Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Asllan Refati
E hene, 25.02.2013, 09:00 PM
Asllan Refati (Zylyftari),- një jetë mbi medalionin e fjalës që ngroh shpirtrat e njerzëve.
Nga Xhevahir Cirongu
Vitet
kalojnë si pa kuptuar në rrjedhën e tyre.Ato rrëshqasin në akullin e të përditshmes pa zhurmë.
Pastaj, në udhën e tyre ato vijnë një ditë duke trokitur në memorjen tonë duke
na thënë se jemi këtu, e do t’ju rrëfejmë pak histori. Dhe kjo është më se e
vërtetë. Në një lokal të qytetit
bregdetar të Durrësit, takohem pas kaq
vitesh me një ishkuadro të viteve të largëta të shekullit që lamë pas Asllan
Refati (Zylyftari). Aty , në atë kafene ishte ulur së bashku me disa
bashkëmoshatarët e vetë,si: Niazi Braçaj, Fetah Bregu, Bashkim Halili etj.
-Eja,eja
djalo!,- ulu këtu se ka vend edhe për ju,- foli
me një zë dashamirëse ai njeri i
thjesht e modest. Shikimi i tija dukej sikur ishte zënë në faj,por në brendësi
të syve dukej qartë e lexohej respekti njerëzor ndaj të tjerëve. Sipër kokës
mbante një kapele me strehë. Unë nuk e zgjata, por u ula diku aty afër në një
cep të tavolinës.
-Epo mirë
se na erdhe, - u dëgjuan përsëri të flisnin të pranishmit e tjerë. Disa nga ata
i njihja se kisha pirë edhe më parë kafe në atë lokal, kurse burrin me kapele
në atë çast si kushtova edhe shumë rëndësi. Kur
porositën edhe për mua një kafe, ai më foli përsëri e më pyeti për
shëndetin, familjen , punën e po interesohej deri në intimitetet
më të vogla të jetës. Kjo më bëri përshtypje e thashë se ky njeri përsa më pyet kaq shumë duhet të më njohë.
Edhe unë po e vështroja me kureshtje e po sillja në memorjen time se kush mund
të ishte ky njeri sa i thjeshtë e
njrëzor.
-Më fal,
nuk po më njeh!,- fali ai me një buzëqeshje të ëmbël e me një ton të butë.U
zura ngusht në ato çaste, sepse kishin kaluar shumë vite e s’mund të më
kujtohej ai njeri ngaqë edhe kishte ndryshuar për shkak të moshës.
-Pa më
vështro me kujdes, më tha ai. Ku jemi parë e takuar vite më parë!? E vështrova
përsëri, dhe sikur më erdhi diçka në kujtesë, por i sigurt nuk isha se ku mund
ta kisha parë atë njeri. Në bisedë ndërhyri
një burrë babaxhan që unë kisha kohë që e njihja. E quajnë Njazi Braçaj
që i cili është nga fshati Muzhënckë të
rrethit Skrapar, por ka shumë
vite që jeton në Durrës.Pastaj më tha: ’’Po Asllan Refatin e ke njohur më
parë!?’’ . Po, - i ktheva përgjigje, e vështrimin e treta tek i panjohuri që
ishte ulur në tavolinë. Unë kisha më se 27 vite pa e takuar atë njeri sa të
thjesht e modest që me fjalën e ëmbël të ngrohnte shpirtin. Tek ai njeri kishte
ndryshuar fizionomia, kurse thjeshtësia e fjalës jo.
Po kush
është Asllan Refati (Zylyftari)?!..
Asllan
Refati (Zylyftari) ka lindur në fshatin Spatharë të rrethit Skrapar të Qarkut
Berat. Ishte muaji mars i vitit 1932 kur në familjen ‘’Zylyftari’’ erdhi në
jetë djali që mori emrin Asllan.
Bashkëshortët Refat e Naze, prindërit e Asllanit, u gëzuan shumë atë ditë, sa
edhe gurët e fshatit të Spatharës kënduan atë ditë. Po emrin si do ja
thërrasim, - thanë me një frymë nga gëzimi të afërmit që shkuan për urim te
familja e Refatit. Do mendohem për
këtë,- u thoshte Refati atyre.Dhe sipas zakonit mbas disa ditësh në shtëpinë e
Refati u shtrua darka për thirrjen e
emrit të djalit të sapo lindur. Lulet e marsit sapo kishin çelur e bora kishte
marrë udhën e malit e po shkrinte.Ndërsa bilbilat po këndonin se po trokiste pranvera. Edhe në
shtëpinë e Refatit këndohej e gëzohej se
ishin bërë me djalë.
