Mendime
Skender Korça: Fqinjët e së keqës
E hene, 05.05.2008, 05:06 PM
Fqinjët e së keqës
Skender Korça
Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan
Po duket sikur jemi bërë tapë dhe jemi ngjitur për një temë dhe nuk po ikim dot nga ajo. Këtë nxitje dhe këtë fokus na e shtojnë edhe më fqinjët dhe “dashamirësitë” e tyre. Fqinjë po e qujamë edhe IRJ të Maqedonisë që po na “pqrfaqëson” në planin ndërkombëtar, për shkak se vetë kjo ish republikë jugosllave ka rregulluar punët përbrenda shtetit të vet dhe tash po merret me ne në Kosovë kështu ajo po mendon se po “kontribon në rajon”. Kontribuar po, por të keqës. Pa shikoni se çka na paska thënë shefi i IRJM z.Cervenkovski:
''Rrezik i madh është nëse vjen deri te ndarja e Kosovës në bazë etnike, ndërsa disa elemente të ndarjes së tillë veçmë po duken, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.Nëse vjen deri në ndryshimin e kufijve në linjë etnike, kjo gjë mund t'i zgjojë strukturat radikale që ekzistojnë gjithkund në rajon, duke përfshirë edhe Maqedoninë, tha presidenti Branko Cërvenkovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë deklaratës së përbashkët me mysafirin e tij, presidentin e Republikës së Turqisë, Abdulla Gjyl.''
Këtu është sfida e Kosovës, është e keqja dhe e “mira” me fqinjët në rajon. Është më delikatja sepse të detyron të reagosh kur ke edhe më shumë për të bërë përbrenda vetës tënde, pa dashur me u marrë me tjetrin. Këtu është politika e helmuar serbo-sllave maqedonase, këtu janë ata faktorë marrëveshjeje që shpijnë shqiptarët në çorr sokak qoftë në IRJ-Maqedonisë , qoftë edhe me tendencat e saj për minoritetin serb ne Kosovë, e vet fqiun Kosovën. Këta pra janë fqinjët që kërkojnë kujdes të veçantë kur flasin, sepse na qenkan të “mirë”…..Kjo është për të menduar dhe aluduar në kontestin e kufirit se sa lehtë do përfundojnë bisedimet për demarkacion me IRJ të Maqedonisë. Ne do vihemi prapë në “lojë” dhe kjo “lojë”fokusale do na kushtojë.
IRJ-Maqedonisë mendon apo aludon se në rast të rebelimit të veriut të Kosovës, tamam në kohën e duhur do kërkojë edhe ajo hilen e vet për të bërë demarkacion kufiri me Kosovën, process tash më i filluar në mes të dy vendeve fqinjë. Në fund të thotë se çfarë është për t’u ndarë të ndahet me kohë në të gjitha cepat e Kosovës dhe që lidhin me Kosovën.
Çka do i konvenojë ndarja e veriut të Kosovës, IRJ të Maqedonisë, nëse edhe “ndodhë” kështu?
Asgjë, sepse këtu flitet për segment tjetër që nuk dihet se çfarë përmasash do të marrë. Të flasësh kuturu si kjo e fqiut maqedonas Cërvenkovski, dmth se të aktrosh në skena të hapura e deri të loja e fundit në aktin e fundit të dramës në mal. Fqinjët e duan malin ndoshta duke menduar se në tokën e Kosovës do zhvillojnë arenë ku kanë gëlltitë qindra hektarë tokë.
Në planin diplomatik në kohën se kur dy ministra nga Kosova ishin në Samitin e Turqisë, ku u munduan të njohin të pranishmit e 37 shteteve të Evropës dhe Azisë për qasjen e politikës dhe ekononomisë, në një fryme të re në Kosovë pas datës 17 Shkurt 2008, tash më këto reagime të fqinjëve vetëm zbehin interesat e Kosovës në sferën e bashkëpunimt të saj me shtetet e rajonit dhe të Evropës, Azisë dhe më gjerë.
Shumë klimë të pa përshtatshme reflektojnë deklarimet e tilla, sepse ashtu të lodhur në ekonomi dhe jëtë zhvillimi në Kosovë, tamam edhe kjo do e rëndojë me shumë sigurinë dhe gadishmërinë e investimeve në Kosovë. Tamam po thuhet në kohën e konferencës së donatorëve për Kosovën që do mbahet shpejtë.
Andaj “fqinjët” e mirë po na “tërbojnë” më dhunë, me skenar, në kohën kur ka pushuar edhe dëshira për të na njohur, sepse njohjen nga kjo republikë me këtë kundërshti në planin politik dhe ndërkombëtar përkundër interesave të Kosovës , e bënë sistematikisht sipas doktrinës së Beogradit që dha dhurata tokën e Kosovës.
Qeveria e Kosovës do duhet të marrë qëndrim imediat për sjelljet e fqiut të saj, qëndrim të matur për të ruajtur vlerat e Kosovës, popullit shqiptar në Maqedoni dhe të i bëjë me dije se më vemendje po përcjellim sjelljet e skenaristëve serbo- maqedonas, për të ruajtur vlerat e veta që po ndërtojmë në politikë për të mos reaguar rëndë sepse artikulimi i vlerave përmes urtësisë është rrugë që e kemi ndjekur edhe kur na provokojnë të hujatë e lërë me fqinjët.