velijajt me kompani, për të cilët shkruante poet Shefqeti (Hasani-Sangalla) vargje satirike: punët e tyre ju shkuan huq, me i shti në gëlqere dalin të kuq!

Ju zoti Mani më quani socialist. Më keni fyer zoti Mani sepse unë nuk i takoj asnjë partie politike për fat të mirë, nuk vuaj nga asnjë ideologji sepse unë mendoj se  politika (foteli) është në gjendje që burrin, njeriun, trimin më të madh, ti ulë poshtë pa e vërejtur ata fare.”- tash e ke dhje fare: partitë politike funksionojnë në shtatë kontinente!

Enver Hoxha ishte për ribashkimin e Shqipërisë dhe se  armën që u fabrikuan në fabrikat e Enver Hoxhës i përdorën trimat e tre UÇK-ve”- pse bre Milazim Arifi po e fyen vetveten!?! Mjaft bre mos blasfemo më tepër!!

Zoti Mani unë nuk mendoj se ti je fajtor. Por nëse dikush është fajtor që unë dhe vëllai yt Begzadi jemi enveristë atëherë je ti sepse ti na mësove të jemi enveristë.
E meta ime është krejt tjetër. Nëse vendosi të bëjë një gënjeshtër kam dëshirë që ajo gënjeshtër të qëndrojë së paku 20 vjet e më tepër e leje më  idealin nuk do ndërroj jo vetëm në këtë botë por as në botën tjetër.
”- logjikë e fortë: pse unë paskam menduar shtrembër më 1992, ti i jep vetes të drejtë absolute të qëndrosh në qto gabime sot e mot!?

A ke dëgjuar për veprën e autorit Fahri Baslliu: “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”?- po shyqyr edhe në atë pallat krimesh monstruoze hyri krimbi i përçarses: derisa zonja e zezë ishte tepër e mbyllur, reja e vet, Rrezarta Shkurta, po paraqitet tepër e hapur! Konservatore e skajshme-liberale e skajshme!!

Në disa thirrje shkruhet edhe me laps: “ Nëse merrni pjesë dhe doni  ta merrni fjalën ju lutem ta konfirmoni deri më 31 maj të këtij muaji”. ” unë me çunin tënd i patëm këmbyer adresat elektronike dhe ju s’keni komnikuar me mua?- e leximi i një vjershe nuk përbën ndonjë privilegj, apojo?

E që nuk paske as kompjuter dhe as nternet- zoti të çoftë në xhenet! Unë nuk të thërras as në telefon as në fax. Vetëm po çuditëm se si shokët e tu që arritën të ngrejnë pallate me shumë e sumë kate nuk të dhanë as poste as kompste!?!


[1] ANAKRONIK,~E mb. 1. Që i vendos ngjarje e një kohe në një kohë tjetër. 2. Që nuk u përshtatet kërkesave e kushteve të kohës së sotme; i vjetruar. Mendime anakronike. FSHS f. 40.

 

[2] KLEMENT SHALLARI: “(Mos) Marrëveshja e Mukjes kullon ende gjak”Tiranë, 1996.