-Gëzuar e
ta pimë me fund shëndetin e djalit Asllan!,- uroj Refati të pranishmit me gotën
e rakisë në dorë. Kënga e vallja, urimet zgjatën deri në mëngjes ku dielli
ledhatoi me buzëqeshje kodrat mbi Spatharë. Familja e Asllanit shquhet për
atdhedashuri e mirësi. I ati Refati e nëna që e quanin Naze janë marrë me punë
bujqësore e blegtorale në fshat. Jetën e tyre ata ja detikuan fëmijëve e tokës
atje në fshat, por kishin në shpirt edhe
dashurinë për atdheun. Ndjenja e patrotizmit
i kishte rrënjët si të lisave shekullorë . Në luftën italogreke më
1940-ën, familja e Refatit si gjithë familjet e tjera të Skraparit, shkojnë
muhaxhir në Gjyroven e Bilçë të Beratit për t’u shpëtuar masakrave të monarkove
grekë, që në këto vite në fshatrat e Skraparit e të Tomorricës bënë masakra nga
më ç’njerëzore, gjer atje sa me anën e bajonetave të armëve vranë gra
shtatzana, dogjën shtëpi e plaçkitën pasuri e bagëti të banorëve të skraparasave . Kështu, familja e Refatit u kthye në fshat në maj të vitit
1941, kur çetat shqiptare po luftonin kundër pushtuesëve italianë e grekëve. Në
këto rrethana, edhe familja e Refatit e përkrahu me një herë luftën
nacionalçlirimtare nga viti 1943 deri më 1944 deri me çlirimin e plotë të
Shqipërisë.
- Babai u
aktivizua me çetën teritoriale të fshatit, na thotë në bisedë e sipër
Asllani.Kurse vetë Asllani aktivizohet me Rininë si agjitator dhe kryente
detyrën e korierit. Mbas çlirimit të Shqipërisë nga okupatori nazifashist, Asllani merr pjesë në ndërtimin
e hekurudhës Durrës- Peqin në vitin 1947. Më von përsëri atë e gjen në trasenë
e hekurudhës Durrës- Tiranë. Kujton ato
vite të stuhishme të vrullit rinor të rinisë së tij ,por edhe të
bashkëmoshatarëve që derdhën djersën e gjakun për ndërtimin e Shqipërisë. Ai
krenohet sot kur udhëton me tren mbi
trasetë që ka punuar edhe vetë. A nuk është kjo ndjenjë e fortë atdhedashurie
për Atdheun?! Ne e ngacmojmë për të na
sjellë kujtimet e rinisë të atyre viteve, ndërsa ai loton e kujton vitet e arta
të punës ndërtimore që u desh shumë sakrifica. Dhe vazhdon duke na thënë
se ka punuar edhe në Kombinatin e
Tekstileve në Tiranë në vitet 1949- 1950.Ndje keqëardhje që ai kombinat u
shkatërrua e sot nuk ka as nam e nishan , -na thotë Asllani. Por edhe për
hekurudhat që kanë mbetur në mëshirë të fatit. Hekurudhat e një vendi janë
arteret e atdheut, nga ku merr zhvillim e përparim ekonomija
në dobi të gjithë shoqërisë. Që këtej Asllani kthehet në vendlindje
Skrapar , ku ai fillon punë në Komitetin
e Rinisë së Rrethi, e vazhdon në këtë detyrë deri në vitin 1966,shef i
(Agipropit) i prapagandës. Në vitin 1960 emërohet sekretar i dytë i Rinisë së
rrethit Skrapar.Asllani ka mbaruar arsimin e mesëm gjimnazin,e më von shkollën
e lartë të Partisë. Ai ka studiuar edhe në Mosk në vitin 1960. Përkushtim në
punët shoqërore, për Asllanin ishte një kënaqësi e veçant, por edhe një art më
vete për t’u shërbyerë njerëzve të thjeshtë duke shprehur para tyre mendimin e
fjalën e ngrohtë në dobi të edukimit të shoqërisë. Asllani mban me vete
talentin e komunikimit me dashamirësi ndaj njerëzve me fjalën që zotron kur
flet me ta. Prandaj ai gëzonte e gëzon
respektin e gjithë shtresave shoqërore , pavarsisht se sot është në
pension pleqërie. Por, puna edukative, komunikimi mes njerëzve, përkushtimi
ndaj punës, i dha mundësinë që t’i jepej edhe detyra e Sekretarit të Rinisë së Rrethit Skrapar, prej vitit 1960
deri në vitin 1966.Prej këtej, Asllani emërohet në një sektor të vështirë për
ato vite, si kryetar i kooperativës
bujqësore në Vëndreshë. Tashmë, ky njeri i përkushtuar tërsisht ndaj
fjalës e komunikimit me njerëzit merr përsipër të punojë në një zonë të largtë,
në atë të Tomorricës, nga vitit 1968 deri në vitin 1971, me detyrën sekretar partie për zonën. –Ishte një punë e
vështirë, por jam krenar se aty gjeta njerëz të mbrekullueshëm dhe të
përkushtuar për përparim e zhvillim në gjithë fushat e jetës , na thotë Asllan
Refati pas kaq vitesh. Tomorricarët janë njerëz të urtë, të punës e me
kulturë.Por edhe të besës e mikpritës aq bujarë në shpirt.Aty mësova shumë
gjëra, e sidomos bardhësinë e shpirtit.Që nga viti 1966, kur në tomorricë erdhi mekanika bujqësore, bujqësia mori
zhvillim të madh, por krahas saj ,edhe blegtoria, vreshtaria e frutikultura.
