Mendime
Bedri Blloshmi: Rrethi me shkumës
E diele, 24.03.2013, 07:44 PM
RRETHI ME SHKUMËS
NGA BEDRI BLLOSHMI
Nëna merr
rrugët si e marrë e me shkop në dorë, flokët të lëshuara mbi fytyrë e me sy të
çapluar,qante ulërinte pyeste këdo që takonte. Ikte si e marrë fshat më fshat,
natë e ditë pa pushim. Thërriste sa kishte në kokë kush e ka parë një fëmijë të vogël. Më ka
humbur mua, ma kanë grabitur, më ndihmoni të gjej fëmijën. Përrua më përrua e
rrugicë më rrugicë, diku në një fshat në bisedë e sipër,me një plakë i thonë se
një grua e atij fshati që s’kishte patur fëmijë kurrë, e kishin parë të dilte
shpesh me një vajzë të vogël përdore dhe shpeshherë i bërtiste apo e
qëllonte.Kur dilnin në fshat të gjithë e dinte që s’e kishte fëmijën e vet. E
gjora nënë e ndërpret bisedën dhe shkon atje ku banonte fëmija.
Mbasi e
pa fëmijën e përqafoi, puthte dhe qante. “Nëna” e zonja e shtëpisë, e shikonte
e habitur dhe gjithë inat e me të thirrur ja rrëmbeu fëmijën nga kraharori. Të
dyja gratë thërrisnin dhe bërtisnin me fjalët që nxirrnin nga goja njëra
thoshte është imja, tjetra thërriste se është imja. Përfundimisht gratë iu drejtuan
gjyqit ta zgjidhë këtë problem. Ditën e gjyqit filloi séance dhe gratë
bërtisnin dhe thërrisnin, sa s’e merrte vesh i pari të dytin. Fëmijën e mbante
përdore “nëna” e dytë. Dha e mori gjyqtari e pamundur ta vendoste se e kujt
ishte fëmija. Seancën tjetër gjyqtari vendosi që fëmijën ta merrte ajo që e
kishte paraqitur në gjyq. Çështja vajti në shkallën tjetër, por dhe kjo gjykatë
nuk e ndryshoi vendimin sepse fëmija rrinte me atë që e kishte rritur dhe nënën
biologjike nuk e njihte ndaj nuk i afrohej. Çështja shkoi në gjykatën e lartë
gjyqtari i cila caktoi dhe ditën e seancës. Në këtë seancë të dyja gratë
thërrisnin është imja thoshte njëra është imja ja priste tjetra. Dha e mori
gjyqtari por qe e pamundur të merret vesh me të dyja gratë. U mbyll seance dhe
u caktua seance tjetër e gjyqit. Erdhi dita dhe u paraqitën të dyja gratë,
njëra me fëmijë përdore. I pyeti dhe njëherë gjyqtari, do merreni vesh me
njëra-tjetrën zgjidheni këtë problem se kush e ka fëmijën apo jo. Si njëra dhe
tjetra thërrisnin është e imja fëmija, jo është e imja ja priste tjetra. E
gjithë salla e gjyqit me të ftuar ngeli e shtangur se s’po merrte rrugë
zgjidhje problem.
Atëherë,
ndërhyri gjyqtari gjithë inat, mirë se e zgjidhim unë këtë punë. Ngelet që të
kënaqeni të dyja, fëmijën do e ndajmë përgjysëm. Nëna biolpgjike filloj të qajë
e thërasë për vendimin që do merte gjyqtari tjetra mbante fëmijën për dore.
Në mesin
e sallës, gjyqtari bëri një rreth me shkumës. E mori fëmijën, e vendosi brenda
rrethit dhe i urdhëroi të dyja gratë ta kapnin njëra nga një dorë dhe tjetra
nga dora tjetër. Ndërkohe mori një shpatë dhe e ngriti mbi kokën e fëmijës,
gati për ta ndarë përgjysëm. Në këtë kohë nëna biologjike e lëshoi dorën e
fëmijës duke thirrur mos e ndaj,fëmija është i imi po le ta mbajë ajo, mos e
ndajë më dysh. Ndësa gruaja tjetër e tërhiqte
Atëherë gjyqtari vendosi: Lëshoje fëmijën se nuk është i joti,I drejtohet gruas që e tërhoqi fëmijën sepse fëmija është i kësaj tjetrës që nuk do të ndahet për gjysëm.Po në Shqipëri, a do të gjendet vallë ndonjëherë se ku e ka folenë drejtësia? Nëna biologjike me fëmijën e saj për dore duke u larguan për në shtëpi duke falenderuar gjyqtarin për drejtësinë e dhënë.