Asllani ka shkelur në çdo fshat e shtëpi Tomorricare. Në ato vite një zhvillim
të paparë mori Arsimi e Kultura. U ngritën shkolla e shtëpi kulture deri
shkolla të mesme, nga ku dolën shumë kuadro me arsim të mesëm e të lartë, nga
ku nuk mungojnë edhe gradat shkencore që kanë marrë djemtë e vajzat
tomorricare. Asllani kujton midis të tjerëve mjaftë emra tomorricarë që janë të
rregjistruar në memorjen e tij, e midis tyre ne mundëm të shkëptim vetëm disa
prej tyre: Ambeli Shatro, Beshir Nuhu, Remzi Cirongu, Syrja Dorrozhani, -
Leskovë, Axhem Breshani e Syrja Breshani ,- Çerricë, Shaban Mezini,- Dobrenj,
Ali Saliasi, - Zhepë, Zyferr Avdasi,- Rromas, Zalo Boçi,- Tërrovë, Xhemal
Ismaili,- Zaloshnje, Belul Lajthia, - Gjerbës, Iljaz Musabelliu e Sabri
Musabelliu, - Ujanik, Turhan Mëlova, Abedin Biraku, Rexhep Metani,- Barç, Halim
Lika,- Gjogovicë, Nesim Alimadhi,- Kuç, Bajram Cane,- Kovoçanj, etj. Ata janë
shumë, e të gjithë janë futur brenda zemrës sime me dashurinë më të madhe, na
thotë Asllani.Të them të vërtetën, shton në bisedë e sipër Asllani, kur më
emëruan sekretar të byrisë së Ndërmarrjes Bujqësore ‘’ 5 shtatori’’ në qytetin
e Çorrovadës në vitin 1971-1974, nuk më erdhi mirë që unë të larohesha nga zona
e tomorricës. Isha bërë me të vërtet ‘’Tomorricar’’ si djali i saj. Pas këtyre
viteve, pra nga viti 1974 gjer në 1992,
Asllani punoi në komitetin e partisë së rrethit e në telekuminkacion, deri sa
në vitin 1992 del në pension pleqërie. Kalvari i punës së këtij njeriu është i
gjatë, plotë vështirësi , por edhe
krenari, sa medalioni i fjalës së artë ka ngrohur me qindra e mijra zemra të
njerëzve të thjashtë e punëtorë.Pë kontributet e punës në vite Asllan Refati ka
marrë shumë urdhëra e medalje si: ‘”Urdhër të klasit të parë’’,’’Urdhër të
klasit të dytë’’, Urdhër të klasit parë për shërbime të shquara shtetrore e
shoqërore’’, ‘’ Medaljen e Punës në kombinatin e tekstileve Tiranë’’, Medaljen
për shërbime të shquara në ekonomi bujqësore’’.
Me të drejtë kjo është krenari jo vetëm për Asllanin, por edhe për brezat e sotëm e të nesërm, që me mendimin e fjalën ti shërbejmë atdheut e kombit tonë. Ky është mesazhi që na përcjell sot ky njeri i punës dhe i fjalës. Edhe sot Asllanin e gjen midis shokësh e shoqesh në Organizatën e Veteranëve të Qytetit të Durrësit, ku jep kontributet e veta në edukimin shoqëror e atdhetar.